Forumi Horizont | Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Re: Mashtues dhe te Mashtruar.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Amoxil, Kryepeshkopi nuk eshte veteshpallur. Por, me kerkese te komunitetit orthodhoks shqiptar, eksarku Anastas u fronezua Kryepeshkop.
Ai fillimisht erdhi si ndertues i Kishes Orthodhokse ne Shqiperi, por, besimtaret e pane, analizuan se cfare po bente ky njeri dhe pa kurrfare ngurrimi kerkuan qe ai te behej Kryepeshkopi i Shqiperise. Dhe ndodhi ashtu sic donin ata: U Fronezua Me 2 Gusht Te Vitit 1992 Anastas Janullatos Si Kryepeshkop I Shqiperise.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Tjeter. Ti Amoxil, ke qene ndonjehere ne ndonje Kishe Orthodhokse?
Pse akuzon kot kur thua qe meshat behen ne gjuhen greke?
Ke degjuar ndonjehere ti te kendohet dicka greqisht?
Dhe, dua te te qartesoj qe nuk ka karakter vartesie helenike, absolutisht.
Kisha e Shqiperise nuk ka fare kete lloj karakteri. Te qenit ne krye nje shtetas grek nuk do te thote qe ka vartesine e atij shteti.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
, as ti as babai yt shpirteroro-atdhetar.
E ke idene ti se i jane hartuar statutet? Po yt ate nuk ta ka thene? Se per dy vjet i dinte, pastaj kur filloi te hartonte statutet e tij, beri sikur nuk i dinte.
Statuti i 1922 dhe 1929 jane bere gjate kohes se Zogut, apo jo?
Cfare ishte Zogu? Nje njeri ambicioz, krenar, qe adhuronte te qendronte ne maje te pushtetit, gje qe e coi te ndryshonte nenin 1 te Kushtetutes, nga republike ne monarki, se keshtu nuk ia merrte dot njeri pushtetin nga dora. Donte qe te gjitha t'i kishte nen administrimin e vet, perfshire edhe komunitetet fetare. Keshtu, per t'i patur te gjithe nen vete, duhej qe domosdoshmerisht te ishin shqiptare, se me Fuqite e Medha nuk hahej dot.
Keshtu, me mbikqyrjen e drejtperdrejte te tij, ne Berat dhe Korce u hartuan keto Statute qe ne pikat kryesore te tyre nuk kane fare Orthodhoksine dhe statutet Orthodhokse te vendosura prej shekujsh.
Zogu, jo me kot kerkoi qe Kreu i Kishes te jete Shqiptar, se keshtu ruhej nga ndonje kre i ndonje shteti tjeter, sidomos atij grek dhe serb.
E kuptove kete o Amoxil dhe ju te tjeret?
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Pastaj na thua qe te pyeteshin peshkopet shqiptare. Tani se nxorre veten qe je pyke fare ne kete ceshtje.
Cilet peshkope te pyeteshin o i paafte?
Ah, me fal qe te thashe i paafte. Por, perderisa i di ti ata peshkope, mund te me thuash emrat e tyre? Te lutem, aman mi thuaj.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Pastaj Amoxili na thote qe pyetjet e tua nuk kane nevoje per pergjigje. Edhe une Amoxil ashtu mendoj.
Dhe pastaj i lartpermenduri na keshillon te lexojme nje leter nga thesari i pafundem, qe asnje shtepi botuese nuk eshte e denje t'i botoje, nga pseudoshqiptari, zaptues i Kishes se Nenes se Zotit, Shen Marise qe s'pushon se ndermjetuari edhe per te, per Nikollen, birin e Elbasanit.
Te gjitha i ka dokrra. Per Statutet e dhashe pergjigjen.
Por, si ky prift, qe NUK eshte i tille, guxon dhe quan nje Kishe qe e njeh e gjithe bota, anetare e Keshillit Boteror te Kishave, Kishen e Greqise. E quan Kishen e Satanait. Ku mund te shkoje me shume vepra e djallit me kete njeri, me N M? Ti lutemi Perendise qe ta fale?
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
E falenderoj N M se me qarteson dicka.
Thote qe Partia Demokratike, ose me sakte, Partia Berishiane, tani paska dale me qendrim pro Anastasit, nderkohe qe deri dje ai ishte per ta nje ujk i zi. E thashe, me qartesoi, jo se tha dicka te re. Se te gjithe i dime qendrimet e Berishes, sidomos ne vitet e para te tij.
Dhe meqe ra fjala tek Sali Berisha, dua te them nje fakt historik, qe mbi te gjitha eshte shpirteror.
Ne vitin 1996, kur u be orvatja e fundit per te larguar Kryepeshkopin, dhe pasi u pa qe kjo nuk u doli ashtu sic donin, sepse nuk ishte demokratike, Sali Berisha, me turp deklaroi "U vendos verdikti i popullit".
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Ja edhe nje tjeter fakt historik qe shume nga ju nuk e dine.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Dhe ne fund na del Katia.
Katia me mesazhet e saj.
Por, c'rendesi ka moj Kate, se cila parti vjen ne pushtet.
Ah, me fal, e kishe fjalen per partine Koministe? Te jap te drejte.
Se edhe ti duhet te jesh nje komuniste, ashtu sic jane te gjithe ata qe kam lexuar, pavarsisht se shfaqen si demokrate te moderuar.
Por, kam arritur ne nje rezultat. Jam shume i sigurt qe Sali Berisha do te beje perpara, per te vetmen arsye se ai tashme ka mesuar, ka mesuar nga pesimi qe i la vetes gjate 92-97. Pa se cfare bene Socialistet dhe tani, me eksperiencen e tyre, me vizitat e shumta jashte shtetit, me demokracine e re qe ka ne dore, do te ece, do te perparoje dhe do te na coje ne maja te larta. Se ai eshte i zgjuar, i ditur, nje doktor i shkelqyer. Besoj dhe shpresoj. Uroj mos me zhgenjeje.
Keto kisha per te thene per kete here o forumiste. Heren tjeter gjera te tjera. Dite e re, kesmet i ri.
Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.