Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Festimet për heqjen vizave, qeveria nxjerr administratën në shesh
Të vish nga qyteti yt me autobus, të vendosesh në katrorin e përcaktuar enkas për ty dhe të duartrokasësh sa herë ta bëjnë me shenjë. "Të festosh me detyrim", kjo është motoja e festës së djeshme të administratës shtetërore që është detyruar të dalë në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë për të festuar liberalizimin e vizave. "Na kanë mbledhur si delet", - thotë për "Shekullin" një prej punonjësve që ka udhëtuar 150 kilometra me një "autobus të lodhur" për të ardhur deri në Tiranë. Në grupe të organizuara, nëpunësit e administratës shtetërore nga i gjithë vendi erdhën dje me autobusë, të cilët ishin të porositur më parë. Mësohet se drejtuesit rajonalë kanë marrë detyrat nga qendra që të sjellin në kryeqytet nëpunësit e tyre. Disa prej të pranishmëve konfirmojnë për "Shekullin" se para se të hipnin në autobusë, u është marrë shënim emri, ndërkohë që e njëjta gjë është bërë edhe në kthim. Punonjësit ishin nga e gjithë administrata shtetërore, duke filluar nga mësuesit, mjekët dhe pothuajse çdo institucion tjetër shtetëror. Për të mbushur sheshin "Nënë Tereza" me rastin e koncertit festiv të organizuar nga qeveria për heqjen e vizave, e gjithë administrata shtetërore dhe ajo vendore, e cila kontrollohet nga të djathtët u vu në shërbim të saj. Dhjetëra autobusë nga qytete të ndryshme të vendit bashkë me punonjës të administratës zbarkuan në Tiranë për të marrë pjesë në koncert. Autobusët që erdhën nga Veriu u ndalën tek stadiumi i lojërave me dorë, "Asllan Rusi", ndërsa ata që erdhën nga jugu zbarkuan te stadiumi "Selman Stërmasi" dhe tek ish-Ekspozita. Autobusët dhe mikrobusët që erdhën nga juglindja qëndruan para stadiumit "Qemal Stafa". Të pyetur nga "Shekulli', ata konfirmuan se janë detyruar që të shënojnë emrin për të marrë pjesë në aktivitet.
Edhe zonat në shesh ishin të ndara sipas qyteteve. Juglindja ishte vendosur pranë Rektoratit, ndërkohë që në pjesën e Bulevardit dhe atë para skenës ishte caktuar zona e veriut ku edhe urdhri për të detyruar nëpunësit e administratës shtetërore u zbatua më me korrektësi. Disa prej drejtuesve mbanin në duar edhe listat, të cilat në ditët në vazhdim do të dorëzohen në strukturat drejtuese në qendër. Prefekturat dhe njësitë vendore ishin ato që e zbatuan më shumë urdhrin, kjo edhe për shkak të numrit të vogël të punonjësve. Edhe drejtuesit e degëve arsimore apo drejtuesit e spitaleve dhe të institucioneve që janë nën varësinë e qeverisë apo të bashkive dhe komunave të drejtuara nga të djathtët kanë detyruar punonjësit e tyre që të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga mazhoranca. Në përfundim të aktivitetit, i cili zgjati për 90 minuta, të pranishmit u rikthyen nëpër autobusët e marrë me qira sipas listave të përgatitura më parë.
Autobusët para stadiumit "Qemal Stafa"
DV 1665 A
KO 0598 B
KO 2126 B
PG 5571 B
VL 1011 D
VL 1974 C
VL 1206 C
El 2067 C
-marre nga "Shekulli"-
* * *
Dhe ta quash, cilesosh Shqiperine vend Demokratik!!!???
Kemi vite qe jetojme jashte Shqiperise dhe, nuk kemi pare dhe degjuar nje veprim te tille, te bere nga qeverite shteteve ku jetojme!
Edhe ketej, Demokracia nuk eshte perfekte por, njeriu respektohet ne lirine e tij jo vetem te mendimit por edhe te veprimit dhe, nuk DHUNOHET duke u marre me KERCENIM te dale ne rruge per interesa te njeres parti apo tjetres!
Sali Berisha, nuk mund te dale dot nga Manteli i veshur ne Komunizem dhe i mesimeve Leniniste-Staliniste Diktatoriale te marre nga Profesori i tij Enveri!
Ndyresia me e madhe eshte se dhe ate Popull shqiptar, ashtu si Enveri me luften e Klasave edhe ky e percau duke i Parti-zuar te gjithe shqiptaret e futur ne nje Lufte partiake me njeri-tjetrin!
Eshte metoda me e mire per te sunduar nje vend i cili eshte i percare. I percare, jo per bindje Politike por per perfitime nepermjet Politikes, te qenit Partiak!!!
Zgjohu o popull, se nuk eshte kjo Demokracia! Demokracia jane Ligjet dhe rregullat e njejta gati per te gjithe!
Zgjohu dhe, lufto te pakten per te ardhmen e femijve tuaj, lufto qe ato te mos kene me Diktatore mbi koke por nje jete ku secili sipas aftesive te veta ta kete rrugen e lire ne veprim, pa u munduar te korruptoje qe te perfitoje!!!
Edhe pse nuk kam asnje lidhje fizike me ate vend, edhe pse nuk kam asnje perfitim material me vjen keq se kam lindur, jam rritur deri ne nje fare moshe atje dhe se jam e do ngelem Shqiptar!
Jo se une jam me Patriot se ndokush ketu apo jashte Forumit, por me vjen sinqerisht keq.
Turp per ato Shqiptare qe, per interesa te private luajne me nje popull te tere, luajne me te ardhmen e femijve te tyre!!!
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.