Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Sali Berisha, fundi yt do jetë si ai i Gedafit
14 Gusht, 2012
Nga Erion Braçe
Sali Berisha ka kthyer tashmë “Bllokun e Regjimit”.
Mu tamam në rezidencat qeveritare të ish regjimit diktatorial. Njësoj si ai regjim me paratë e popullit që jeton në mjerim.
Sapo dëgjova një “reagim” të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (as emrin nuk ka ndryshuar prej regjimit te shkuar), agjenci nën varësi direkte dhe në shërbim direkt të Kryeministrit së pari, Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit- në radhë.
Natyrisht që nuk është gjuha e një drejtoreshe të “Shërbimit Qeveritar”! Ishte gjuha e dhunshme, kriminale, por edhe banale e një Kryeministri të korruptuar dhe gjakatar.
Berisha është kreu i dhunshëm i regjimit që po vuajmë dhe sot u rikthye gjuha-kamxhik mbi median që provon të thotë të vërtetën.
Çfarë thotë Berisha?
Së pari, quan pamjet një “montim”!
Është një turp i përsëritur e një Kryeministri mashtrues germë pas germe. Nuk jep shpjegime, asfare. Njësoj siç në regjimin e shkuar nuk e ndjen hiç detyrimin të shpjegohet. Në demokraci transparenca është thelbi i sjelljes së një pushtetmbajtësi. Por Sali Berisha nuk e ka këtë veti. Ai është një zyrtar i trashëguar nga skutat e regjimit diktatorial dhe as që e mendon se ka detyrim t’i shpjegohet popullit taksapagues.
Unë e sfidoj Sali Berishën të shkojmë nesër e ta vizitojmë dhomë për dhomë rezidencën e Vlorës, kolltuk më kolltuk, tavolinë më tavolinë, karrige më karrige…. (s’po numëroj gjithë specifikimet teknike të luksit qeveritar).
Në sy të popullit unë dhe ti Sali Berisha. E hapim rezidencën për popullin e Vlorës dhe të shohim sa i zoti do jesh t’ua shpjegosh vlonjatëve të varfër luksin e paguar nga paratë e tyre.
Së dyti, pohon se ajo nuk është “rezidenca e Kryeministrit”, por “rezidencë qeveritare në shërbim të personaliteteve të larta të vendit apo miq të shquar (të huaj) të vendit tonë”.
Po ç’domethënë kjo? Si ka mundësi që ti i sfidon shqiptarët kaq keq në intelektin e tyre?
Nuk është rezidenca jote, por e Qeverisë që ti kryeson!
Po ku është dallimi këtu?
Nuk është rezidenca jote, por e personaliteteve të larta të vendit, mes të cilëve ti juridikisht je i treti, por faktikisht je i pari në radhë, siç qëmoti Sekretari i Parë!
Po ku është dallimi këtu?
Nuk ka dallim kërrkund. Ajo në Vlorë është një nga rezidencat e shumta qeveritare, të qeverisë që ti kryeson. Si në Durrës, Pogradec, Velipojë, Dajt, Sarandë, përsëri në Vlorë, në anën tjetër të rrugës, në Dhërmi.
Ky është blloku i rikonstruksionit me paratë e shqiptarëve, i modernizuar në luks me paratë e shqiptarëve, funksional për ty dhe sojin tënd politikbërës, po me paratë e shqiptarëve.
Cilën prej tyre do të mohosh? Të sfidoj sërish, hapi dyert e rezidencave t’i shohë populli!
Përgjigju për paratë e shpenzuara për to! Përgjigjen tënde po pret çdo shqiptar!
Shpjegoju të verbërve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport;
Shpjegoju para tetraplegjikëve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbi paterica, mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport;
Shpjegoju pensionistëve, të cilëve iu shtove 300-400 lekë në muaj, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për “Rezidencën Qeveritare”! Ata nuk kanë pushime në mes të kësaj vape, s’ju del, kurse ti me paratë e tyre, në Rezidencën Qeveritare të Dhërmiut tani, të Dajtit në dimër, pushon me gjithë sojin tënd biologjik.
Kush je ti, që ndryshe nga çdo shqiptar, pushon me paratë e taksave të shqiptarëve, në rezidenca qeveritare bashkë me grua, fëmijë madhorë, nipër e mbesa? Madje më shumë, merr para të tjera nga buxheti i shtetit për t’i përshtatur ato me modën e kohës, luksin e sulltanëve!
Po flas vetëm për Rezidencat, jo për shtëpitë ku banoni. Hapua shqiptarëve derën e shtëpisë tënde, të Gitës e Zenit, të shohin si e ku jetoni! Bëje!
Po, po! Ti ke rikthyer Sulltanin e Bllokut.
Po shet çdo gjë, pasuritë tona, naftën e kromin, ndërmarrjet e hidrocentralet, për të paguar luksin tënd prej sulltani. Po shet Atdheun për gjithë jetën.
Dua të të them diçka të fundit dhe mbaje mend:
Fuqia e të varfërve që po paguajnë luksin tënd do të mundë, do të përmbysë, si çdo Sulltan tjetër.
Si Gadafin!
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.