Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- psikologjia ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5119)


Postuar nga Fajtori datë 16 Qershor 2004 - 14:15:

Nje mendim mbi shqetesimin e rrushit ketu ne fund.

Nuk mund te mendohen analogjira lindje-perendim ne kete fushe. Pra eshte krejt jashte llogjike te kete borde apo organizma te nivelit amerikan ne Shqiperi. Kjo per dy aresye:

E para sepse organizma te atilla lindin ne vende shume te medha, ku ka nevoje per standarte dhe kontroll, pra per nje license psikologu, qe e jep shteti. Ne Shqiperi jemi gjithsej 3 milione vete nga te cilet 800 mije jane ne Tirane. Nuk eshte e mundur te kete nje gjykim objektiv sepse shumica e njerezve njihen ose kane miqesi qe influencojne gjykimin e bordeve. Kjo ndodh dhe ne gjykata qe jane baza e nje shteti, jo me neper borde qe duhet te "kontrollojne" shokun apo shokun e shokut.

E dyta. Neve nuk kemi ate nivel zhvillimi istitucional qe te krahasohemi me perendimin. Kjo do te thote se duhet te kalojme ne etapat qe perendimi i ka kaluar shume kohe me pare. Pra forma e kontrollit te psikologeve eshte nje feed-back i klienteles. Nje psikolog i keq do humbase kliente gjithmone e me shume, ndersa nje psikolog i mire do fitoje popullaritet. Pra kush eshte i zoti te zgjidhe pune do eci para, te tjeret do mbeten ne nivel mediokriteti. E kuptoj qe kjo nuk eshte menyra e duhur e aplikimit te nje shkence por eshte e vetmja llogjike kapitaliste qe mund te lejoje lindjen e kesaj shkence nga zero (zeroja e psikologjise eshte 100 vjet me pare jo 20 ).

Pershendetje.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.