Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 335 336 337 338 339 340 341 342 343 [344] 345 346 347 348 349 350 351 352 353 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 26 Gusht 2011 - 22:14:

Kryeministri i firmos letrat jopublike si Enver Hoxha: ‘Juaji, Sali Berisha’



Disa ditë më parë janë hedhur në “You Tube” dy video me titull “Jeta Private e Enver Hoxhës”. Në video shiheshin qartë disa episode në sjelljen e Hoxhës gjatë pushimeve të ngjashme me ato që i servir publikut Berisha gjatë verës, përfshirë notin në det, mënyrën e takimeve etj. Vetëm se Enver Hoxha nuk i kishte për “konsum publik”.

Dhe me sa duket ka edhe sjellje të tjera, në të cilat kreu i sotëm i egzekutivit shqiptar përpiqet t’i ngjasojë ish-udhëheqësit historik të komunizmit shqiptar.

Në një letër që Berisha i ka dërguar në 2009 politikanit shqiptar të Maqedonisë Ali Ahmetit. Firmosja e letrës që gjendet edhe në letra të tjera jopublike të Berishës është e njëjtë me mënyrën e famshme unike të firmosjes së letrave prej Enver Hoxhës: me termin “Juaji”.






Berisha: Pse u bëra komunist

Sali Berisha, ish- komunist dhe ish-sekretar partie, ishte anëtar i Partisë së Punës nga viti 1970 deri në 1990. Sot ai është i vetmi ish-komunist që vazhdon të jetë në pushtet dhe në politikë në ish-vendet komuniste të Europës.

Tesera e Partise


Në një intervistë televizive Sali Berisha e ka justifikuar kështu anëtarësimin e tij në PPSH:

“…Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur arsye. Arsyeja është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. Një natë, një ushtri prej 300.000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar…”



Hajde idiot hajde. Ti je i rrjedh or kafshe e ndyre, nuk di as te "mbrohesh" psene, pse na paske hyre ne Parti! Kujt ja shet keto mor Injorant!!!???


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 335 336 337 338 339 340 341 342 343 [344] 345 346 347 348 349 350 351 352 353 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.