Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3825)
Dicka per Uraganin.
Ideja e pasurimit me ane te trafiqeve nuk eshte e re. E ka patur dhe Sali Berisha ne periudhen 92-96 dhe e zbatoi haptaz. Cdo politikan deshiron te ofroje mireqenie per popullin, per kete mund edhe te mbylle syrin ndaj kriminalitetit. Megjithate ekziston nje limit ne kete menyre jetese kriminale. Nese zhvillohet shume ekonomia e kriminalitetit i bie qe qeveria mos jete istitucion i fuqishem, mos kete mundesine te vjele taksa, dhe mos te beje dot reforma ekonomike. Kjo impotence ka qene gjithnje aktuale ne vitet e demokracise. Prandaj edhe Shqiperia eshte cilesuar si Kolumbia e Evropes.
Koha e pasurimit me trafiqe dhe kriminalitet ka skaduar. Europa nuk e rinovon me dhe pretendon qe Shqiperia te zbatoje rregullat nqs do te ulet ne tavolinen e tratatives. Prandaj kjo ide e krimit ne dobi te popullit duhet abandonuar perfundimisht. Aq me teper qe sot krimi, ndryshe nga situata e rremujshme e periudhes Berishiane, nuk shkon aspak ne dobi te pasurimit te shtresave te popullsise.
Sot qeveria duhet te kete me teper fuqi ekonomike dhe kjo behet pikesepari duke eliminuar evazionin fiskal te tregjeve kriminale. Jo me kot qeveritaret i kane syte tek doganat, te cilat jane burimi kryesor i te ardhurave ne arke. Kuptohet qe evazioni vazhdon por te pakten mafiat e skafeve dhe droges nuk kane fuqine kryesore ne dore sic erdhi puna ne vitet 95-98.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.