Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shteti i pare shqiptar; Mbreteria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=211)
-- Migjeni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7796)


Postuar nga SHKODRA4001 datë 20 Nëntor 2011 - 04:43:

Sikur po dalim jashte temes me sa po duet apo jo? Gjithsesi me thenjen tende po tregoni a thua jeni 90 apo 110vjece, sepse te tregoni dicka reale si e jotja do te thote se keni perjetuar keto ngjarje apo prova?? partizanet komuniste kane bere gjese makabre ku ti as une nuk mundemi ti mendojme jo ma ti realizojme....ja nje shembull prej partizaneve komuniste ....Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste në Druar të komunës së Vushtrrisë, me 25 nëntor 1944





Nga Prof. Hilmi Saraçi





Lajmi i rrejshëm për rrëmbimin e armëve në stacionin e trenave





Në Druar të komunës se Vushtrrisë forcat partizane komuniste me 25 nëntor 1944 pushkatuan 21 shqiptarë si hakmarrje për vrasjen e shtatë partizanëve serbo çetnik të cilët kishin hyrë në fshat pas një lajmi që kishin marrë se gjoja fshatarët e Druarit kanë rrembyer një sasi të armatimit në stacionin e trenit duke menduar kështu që të vrasin dhe te terrorizojnë banorët shqiptarë. Për pushkatimin e fshatarëve dhe për rrjedhen e kësaj ngjarje tragjike në Druar, flet njëri ndër deshmitarët e gjallë të kësaj ngjarje , Hazir Haziri, pensionist nga fshati Druar tani me vendbanim në Vushtrri i cili kishte shpetuar pa u pushkatuar fal fatit dhe kujdesit të Hasan Malokut nga fshati Shallc në momentin kur fshatarët e Druarit forcat partizane çetnike i kishin ndarë për pushkatim. Ai më parë tregon se me 21 nëntor 1944 ishte çliruar Vushtrria me rrethinë nga forcat okupuese gjermane, për ta lidhur këtë ngjarje me Brigadën e III-të Partizane nga Shqipëria që operonte në këto anë me Ramiz Alinë, komisar dhe Brigadën 21 Partizane komuniste serbe nga Serbia. Këto brigada partizane komuniste kishin filluar një aksion ndaj të gjithë atyre që nuk pajtoheshin dhe kundërshtonin sistemin komunist, kështu në këtë kohë qarkullimi i këtyre forcave komuniste partizane ishte prezent në këtë hapsirë, në fshatrat që shtriheshin në lindje të Qyqavicës, për të treguar se në Qyqavicën legjendare rezistenca kundër sistemit komunist ishte ende e pranishme. z. Haziri në këtë kohë ishte vetëm 15 vjeqar, kur kishte ndodhur kjo ngjarje, prandaj i kujtohet mirë rrjedha e zhvillimit të kësaj tragjedie. Deri vonë nuk është ditur si kanë mësyer partizanët serbo komunist në fshatin Druar, ku qenderonte arsyeja dhe kush ishte personi që kishte ndikuar dhe kishte lajmëruar se në Druar janë rrembyer armët në stacionin e trenava nga fshatarët e Druarit- thotë z. Haziri.


nuk te mjafton ? te tregoj me shume e nderuar i nderuar bashke forumiste apo me shume patriote.


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.