Forumi Horizont Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Lela_Dr datë 31 Janar 2006 - 18:48:

jam shume dakort me football.


Postuar nga Cindi datë 31 Janar 2006 - 18:51:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
.................................................................................................................


E di qe me te drejte e ke hapur ndofta kete teme Amoxil, por nuk ja vlen barra qirane.


Postuar nga peshtimi datë 31 Janar 2006 - 21:16:

Kjo teme mori nje trajte te cuditshme.Te duket sikur budallai i fshatit,shume fetar dhe qe fle nate e dite ne Altar fillon e ngacmon jo besimtaret.Keta te fundit,ne vend ta lene,e ndjekin prapa duke e share dhe duke treguar se ju pelqen te merren me te se s'kane c'bejne,ose se ne ore te caktuara te dites,i njejti budallallek ju pushton mendjen.....
Duke share Stenlin dhe Janullatosin mendojne se shpetuan Shqiperine!!!

A perben Janullatosi rrezik per Shqiperine?
A duhet pergojosur udheheqesi fetar i nje komuniteti te madh shqiptar si c'eshte ai ortodoks?
A duhet besimtaret e feve te tjera si dhe jo besimtaret te sulmojne kaq shume ate qe e nderojne(nje pjese e mire)e besimtareve ortodokse?
A nxit nje gje e tille percarjen apo unitetin e shqiptareve?

Qe te shash Stenlin...nuk ja vlen...me duket i prapambetur menderisht.
Por te shash Kreun e nje Komuniteti.....them qe per kete duhet menduar mire para se ta besh.


Postuar nga Kuriozi datë 31 Janar 2006 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Kjo teme mori nje trajte te cuditshme.Te duket sikur budallai i fshatit,shume fetar dhe qe fle nate e dite ne Altar fillon e ngacmon jo besimtaret.Keta te fundit,ne vend ta lene,e ndjekin prapa duke e share dhe duke treguar se ju pelqen te merren me te se s'kane c'bejne,ose se ne ore te caktuara te dites,i njejti budallallek ju pushton mendjen.....
Duke share Stenlin dhe Janullatosin mendojne se shpetuan Shqiperine!!!

A perben Janullatosi rrezik per Shqiperine?
A duhet pergojosur udheheqesi fetar i nje komuniteti te madh shqiptar si c'eshte ai ortodoks?
A duhet besimtaret e feve te tjera si dhe jo besimtaret te sulmojne kaq shume ate qe e nderojne(nje pjese e mire)e besimtareve ortodokse?
A nxit nje gje e tille percarjen apo unitetin e shqiptareve?

Qe te shash Stenlin...nuk ja vlen...me duket i prapambetur menderisht.
Por te shash Kreun e nje Komuniteti.....them qe per kete duhet menduar mire para se ta besh.



Personalisht nuk te njoh dhe nuk te kam ndjekur shume ne shkrimet e tua.
Gjithsesi jam dakord me pjesene pare per punen e kote qe te gjithe po bejne duke u rrotulluar rreth nje deficenti.
Gjithsesi ketu nuk ka limite dhe nuk mund te ndalohet askush qe te ndihet keshtu apo ashtu.
Me ndje por mua me duket si antishqiptare thenia jote se nuk qenka e hijshme te shake perfaqesuaesin e nje komuniteti.
Kur duhet dueht edhe plumbi. per ke komunitet e ke fjalen zotrote. Ordodoksia shqiptare?
E ke pare faqene e interneti te te ashtuquajtures kisha ortodokse shqiptare?

Greizmat dhe flamuri helen ka lidhej me krishterimin aq sa edhe rreckat e tjera shume ngjyreshe qe ka ne pazarin e gabit.
Pra pr te qene rehat ti edhendonje tjeter lerini njerezit te shprehen sepse edhe me sharje gjithkush perfaqeson veten.
Pstaj eshte e ulet dhe prej funderrine qe ne forum shqiptar e permendesh etike dhe estetike si ne nje origji me te drejtat e njeriut qe ne rastin konkret jane nje uzurpator me mjeker dhe nje debil qe i bie lamarines se kokes se tije boshe dhe qe kujton se ka lidhje gjaku me krishtin.
ne je shqiptar i vertete duhet ti tregosh grusgtin kufomave shovene.
Une edhe nese bj thirrje per mos tju pergjigjir debilit e bej per te mos rene ne nivelin e tije t ulet sei njeri pa horizont dhe me Qi te ulet
Hajt shnet


Postuar nga peshtimi datë 31 Janar 2006 - 23:44:

Kurioz,

Une nuk di shifra te sakta dhe as lexoj web sajtet e kishave apo xhamive se nuk jam fetar,por nisem nga nje llogari e thjeshte.

Le te supozojme se 15-20% e popullsise ne Shqiperi jane te fese ortodokse.Le te supozojme se 40% e tyre jane fetare ose kryejne rite fetare.I bie te jene rreth 250 mije vete,nga te cilet shumica e njohin dhe e nderojne Janullatosin si kreun e Kishes se tyre.Dhe mos mendo se ti ose te tjere e duan Shqiperine me shume se ata.Eshte nje histori 200 vjecare(per te mos shkuar me larg)qe deshmon ne favor te tyre.
Ndaj e quaj te domosdoshme te hiqet dore nga sharjet e Kreut te cilitdo Komuniteti Shqiptar.Po ashtu edhe ndaj At Nikolla Markut,i cili ka rreth tij nje bashkesi njerezish,te cilet e degjojne dhe e nderojne.

Me duket se ka dashakeqesi prapa cdo sharjeje.Nga cilido qe behet.Dashakeqesi ndaj Shqiperise!!
Ortodokset shqiptare jane aq te mencur dhe patriote sa te dallojne te miren nga e keqja.Ata nuk kane nevoje as per urrejtje,as per sharjet dhe as per plumbat e tua.


Postuar nga amoxil datë 01 Shkurt 2006 - 00:22:

O peshtim pra ti beson se ky kreu qe na ka uzurpuar shtepine e perdhosur gjakun e atyre martireve te kishave tona eshte i nderuar????????????
Dmth kreu me koke greke edhe trupi me gjak shqiptar?????????????????????(komuniteti yne dmth)
Cna shtyn neve shqiptareve ta duam kaq shume nje grek ne krye te shtepise sone?????????????????
Besimtaret nuk e dine se cbehet neper godinat e ngritura per kurthe ndaj Shqipserise ndertuar nga financat e greqise ne Tirane apo gjetke.Ata shohin vetem fytyren e lumtur te Janullatosit qe falet si i ndershem para tyre dhe kaq se populli eshte bageti si ta drejtosh ashtu shkon.
Vertet besoni ne paftyresine e qellimeve greke si nga ana fetare ashtu edhe nga ana tjeter pasi grekerit udhehiqen nga feja e keshtu qe domosdo edhe per ne feja e tyre e ka marre persiper shkaterrimin e origjinalitetit te historise sone.


Postuar nga peshtimi datë 01 Shkurt 2006 - 00:42:

Botuar sot ne "Korrieri".

Janullatosi dhe misioni “Cameria”
E Marte, 31 Janar 2006
Nga Xhavil SHALA

Ne Kremlin, ne Katedralen e Madhe te Moskes te quajtur “Krishti Shpetimtar”, me date 21 Janar 2006, ne prani te 2500 pjesemarresve, autoritete te larta te kishave ortodokse, personalitete shteterore, artiste, shkencetare dhe diplomate te akredituar ne Rusi, u nderua me cmimin “Per veprimtari te shquar ne forcimin e unitetit te popujve ortodokse”, Kryepeshkopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Fortlumturia e tij Janullatos.

I cmuar me motivacionin “Per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per ringritjen nga germadhat te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe per kontributin e tij tashme te njohur boterisht per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popujve dhe komuniteteve te ndryshme”, Janullatosi, ate dite, ishte perkrah Presidentit te Republikes se Qipros, kryetarit te Bashkise se Moskes dhe Perfaqesuesit te Universitetit te Balamandit Liban, fitues te tjere te cmimit “Krishti Shpetimtar”.

Nderimet vazhduan dhe nje dite me pas, kur ne katedralen historike “Fjetja e Shen Marise”, ne te cilen jane kurorezuar caret ruse, u degjuan ndoshta per here te pare lutjet ne gjuhen shqipe. Vete Presidenti i Federates Ruse Vladimir Putin dha nje pritje zyrtare per nder te fituesve te cmimit.

Janullatosi ne Moske u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop i gjithe Shqiperise. Prezenca e tij atje dhe nderimet qe ju bene, ne prani dhe te perfaqesuesit te ambasades shqiptare ne Moske, jane nderime per te gjithe ortodokset shqiptare dhe nje prezantim i mire i Shqiperise ne boten ortodokse. Ishte rasti qe, nepermjet tij, Presidenti Putin te shihte “dinamizmin dhe frymen krijuese te Shqiperise”. Lajmi ne Shqiperi kaloi pa u ndier, pasi po ate dite te gjithe hapesirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit te Kosoves, zotit Rugova.

Eshte e vertete qe komuniteti ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures se tij nga ana e kishes ortodokse greke. Roli i Janullatosit per kete ka qene determinues. Megjithate pati nje debat publik, lidhur me caktimin e tij ne ate post. Kjo per faktin se ai nuk eshte shtetas shqiptar dhe se, ne praktiken e ortodoksise shqiptare, kjo ishte ndaluar qe me shpalljen e autoqefalise se kesaj kishe, ne vitin 1922. Reagime pati ne fillim dhe nga pasuesit e Nolit, ne Kishen Ortodokse Shqiptare te Bostonit. Pati gjithashtu, dhe klerike vendas qe vune ne dyshim autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit te saj qendror, sic ishte rasti i kishes ne lagjen “Kala“ ne Elbasan. Vitet kaluan dhe, megjithese jane bere perpjekje serioze per krijimin e klerit vendas te kesaj kishe, problemi i primatit akoma nuk eshte zgjidhur. Gjithsesi, ky problem nuk mund te zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar “autoqefaline ekonomike” dhe per aq kohe sa shteti shqiptar nuk do te kete nje ligj per komunitetet fetare.

Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit per ringritjen e Kishes Autoqefale Shqiptare eshte i njohur nga te gjithe. Shqiptaret i jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit etnik serb. Pjeserisht vete Janullatosi i ka bere te njohura kontributet e tij ne nje interviste botuar ne numrin 16 te te perjavshmes “ABC“. Aty ai thote se “kam ngritur zerin ne menyre te vazhdueshme dhe kam ndermarre hapa te ndryshem, apo kam bere deklarata ne intervistat e mia ne Greqi per nevojen e respektimit te emigranteve dhe te mbeshtetjes se tyre“. Ai permend, gjithashtu, mbeshtetjen qe ju ka dhene te denuarve shqiptare ne burgje, denimit publik qe i ka bere ksenofobise greke ndaj shqiptareve dhe nevojen per te patur drejtesi, duke treguar ne kete menyre se kontributi i tij eshte i mirepritur dhe ne Greqi.

Aktiviteti i Janullatosit qe ka ndihmuar per normalizimin e marredhenieve, shpesh te turbulluara, midis Shqiperise dhe Greqise, ndonese pak i njohur ne Shqiperi, ka terhequr dhe vemendjen e Parlamentit Europian, i cili me nje vendim te tijin me 14.7.1993, ka vleresuar se “mbeshtet fuqimisht vepren e Kryepiskopit ortodhoks te Tiranes, Anastasit, i cili po ben shume perpjekje per zgjidhjen e krizes midis dy vendeve”.

Krizat e shpeshta midis dy vendeve jane nxitur jo rralle nga moszgjidhja e problemit te pronave te komunitetit cam, larguar menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, si pasoje e spastrimit etnik grek. Historia e cameve eshte nje histori e dhimbshme gjaku, sakrificash, shprese e zhgenjmi. Qeveria e pare demokratike, qe ne vitin 1992, hartoi nje draft per kete problem. Perpjekjet u kurorezuan me nenshkrimin e nje Traktati Miqesie ne vitin 1996, nga Ministrat e Jashtem Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati hyri ne fuqi vetem ne vitin 1998, pasi u ratifkua nga Parlamentet e te dy vendeve. Ne traktat eshte parashikuar zgjidhja e ceshtjeve te pronave qe zoterojne shtetasit e njerit vend ne vendin tjeter, nepermjet krijimit te lehtesirave ligjore. “Secila nga palet kontraktuese do te perballoje mundesine e heqjes brenda kuadrit te saj ligjor te pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter”, - thuhet ne nenin 15 te Traktatit te Miqesise. Megjithese ka kaluar kohe, nuk ka akoma shenja progresi per ceshtjen e pronave came. Zgjidhja e ketij problemi, pervec vullnetit politik te pales greke, kerkon shtysa te tjera nga faktore ndikues ne popullin dhe opinionin grek.

Kryepeshkopi i Shqiperise, Fortlumturija e Tij Janullatos, eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e popullit, e jetes akademike, hierarkise kishtare dhe e politikes greke, nje figure mjaft e respektuar ne arenen nderkombetare dhe ne Shqiperi. Duke gezuar keto cilesi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur per te ndihmuar ne heqjen e pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter, pra per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te komunitetit cam, te larguar forcerisht nga trojet e tyre, prona te cilat jane sekuestruar nga shteti apo tjetersuar nga kisha greke.

Pavaresisht se edhe Greqia, ashtu si Shqiperia eshte shtet laik, askush nuk mund te mohoje peshen qe ka atje hierarkia kishtare greke ne te gjitha nivelet e politikes, cka e ben me efektive ndermjetesimin e Janullatosit. Ndermarrja e ketij misioni nga ana e Fortlumturise se Tij, do te ishte nje kontribut tjeter konkret i tij per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popullit shqiptar e atij grek. Misioni “Cameria“ per Fortlumturise se Tij, eshte nje mision i mundur. Prof. Dr.Janullatos ka treguar me vepra se i pranon dhe i fiton sfidat!

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare


Postuar nga diabolic datë 01 Shkurt 2006 - 00:56:

Meqense bej pjese ne komunitetin çam e kam per turp qe nje person i cili quhet janullatos te merret me ceshtjen çame. Nuk i hame keto kokrra ulliri ne çamte jo , ujku qimen e nderron por zakomin se harron . Greku po grek ngelet sido qe shkoj. E kan nderuar Janullatosin per veprimtarin antishqiptare qe ka bere? Brravo... mire mire beni cfar te doni por ju lutem mos e perfshini komunitetin çam ne te tilla probleme e me njerz te tille .Hajd gjithe te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga myzeqari datë 01 Shkurt 2006 - 00:57:

Tani me falni por me artikujt te tille kujt mundohen keta njerez ti hedhin hi syve(ata qe i botojne keta artikujt , te kuptohemi) ??! Mua jo njehere dhe gjerat jane shume te thjeshta Ceshtja came ka qene dhe do jete nje problem i pazgjidhshem per vete faktin se pjesa me e madhe e tokave te tyre kane perfunduar ne pronsin e kishes Ortodokse greke , tani ju qe diskutoni dhe me sillni artikuj te tille vertet besoni ne mashtrimet qe ky artikull na paraqet dhe se ajo(kisha greke) do ti leshoj keto toka ne favor te camve?!

p.s Dhe do tu lutesha te terve te permbahen pak me ofendimet


Postuar nga amoxil datë 01 Shkurt 2006 - 01:19:

Title : H.Shqiptare: Shoqeria Cameria dhe VATRA vene ne plan te pare ceshtjen came


H.Shqiptare

Vizitor Shkruan "
Camet thellojne me tej bashkepunimin me shoqatat dhe organizatat shqiptare ne SHBA-s, per zgjidhjen e kesaj ceshtje

Shoqeria per te Drejtat e Njeriut Cameria dhe VATRA kane ne plan te pare ceshtjen came

SOUTHERN Blvd. BRONX (NY) : Problemi cam eshte shtruar tashme per zgjidhje, ndersa mendimi absatrakt tek pamundesia e zgjidhjes se saj me gjase, eshte e kunderta – u tha dje ne takimin e bere ne mjediset a Federates Panshqiptare VATRA midis Kryesise se Shoqerise Per Te Drejtat e Njeriut Cameria dhe Kryetarit te VATRES z. Agim Karragjozi dhe anetare te tjere te kesaj shoqerie. Krahas te gjitha kerkesave te ngritura deri tani ne menyre sistematike e institucionale dhe atyre te perditshme ne median shqiptare, kjo ceshtje ne SHBA-s, nepermjet Shoqerise per te Drejtat e Njeriut Cameria, eshte ringritur me force, duke kerkuar, qe edhe nepermjet shoqatave e organizatave te tjera shqiptare ne Amerike, te dinamizohet kjo ceshtje kaq e rendesishme per refugjatet e fundit europiane. Kjo, eshte nje rruge e gjate dhe nuk ka karakter fushate, por shihet si nje obligim , qe sjell rreth vetes cdo shqiptare, atdhetare, patriote - u tha ne takim .


Kryesia e Shoqerise cameria e perfaqesuar nga Kryetari I saj z. Ahmet Giaffo, Sekretarja e Pergjithshme Vera Gjata si dhe anetaret e Kryesise z. Bashkim Braho etj,bisedoi me kryetarin e vatraneve dhe anetaret e tjere te kryesise, rreth marredhenieve te mira qe egzistojne midis ketyre dy shoqatave dhe vendosen qe te punohet me shume per nderkombetarizimin e ceshtjes came dhe sensibilizimin e politikaneve amerikane e europiane ne raport me kete ceshtje. "VATRA, ne kete kendeveshtrim, e perkrah plotesisht teresine e kerkesave qe ngrene camet, dhe, eshte e gatshme te luaj rolin e saj e te jap kontributin e sajper zgjidhjen e kesaj ceshtje," tha kryetari i Vatres inxh Agim Karagjozi.


Kryetari i Vatres, z A. Karagjozi, ne emer te Federates Panshqiptare, u ka premtuar delegacionit te Shoqerise per te Drejtat e Njeriut Cameria, se ata do te kene ne cdo kohe mbeshtetjen dhe ndihmen e pakursyer te Vatres dhe vatraneve. Ai gjithashtu pershendeti punen e kryer dhe planet qe kane camet per sa i perket menyres se si duhet zgjidhur kjo ceshtje e kerkuar nga shqiptaret ne Amerike dhe jo vetem ata. Ne vazhdimisht, e kemi thene se jemi duke bere detyren tone, me kete ceshtje - tha ai - por, ne balle te kesaj ceshtje mendoj se jane dhe duhet te qendrojne vete camet dhe programi i tyre , u shpreh kryetari i Vatres, inxh Agim Karagjozi. Ne takim merrte pjese dhe n/Kryetari I Vatres z. Zef Perndocaj

Kryetari cam, u shpreh per nje bashkepunim me te frutshem me forcat politike ne Shqiperi per te bere te mundur sjelljen ne tryezen e bisedimeve me palen greke per problemin cam. Ai gjithashtu u shpreh optimist per vitalitetin e rinise came e cila ka mbeshtetur dhe do te mbeshtese – tha ai – kauzen e drejte te kthimit ne vatrat stergjyshore. E drejta eshte me ne dhe do te triumfoje – u shpreh ai. Ai u shpreh gjithashtu optimist qe projektet e lena pergjysem ne periudhen 1995 – 1996 te nisura nga ana e Partise Demokratike, ne pushtet ne ate kohe, do te rivitalizohen dhe do te gjejne zgjidhjen e tyre perfundimtare.

Ne kete takim mori pjese, Prof. Petrit Begati - Kasemi, (ish diplomat ne Departamentin e ceshtjeve per Balkanin dhe Lindjen e Mesme ne Ministrine e Jashtme (1992-1996) si dhe juristi dhe analisti I shquar z. Agron Alibali si dhe anetare te tjere te shoqates.

"Ne si came ne kete ceshtje – tha z. Begati - ne rradhe te pare kemi nevoje per cdo element perparimtar qofshin keta cam ose jo, pasi genocidi I kryer mbi camet eshte nje veper e padenuar. Debimi ne mase I nje popullate te pafajshme qofte dhe per faj te ndonje elementi te caktuar eshte nje veper e papranueshme nga kodet civile ose morale te Europes dhe botes moderne. Prandaj duhet te bejme cfare eshte e mundur – u shpreh ai – qe drejtesia te vihet ne vend dhe ky popull migrant pa deshire te kthehet ne tokat e tyre per te gezuar te gjithe te drejtat legjitime qe ua jep ligji dhe Zoti…. Ky do te jete dhe plotesimi i 3 kerkesave tona kryesore te vendosura nga Keshilli Antifashist cam ne Vlore ne vitin 1947 dhe qe ne I permbahemi ne menyre rigoroze. Keto kerkesa jane: kthimi ne tokat e te pareve, Njohja e te drejtes se pronesise si dhe e drejta per te jetuar te lire dhe konform te gjithe stardarteve nderkombetare per pakicat ne shtepite tona stergjyshore.

Ne takim e mori fjalen dhe sekretarja e pergjithshme zj. Vera Gjata, e cila u shpreh se camet kane ditur te deshmojne qe jane pjese e kulturave dhe zhvillimeve perendimore. Ata kane ditur te punojne gjithmone per te rene dhe ketu kemi parasysh shembujt e shumte te luftetareve dhe patrioteve cam te cilet I dhane panvaresine shtetit grek dhe qe me gjakun e tyre ishin guri I themelit te shtetit modern qe shohim sot. Perkunder te gjithe propagandas se shfrenuar te qarqeve te caktuara shoviniste greke, camet kane ditur te demonstrojne civilizimin e tyre dhe jane shfaqur gjithmone paqesore dhe te duruar ne zgjidhjen perfundimtare te problemit te tyre.

Takim edhe me Ligen Qytetare - Shqiptaro Amerikane


Ne fund u ra dakort, qe takime te tilla te zhvillohen me shpesh e sa me pare te formulohen memorandume dhe peticione nga Shoqeria per te Drejtat e Njeriut Cameria, por edhe te perbashketa me organizatat e shoqatat e tjera ne bashkesine shqiptare ne SHBA-s, e t'i drejtohen zyrtarisht organizatave nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave e lirive te njeriut, kancelarive boterore, Senatit, Kongresit, Departamerntit te Shtetit e Presidentit te SHBA-s e te gjitha institucioneve perkatese ne OKB.
Ne vazhden e takimeve per forcimin e marredhenieve me organizatat shqiptaro- amerikane, qe veprojne ne territorin e SHBA-se, kjo kryesi zhvilloi bisedime gjithashtu me Kongresistin e njohur te Kongresit amerikan, si dhe themeluesin dhe Kryetarin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph Dio Guardi.


nga - BEQIR SINA, Nju Jork
"


Dërguar të Saturday, 08 October @ 03:18




Shtoj edhe une dicka ne kete artikull qe ju solla se kam qene vete i pranishem bashke me At Nikolla Markun nga ku te cilit iu dha e drejta e fjales edhe atij si i ftuar nderi.Mund te telefononi ne nr e Shoqates Vatra me qender ne NEW YORK ku mund te merrni informacione me te rendesishme se keto qe ju solla ketu nqs jeni te interesuar.

Me respekt amoxil, per nje Shqiperi etnike!


  Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.