Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 01 Shkurt 2006 - 01:43:

47

Letër pas një artikulli në shtyp për Janullatosin

Zotit Alfred Moisiu President i Republikës së Shqipërisë, zotit Theodhori Sollaku Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, zotit Ermir Dobjani Avokat i Popullit. - Rilexuam me shqetësim shkrimin e gazetës Koha Jonë datë 07.01.2005 dhe u mblodhëm për të sqaruar mendimet e unifikuar veprimet mbi çka duhet bërë për problemet shumë të rëndësishme, e me rëndësi kombëtare që ngre dhe publikon autori nën titullin "Ku janë teologët shqiptarë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ?" në të cilën ngrihen disa akuza për qytetarin grek Janullatus, i cili vazhdon të drejtojë kishën tonë. Nisur nga gjithçka lexuam aty, të shqetësuar detyrohemi të pyesim, së pari atë vetë: -Cili jeni Ju, zoti Janullatus ?! A jeni vërtet kleriku dhe Kryepeshkopi ynë, apo ushtar aushtarak i asfalisë greke ?? Sigurisht ne duam të besojmë të parën pasi u bënë kaq vjet që u dëgjojmëdhe shohim si Kryepeshkopin tonë.

Mirëpo gjithë sa shkruhet në artikullin e përmendur, jo vetëm që nuk janë punët e Zotit dhe të kishës por as të komshiut të mirë siç duan të jetë besimtarët tanë matanë e këtej kufirit. Për më tepër zoti Janullatus ju akuzoheni drejtpërsëdrejti me emër e mbiemër si primari i një lufte të nxitur dhe organizuar nga grekët kundër nesh, për të shkatërruar deri në zhbërje të autoqefalisë së kishës tonë të cilën shqiptarët e kanë siguruar dhe mbrojtur me gjak dhe sakrifica. Më tej akoma, Ju akuzoheni se për këto qëllime antishqiptare e keni sabotuar edhe misionin e Kryepeshkopit duke e lënë kishën tonë për 15 vjet pa statusin e saj, pa klerikët e saj, pa sinodin e saj. E pra, ju zoti Janullatus erdhët aty ku jeni për të kryer pikërisht këto punë. Dhe, ende sot pas 15 vjetësh, ju mbani në postet kyçe të sinodit të mitropolive dhe shkollave teologjike shqiptare në Durrës e Gjirokastër, misionarë grekë.

Përse ndodh kjo zoti Kryepeshkop? Ku janë teologët shqiptarë të arsimuar në këto 15 vjet të cilët i përzgjodhët ju dhe vartësit tuaj? Apo nuk u dolën siç deshët? Ju, zoti Janullatus i keni borxh Kishës Ortodokse Shqiptare emrin e mirë të trashëguar brez pas brezi sepse disa nga klerikët tuaj grekë, e përdhosen shenjtërinë e saj me vepra të turpshme imoraliteti ndërsa ju i bënit sehir ose ishit i pafuqishëm t´i përzinit nga kisha, kodoshët grekë. Dhe për të gjitha këto fëlliqësira grekomanësh, disa herë ka shkruar e folur edhe media shqiptare, kurse Ju hiç. Ndoshta edhe kjo bën pjesë në taktikën tuaj greke, ne fol, ju hiç, ne fjalët, ju veprat. Mirëpo ka ardhur koha të themi mjaft pasi kupa po derdhet. Gjithë shqiptarët dhe sidomos komuniteti ortodoks ka kohë që i ndjek nga afër dhe me shqetësim zoti Janullatus. Duket haptazi se ju punoni për të përçarë e përplasur ortodoksët shqiptarë në progrekë e antigrekë, siç po bëni me kishën tonë të Elbasanit dhe klerikët e saj patriotë, siç keni bërë në disa fshatra të Shqipërisë ku paguani grekomanët të ngrenë kryqet tuaja ( ato nuk janë pjesë e ritit ortodoks shqiptar) siç po bëni këto ditë për të pronësuar edhe krenarinë e mësuesisë shqiptare, Normalen e Elbasanit. Pas kësaj sigurisht do të kërkoni të pagëzoni edhe Kristoforidhin si grek ...etj.?!

Por shumë nga këto edhe i kishim dëgjuar. Ajo që na tronditi më shumë në shkrimin e përmendur është fakti se ka akuza për helmimin e klerikut, Maks Çuko?! Atëherë zoti Janullatos, për një akuzë të tillë nuk mund të heshtni si gjer tani. Aq më tepër sepse kujtesa jonë historike është shumë e freskët. Shekulli që sapo shkoi mori me vete disa klerikë e patriotë shqiptarë si Petro Nini, Papa Kristo Negovani etj. që u helmuan ose u therën. Ne, një grup shumë i madh ortodoksësh dhe qytetarësh shqiptarë i bëjmë thirrje kryetarit të shtetit shqiptar, zotit Alfred Moisiu, si dhe drejtësisë shqiptare të të gjitha niveleve që urgjentisht të nisin dhe publikojnë hetimet duke ndëshkuar rreptësisht kriminelët dhe miqtë antishqiptarë. Së dyti, zoti president i Republikës kemi bindjen se qëndrimi i mëtejshëm i zotit Janullatus në krye të kishës sonë nuk i shërben Shqipërisë. I lejuar më tutje, ky fakt përbën një padrejtësi që ne do të vazhdojmë ta sjellim në vëmendjen tuaj për të vepruar sa më shpejt. Sot i kemi të gjitha mundësitë ta drejtojmë vetë kishën tonë autoqefale shqiptare.

Shekulli 05/02/


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.