Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga peshtimi datë 01 Shkurt 2006 - 00:42:

Botuar sot ne "Korrieri".

Janullatosi dhe misioni “Cameria”
E Marte, 31 Janar 2006
Nga Xhavil SHALA

Ne Kremlin, ne Katedralen e Madhe te Moskes te quajtur “Krishti Shpetimtar”, me date 21 Janar 2006, ne prani te 2500 pjesemarresve, autoritete te larta te kishave ortodokse, personalitete shteterore, artiste, shkencetare dhe diplomate te akredituar ne Rusi, u nderua me cmimin “Per veprimtari te shquar ne forcimin e unitetit te popujve ortodokse”, Kryepeshkopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Fortlumturia e tij Janullatos.

I cmuar me motivacionin “Per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per ringritjen nga germadhat te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe per kontributin e tij tashme te njohur boterisht per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popujve dhe komuniteteve te ndryshme”, Janullatosi, ate dite, ishte perkrah Presidentit te Republikes se Qipros, kryetarit te Bashkise se Moskes dhe Perfaqesuesit te Universitetit te Balamandit Liban, fitues te tjere te cmimit “Krishti Shpetimtar”.

Nderimet vazhduan dhe nje dite me pas, kur ne katedralen historike “Fjetja e Shen Marise”, ne te cilen jane kurorezuar caret ruse, u degjuan ndoshta per here te pare lutjet ne gjuhen shqipe. Vete Presidenti i Federates Ruse Vladimir Putin dha nje pritje zyrtare per nder te fituesve te cmimit.

Janullatosi ne Moske u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop i gjithe Shqiperise. Prezenca e tij atje dhe nderimet qe ju bene, ne prani dhe te perfaqesuesit te ambasades shqiptare ne Moske, jane nderime per te gjithe ortodokset shqiptare dhe nje prezantim i mire i Shqiperise ne boten ortodokse. Ishte rasti qe, nepermjet tij, Presidenti Putin te shihte “dinamizmin dhe frymen krijuese te Shqiperise”. Lajmi ne Shqiperi kaloi pa u ndier, pasi po ate dite te gjithe hapesirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit te Kosoves, zotit Rugova.

Eshte e vertete qe komuniteti ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures se tij nga ana e kishes ortodokse greke. Roli i Janullatosit per kete ka qene determinues. Megjithate pati nje debat publik, lidhur me caktimin e tij ne ate post. Kjo per faktin se ai nuk eshte shtetas shqiptar dhe se, ne praktiken e ortodoksise shqiptare, kjo ishte ndaluar qe me shpalljen e autoqefalise se kesaj kishe, ne vitin 1922. Reagime pati ne fillim dhe nga pasuesit e Nolit, ne Kishen Ortodokse Shqiptare te Bostonit. Pati gjithashtu, dhe klerike vendas qe vune ne dyshim autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit te saj qendror, sic ishte rasti i kishes ne lagjen “Kala“ ne Elbasan. Vitet kaluan dhe, megjithese jane bere perpjekje serioze per krijimin e klerit vendas te kesaj kishe, problemi i primatit akoma nuk eshte zgjidhur. Gjithsesi, ky problem nuk mund te zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar “autoqefaline ekonomike” dhe per aq kohe sa shteti shqiptar nuk do te kete nje ligj per komunitetet fetare.

Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit per ringritjen e Kishes Autoqefale Shqiptare eshte i njohur nga te gjithe. Shqiptaret i jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit etnik serb. Pjeserisht vete Janullatosi i ka bere te njohura kontributet e tij ne nje interviste botuar ne numrin 16 te te perjavshmes “ABC“. Aty ai thote se “kam ngritur zerin ne menyre te vazhdueshme dhe kam ndermarre hapa te ndryshem, apo kam bere deklarata ne intervistat e mia ne Greqi per nevojen e respektimit te emigranteve dhe te mbeshtetjes se tyre“. Ai permend, gjithashtu, mbeshtetjen qe ju ka dhene te denuarve shqiptare ne burgje, denimit publik qe i ka bere ksenofobise greke ndaj shqiptareve dhe nevojen per te patur drejtesi, duke treguar ne kete menyre se kontributi i tij eshte i mirepritur dhe ne Greqi.

Aktiviteti i Janullatosit qe ka ndihmuar per normalizimin e marredhenieve, shpesh te turbulluara, midis Shqiperise dhe Greqise, ndonese pak i njohur ne Shqiperi, ka terhequr dhe vemendjen e Parlamentit Europian, i cili me nje vendim te tijin me 14.7.1993, ka vleresuar se “mbeshtet fuqimisht vepren e Kryepiskopit ortodhoks te Tiranes, Anastasit, i cili po ben shume perpjekje per zgjidhjen e krizes midis dy vendeve”.

Krizat e shpeshta midis dy vendeve jane nxitur jo rralle nga moszgjidhja e problemit te pronave te komunitetit cam, larguar menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, si pasoje e spastrimit etnik grek. Historia e cameve eshte nje histori e dhimbshme gjaku, sakrificash, shprese e zhgenjmi. Qeveria e pare demokratike, qe ne vitin 1992, hartoi nje draft per kete problem. Perpjekjet u kurorezuan me nenshkrimin e nje Traktati Miqesie ne vitin 1996, nga Ministrat e Jashtem Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati hyri ne fuqi vetem ne vitin 1998, pasi u ratifkua nga Parlamentet e te dy vendeve. Ne traktat eshte parashikuar zgjidhja e ceshtjeve te pronave qe zoterojne shtetasit e njerit vend ne vendin tjeter, nepermjet krijimit te lehtesirave ligjore. “Secila nga palet kontraktuese do te perballoje mundesine e heqjes brenda kuadrit te saj ligjor te pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter”, - thuhet ne nenin 15 te Traktatit te Miqesise. Megjithese ka kaluar kohe, nuk ka akoma shenja progresi per ceshtjen e pronave came. Zgjidhja e ketij problemi, pervec vullnetit politik te pales greke, kerkon shtysa te tjera nga faktore ndikues ne popullin dhe opinionin grek.

Kryepeshkopi i Shqiperise, Fortlumturija e Tij Janullatos, eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e popullit, e jetes akademike, hierarkise kishtare dhe e politikes greke, nje figure mjaft e respektuar ne arenen nderkombetare dhe ne Shqiperi. Duke gezuar keto cilesi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur per te ndihmuar ne heqjen e pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter, pra per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te komunitetit cam, te larguar forcerisht nga trojet e tyre, prona te cilat jane sekuestruar nga shteti apo tjetersuar nga kisha greke.

Pavaresisht se edhe Greqia, ashtu si Shqiperia eshte shtet laik, askush nuk mund te mohoje peshen qe ka atje hierarkia kishtare greke ne te gjitha nivelet e politikes, cka e ben me efektive ndermjetesimin e Janullatosit. Ndermarrja e ketij misioni nga ana e Fortlumturise se Tij, do te ishte nje kontribut tjeter konkret i tij per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popullit shqiptar e atij grek. Misioni “Cameria“ per Fortlumturise se Tij, eshte nje mision i mundur. Prof. Dr.Janullatos ka treguar me vepra se i pranon dhe i fiton sfidat!

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.