Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Kjo tregon se derrat greke mund te ofendojne kedo ne mes te qytetit edhe ne dite feste.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Kjo tregon se derrat greke mund te ofendojne kedo ne mes te qytetit edhe ne dite feste.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Kjo tregon se derrat greke mund te ofendojne kedo ne mes te qytetit edhe ne dite feste.
Fajtori te dhembi shume video?
http://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI
http://forumihorizont.com/showthrea...&threadid=12595
Futi nje te lexuar rregullores.
E mos i mesho shume fiksimeve nacionaliste me letersi rrugore (si ajo qe u fshi) a bjeshkore (si kjo qe vure). Ka ik koha e deleve, cakajve, ujqve, gjarperinjve, sorrave dhe spiuneve. Ka ardhur koha e internetit, programimit, statistikes, fizikes dhe mjekesise. Nuk behet dot mjek i kombit veterineri letrar. Nuk ngaterrohet kardiologjia me voodoo-ne prej borderline.
Kjo eshte e forte fare...shikojeni deri ne fund
Fajtori,
2. FH eshte forum shqiptar qe menaxhohet nga staf pergjithesisht shqiptar,
Kush jane te hujat qe drejtojne forumin?
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Fajtori,
2. FH eshte forum shqiptar qe menaxhohet nga staf pergjithesisht shqiptar,
Kush jane te hujat qe drejtojne forumin?
Citim:Mos thashe gje se jemi jezuite ne te tjeret.
Po citoj ato që tha Fajtori
Edhe derrat italiane ne mes te dites ofendojne (ca tipa nga Lega Nord). Po ashtu dhe derrat shqiptare. Njeri sapo vuri video youtubi me derra shqiptare qe shajne greket.
Nuk ka pyll pa derra mesa duket. Por te pakten derrat ti mbajme larg.
E kutpje, prandaj ky forum i vjeter nuk ka shume antare dhe nuk ka debate interesante.
Citim:Ignatius hiqju obsesioneve dhe diskuto pa paragjykime.
Po citoj ato që tha Ignatius
Fajtori,
2. FH eshte forum shqiptar qe menaxhohet nga staf pergjithesisht shqiptar,
Kush jane te hujat qe drejtojne forumin?
Citim:Urdhero jep edhe ti kontributin tend me diskutime interesante por gjithnje ne respekt te rregullores qe kemi pranuar te gjithe kur jemi rregjistruar.
Po citoj ato që tha Ignatius
E kutpje, prandaj ky forum i vjeter nuk ka shume antare dhe nuk ka debate interesante.
Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Kjo eshte e forte fare...shikojeni deri ne fund![]()
Piktor,
Ju ftoj
http://www.forumihorizont.com/showt...?threadid=17747
me ngeli hatri .... ftove vetem piktorin lol
Te gjithe jane te ftuar. Te gjithe jane te mirepritur.
Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave greke të vitit 1940-1941?!
Written by Gazeta SOT
E Diele, 28 Mars 2010 00:00
Nga Arben LLALLA
Skandali i ndodhur në paradën greke në Athinë më 25 mars me thënie raciste nuk qe rastësi, as incident, por ka prapavijë serioze,
kjo është paralajmëruar para disa ditësh nga qarqet nacionaliste greke. Më 25 mars Kuvendi i Shqipërisë me 66 vota pranoj që në Shqipëri të ndërtohen dy varreza gjigante greke në kujtim të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1940-1941. Të gjithë ata deputetë që votuan kanë bërë tradhti kombëtare, njëri nga këta është deputeti Dritan Shehu i cili ka lidhje të forta me grupet nacionaliste greke. (Këtë e dinë të gjithë emigrantët shqiptar në Selanik sepse Dritan Shehu ka bërë disa lëvizje të dyshimta në vitet 2000-2004). Kuvendi i Shqipërisë e aprovojë këtë ligj në ditën e pavarësisë së Greqisë (25 mars 1821-2010) dhe në të njëjtën kohë kur kryetari i Fondacionit grek për Amerikën Michalis Servos i shkroi Kryetarit të Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topit më 15 mars një letër të hapur ku kërkonte autonominë e Vorioepirit. Prandaj nuk është e rastësishme edhe kënga e trupave speciale greke në ditën e festës së 25 marsit për hakmarrje ndaj shqiptarëve. Kush ka jetuar në Greqi i njeh mirë grekët në zakone dhe psikologjinë primitive që udhëhiqen. Për të qenë më i qartë, kush ka dëshirë të mësojë rreth karakterit grek le të lexojë librin e shkrimtarit grek Nikos Dhimu “Fatkeqësia të jesh grek”, një libër që është botuar për herë të parë më 1975 dhe deri më sot është ribotuar 23 herë. Shkrimtari grek Nikos Dhimu në 19 qershor të 2009 deklaroi për gazetës e madhe amerikane Neë York Times se “Ne kemi folur gjuhën shqipe dhe vet thirreshim romei, por pastaj Ëinckelmann, Gëte, Victor Hugo, Delacroix, ata të gjithë na thanë, “Jo, ju jeni grek, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platoni dhe Sokrati”.
Komentet ua kam lënë të tjerëve të merren me librin dhe thënien e studiuesit dhe publicistit grek Nikos Dhimu. Greqia kur ka probleme të brendshme ekonomike gjithnjë nxjerrë në dukje çështjen me fqinjët e saja që vëmendja e popullit grek të mos përqendrohet në problemet e brendshme, por në mbrojtjen e çështjeve të tyre nacionaliste.
***
Letër e hapur
Nr. Prot. 1503-2010, drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij z. Bamir Topi.
I nderuar z. President, Siç e njeh dhe Shkëlqesia juaj, Akademia e Shkencave, përbën institucionin më të rëndësishëm shkencor të çdo vendi. Synimet kryesore të çdo akademie janë: ndërmarrja e studimeve dhe hulumtimeve në fusha të ndryshme të shkencës, publikimi i tyre, bashkëpunimi me rrjetin e institucioneve të saj dhe me institucione të tjera si dhe me universitetet në Shqipëri, pjesëmarrja e potencialit shkencor të saj në veprimtari të ndryshme, si dhe krijimi dhe përforcimi i lidhjeve dhe i bashkëpunimit me Akademi të huaja. Me ndryshimin e regjimit në Shqipëri, kur ra sistemi i Partisë së Punës, besuam se Akademia do t’i përkushtohej një vepre të pavarur, pa u ndikuar nga idetë nacionaliste dhe duke qëndruar gjithmonë brenda kuadrit te bashkëpunimit dhe të miqësisë së sinqertë. Viti 1998 solli botimin e Akademisë me titull: “Platforma për zgjidhjen e çështjes Shqiptare”, një botim i cili karakterizohet prej një shovinizmi të pa fre, përderisa mbron “bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet etnik”, dhe “hapësirën etnike shqiptare historikisht”, e shtrin shumë më tej krahinave që banohen prej shqiptarëve, në ish Jugosllavinë, ose duke përfshirë edhe Prevezën, Kosturin dhe Follorinën. E njëjta taktikë ndiqet edhe në botimin e ri të Akademisë që është “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”. Në të dy vëllimet që qarkulluan prej tij, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, përsërit të njëjtat gjëra dhe këmbëngulë për prejardhjen etnike shqiptare të Artës, të Janinës, të Prevezës dhe Igumenicës, krahina të cilat i përkasin Greqisë të paktën që me vendosjen e vijës kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu, shpesh bëhet falsifikimi dhe përvetësimi i historisë helene, sidomos e pjesës që ka lidhje me Epirin. Shpifës dhe shpërfolës është gjithashtu Fjalori në fjalë, për Minoritetin Etnik Grek. Ai nuk përmban trajtime të ndryshme lidhur me përcaktimin e Minoritetit Etnik Grek dhe as për rolin që luan në shtetin shqiptar. Në pikën që i referohet termit “Dropull”, (një krahinë me popullsi greke, që edhe regjimi i E. Hoxhës e njihte si krahinë minoritare, qoftë për propagandë, mbahej si simbol i përfaqësimit të gjithë Minoritetit Etnik Grek), popullsia greke e saj nuk konsiderohet autoktone dhe as përcaktohet periudha historike e vendosjes së grekëve aty. Gjithashtu Fjalori cilëson banorët e dy fshatrave të Dropullit: Frashtan dhe Lugar si shqiptarë. Për treva të tjera me popullsi greke, siç janë Vurgu, krahinat e Delvinës, Theologo, Livadhja nuk përmendet kombësia e banorëve tyre, ndërkohë thekson se kjo popullsi i përket minoritetit Grek. Për popullsinë e Livadhjasë nuk përmendet kombësia greke e saj, po ashtu edhe për popullsinë e krahinës së Himarës, e cila është gjithmonë në shënjestër të politikës nacionaliste shqiptare. Gjithashtu bëhen përpjekje që të krijohet imazhi se në krahinat me popullsi greke mbizotëron elementi shqiptar me prezencë historike. Fshatrat përmenden me emrat që imponoi shteti shqiptar ose i kishte vënë arbitrarisht Partia e E. Hoxhës.
Në Fjalor nuk përmenden personalitetet e Minoritetit Etnik Grek, ndërsa tek referimet e pakta që bëhen në figurat e tij, thuhet se kanë prejardhje nga prindër me kombësi greke, ose thjesht janë shqiptarë.
Të nderuar zotërinj!
Letra ime ka për synim të publikojë një çështje që ka lidhje me veprimtarinë e Akademisë suaj të Shkencave, që ka për qëllim t’u kundërvihet fakteve historike të cilat vërtetojnë prezencën e lashtë në trojet e veta të Grekëve të Shqipërisë. Nacionalizmi është një këshilltar i keq, veçanërisht në trevat e Ballkanit, përderisa gjithmonë ka shtyrë popujt që jetojnë këtu, në luftëra të përgjakshme dhe shumëvjeçare. Prandaj, në kuadrin e kompetencave tuaja, do t’ju luteshim të ndërmerrni iniciativa konkrete për heqjen e fakteve absurde nga faqet e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, me qëllim që t’u vihet fre njëherë e përgjithmonë qëndrimeve nacionaliste.
Me respekt
Michalis Servos
***
Kryetari i Fondacionit Grek në Amerikë
Ndërtimi i varrezave kushtëzim dhe nënshtrim i Shqipërisë
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin(jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Aprovimi për dy varrezat mund ti ishte kushti që Greqia të pajtohet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e Shengenit ku bëjnë pjesë disa vende të BE. Duke qartë që Greqia për çdo votë pro Shqipërisë kërkon diçka jashtë çdo ligji Ndërkombëtare.
Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për anëtarësimin në BE Shqipërisë?
Mos po përgatitet terreni për shpalljen e autonomisë së Vorioepirit?!
E pra, Shqipëria sot udhëhiqet nga njerëz pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet kombëtare sepse vetë faktet flasin. Shqipëria sot nuk paska burra, por meshkuj që pas pesë minutash kthehen në lavire. Por opinioni duhet të pyes pse Greqia nuk kërkon ndërtimin e varrezave të Ushtrisë Demokratike Greke (DSE) që udhëhiqeshin nga komunistët të vrarë në luftën qytetare 1946-1949 në territorin e Shqipërisë, në Mali Gramoz?!
Rreth 10 mijë komunistë grek mund të jenë vrarë në Mali Gramoz
Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, SHBA dhe forcave të majtat të njohura Ushtria Demokratike Greke(DSE) Në përfundim të kësaj luftës qytetare (1946-1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950. U larguan nga Greqia për në vendet e Evropës, 70 mijë njerëz , pleq, gra dhe fëmijë. Edhe pse të përçarë nga grindjet e brendshme, ushtarët e Ushtrisë Demokratike Greke(DSE) bënë një qëndresë heroike, por pa rezultat në malet e Vicit e të Gramozit, pak më në jug të kufirit me Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, Gramozi ka një ngastër pa bimësi në terrenin e tij të pyllëzuar, ku ushtria mbretërore(IDEA) pati përdorur napalm, e para herë që ushtarët amerikanë mundën të vlerësonin efektet e kësaj lënde djegëse. Ushtria e majtë, DSE e izoluar kishte përfituar ndihmë nga Shqipëria dhe vendet e tjera komuniste disa mushka me pushkë dhe dhjetëra topa. Strategjia e izolimit të forcave të Ushtrisë Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjësimin e forcave të qëndresës ishte vendimtare. Forcat e djathta (IDEA) të mbretërisë greke kishin marrë nga aleatët e tyre Anglia dhe SHBA ndihma ushtarake me vlerë 353, 6 milionë dollarë, ku hynin 159.922 armë të vogla dhe 4.130 mortaja e topa...
Pra, duke parë që gjatë luftës qytetare greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grek, atëherë pse qeveria greke nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?!
Varrezat shqiptare të zhdukura në Selanik
Në shekuj, Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptarë, turq, çifutë, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi, ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo e shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeverisë greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer si komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.
Last Updated on E Diele, 28 Mars 2010 08:19
Interneti, rreziku kryesor për humbjen e kujtesës
Interneti ofron mundësi të pafundme informacioni por nga ana tjetër Ka një kosto të madhe edhe për ndryshimet sociale të njeriut.
Bashkë me leximin, ndryshon edhe mënyra se si i analizojmë gjërat sepse duke kaluar nga letra në ekran, humbasim kapacitetin e përqëndrimit dhe zhvillojmë një mënyrë të të arsyetuari shumë sipërfaqësore.
Dy vjet më parë, revista “The Atlantic” turbulloi ujërat pasi publikoi një shkrim me titullin “Google po na bën më budallenj?”. Studiuesi Nicholas Carr është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të botës virtuale dhe ai konsiderohet nga njerëzit e internetit si “armiku i teknologjisë” pasi publikoi këtë shkrim.
“Në të vërtetë deri në vitet ’80 kam qënë një konsumator i teknologjise dixhitale duke filluar nga Mac Plus. Kam qënë përherë një teknofil jo teknofob. Por me kalimin e kohës kam ndryshuar mendje pasi u zbulua se përvec avantazheve, interneti na sjell edhe disavantazhe”, shprehet Carr nga Kolorado ku tashmë shkruan libra.
Një debat mjaft të madh ka ngjallur edhe “Cushing Academy”, një shkollë elitare në Massachusetts, biblioteka e pasur e së cilës u zëvendësua brenda pak kohësh me kompjutera. Nga ana ekonomike kjo bibliotekë kushton më pak, por pa libra në dorë është shumë e vështirë të përqëndrohesh. Humbja e kujtesës për një kohë të gjatë është rreziku më i madh që të ofron luksi i përdorimit të internetit dhe ky është një debat që sapo ka marre jetë në SHBA.
per ne qe jeni gjithe diten ne internet pas ca vitesh do harrojme dhe nga kemi ardhur sipas ktyre
Humbja e kujteses nuk vjen nga interneti, por nga bombardimi i trurit me informacion. Nderkohe dihet qe kompjuteri dhe ineterneti nuk te ben dot supermen, je ti qe duhet te kesh aftesine te zgjedhesh informacionet.
Te thuash se interneti te heq kujtesen eshte si te thuash se bakllavaja vret. Normal qe po hengre bakllava pafundesisht edhe vdes.
Koret raciste, paradë e turpit
Pothuajse të gjtha mediat televizive dhe gazetat e fundjavës në Greqi kanë transmetuar dhe publikuar reagimet për britmat e urrejtjes në fundin e paradës së 25 marsit nga një togë ushtarake që i përkiste një brigade kufitare të marinës greke.
“Është pezulluar nga detyra togeri i misioneve nënujore të marinës detare, pas reagimeve të krijuara nga thirrjet raciste të marinsave në paradën e 25 marsit”, njofton televizioni grek “Mega”.
Përveç deklaratës për shtyp nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit kanalet greke kanë transmetuar edhe qëndrimin e prerë të numrit dy të kësaj ministrie, Spiro Vujas nga qyteti i Selanikut.
“Është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhërit për një hetim, është kryer edhe pezullimi nga detyra e oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e marinës detare e cila po ndryshon e po organizohet në mënyrë të ndryshme nga këto sjellje”, deklaroi zv/ministri Vujas.
TCH
Përkujtohet tragjedia e Otrantos
Tragjedia e Otrantos është përkujtuar pas 13 vjetësh nga miqtë, shokët dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në det.
Ata vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këto 13 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë.
Familjarët e viktimave duke i bërë apel shtetit kanë theksuar se, strukturat përkatëse duhet t’i orientojnë drejt zgjidhjes.
Ne 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shtetas shqiptar po udhëtonin me anijen “Katri i Radës” drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u godit nga anija luftarake italiane “Sibila”. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.
TCH
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Pse ne nuk e bejme nje gje te tille?
Dhe ne nuk jemi me pak racista se Greku.
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Nuk e kuptoj , A nuk duhet te reagojme fare per kete qe ndodhi ?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
...Lubonja ka shkruar ndonje rrjesht per kete gje apo eshte i zene me gjera me te medha sesa keto thenie ...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
po merrej me homoseksualet me pas me ngjarjet 97-2010 ... tani do shkruaje e do thumboje "sahanlepiresit e greqizuar te politikes shqiptare"![]()
Re: Koret raciste, paradë e turpit
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pothuajse të gjtha mediat televizive dhe gazetat e fundjavës në Greqi kanë transmetuar dhe publikuar reagimet për britmat e urrejtjes në fundin e paradës së 25 marsit nga një togë ushtarake që i përkiste një brigade kufitare të marinës greke.
“Është pezulluar nga detyra togeri i misioneve nënujore të marinës detare, pas reagimeve të krijuara nga thirrjet raciste të marinsave në paradën e 25 marsit”, njofton televizioni grek “Mega”.
Përveç deklaratës për shtyp nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit kanalet greke kanë transmetuar edhe qëndrimin e prerë të numrit dy të kësaj ministrie, Spiro Vujas nga qyteti i Selanikut.
“Është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhërit për një hetim, është kryer edhe pezullimi nga detyra e oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e marinës detare e cila po ndryshon e po organizohet në mënyrë të ndryshme nga këto sjellje”, deklaroi zv/ministri Vujas.
TCH
kur ta takoj keto dite do i them te hyj knej nga nahia horizont per fansat
Qenka ndare nga jeta Agim Qirjaqi
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
kur ta takoj keto dite do i them te hyj knej nga nahia horizont per fansat![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Humbja e kujteses nuk vjen nga interneti, por nga bombardimi i trurit me informacion. Nderkohe dihet qe kompjuteri dhe ineterneti nuk te ben dot supermen, je ti qe duhet te kesh aftesine te zgjedhesh informacionet.
Te thuash se interneti te heq kujtesen eshte si te thuash se bakllavaja vret. Normal qe po hengre bakllava pafundesisht edhe vdes.
Nje dite pasi Berisha dha urdherin per rregullimin e sheshit, Rama filloi punimet.. lol..
Hapni kutite o njerez. Aty vendoset se kush do pasurohet me shume. Mire e ka Petriti
Bombe ne Athine
Sonte ka shperthyer nje bombe ne qender te Athines, prane nje shkolle te zyrtareve publike. Nje person ka mbetur krejt i shperbere nga bomba, dhe nje tjeter eshte plagosur. Akoma nuk dihet kush e ka vene bomben.
Nderkohe problemet e racizmit ne Athine behen me te mprehta dhe perfshijne etni te tjera vec shqitpareve: pakistane, afgane, etj.
http://au.news.yahoo.com/a/-/world/...b-blast-police/
Dy shperthime vdekjeprurese ne metron e Lubianka-s ne Moske,sot ne oret e para te mengjesit.
Te pakten 40 te vdekur, mbas dy shperthimeve brenda ne metro.
Shperthimi i pare eshte bere ne oren 07h56 brenda ne stacionin e metros ne Lubianka,ne qendren e Moskes, prane zyrave te informacioneve te brendshme (FSB) duke vrare 22 persona, thekson ministria e situatave urgjente.
Shperthimi i dyte ka arritur mbas 40 minuta me vone, ne oren 08h037 (oren tone) ne stacionin Park Kulturi, ku nje tren ka qene ne ndalim-stacioni,duke bere 12 te vdekur.
Sa per informacion, zyrat gjenerale te FSB, serviset informative ruse, gjenden pak me lart te stacionit te Lubiankas.
Seanca në Gjykatën e Lartë, Aneta Rama në gjyq:S'e fal Sali Berishën
TIRANË - Ka dështuar seanca pajtimore në Gjykatën e Lartë mes znj. Aneta Rama, nëna e liderit socialist dhe Kryeministrit Sali Berisha. Aneta Rama nuk ka pranuar t'a falë Sali Berishën, për shpifjet dhe fyerjen që ai ka bërë ndaj saj dhe familjes, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.
Zonja Aneta Rama ishte vetë e pranishme në sallën e gjyqit, e shoqëruar nga dy avokatët e saj. Ndërsa Kryeministri përfaqësohej vetëm nga avokatja. Trupi gjykues në bazë të ligjit i ka kërkuar paditëses t'a falë të akuzuarin, por zonja Rama nuk ka pranuar, duke deklaruar se "nuk ia fal Berishës ato që ka thënë për familjen time dhe kryesisht për tim bir, Edin".
Kështu, trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës, tashmë një seancë e mirëfilltë gjyqësore të zhvillohet më 12 prill. Nëse Gjykata e Lartë e gjen në faj Kryeministrin për akuzën e ngritur nga znj. Rama, do t'i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit të tij.
Trupa gjyqësore përbëhet nga Evjeni Sinoimeri, Relatore e Çështjes si dhe nga Ardian Nuni, Ardian Dvorani, Andi Celiku, Irma Bala
Padia e Aneta Ramës
janar 2010
TIRANË - Nëna e Edi Ramës vendos të thyejë heshtjen përpara shpifjeve të kryeministrit Berisha. Aneta, gruaja emri i së cilës është përfolur nga kryeministri në çdo dalje publike i është drejtuar dje Gjykatës së Lartë. Ajo ka zgjedhur rrugën ligjore për tu përballur me njeriun që për vite me radhë e ka sulmuar publikisht.
Aneta Rama shpjegon në padinë e saj marrëdhëniet me të birin dhe tregon ndjesitë e një nëne që përbaltet pothuajse çdo ditë nga politika shqiptare. "Thëniet e kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij.
Këto "fakte" janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit", - thuhet në padinë e znj. Aneta Rama.
"Shekulli"
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mbreti institucion?
Pushteti nuk eshte institucion, eshte vetem pushtet. Dhenia e pushtetit absolut nje njeriu nuk e ben njeriun institucion. Institucion eshte hipoteka, policia tatimore, ushtria, gjykata, prokuroria. Pra decentralizimi i pushtetit personal ne organizma te jashtme. Mbreti dhe institucionet jane ne kahe te kundert, sepse pushteti i 1 njeriu dhe pushteti i popullit (demokraci) jane ne drejtime te kundert. Ti thua, meqe populli nuk di te jetoje ne institucione demokratike, le ti veme 1 njeri ta detyroje te beje kete dhe ate, pra diktature.
Me pak fjale ti mendon se po te veme ne krye dike qe nuk vjedh ilegalisht, por vjedh legalisht me taksa leket e njerezve, ky tipi do detyroje mjeket, policet dhe mesuesit te mos vjedhin. Dhe Shqiperia do behet shtet i hajrit...
Me fal eee...
Ne nuk kishim eksperience diktatoriale? Pse, deri ne 1985 na cfare demokracie ishim? Quaje komunist, mbret, diktator, si te duash, por ishte pushteti ne duart e nje njeriu ne maje te piramides. Mezi kaluam nje diktature, ne vend te mesojme prej saj, kerkojme nje diktature tjeter pa ikur mire diktatura e shkuar.
Fakti qe sheshi kryesor do asfaltohet me urdhrin e peshkut, nuk tregon se diktatura eshte zgjidhja. Tregon vetem se institucionet po hidhen poshte qe personi (Berisha) te marre mbi vete pushtetin e institucioneve dhe te tregoje se duhet ti besojme atij, jo institucioneve. Ky eshte diktatori dhe mbreti qe po kerkon, s'ka nevoje te vesh tjeter. Dhe kjo eshte tentativa e tij per te fituar pushtetin absolut duke dhene urdhra gjithe diten. Ti dhe une e mbeshtesim per aresye te ndryshme. Ti e mbeshtet se te pelqen diktati monarkik i nje personi, une se dua te zgjidhet problemi. Ama demi qe ky njeri po i sjell institucioneve nuk me gjen aspak dakort, sepse besoj se zgjidhja kalon tek institucionet e nje populli me ndergjegje. Nese nje popull nuk ka ndergjegje, nuk duhet te kete shtet fare. Pra AS MONARKI, AS DEMOKRACI.
Pyetja qe mbetet eshte:
A eshte nje figure e vetme garanci per properitet ekonomik/politik/social? Nese kthejme koken vetem 20 vjet me pare kishim nje sistem me istitucione te konsoliduara qe prape nuk garantuan te ardhmen e Shqiperise. Duke qene se njeriu-mbret nuk mund te beje mrekullira, sepse fundja varet nga populli qe ka poshte, atehere mendoj se zgjidhja nuk kalon nga lart (politike, diktature, ligje, polici, mbreteri), por nga poshte. Pra, nga edukimi ose shperberja e nje populli.
Nje shtet duhet te kete aresye te ekzistoje. Dhe aresyeja s'mund te qendroje ne shpresen se mbreti do qelloje i hajrit. Aresyeja qendron ne deshiren per te ndenjur bashke, kulturen e perbashket, gjuhen, respektin qe kane banoret per njeri tjetrin, ngritjen e kushteve qe perparoje kombi, pertej egoizmit individual. Nese nje popull i ka keto ia vlen te kete shtet. Ne te kundert edhe mbreti kthehet ne dordolec per te tremb sorrat. Mjafton te shikojme historine shqiptare.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pyetja qe mbetet eshte:
A eshte nje figure e vetme garanci per properitet ekonomik/politik/social? Nese kthejme koken vetem 20 vjet me pare kishim nje sistem me istitucione te konsoliduara qe prape nuk garantuan te ardhmen e Shqiperise. Duke qene se njeriu-mbret nuk mund te beje mrekullira, sepse fundja varet nga populli qe ka poshte, atehere mendoj se zgjidhja nuk kalon nga lart (politike, diktature, ligje, polici, mbreteri), por nga poshte. Pra, nga edukimi ose shperberja e nje populli.
Nje shtet duhet te kete aresye te ekzistoje. Dhe aresyeja s'mund te qendroje ne shpresen se mbreti do qelloje i hajrit. Aresyeja qendron ne deshiren per te ndenjur bashke, kulturen e perbashket, gjuhen, respektin qe kane banoret per njeri tjetrin, ngritjen e kushteve qe perparoje kombi, pertej egoizmit individual. Nese nje popull i ka keto ia vlen te kete shtet. Ne te kundert edhe mbreti kthehet ne dordolec per te tremb sorrat. Mjafton te shikojme historine shqiptare.
Pikerisht.
Me pare ne diskutim u fol per mbret-diktator. Tani po del me ne fund ideja se pushteti eshte nje balance 3-4-5 pushtetesh (jane mbi 3 sigurisht). Ngado te levizim, popujt moderne nuk ndahen ne shtresa aristokrate dhe plebeje. Jetojme ne epoke te drejtash njeru e barazish para ligjit. Do s'do nje popull modern merr pjese ne institucionet e vendit (demokraci).
Prandaj shteti ka formen qe populli i jep.
Prandaj nje njeri i vetem nuk mbulon dot gjithe nevojat.
Prandaj duhen krijuar balanca pushtetesh.
Prandaj perqendrimi i fuqise ne nje dore nuk kompenson dot injorancen e popullit.
PO jam e sigurt qe koncepti i diskutuar me siper nuk ka qene ai i mbreterise se shekujve 17-18.
Diskutimet e mesiperme, me aq sa i ndoqa nuk benin fjale per ndonje koncept tjeter pervec asaj te monarkise kushtetuese ku sigurisht pushtetin me te madh do e kishte parlamenti. Ndarja e pushteteve: atij ekzekutiv, legjislativ dhe ligjor, nuk eshte koncept i ri, ka shume shekuj qe ekziston, u percaktua mjaft qarte ne kushtetuten amerikane.
Forma e qeverisjes gjithmone miratohet me referendum popullor, dhe zgjedhjet mbahen sipas percaktimit te pushtetit legjislativ ne kushtetute, cdo kater vjet. Sigurisht qe populli eshte pjesetar aktiv sepse jep voten.
Pushteti eshte akoma me i perqendruar ne sistemin e tanishem, ku konkretisht nje njeri i vetem, kryetari i partise, vendos perberjen e kuvendit ( deputetet e koalicionit qe drejton), vendos per qeverine, nderhyn ne menyre arbitrare ne pushtetin ligjor. Ndryshon kushtetuten pa referendum popullor, c'balancon pushtetet.
Demokracia vertet ka shume forma por ajo qe ekziston tani ne Shqiperi eshte nje sistem hibrid qe nuk futet ne asnje klasifikim te mundshem, sepse eshte teper paradoksal dhe pa rregulla te qarta e te percaktuara loje. Eshte nje sistem ku institucionet shteterore jane ne funksion te partive politike dhe jo e kunderta.
Per mua injoranca popullore eshte ne mosdhenien e votes alternativave te ndryshme nga ato ekzistuese, qofte dhe per te thyer rrethin vicioz ne te cilin gjendet vendi.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Demokracia vertet ka shume forma por ajo qe ekziston tani ne Shqiperi eshte nje sistem hibrid qe nuk futet ne asnje klasifikim te mundshem, sepse eshte teper paradoksal dhe pa rregulla te qarta e te percaktuara loje.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
S'me duket aq alien si sistem. Edhe italianet kane sistem proporcional dhe thone te njejten gje. Deputetet nuk kane me kontakt me popullin sepse nuk zgjidhen nga populli, por nga kryetari i partise. Ky ben listen dhe populli voton kryetarin, pavaresisht nga lista. Por nuk ben çte doje me pushtetin kryetari i partise, nuk ndryshon dot kushtetuten tak fak. Sala po ha dynjane me gjykaten kushtetuese, mgjs jep urdhra mjes-dreke-darke.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Sistemi politik eshte hibrid sepse nuk eshte as demokraci, as diktature, as autoritarianizem, etc...
Itali, zgjedhjet, Berluskoni pranë humbjes
Vazhdon ethshëm numërimi i votave në Itali, megjithëse procesi i deritanishëm ka nxjerrë disa të dhëna të sigurta. Të majtët kanë fituar në 7 krahina ndërsa Berluskoni dhe aleatët e tij vetëm në 4.
Praktikisht e djathta i ka marrë opozitës krahinën e Kampanjës dhe Kalabrisë. Në Lacio dhe Piemonte, dy krahina mjaft të lakmuara nga të dyja palët rezultatet e deritanishme nuk japin mundësi për përcaktimin e fituesit, pasi kandidatët kryesorë janë shumë pranë njëri-tjetrit.
Në përgjithësi është konfirmuar suksesi i “Lega Nord”, jo vetëm në Veneto, ku ka triumfuar, por edhe në zona të tjera. Ende pa u shpallur të dhënat zyrtare Umberto Bosi ka deklaruar se do kërkojë menjëherë reformat federaliste të shtetit.
Gjithësesi, të dhënat konfirmojnë një pozicion më të mirë të qendrës së djathtë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur arriti të fitojë vetëm në dy krahina nga 13 ku votohej.
Nuk do doja qe humbja e Berluskonit ne Campagna dhe Calabri te ishte dore e mafias. Ndryshe s'di te spjegoj pse po humbet tamam ne jug, ne zonat qe jane berre arrestimet me te shumta.
Kurse mua ajo qe me intereson ne keto zgjedhje ne Itali eshte trendi i majte apo i djathte ....
Kur nje entitet deformon zgjedhjet nuk ka me te majte dhe te djathte, sepse vota s'ka te beje me krahun, por me interesa te tjera. Eshte si te thuash njerezit u mblodhen per Berishen, kur ne skene kendojne Elita 5 dhe Muse.
Ato me siper ishin rezultatet e pjesshme te djeshme ! Si perfundim e djathta ka dale fitimtare pasi ka marre krahinat me te rendesishme si psh Lombardia,Piemonte , Campagna e Lazio (ku fitoi Polverini me shume pak vota diference )!
E djathta nuk e sheh aspak si humbje...sado qe rezultati final eshte 7 me 6 per te majten !! Pastaj dihet qe taktika e Berluskes eshte qe dhe nje humbje ta kaloi ne fitore fale asaj buzeqeshjes fallco e propagandes mediatike !
Kundeshtarin kryesor tani Berlusconi ka Lega Nord-in qe po i kerkon me shume pushtet e leshime federalo-administrativo-fiskale !! Bossi eshte ngazellyer shume...direkte i ka kerkuar qe kryebashkiaku i ardhshem i qytetit me te madh te veriut,Milanos , te jete i Lega Nord-it !! Duke pare rezultatet e zgjedhjeve s'ka faj..nese dikush ka fituar keto zgjedhje me plot goje,eshte pikerisht Bossi ! Te shikojme nese pushteti i tepert do e zbusi ndonje cik (sic po ben kohet e fundit),apo do vazhdoje me teorite e tij ultra agresive qe ndiqte deri pak vjetesh ( ku Lega merrte pak a shume 4-5 % e jo mbi 12 % si keto zgjedhje ! )
Koalicioni i djathtë i Kryeministrit italian Silvio Berluskoni është drej fitores në zgjedhjet locale që sapo u zhvilluan në shtetin fqinj. Rezultatet e para zyrtare të numërimit të votive tregojnë se koalicioni i Pdka fituar 6 nga 13 rajonet ku u zhvilluan votimet. Me parë Berluskoni kishte në kontroll vetëm dy nga këto rajone.
Citim:Ne fakt ne Campagna e prisja te fitonte e djathta por me habiti fitorja ne Lazio.Kjo ka qene nje permbysje e vertete sepse nga 11 me dy ka shkuar ne 7 me 6.
Po citoj ato që tha Roi
Ato me siper ishin rezultatet e pjesshme te djeshme ! Si perfundim e djathta ka dale fitimtare pasi ka marre krahinat me te rendesishme si psh Lombardia,Piemonte , Campagna e Lazio (ku fitoi Polverini me shume pak vota diference )!
E djathta nuk e sheh aspak si humbje...sado qe rezultati final eshte 7 me 6 per te majten !! Pastaj dihet qe taktika e Berluskes eshte qe dhe nje humbje ta kaloi ne fitore fale asaj buzeqeshjes fallco e propagandes mediatike !
Kundeshtarin kryesor tani Berlusconi ka Lega Nord-in qe po i kerkon me shume pushtet e leshime federalo-administrativo-fiskale !! Bossi eshte ngazellyer shume...direkte i ka kerkuar qe kryebashkiaku i ardhshem i qytetit me te madh te veriut,Milanos , te jete i Lega Nord-it !! Duke pare rezultatet e zgjedhjeve s'ka faj..nese dikush ka fituar keto zgjedhje me plot goje,eshte pikerisht Bossi ! Te shikojme nese pushteti i tepert do e zbusi ndonje cik (sic po ben kohet e fundit),apo do vazhdoje me teorite e tij ultra agresive qe ndiqte deri pak vjetesh ( ku Lega merrte pak a shume 4-5 % e jo mbi 12 % si keto zgjedhje ! )
Cern, arrihet shpejtësia maksimale e protoneve
Përshpejtuesi i grimcave që synon të vërtetojë teorinë e big bengut për krijimin e Universit, ka hedhur një hap të madh. Cern-i i Zvicrës ka arritur shpejtësinë e planifikuar maksimale të protoneve, duke krijuar kushtet ideale të një big bengu artificial.
“Large Hadron Collider” që shtrihet në 27 km katror në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, ka gjeneruar 7 mije miliardë elektrvolt. Tashmë shkëncëtaret duhet të analizojnë me kujdes të dhënat pasi përshpëjtuesi do të fiket dhe në të do të kryhen punime për rreth një vit, sepse shpejtësia do të shtohet dyfish.
I inauguruar në 10 shtator të vitit 2010, eksperimenti ndaloi 36 orë më pas për shkak të një defekti. “Large Hadron Collider” synon të zbuloje gjithashtu shumë mistere të universit dhe “shkendijën e Zotit”.
Re: Cern, arrihet shpejtësia maksimale e protoneve
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Përshpejtuesi i grimcave që synon të vërtetojë teorinë e big bengut për krijimin e Universit, ka hedhur një hap të madh. Cern-i i Zvicrës ka arritur shpejtësinë e planifikuar maksimale të protoneve, duke krijuar kushtet ideale të një big bengu artificial.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.