Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 207 208 209 210 211 212 213 214 215 [216] 217 218 219 220 221 222 223 224 225 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 05:55:

Ajo e Hitlerit eshte postuar ne teme tjeter.

Tek listat e te denuarve gjendet nje i afermi im. Ajo qe ti nuk kuptoke eshte sensi i dokumentareve qe ke postuar vete. Dokumentari mbi Enverin tregonte qarte sesi komunizmi u shtremberua per ti sherbyer etjes per pushtet te nje njeriu te vetem. Enveri eleminoi ntelektuale dhe komuniste te tjere, gje qe shkaterroi intelektin e Shqiperise. Me duken se ke pare mire, vrau edhe komuniste pra, njerez me bindje te majta.

Prandaj mos fol ne ajer "ju te majte" se ofendon pikesepari ata qe persekutoi Enveri.

Enveri nuk ishte i majte, as i djathte. Ishte vetem nje ndjekes i pushtetit qe do e mbante me çdo kusht. Ndoshta sepse ashtu e mendonte se ishte mire. Ose ndoshta sepse donte pushtet dhe pike.

Ne tema te tjera ke akuzuar Spartak Ngjelen se eshte komunist, sepse therriste nga burgu se do fitoje prape. Cfare faji eshte ky? Fajin se kishte nje bindje politike te majte? Dhe kjo e ben njeri te poshter?

Ky eshte muhabet qebaptore.

Dokumentaret qe po sjell jane shume interesante (i pari ishte realizuar me mire), por te gjithe tregojne vrasjen e inteligjences shqiptare, pavaresisht nga bindjet qe kishin. Spastrimet i beri aparati i vetequajtur komunist, por ne te vertete synonte vetem mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Deri ne vdekje, siç ndodhi per Enver Hoxhen.

Nuk arrin te shikosh paralelizmin me metodat qe po perdor Berisha sot? Nuk eshte ndonje i persekutuar jo, eshte nje komunist i aparatit te Enver Hoxhes, jo nje komunist i persekutuar nga Enveri. Eshte pjelle e politikes se diktatures, ku njeriu hante njeriun. Jo pjelle e ndonje ideali komunist APO demokrat. Ndryshe si do kthehej nga komunist ne demokrat brenda 6 muajsh?

Prandaj mos ngaterro krahet politike me paragjykime te kota. Shumica e popullit do ikjen Sali Berishes, si mbeturine e politikes se vjeter. Ndoshta me pas i vjen rradha Edi Rames. Nqs ti ke dy pare respekt per te persekutuarit nuk mund te mbrosh ate qe futi familje ne burg me deshmi te rreme, siç eshte provuar per Sali Berishen (i sheh lajmet?). Te jesh i majte nuk eshte krim, krim eshte te mbash pushtetin duke demtuar popullin tend.

Sipas teje nje i djathte eshte domosdoshmerisht i paster dhe nje i majte i lyen duart me gjak? Berisha eshte i paster meqe e quan veten te djathte?

Cfare rendesie ka nese dikush e quan veten te majte (Enver Hoxha) apo te djathte (Sali Berisha) kur ne fund kerkon vetem pushtetin dhe e mban fale vrasjeve dhe burgosjeve?

Llogjike djali, llogjike, vere ne pune se nuk ecet me krahet politike te 1945-es. Hap syte se te majtin e ke ne krye te se djathtes.

Jo te majtin e idealeve, por te majtin e aparatit enverist.


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 207 208 209 210 211 212 213 214 215 [216] 217 218 219 220 221 222 223 224 225 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.