| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Soundtracks - Kolonat zanore te filmave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15877)
Violina e kuqe
Nje film madheshtor.. Tingujt e violines te perpijne aq shume saqe per nje moment te duket edhe ty sikur po luan ne violine...
Gladiator ... : Lisa Gerrard - " Now We Are Free "
A Beautiful Mind
- Kete film e kam pasur te rekomanduar nga pedag. per te studiuar skizofrenine paranoide ,por fatkeqesisht asnjehere nuk kam pasur mundesine ta shoh deri ne fund filmin
:p Gjithsesi shpresa vdes e fundit :p:p
ps: po ve kete video se me like me mucho :p
weeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee po kam harruar filmin me kryesor :p:p
Katilesha James Bond 007 
Robin Hood nga Michael Kamen
Patti Smith & Leonard Cohen - Sweet Jane (Natural Born Killer Ost)
Love story - Andy Williams
Une Love story se kam pare, se keto historite me vdekje tragjike ne fund si me porosi i kam inat 
Nejse kolona zanore eshte e bukur, Francis Lai eshte po i njejti qe ka bere Pergjithmone Xhulia me duket e qe s'besoj te kete shqiptar pa e pare 
Braveheart ( muzika nga Enya)
ps; Tuli "Pergjithmone Xhulia" kam dasht me e vu une (edhe pse asht serial) ,sepse e ka muziken shume te bukur dhe aq per me teper qe luan nje aktor shqiptar aty
,por nuk di me e gjet ne yt.
Pastaj "Love story" e kam lexu liber dhe eshte shume interesant. Nej novele dashurie ,por qe ka dicka te vecante , sidomos hyrja e librit eshte shume e bukur.
" Conquest of Paradise " - Vangelis
Kati po mund te vesh dhe te serialeve mjaft te kete te beje me kinematografine se eshte televizive ska problem 
sa per precizim, muzika e Braveheart s'eshte kompozuar nga Enya por nga James Horner (ai i Titanikut) por ne web shpesh gabohen sepse kur flitet per kete lloj muzike pak si New Age e me origjine irlandeze i vene emrin perhere Enya 
Estella's Theme - Great Expectations
Ky film ka nje kolone zanore shume te bukur, kjo pjese eshte e preferuara ime .
Mono - Life in Mono (Great Expectations OST)
Gheorghe Zamfir - " Einsamer Hirte " tek filmi Kill Bill
Glak ti qe s'perton dhe une qe s'dua te prish ritmin e muzikes qe po degjoj tani na e sjell ketu kolonen zanore te filmit " La Piovra" 
ka shumë melodi aty ( nga një në cdo serial )
ktu vritet Kanani ... Katani desha me than
Muziken e filmit Izaura na e gjen dot njeri???
Faleminderit ne advance.
The Crow
Anaconda
ps: Eshte nder filmat e pakte qe nuk i kam pa as fillimin dhe as fundin :p
Po degjoja kengen dhe m'u kujtua filmi.
Mbaj mend qe kur e kam pare kete film kam qare me denese
sidomos te mbyllja e filmit.

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Mbaj mend qe kur e kam pare kete film kam qare me denesesidomos te mbyllja e filmit.
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Une tek filmi "Mimoza llastica" kam qare shume ........ .

Fergie - Labels or Love?:D
Enigma:Nese s'ke vajtur akoma ta shohesh filmin, te sugjeroj. Nuk ishte kushedi film, por me shume ishte funny, especially the fifty blond hair
hahaha
p.s Tule, na gjej soundtrack te filmit "Dy vjet pushime" kerkoj ndihme edhe shefit nese s'mundesh vete. 
Re: Fergie - Labels or Love?:D
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Enigma:Nese s'ke vajtur akoma ta shohesh filmin, te sugjeroj. Nuk ishte kushedi film, por me shume ishte funny, especially the fifty blond hairhahaha
p.s Tule, na gjej soundtrack te filmit "Dy vjet pushime" kerkoj ndihme edhe shefit nese s'mundesh vete.[/B]
ahah e pashe naten qe u hap. U kenaqa, mgjs filmi ishte i parashikueshem (ashtu si ne filmi "sweet home alabama") , pak i gjate mendova, por mqs ishim nje grup i madh qe perfunduam pas filmit me cosmo duke defryer e beri momentin te paharrueshem.
u zgjenjeva ahahha !2 vjet pushime
sa pertace i kam kto forumistat s'kerkojne fare :p:p ...
e kishe fjalen per kete ? 
une filmin se mbaj mend fare por librin e kam lexuar 2 here, te dyten here gjate pushimeve 
Izaura
e kishin kerkuar dhe kete me duket ... se di eshte kjo apo jo se nuk e kam pare por me hamendje them se eshte ky version ... se na paska dhe versione te tjera 
Des'ree - Kissing You(OST Romeo & Juliet'96)
tani po ve 1 qe me pelqen mua
... Ost e versionit te 96 ka shume kenge te bukura ...
ps ... Leo ne max e ndricimit te vet 


Romeo and Juliet 1968
ja dhe versioni i vjeter qe une se kam pare por kolona zanore eshte kjo ... muzika nga Nino Rota qe e listen e filmave e ka ca shume te gjate per ta shkruajtur.
Njesh fare je Tulipan .............. "Dy vjet pushime" e kam pat fiksim ene une, po e kisha harruar.
p.s. OT . Del Piero ishte i pesti ne listen e Penalltive. Dhe pasi jepet lista, rradha nuk ndryshohet. Dyshohet per Tonin .... apo Ambrosinin ...????!!!! 
Citim:
Po citoj ato që tha turll
p.s. OT . Del Piero ishte i pesti ne listen e Penalltive. Dhe pasi jepet lista, rradha nuk ndryshohet. Dyshohet per Tonin .... apo Ambrosinin ...????!!!!![]()
Mos ki merak ore se do hyje prape Tulpja ke tema Sportit
,se nuk rri vetem ke muzika ajo....
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Mos ki merak ore se do hyje prape Tulpja ke tema Sportit
,se nuk rri vetem ke muzika ajo....

ore dhe ketu e futet futbollin ? :p
Po Toni pra thone se eshte ...
do kete menduar : boll po kthehem pa gol, te humb dhe penalltine mi prene kembet kur te kthehem 
The day after tomorrow
-hmmmmmm kaos , shkence, fantazi dhe nje muzike e mrekullueshme.
The Hours
Kush se ka pare kete film ta beje sepse eshte shume i bukur. Kolona eshte bere nga Philip Glass qe eshte me te vertete nje gjeni i minimalizmit ne muzike. Oscar per Nicole Kidman.
Pa muziken e tij ky film s'do kishte qene i njejte.
The Beach OST All Saints - Pure Shores
ndoshta The Beach kaloi si pa u ndjere por per mua eshte nga me te realizuarit e Leo Di Caprio. Idea e nje ishulli larg teknologjise e shoqerise nderthuret me faktin se ekzistenca e tij nuk eshte medoemos parajsa e se njerezit qe e popullojne ate jane po ata qe jane dhe ne shoqerine moderne qe kane lene pas me gjithe difektet e tyre.
Tomb Rider
Mbreme pashe vetem disa sekuenca nga ky film. Interesant, por aksioni dhe fantazia e tepruar me te cilen ndertuar historia e heroines Lara Croft nuk me kane ngacmuar asnjehere te shoh filimin edhe pse me pelqen shume aktorja.
The Jacket
Hmmm nje film shume interesant qe te le ankth , mbresa dhe nje deshire per te udhetuar ne kohe ,per te ecur me shpejt se te tjeret. Adrien Brody kur e kam pare tek filmi "Pianisti" nuk me ka lene ndonje pershtypje te vecante,por tek ky film me ka pelqyer shume. Sidomos syte e tij.
The Jacket
Hmmm nje film shume interesant qe te le ankth , mbresa dhe nje deshire per te udhetuar ne kohe ,per te ecur me shpejt se te tjeret. Adrien Brody kur e kam pare tek filmi "Pianisti" nuk me ka lene ndonje pershtypje te vecante,por tek ky film me ka pelqyer shume. Sidomos syte e tij.
Pretty Woman
Kur e kam pare per here te pare para shume viteve me ka pelqyer shume si film dhe per nje moment kam besuar edhe une (atehere) ne nje princ te kalter qe do vinte te me merrte me kale.
Gjithsesi R. Gere dhe J.Roberts jane nje cift i kendshem ketu. Kenga gjithashtu!
Long Long Time Ago - Pan's Labyrinth
Zhaneri nuk eshte ai qe pelqej une zakonisht, por e dua shume kete film pavaresisht zhanerit, sepse eshte egzekutuar shume bukur. Eshte me te vertete nje perralle per te rritur, sic ka thene regjizori Guillermo del Toro.
Ky eshte nje nga filmat e mi te preferuar. Ndoshta sepse eshte Al Pacino
sepse ne te vertete ka kohe qe i jam larguar filmave me aksion , arme etc etc. Gjithsesi edhe kenga eshte shume e bukur , filmi dhe dyshja Al Pacino & M.Phiffer...
Scarface ( Njeriu me shenje) - push it to the limit
Iggy Pop & Goran Bregovic - In the Death Car (Arizona dream OST)
Filmi i pare i Emir Kusturices ne Hollivud, Arizona Dream eshte dicka surreale, me personazhe te cuditshme e me ndjesi te cuditshme... kolona zanore eshte nje bashkepunim po i cuditshem Iggy Pop e Goran Bregovic ...rezultati eshte nje mrekulli , degjojeni vete 
The Shawshank Redemption (1994)- Thomas Newman
Thomas Newman ka bere shume kolona zanore e duke qene se shumica jane dhe filmat e mi te preferuar po i marr me rradhe .
ps. te atin, vellain xhaxhain i ka te gjithe muzikante ... Kur i thone te lindesh ne nje familje artistesh 
Pay It Forward - Thomas Newman
Imagjinoni sikur kjo ideja ne film te realizohej 
Thomas Newman - Meet Joe Black
ky film s'do kish qene i njejte pa 2 gjera : Antony Hopkins dhe kjo muzika
Thomas Newman - Little Women
se di e kam vene me perpara apo jo, e gjithe simpatia eshte per ciftin Ryder-Byrne 
Thomas Newman - Angels in america
kete serialin shume te bukur ne Itali e dhane njehere si fshehurazi dhe e zhduken se mos bente gabim dhe e shihte njeri
Nils Holgersson
sot per nje moment mu kujtua kjo sigla, ka aftesine qe te ngulitet ne mendje 
Delfini i bardhe
po i marr me rradhe kartonat e vjeter tani, me duket keshtu e kish emrin ky
Tao Tao
| Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.