Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 214 215 216 217 218 219 220 221 222 [223] 224 225 226 227 228 229 230 231 232 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
[QUOTE]Po citoj ato që tha Vizioner
[B]
Po rrini dhe mos perlyeni njerzit, pse pasken qene Nipat e dikujt!!!! Mos flisni per Bujarin si njeri, se vetem emrin i keni ndigju as me shume e as me pak!!! Po s'ju vjen turp qe merreni me thashatheme???!!! Njifeni nje here njeriun vete-personalisht .
------------------------------------
Në vitet e burgut, intelektualët shfrytëzoheshin për t´i shërbbyer pushtetit. Udhëheqësit donin të dinin c´ndodh në botë, me historinë, mendimin, letërsinë, ekonominë, politikën, shërbimet sekrete, etj. Për këtë shërbenin njohuritë e shumta të Mirash Ivanajt, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, dhe shumë eruditëve të tjerë, të cilët ishin të detyruar të përkthenin librat që iu duheshin pushtetarëve, të cilët i mabnin vetëm për vete. Ata libra nuk botoheshin për masën dhe nuk dilnin kurrë jashtë rrethit të ngushtë të udhëheqjes.
Një mbrëmje më ra telefoni.
- Alo, jam Bujar Hudhri, botues. Zoti Arbnori, a mund të pimë një kafe bashkë diku?
- Me kënaqësi.
- Pjetër, ju kam dëgjuar një natë në televizor, duke folur për përkthimet e burgut. Ishte interesante. Ju ka dëgjuar edhe dikush tjetër që s’jua merr mendja, Hekuran Isaj, ish-ministri i Punëve të Brendshme. Kur thatë se nuk keni në shtëpi asnjë libër të përkthyer në burg, ai më mori në telefon dhe më tha: Veprën e Uilliam Shirerit “Ngritja dhe Rënia e Rajhut të Tretë” e kam unë në shtëpi të përkthyer nga Pjetër Arbnori. Më vjen zor ta takoj, po do t’jua jap ju, që t’ia dërgoni.
Dhe nga torba e mbushur, Bujar Hudhri nxori një nga vëllimet e vjetra, të zverdhura, të shtypura me makinë shkrimi. E njoha menjëherë dhe u gëzova kur pashë emrin tim si përkthyes. Më kishin ndihmuar për disa kapituj dy shokë të burgut.
I faleminderit Bujar Hudhrit, i faleminderit edhe Hekuran Isajt. Më 1955, kam qenë ushtar në repartin 9808 në Skelë, Vlorë. Aty erdhi edhe një rreshter me emrin Hekuran Isai, i cili rrinte me këshilltarët sovjetikë se kishte bërë një kurs 6-mujor në Armeni apo Azerbajxhan. Më vonë, atë e ngritën nga tre shkallë, deri sa e zgjodhën Sekretar të Komitetit Qëndror dhe Ministër të Punëve të Brendshme.
--------------------------------------
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 214 215 216 217 218 219 220 221 222 [223] 224 225 226 227 228 229 230 231 232 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.