Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga kurt datë 15 Janar 2009 - 14:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Po Gran Torino, si ishte? Clint Eastwood e nderoi emrin e tij sic ben shpesh apo jo?

shume film i bukur...


Postuar nga Glaukus datë 16 Janar 2009 - 05:19:

" Il Divo "

..... film për Giulio Andreotti

Turll  ,  Faje  , Piktoro ....... besoj se do e keni parë ( në rast se jo - shikoni vetëm këtë sekuencë ...


Postuar nga AndreaPirelli datë 16 Janar 2009 - 08:09:

Nuk e kam pare po do e download menjehere ........ .


Postuar nga Fajtori datë 16 Janar 2009 - 17:32:

Se kam pare, por xhirimet duken shume artistike. Sa here shikoj keshtu filmash mendoj sa bukur do ishte te beheshin ne Shqiperi. Imagjino te njejtat kende filmike, nje fotografi te paster dhe historite kriminal-politike te 20 viteve te fundit ne Tirane. O kane material skenaristet tane per te bere filma te bukur, o s'ka njeri.


Postuar nga AndreaPirelli datë 17 Janar 2009 - 08:51:




Postuar nga kurt datë 17 Janar 2009 - 15:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Se kam pare, por xhirimet duken shume artistike. Sa here shikoj keshtu filmash mendoj sa bukur do ishte te beheshin ne Shqiperi. Imagjino te njejtat kende filmike, nje fotografi te paster dhe historite kriminal-politike te 20 viteve te fundit ne Tirane. O kane material skenaristet tane per te bere filma te bukur, o s'ka njeri.
kyt faktikisht e mendoj shume kur shikoj filmat e guy richit, burri i madones. filmat e tij kane nje sukses shume te madh neper bote, si ai "snatch", "lock stock and two smoking barrols" etj etj.
ne te gjithe filmat e tij prezanton/imagjinon karaktera shqiptar qe sot jetojn existojn neper evrope e bote, dhe shikuesit i dojn shume filmat e tij. une personalisht jam tifoz i madh i filmave te tij se mentaliteti dhe filozofia e personazheve ne filmat e tij jane rreale ne jeten e shume shqiptarve aventuriera neper evrope dhe bote...hehe


Postuar nga Tulipani datë 23 Janar 2009 - 19:19:

Seven pounds

Si gjithmone ne italisht titullin e perkthen ndonje i prapshte e i nderron kuptimin origjinal.

Shpresoja qe regjisori te kish mbajtur sado pak ate finesen e tij europiane e mos ish influencuar nga Hollivudi por duket ka qene e pamundur. Mua mu duk i ngadalte dhe kamera qe kapte personazhet nga prapa ose imazhet e paqarta qe qartesohen vetvetiu te jepnin ndjenjen e perjashtimit te spektatorit nga ngjarja.
Gjeja qe me pelqeu ishte idea e filmit, nje njeri qe do te korrigjoje nje gabim te pafalshem me ane te veprimeve te tij jo me fuqi te mbinatyrshme apo kesoj gjerash dhe fakti qe te le me shume pyetje ne mendje per argumente si vetvrasja, dhurimi i organeve etj.


Postuar nga Fajtori datë 23 Janar 2009 - 19:51:

Muccino me Will Smith po krijojne bashkepunim fiks mesa duket. Filmi i dyte qe shihet ky cift regjizor-aktor. Po te mendojme se te parin ishte Smith qe kerkoi regjizorin me cdo kusht (ndryshe nuk bente filmin), i bie qe rezultati i filmit te pare (Pursuit of happiness) t'i kete pelqyer perderisa vazhdon.

P.s. Se di sa perdoret togfjaleshi "Pursuit of hapiness" ne amerike. Di vetem qe Barack Obama e perdori gjate fjalimit te se martes dhe mendova se e beri qellimisht per te cuar mendjen e njerezve tek nje aktor me ngjyre si protagonist. Vec te tjerash Smith eshte mbeshtetes i Obames.


Postuar nga Balerina datë 24 Janar 2009 - 04:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

P.s. Se di sa perdoret togfjaleshi "Pursuit of hapiness" ne amerike. Di vetem qe Barack Obama e perdori gjate fjalimit te se martes dhe mendova se e beri qellimisht per te cuar mendjen e njerezve tek nje aktor me ngjyre si protagonist. Vec te tjerash Smith eshte mbeshtetes i Obames.



"Life, Liberty and Pursuit of Happiness" eshte per mendimin tim fraza me e famshme e Deklarates se Pavaresise Amerikane. S'ka te beje fare me aktorin me ngjyre, "pursuit of happiness" jane fjale shume normale qe mesohen qe nga klasa e trete/katert, sepse "life, liberty and pursuit of happiness" shihen si themeli i idealeve mbi te cilat vendi eshte krijuar. Eshte normale per nje president qe te perdore terma te njohur nga dokumente me vlere si Deklarata e Pavaresise, Kushtetuta, apo edhe fjalimet e inaugurimeve te presidenteve te pare, ose atyre qe kane lene mbresa te perjetshme.
__________________________________

Une pashe Gran Torino. Zakonisht i kam shume qejf keto filmat ku nje njeri qe me te vertete ka guxim e merr ligjin ne duart e veta sepse ligji nganjehere nuk funksionon. Clint Eastwood ishte i madh. Femijet-aktore nuk ishin dhe aq te mire, po prape mendoj qe filmi ishte shume i bukur.


Postuar nga lezhjani-82 datë 24 Janar 2009 - 05:51:

Glaukus shume artistik aj filmi me Divin dhe do ta shoh sesben, me ngeli ne mendje se ashtu sic tha fajtori na kujton pak eren tone!

Kurti Snatch me ka pelqy shum dhe eshte nji nder filmat me te rrealizum per mendimin tim.

Balerina, eshte e vertete ajo qe thua per pursuit of happiness....edhe un se kisha dite me para se kam vetem ca vjet ktu ne amerike por eshte shprehje e perdorur qe ne mesimet e para per te lindurit ktu!


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.