Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kuiz? Lumenjt e Botes. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8725)


Postuar nga erzeni_be datë 30 Qershor 2005 - 20:54:

Keni

Flm Keni.
po jemi kolege te mire ne mor lal apo jo.

Se shpejti kam ndermend te postoj nje kuiz mbi liqenet, por pasi te kem thene dy fjale per secilin lum.


Postuar nga erzeni_be datë 02 Korrik 2005 - 21:01:

Lumi Zambeze

(Ujevara e Viktorias)


Zambeze, eshte nje lum ne Afriken e Jugut dhe ben pjese ne kater lumejt me te gjate te Afrikes, pas Nilit, Kongos dhe Nigerit.

Eshte i gjate 2.750 km, buron ne Zambi , me pas ben nje devijim te vogel ne Angola dhe rikthehet serish ne Zambi duke kaluar pergjate kufirit me Namibine, pastaj vazhdon ne Zimbabve, pershkon Mozambikun dhe derdhet ne Oqeanin Indian.

Shtrati i tij perbehet nga nje siperfaqe prej 1.33 milion km2.
Eshte nje lum me prurje modeste, shirat e nentorit dhe te marsit perbejne prurjet kryesore te tij.

Prurjet normale te lumit Zambeze jane 2000/3000 m3/s, por ne shkurt 1956 ato kane arritur 32.800 m3/s.

Vendi me spektakulare i lumit Zambeze eshte Ujevara e Viktorias, me e madhja ne bote, me nje gjeresi prej 1.700 m dhe lartesi 108 m, e cila ndodhet ndermjet Zambise e Zimbabvese.

Zambeze eshte pjeserisht i lundrueshem.

Tjeter karakteristike e lumit Zambeze, dhe kjo e aspektit ekonomik, eshte se mbi te jane ndertuar dy hidroçentrale te fuqishme, njeri ne Kariba qe ushqen Zambine dhe Zimbabvene, ndersa tjetri ne Kahora Basa ne Mozambike i cili ushqen Afriken e Jugut dhe Johanesburgun.


Postuar nga Astronauti datë 25 Qershor 2006 - 18:55:

Talking

Cili liqe ka piken me te thelle:

Liqeni i Shkodres
Liqeni i Viktorias
Liqeni i Ohrit
Liqeni i Bajkalit
Liqeni i Bodensee
Liqeni i Pogradecit

??



ps. Erzeni

Pamje fantastike e ujvare se liqenit Viktoria.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.