Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Fajtori datë 17 Dhjetor 2009 - 15:51:

Flet gazetari veteran, ish-redaktor në RD

Gazetar në të dy sistemet për 32 vjet, I apasionuar pas pikturës dhe artit, autor i tre librave të botuar në vitet '90, Petro Dhimitri tregon.


Si e kontrollonte partia [e Punes] gazetarinë? Dhe në një paralelizëm me gazetën e parë të një partie opozitare, RD-në, si e kontrollonte Berisha?
-Partia u jepte kryeredaktorëve orientimin me udhëzime të qarta e të padiskutueshme. E njëjta melodi u përsërit edhe kur u përmbys diktatura.Vërtet ra sistemi, po njerëzit ishin të brumosur me mentalitetin monist. Në PR udhëzimet i jepte zoti Godo që ishte tolerant dhe i përgatitur. Me të mund të punoje me qejf, por ama disa nga vartësit e tij donin vetëm të diktonin. Me dorë më të fortë drejtonte Berisha RD-në. Ai e hoqi Frrok Çupin pikërisht se donte të bënte ligjin mbi gazetën. Këtë mendim e vërteton katërcipërisht edhe ky episod: Zoti Eduard Selami erdhi në mbledhje në RD. Me që gazeta po humbte lexues, sepse nuk kishim fare kritika për gabimet që bënin kuadrot e PD-së në rrethe, i thashë që duke kritikuar gabimet e njerëzve tanë ne rrisim kredibilitetin e PD-së dhe të gazetës. Duke heshtur ne bëjmë gabim të madh, se kështu nuk e ndihmojmë partinë. Përgjigja me një ton të qetë e të kulturuar ishte se kjo është gazeta e Partisë dhe nuk do të ketë asnjë lloj kritike për kuadrot tona në bazë edhe kur ato bëjnë gabime. Në atë çast ndjeva dhimbje në shpirt dhe heshta. Një kujtim të hidhur kam kur Berisha,në vend që të ndryshonte urgjentisht ligjet e PPSH-së, kërkoi t'i zëvendësonte gjyqtarët me ish- të deklasuar ose me idhtarë të PD-së që do të bënin vetëm kurs 6 mujor. Atëhere botova në RD një shkrim të gjatë ku argumentoja se në çdo sistem gjyqtari është profesionist që duhet të zbatojë vetëm ligjin. Ai nuk mund të mos zbatojë ligjin, edhe pse mund të jetë jo ish -i zgjedhur i PPSH-së, po idhtar i PD-së. Kur qe mbledhur forumi i lartë i PD-së, Berisha e kishte kritikuar atë shkrim, prandaj kryeredaktori e shtroi në mbledhjen tonë se nuk duhet t'i kundërvihemi vendimeve që merr partia si p.sh. veproi Petro kur botoi artikullin për gjyqtarët me kurse disamujore. Të gjithë heshtën edhe pse e dinin mirë që gjyqtarët nuk ka pse t'i kemi partiakë e aq më pak të pakualifikuar. Përshtypje të hidhur më la reagimi ndaj grupit të Gramoz Pashkos dhe Arben Imamit të cilët kundërshtuan një vendim të Berishës të cilin ata e quanin të padrejtë. U trajtuan gati si armiq. Kulmi i veprimit neodiktatorial të Berishës ishte kur Eduard Selami hodhi idenë që në të ardhmen kryetari i partisë duhet të jetë kryeministër për të zbatuar programin e partisë. Kjo sepse,për shumë gjëra, Meksi nuk zbatonte programin e partisë. Në konferencën e shtypit, kur një gazetar e pyeti zotin Eduard Selami: "Po qe se forumi ku do të shtrohet teza juaj, nuk e miraton atë, ju çdo të bëni?". Përgjigja ishte: "Secili, aq më shumë kryetari i një partie, në demokraci ka të drejtë të parashtrojë ide dhe të bëjë propozime. Po nuk u miratuan ato, nuk do të thotë se ai duhet të ikë nga partia. Prandaj dhe unë do të vazhdoj të jem në PD se jam anëtar dhe kryetari i saj". Po Berisha e hoqi menjëherë, edhe pse jeta tregoi që ai kishte të drejtë. Aktualisht Berisha është edhe kryetar i partisë, edhe kryeministër.


Gjatë drejtimit të shtypshkronjës "Demokracia", si ishin marrëdhëniet me partinë në pushtet e cila dihet se nuk i kishte aq për zemër mediat kritike?
-Sa kam qenë drejtor nuk ka patur ndonjë bllokim gazetash. Kontradiktat e mia me PD-në filluan kur me miratimin e IMF-së që na financonte, lejova botimin e gazetës "Koha Jonë". Ajo, edhe pse ishte gazetë opozitare, e botuam për arsye financiare se kishte tirazh të madh dhe na jepte mundësi të mbijetonim. Për këtë veprim bisedova me IMF-në, të cilët më thanë se biznesi nuk duhet ngatërruar me politikën. Shtypshkronjën e ndërtuam për të ndihmuar gazetat antikomuniste nga ana financiare, po kjo nuk do të thotë se atje nuk do të botohen edhe gazeta të tjera. Po nuk u botuan te ne, ato diku gjetkë kanë për t'u botuar. Ne jemi për shtypin e lirë dhe nuk kemi pse bëhemi pengesë për asnjë gazetë, botimi i së cilës jep fitime. Fitimi ishte i dukshëm. RD në atë kohë kishte (me sa mbaj mend) 2000 deri 3000 kopje, ndërsa "Koha Jonë" botohej me 40000 e deri 50000 kopje. Gazetat e tjera bashkëpronare e kishin tirazhin nga 1000 deri 2000 kopje. Me tirazhin e tyre shtypshkronja falimentonte brenda dy muajve.

(Shekulli)


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.