Postuar nga Katilesha datë 20 Nëntor 2009 - 14:22:
Citim:Po citoj ato që tha AngelDevil me falni qe po e rihap si teme serish por thashe ta postoja ket video shifeni kur te keni kohe
Angel ,para 1 viti une kam pasur marredhenie pune me 2 nga vajzat e ketij zoterise ketu ne video. Pra ata kane ardhur te kryejne nje pune tek une,pune qe do muaj realizim dhe qe ne kemi pasur kontakte te vazhdueshme dhe di te them dicka: jane njerez shume te mire, vertete miqesor dhe pa paragjykime. Majde tezja i thoshte nipit te vet ( qe ne Itali punonte si fotomodel se ishte shume i bukur), qe dashuria ishte nje ndjenje qe nuk pyeste nese tjetri eshte afrikan,italian,gjerman,shqiptar, i bardh , i zi apo i verdhe . Dashuria ishte me sublime dhe me e forta siper ketyre ndjenjave prej njerezve te vegjel dhe se ai ishte i lire te merrte kedo,mjaftonte qe ta dashuronte veretete.
Aty u ndjeva keq, u ndjeva pjese e asaj shoqerie qe ka hedhur gure paragjykimi , fyerje ,sharje dhe urrejtje mbi nje komunitet te caktuar vetem sepse ata nuk jane nje ngjyre me ne dhe nje prejardhje me ne. Une personalisht jam krejt e hapur ndaj cdo race njerezore, ndaj cdo prejardhje njerezore aq sa shpesh ndihem e paragjykuar nga shoqeria ( qe i paragjykojne keta njerez) per kete liri dhe mendim timin,por kjo s'me ben pershtypje.
Asnjehere nuk jam perpjekur qe te luftoj paragjykimin e tyre ,sepse eshte nje lloj ndjenje qe perjashton racionalitetin dhe ne kete rast nuk mund te flitet per negociata apo dicka tjeter.