Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3825)
Pershendetje "biedumi".
Une ku jetoj? Ose ku dua te jetoj?
Nuk e di se si te pergjigjem. Ku jetoj? sa jetoj?
E di se ku dua te jetoj, e di se si dua te jetoj.
E di se si dua qe te jete Shqiperia, nuk i di detajet se si do behet e tille Shqiperia, po e di se do behet.Do behet edhe sikur te mos dua une, sepse tani me duan te "fortet" qe te behet Shqiperia, sepse thone duam te kemi fqinje te mire te qete qe te jemi dhe ne te qete.
Te gjitha parakushtet jane aty. Kosova po merr forme, Maqedonia po qetesohet, nuk pritet turbulli ne Ballkan...Ballkani ka nevoj per nje Shqiperi stabile te qete, Europa ka nevoje per nje Ballkan te barazpeshuar, Europa ka nevoje per nje Shqiperi me te rrendesishme ne Ballkan, prandaj do behet, por....POR dhe GJITHMONE -----POR... Duhen lojtar te ri...
Dhe une i nderuar jam i bindur dhe shume optimist ne te vertete se ata lojtar jane gjetur, pritet vetem momenti i pershtatshem qe te futen ne loje, sinjalet e kesaj duken i nderuar kater aneve, vetem po s'deshe qe ti shohesh. Kush jane keta, une nuk e di , por jam i sigurte se jane te ri te pashem, entuziast, ambicioz ....
Fatkeqesia e 9 Janarit, dhe pluhuri pas saj, katalizoi rrokaden e cila do pasoi.
Antipatiket u bene edhe me antipatike.Bota ndjek se c'po ndodh, dhe te tillet qe tallen me shoqerine nuk do tolerohen me. Per kete jam i bindur.
Per te dhene afat kohor, ndoshta nuk do guxoja por e di se ndodhemi ne nje situate te re, post 9janareske, popullin po e merr URIA per ndryshime.
Mediat kane filluar te mos frikesohen nga pushteti, dhe kjo eshte nje situate e re, te dyja se bashku jane nje kombinacion i shkelqyer per ndryshim.
Nuk eshte me situata kur gjimsa(ashtu Dibronce) e popullit urren njerin, kurse gjimsa tjeter urren tjetrin. Tash te gjithe urrejne te dy, dhe gjimsa mendojne se nuk ka se kush kurse gjimsa tjter nuk din se kush, por eshte e sigurte se do te gjindet dikushi, patjeter, ose do te na e gjejne , c'te keqe ka , gjithmone keshtu ka qene keshtu do jete. Dallimi kesaj rradhe eshte se do te na japin te tille normalisht si qe na duhet dhe u duhet, Te ndershem , ose me te ndershem se keta qe kemi(qe nuk eshte shume e veshtire), te ri, ambicioz, te pakten shqiptar dhe jo princ Vid.
Eshte fati yne i nderuar se tani nevojitet nje Shqiperi e rregulluar perfundimisht ne Ballkan dhe Europe, dhe n.q.s para 9 janarit nuk kishte sinjale se si do te arrihet kjo, tani ne epokene te porsa filluar 9janareske(te mjer ata qe shkuan dhe familjet qe lane), u pa qarte se populli ka energji dhe uri per te bere ndryshime, por jo nepermjet nje opzite impotente, por me rinine akoma ndoshta te papercaktuar,apolitikisht politike. Nje levizje me moton te mire ne kete moment, "ne nuk degjojme kerkushin kurse te gjithe na degjojne ne".
Tani une mendoj se vrrulli i zemerimit do bie, por kur do flakerohet perseri do jete me i forte dhe me i vendosur, dhe mediat do bejne punen e tyre ne nderkohe, ashtu me ngadale por sigurte.
Pershendetje te perzemerta
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.