Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- " Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12553)
"Bushtra", vazhdimi...
Ajo qenie mashtruese dhe pa ndeshkuar sic e meritonte, kish perdhosur shpirtin tim, pikerisht ate pjese te tij qe falet dhe dhurohet vec nje here ne jete ne menyre te parikthyeshme. Une s'mund te merrja pas shpirtin tim qe ma kish marre pergjithmone ajo laraske vjedhacake. Por mund te beja dicka tjeter. Te shkeputesha per jete nga ai shpirt e te harroja qe kish qene i imi. E me pas, i mbetur pa shpirt, s'do te kishte fuqi ne bote qe te me ndalonte ne hakmarrjen time. I kisha hyre nje rruge pa kthim dhe duhej ta coja deri ne fund.
E kisha pare me ngulm ne sy dhe e kisha pyetur:
"Je e sigurte qe" deshiron te qendrosh prane meje?"
"Po.Jam!"
Pa u menduar me gjate, kisha grisur cope-cope bileten e avionit dhe kisha dale jashte pa folur asnje fjale. Rruges i telefonova mikes time per ta anulluar viziten. Shkova ne nje magazine te njohur veshjesh dhe bleva rroba te ndryshme grash, te brendshme te shumta sexy, kepuce, fustane, si dhe nje kostum per vete.Isha rikthyer ne shtepi dhe qellimisht e kisha rene ziles, edhe pse e kisha celesin ne xhep.
Kish hapur deren dhe kish mbetur disi e habitur nga cantat me te cilat isha ngarkuar.
"Besoj se do te pelqejne. Jane per ty.", i fola pa ia hedhur syte.
"Faleminderit!"
Me beri pershtypje falenderimi i saj, ndaj kisha kthyer koken drejt saj. Kish bere banje dhe ishte mbeshtjelle me nje robdeshamber ngjyre violet dhe neper gishtat i shndrinin tre-kater unaza. Ia hoqa nga gishterinjte, por i
lashe njeren qe ia kisha dhuruar une dikur.
Kisha dale perseri dhe kisha shkuar tek nje i njohuri im argjendar: i kishte marre te gjitha kuridrejt nje shume te kenaqshme parash.
"Zonje e dashur! Me parate e unazave te dashnoreve te tu, sonte do te defrejme. Do te darkojme sebashku buze detit. Ne oren 9 te jesh gati me e bukur se kurre!".
Pastaj kisha rene per gjume.
Lokali ku shkuam ishte nga me te njohurit ne qytet. Ishte kontakti i pare i Dones me ate bote llamburitese qe deri atehere ajo vec e kish enderruar. Kish veshur nje fustan te zi qe e tregonte teper seksi dhe provokuese, edhe pse look-u i fytyres se saj deshmonte per deshperim.
"Buzeqesh, zonje, buzeqesh! Askush ne kete ambjent nuk ka nevoje per turinj te varur!"
Kishim ngrene prodhime deti dhe kishim pire shampanje, te cilen kamarierja gjysem e zhveshur e kish hapur para nesh.
Me pas Dona ish perhumbur ne soditjen e pamjes se mrekullueshme te gjirit te detit,ndersa une i perhumbur ne perhumbjen e saj.
Por kjo kish zgjatur vetem nje cast. Ne mes te lokalit kish nisur striptizen nje bjondine e mrekullueshme. I ngjante cuditerisht Dones. Shume cifte po kercenin rreth saj. Pas pak kisha nisur te flirtoj me nje grua te vetmuar, diku prane nesh.
Sic ndodh rendom ne te tilla ambjente, duke pare indiferencen time ndaj Dones dhe duke e kuptuar qe po flirtoja dike tjeter, nje burre plak, ndoshta shtatedhjetevjecar, kish ndaluar hapat para nesh dhe me kish pyetur nese mund te kercente me zonjen. Me Donen.
"Pyesni vete zonjen.", i thashe ne gjuhen e vendit, duke iu drejtuar pastaj Dones: "Ky djaloshi ketu deshiron te vallezoje me ty!".
Po vallezonin. Duart e plakut po shetisnin ngadale mbi belin dhe vithet e Dones qe qendronte indiferente me veshtrimin te ngulur tek une.Muzika mbaroi dhe plaku e kish shoqeruar Donen drejt meje.
"I fola, por nuk kupton asnje fjale. Eshte shume e kendeshme!".
"Te pelqen te kalosh nje nate me te?", e kisha
pyetur pa hezituar aspak.
"Sa duhet te paguaj, mbase kushton shume?",kish pyetur plaku, duke menduar qe Dona ishte nje prostitute mondane dhe une tutori i saj.
"Asgje! Nje here ne muaj ajo e ben falas!Dhe besoj se i pelqejne pleqte."
Dona e kish ndjekur biseden tone disi e buzeqeshur, duke u perpjekur te tregohej e miresjellshme edhe pse nuk kuptonte asnje fjale. Kisha patur deshire ta kish kuptuar dialogun tone.
"Do te na percjelle ne shtepi me makinen e tij.", ia kisha perkthyer momentalisht esencen e dialogut te ndyre...
Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.