| Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3825)
Pershendetje.
Me ben pershtypje nje gje ne kete muhabet; me sa duket ato dyshimet dhe "akuzat" e dikujt se Mjaft eshte nje OJQ qe po shkon drejt politizimit dhe shkrirjes me dike tjeter, pra me ate qe duan "te fortet" ose me mire ta themi ndryshe, me ate qe duan te huajt,po vertetohet edhe njehere po vertetohet ajo qe tashme dihet ne histori; shqiptaret s'jane te zotet te veteqeverisen.
As me intereson se kush do te jete "i zgjedhuri", si do te vije dhe sa do "haje", ajo qe me shqeteson eshte se edhe njehere ne, shqiptaret, po shkojme me kembet tona drejt "vathes" ku po na drejtojne te tjeret.
Lupus Iliricus, deri me sot nuk kemi pare ndonje te mire nga ndihmat e "miqve" britanike dhe amerikane, perkundrazi, kur e pane se Shqiperia po u rreshkiste perseri nga duart e permbysen dhe e shkaterruan. Nuk jam ne nje mendje me ju kur thoni se po e moren ne dore "te fortet" do te behet Shqiperia, perkundrazi, nese arrijne qe ta hedhin ne dore, te jeni i sigurt qe Shqiperia do te jete vetem nje shprehje gjeografike. Nuk dua t'ju zhgenjej me kete mendim timin, por e pashe mire se kush qe Amerika ne 97, e pashe mire se cilet jane fqinjet tane , po e shoh mire sesi po shkon Shqiperia drejt stabilizimit. Nuk di sesa dhe si jeni te informuar per ngjarjet e 97 , por dua tju siguroj, nese nuk do te kishin dashur amerikanet, asgje nuk do te ndodhte. Thjesht ne ate periudhe vendi yne u ndodh perpara interesave te tyre dhe ata perfituan ne maksimum.
Problemi kryesor per ne shqiptaret eshte se ne akoma nuk dime se ku jemi, akoma nuk e dime se cilet jane miqte tane te veretete, akoma jemi te shperndare si kokrrat e misrit, akoma vazhdojme e do te vazhdojme te qeverisemi nga "miqte" qe vetem miq nuk jane. Si do te quhet politika e jashtme shqiptare ne kete kohe kur doren e zgjat ne Europe dhe koken e kembet kerkon ti mbaje ne Amerike? Si do ta vleresojme kete gje kur partneri kryesor politik per Shqiperine eshte U.S.A, kur donatori dhe ndihmuesi kryesor per Shqiperine eshte Gjermania dhe pastaj vjen EC? Si do te quhet zhvillim per politiken shqiptare brenda vendit kur ekonomia eshte e shkaterruar, kur dikush ngrihet e ben rremuje per ca kohe , gjersza te perfitoje diçka per vete , pastaj e mbyll gojen e kthen koken ne anen tjeter? Do te arrijme ne te luftojme korrupsionin duke vendosur ne krye te vendit te korruptuarit? Kerkojme te behet dhe ne Shqiperi nje levizje si ajo ne Gjeorgji, por a jemi te sigurte se do te kemi te njejtin perfundim, a jemi te sigurte se do te kemi nje rezultat te kenaqshem? Le te mendojme dhe pak per kete , jo vetem te ndryshojme diçka ne emer e ne administrate te ngelen po ata,si dikur PPSH=PSSH, ose si duam te bejme tani Mjaft=Parti politike ne sqetullen e nje grupi politik.
Eshte e drejte ajo qe thuhet se duhet te kete ndryshime, por te kete me te veretete ndryshime dhe jo te heqim ujkun per ti zene vendin me çakallin, qe te dy jane kusherinj, grabitqare. Me mire do te jete te shohim me kujdes se kush eshte Mjaft, ç'fare ka si qellim ne te vertete, ç'fare ka si platforme dhe si qellim, cilat juane mundesite qe ka per te bere njue" ndryshim te tille, nese ka mundesi pse jo, le te vihet ne krye te vendit. Por te kete si anetare nderi persona si Ismail Kadare , nuk do te thote se ka mundesite intelektuale dhe fuqine politike per te bere te mundur nje gje te tille. Te besh politiken e nje vendi duhen shume gjera, jo vetem te qenet i famshem. U permend ajo fjala "bukepjekes", jam dakort qe duhet te gjejme nje "bukepjekes" tjeter, por deri atehere duhet te ruajme dhe "bukepjekesin" qe kemi, jo te heqim kete qe kemi dhe te presim sa te gjejme nje tjeter, e ne vend se te vuajme nga uria te veme nallbanin te na pjeke buket. Pra dua te them; para se te flasim duhet te shohim se ç'fare eshte bere dhe ç'fare behet per te merituar kete "diplome".
sa per Uraganin; vertete ketu e 100 vjet me pare ne Amerike ka patur korrupsion te tille, por te mos harrojme se nuk jemi me ne epoken e gurit, sipas kesaj mendesie ne duhet te leme te trashen disa sepse para 100 vjetesh dikush ka patur te njejtat probleme, e duhet te pranojme se nuk kemi mesuar asgje nga Historia. Shqiperise nuk i duhet asnje minute dyshja Nano_Berisha, por duhet te gjeje me çdo kusht nje rruge te mesme, te heqe qafe keta qe po i zene frymen dhe te kerkoje nje udheheqes te ri. E gjitha kjo pa gjakderdhje si ndodh rendom, pa shkaterrime e djegje, por si njerez qe dine te ruajne vlerat e shoqerise. Eshte e vetmja gje qe po na mungon deri me tani, sensi i te qenit njeri, i te qenit shoqeror, te tjerat vijne gradualisht dhe pa pasoja te demshme per vendin. Le te ndryshojme pak mentalitetin, le te shohim qe emri "bajraktar" apo "bej" nuk lindi vetvetiu, jemi ne qe e kemi shpikur, pra le te dime se kujt dhe pse tja japim nje emer te tille, atehere nuk do te kemi me nevoje te hedhim trute neper faqe web ose neper mitingje pa vlera.
te me falni nese u zgjata pak dhe nese jam i paqarte per dike, por sipas meje eshte rruga e vetme per te arritur aty ku duam.
| Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.