Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 196 197 198 199 200 201 202 203 204 [205] 206 207 208 209 210 211 212 213 214 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Piktor datë 16 Shkurt 2008 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86


Ate e di vetem Zoti.

Por te vetem me kundershtare qe nuk nderruan per mijera vite, qe te njejtat masakra te vjetra na i sollen der ne vitet 2000 dhe qe nuk lene asnje shenje ndryshimi, me shume mundesi nuk do kishte mbetur gje nga populli yne..cakallet qe masakruan Kosoven duartrokiten akoma ne serbi dhe kujtohen me mall. Vellau i tyre i madh po ashtu nuk ndryshoi, quan imorale qe nje popull te fitoje lirine. E ne cka kemi te gjithe ne te varura shpresat? Ke miqt e forte, ke ato qe shpetuan Kosoven, ato qe kishin forcen per ta bere kete.
Jemi popull qe njeh shume pak periudha historike pavaresie, jemi popull i vogel. Mbase gjeja qe duhet ti gezohemi ne lidhje me osmanllinjte eshte se per 450 vite kishim pushtuesit me tolerant qe kemi njohur nder shume shume pushtues. Mbase kjo e keqe 'e vogel' na ka ruajtur nga e keqja e MADHE. Kush eshte ai budalla qe Ameriken e sheh si vendi Hero qe shko ne ndihme te popujve ne nevoje? Patjeter ka interesat e veta, por ne ceshtje jete a vdekje, nuk na interesojne fare, edhe flamurin e kosoves e bejm me vija te kuqe dhe te bardha, por aman te jemi nen mbrojtjen e tyre. Kjo nevoje per mbijetese beri qe burrat e Lidhjes se Prizrenit te kerkonin jo pavaresi, por autonomi nga Osmanllinjte. Pergjigjen me te mire se a e besonin zgjidhje te mosshkaterrimit qendrimin nen perandorine osmane, e jep ky fakt. Se si ishte gjendja ne ate kohe, e dinin me mire Ymer Prizreni me shoke se mesuesi i Walkerit dhe ne tjeret..
Qe'dyndjet sllave' ke ne rifilluan gjate shkaterrimit te perandorise osmane, se europa na beri cope vetem pasi beri cope armikun e shume shekujve (perandorine osmane) jane fakte. Qe asgje e ngjashme me 1913 nuk kishte ndodhur me tokat tona ne 450 esht serish fakt.

Walker, te ne ne fillim erdhen turqit, por ne periudhat e mevonshme nuk mund te thuhet dot se car kishte me shume, turq ne shqperi a shqipetare ne anadoll..Flitet per ushtare qe behen te luftojne me zor (!!!) por si mund te pretendohet qe dhjetra mijera te tjere te jene nepunes, e shume prej tyre nepunes te larte fare, me dhjetra kryeministra...edhe keto me zor...
Ne miliona shqipetare ne gjithe boten sot, nuk numerohen shume zyrtare te larte..kush di ndonje mund te na e kujtoje..
Ke kujtimet e Eqerem Bej Vlores, nje minister turk i thote Eqerem Beut ' Vertet mbase do e beni shtetin tuaj, po do hani kokat ne vendin tuaj te vogel se jeni mesuar te qeverisni ne lendinat e perandorise'... nuk dua te hap teme realizimin e plote te kesaj 'profecie', dua te them qe vertet kemi qeverisur dhe jemi vleresuar me shume se kudo tjeter..Sot akoma nuk jemi te sigurte here pas here, a po qeverisim veten a po na qeveris greku a ndonje tjeter..(sa per kronike, intervistat e liliana hoxhes shume interesante ne lidhje me 'vetqeverisjen tone')
Kete fundjave mbase mund te jete dita historike e pavaresise se kosoves, dhe turqit 'sakate' dhe greket 'spartane' e shprehen qendrimin e tyre ne lidhje me kete teme.. 'turqit sakate' eshte shprehje e njerit ketu dhe 'spartane' shpreh dashurine e tij per komshinjte tone pederaste te jugut.. por ai miku i forumit e di vete. Cdo kush eshte i lire te besoje e te mendoje cti doje qejfi.
Tani kur gjermani me izraelitin, amerikani me rusin etj etj kane miqesi, nuk ja vlen shume te merresh me urrjetje historike, urrejtje ndaj turqve qe na pushtuan 450 vite..ja vlen te merremi me te sotmen, me te ardhmen..Historia te mbetet ne libra, miqesia te vleresohet tani, dhe per te ardhmen. Per interesat e se ardhmes se te kaluares nuk i bejme dot gje. E 'sakatet' thane do e njohim Kosoven menjehere, kurse 'Spartanet' me 'mbretereshen spartane' Pakojani thane qe nuk do nxitohen, nuk kane pse. Por te ishte kaq do ishte mire. Spartanja e bukur tha qe ky zhvillim eshte model i keq qe do ndikoje gjithe europen dhe qe duhet diskutuar me gjateeee...
Dikush tha qe Greqia eshte pro Pavaresise se Kosoves..kur ta njohi e gjith bota vec vendeve sllave, mbase. Ne kuader te buzeqeshjeve te Pakojanit per Shqiperine dhe fqinjesine e mire..do shaj tani po do prish abdesin..
Cka lidhje miqesia e turqise me poshtersine e grqise?? Te miren nuk e vleresojme dot pa menduar te keqen, mik ideal nuk kemi as veten, por duke pare sot qe karakteristikat e popujve mbeten, sic mbeti urrejtja e grekut dhe serbit per ne, e duke llogaritur qe nuk kemi patur shanse te ishim te pavarur ndonjehere, pushtimi osman, mund te ket qene shpetimi yne... Si e tha mesuesi i Walkerit.. (qe ja fut mesusit te Jarigasit nga njohurite )
Tia kaloni mire..

Historia na meson se jo çdo e keqe mbetet pergjithmon e tille dhe jo çfare ka qene e mire mund te jete e tille perher.
Tolstoy mesazhi yt me pelqen sepse ka dhe nota realiste brenda qe askush nuk mund ti mohoje. ne fund te fundit turqit, greket, serbet etj mbeten te huaj dhe pushtues historike mirpo fati na ka sjellur qe armiku i 450 viteve sot te jete nje nga aleatet tane me te mire. Normale qe historikisht na ka shume borxhe por ja qe ky gjest alla turkshe na duhet vetem kur te mendosh se ka ushtrine me te madhe ne rajon, dmth euroazi.
Nje fjale e urte popullore thote "-nuk te pyet kush si ke qene, por si je". Ashtu siç gabimet tona 50 vjeçare duke u lidhur me sllavet dhe ruso kineset qe historikisht na kane luftuar ne vend qe te bashkoheshim me boten e civilizuar perendimore qe ne fund po na jep edhe te drejten historike te vetqeverisim edhe ate vend qe quhet Kosove.
Persa i perket asaj qe thote walker, e verteta eshte se ne ate kohe ligjin e bente me i forti dhe natyrisht nuk egzistonte kjo forme lirie qe gezon sot pasi njerzit punonin per zoterijte dhe ishin ata pergjegjeste zgjedhnin se me ke te shkonin me serbin grekun apo me vone dhe turkun.
Ne fund te fundit per hir te realitetit shume shqiptare qe sot jane greke as qe e marrin mundimin te vetnjihen apo deklarohen shqiptare e te prishin ate rehati qe kane krijuar atje. fakti se kemi te bejme me nje vend fqinj dhe shume gjera historike qe na lidhin ben qe te kemi nje urrejtje ose smire ndaj komshiut por nuk ndodh e njejta gje me ata miliona te tjere qe tashme jane turq natyrale, italiane, etj.
Fatin tone e kane pasur dhe shume popuj te tjere qe tashme as qe egzistojne, fati yne eshte qe ne jemi akoma qe identifikohemi si te tille dhe kjo nuk eshte pak.


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 196 197 198 199 200 201 202 203 204 [205] 206 207 208 209 210 211 212 213 214 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.