Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Dinamo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2261)
Poçi, "xholi" i trajnerit Demollari
Fieraku do të luajë stoper i djathtë ndaj Vllaznisë.
Mesfushori fierak Artion Poçi, një nga futbollistët që është aktivizuar në pozicione të ndryshme në fushë, ndaj Vllaznisë do të luajë në mbrojtje, përkrah Pishës e Gallos. Këtë fakt e ka pohuar vetë trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari. Në Shkodër, fieraku do të zërë vendin e stoperit të djathtë, Erjon Xhafa, i cili është i skualifikuar pas daljes nga fusha me kartonin e kuq në ndeshjen me Lushnjën. Pas daljes me karton të kuq të Xhafës ndaj Lushnjës, Poçi ka lënë krahun e djathtë të mesfushës, duke kaluar pikërisht në pozicionin e stoperit të djathtë. Paraqitja e tij në minutat e mbetura të ndeshjes me Lushnjën, me sa duket, e ka bindur trajnerin e bluve ta nisë sfidën e nesërme me Vllazninë me Poçin në rolin e stoperit. Ndërkohë, në ndeshjet e mëparshme që Dinamoja ka zhvilluar në këtë sezon, ky futbollist ka provuar edhe disa role të tjera në fushën e lojës. Kështu, përveçse në qendër të mesfushës, që është pozicioni i tij natyral, ai është aktivizuar edhe në krahun e djathtë të mesfushës. Ndërsa në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, me Laçin, Poçi ka luajtur në rolin e liberos. Vetë futbollisti është shprehur se nuk ka asnjë problem për sa u përket pozicioneve të ndryshme në të cilat ka luajtur. "Për mua, pak rëndësi ka se në cilin repart të skuadrës do të aktivizohem. E rëndësishme është të japësh maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin në rrugën drejt fitores. Një gjë të tillë do të përpiqem të bëj edhe unë ndaj Vllaznisë. Kam luajtur në pozicione të ndryshme dhe nuk kam pasur asnjë vështirësi." Kjo ka qenë deklarata e shkurtër e mesfushorit fierak të Dinamos. Ndërkohë, Poçi shprehet optimist për një fitore në takimin e nesërm me Vllazninë.
Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.