Forumi Horizont | Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Nqs je i qerruar Stenli pergjigju cdo te besh kur te ikin grekerit nga Shqiperia????????????????????????????
Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli
E dija qe ishe racist.
Ca nga ca po e identifikon veten tende origjinalisht.
Keshtu vazhdo.
tata
Anetar i ri
Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 1
__________________________________________________
__________
Tata
Na shkuran nga seminari i Durresit. Stenlit i kane ardhur perforcime.
Stenli,
Ashtu te pashe te trishtura sepse i ke nja shtate ne barke... por hic mos u merzite se Janulla ka ngrite spitale dhe ndihma te jepe kisha Janullit sa te duash se je shume i devotshem...
Po si perballove dote vogelushat megjithe ndihmen, hic mos u merzite se do te kesh Janullen nga mbrapa, si gjithmone...
Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli
E dija qe ishe racist.
Ca nga ca po e identifikon veten tende origjinalisht.
Keshtu vazhdo.
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
tata
Anetar i ri
Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 1
__________________________________________________
__________
Tata
Na shkuran nga seminari i Durresit. Stenlit i kane ardhur perforcime.
Stenli,
Ashtu te pashe te trishtura sepse i ke nja shtate ne barke... por hic mos u merzite se Janulla ka ngrite spitale dhe ndihma te jepe kisha Janullit sa te duash se je shume i devotshem...
Po si perballove dote vogelushat megjithe ndihmen, hic mos u merzite se do te kesh Janullen nga mbrapa, si gjithmone...
Re: Anastas Janullatos, Ndertues i Kishes se Shqiperise.
[QUOTE]Po citoj ato që tha Une Stenli
[B]
Uroj qe shqiptaret te mos jene keshtu si ju.
__________________________________________________
_____
Stenli,
Ky urim eshte shqiptar apo grek ?
Përgjatë gjithë historisë njerëzore indiferenca ka dëmtuar në mënyrë fatale të gjithë njerëzit a popujt, të cilët janë treguar indiferent ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur te ata. Në shkrimet e ndryshme që janë shkruar në forumin horizont në lidhje me kryepeshkopin Janullatus, praninë e tij në shqipëri, rrolin e tij, arsyes pse ai duhet të jetë këtu, si dhe funksionit të tijë në atdheun tonë, shohë se disa janë të shqetësuar për veprimtarinë e këtij individi dhe madje paraqesin edhe shumë dyshime dhe shqetësime serioze për të dhe për çfrë ai i ka bërë kishës Orthodhokse dhe vlerave tona kombëtare. Nuk më pëlqen fakti që disa persona ndoshta edhe pa menduar mirë për rrezikun që mund ti kanoset çfarëdo populli nëse do ti mohohej identiteti, gjuha, tradita dhe vlerat e tijë personale shfaqin një llojë indiferentizmi duke u shprehur se skemi ndonjë gjë tjetër më të mirë për tu marrur, po lëreni kryepeshkopin në punën e tijë. Unë dua ti them atyre se vërtet kemi plotë gjëra për tu marrur, por kjo që ne po merremi është një gjë tepër e mirë dhe madje e rëndësishme, sepse po përpiqemi të njohim dhe informojmë se çpo ndodh me vlerat tona. Po nëpërkëmben, po mohohen apo po vlerësohen përherë më shumë këto vlera që ne i bartim me nderë?
Pikërisht për këtë gjë unë dua tju sjell një dëshmi të gjallë se çpo ndodh në kishat tona Ortodokse të Shqipërisë, një dëshmi të cilën e kamë parë me sytë e mi, e kamë prekur dhe jamë i bindur se është krjetësisht objektive.
Ja se çndodhë në kishat tona: Kryepeshkopi akuzohet se ka bërë që nëpër kishat Ortodokse të bëhet lutja dhe liturgjia në Greqisht të cilën do ta gjykoja personalisht si një gjë të pavendë dhe tendencioze sidomos aty ku nuk ka minoritet greke, por nuk kam asnjë arsye për ta gjykuar si të tillë, sepse në Kishat e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, 2 kishat e Tiranës, Elbasanit (jo në kishën e kalasë), si dhe në kishat e fshatrave të Elbasanit, në kishat dhe fshatrat Lushnjes, Divjakës, Fierit, Vlorës, Korçës, Ersekës, Voskopojës, Beratit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Pogradecit etj lutja dhe liturgjia bëhet në gjuhën tonë SHQIPE dhe e them me bindje se influenca greke është gjëja e fundit që mund të mendohet. Priftërinjtë janë shqipëta. Ungjilli lexohet në gjuhën tonë shqipe dhe për këtë përdoret përkthimi që i ka bërë atdhetari ynë i shquar Kostandin Kristoforidhi si dhe vetë hirësia i tij Fan Stilian NOLI, vlerat e të cilëve unë i kam si një model të lartë.
Dhe meqë ra fjala te Noli, shtrohet çështja se Janullatosi ka hedhur poshtë figurën e shquar të tijë, unë ju them se në të gjitha kishat tona përdoren ende përkthimet e tij liturgjike siç janë librat “Kremtoria”, “Pesdhjetorja” dhe “Triodi”. Libra të cilët Noli i ka kthyer nga greqishtia në Shqip. Në festën e Flamurit çdo 28 Nëntor në kishat tona bëhet meshë hyjnore dhe shërbesa e flamurit të cilën e ka përktyer vetë Noli “ky i hedhur poshtë nga Kryepeshkopi”.
Po me datën 28 Nëntorë në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” që ndodhet në manastirin e Shën Vlashit Pranë Durrësit. kryehet çdo vit një festë për ditën e pavarsisë. Festë e cila zgjat disa orë dhe që në të përmbahen këngë patriotike, lexime nga jeta e Skëndërbeut, Ismail Qemalit, vjersha patriotike të ndryshme një ndër ta është “Rend or Maratonamak” (vjersh e Nolit). Ky program është kryer nga vetë studentë të kësaj akademie. Nuk duhet harruar se kjo akademi është dhe qendra dhe e ardhmja e kishës Ortodokse Shqipëtare.
“Që të vërtetat e ungjillit një popull t’i shprehi në më mënyrë të plotë e të lirshme duhet të përdoret vetëm gjuha atij populli” shprehet vetë Kryepeshkopi Anastas në disa kumtesa që ai ka mbajtur me të krishterët Ortodoks Shqiptar, si dhe në librin e tij “Globalizmi dhe Ortodoksia”.
Ikonat në kishat tona janë të pikturuara nga ikonografë Shqipëtarë dhe emrat e shënjtorëve janë në shqip. Jo vetëm kaq, por edhe një numër kishash janë me emra të shënjtorëve që kanë patur prejardhje shqiptare. Si për shembull: Kisha e shën Astit në Durrës. E shën Lefterit në Vlorë, shën Nikodhimit në Berat, Kristo Kopshtarit, Shën Nifonit nga Nukova, etj.
Sa për çëstjen se Janullatosi është i vetëshpallur. Vetë të krishterët Ortodoksë të Shqipërisë e kanë kërkuar atë që të jetë Kryepeshkop në Shqipëri dhe kjo është bërë me vendim të presidentit në vitin 1992 vendim të cilin mund ta gjeni në arkivat e shtetit.
Kur kryepeshkopi erdhi në Shqipëri në fillim të demokracisë këtu nuk ndodhej asnjë person i cli mund ta merrte përsipër këtë detyrë, madje vetë zoti Dhimitër Beduli (teolog i shquar që ka jetuar gjatë kohës kur kishat ishin të mbyllura nga sistemi komonist) kur i kërkoi një prift shqiptaro amerikan që të bëhej kryepeshkop i Shqipërisë ai nuk pranoi, zgjedhje e cila nuk duhet gjykuar për keq, sepse edhe ai mund të ketë patur arsyet e tijë personale, të cilat nuk ja mundësonin dot këtë përgjegjësi. Po atëherë si mendoni a duhej t’u lente kisha në mëshirë të fatit? Të gjithë përfaqësuesit e krishterë të qyteteve të shqipërisë, ndër të cilët ishin edhe teologë Shqiptarë që kanë vuajtur në kohën e regjimit komunist, propozuan unanimisht që eksarku i Patriarkanës Ekumenike hirësia i tijë Anastas Janullatosi, të fronëzohej si kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Gjë që u pranua me dekret te Presidentit të asj kohe zotit Sali Berisha.
Pra vetë shqiptarët e kërkuan diçka të tillë, dhe cilët shqiptarë? Ata shqiptarë të cilët kishin ruajtur besimin në kohën e Komunizmit dhe kishin mbajtur kontakte me peshkopët që jetonin në atë kohë si Irine Banushi Dhe Danili (peshkopë të persekutuar nga regjimi e Hoxhës). Si do ta lejonin ato kaq lehtë të “Shitej” kisha e tyre, ose edhe nëse ishte bërë një gjë e tillë, pse ato nuk protestuan më vonë për një gjë të tillë? Por ata ende e respektojnë kryepeshkopin Anastas Janullatos. A e dini se bashkëpunëtorët e parë të Janullatosit ishin Dhimitër Beduli At Kozma Qirjo nga Vlora, At Gaqo, At Vangjel Xoxe, dhjak Sotir Kanxheri dhe Theodhor Papapavli Teologë dhe priftërinjë,që u përpoqën për krishtërimin para dhe pas mbylljes së kishave.
Në vitin 1997 u formua Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Shqiptare. Në këtë sinodë bëjnë pjesë kryepeshkopi Anastas Janullatos, mitropoliti i Beratit Ignat Gregoriti (me kombësi dhe prindër Shqiptar, lindur në një fshat arbëresh në Greqi), Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi (rritur në Tiranë me origjinë Përmetare, dhe i persekutuar nga sistemi komunist). Peshkop i Apollonisë hirësi Kozma Qirio nga Vlora edhe ky ka vuajtur nën sistemin komonist
Sekretar i Sinodit është At Joan Trebicka nga Korça. Sot në këtë sinod është edhe hirësi Ilia Ketri, Shqiptaro-Amerikan, (madje ai ka ndihmuar kishën tonë edhe në vitet e para të demokracisë) Sot ai është edhe drejtor i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës. Shkollë ku mësimet bëhen në gjuhën tonë amtare Shqipe (sepse edhe për këtë shkollë ka patur shpifje se u bënin mësime në greqisht).
Në vitin 1997 ky “agjent grek” qëndroi në Shqipëri kur shumë politikanë ikën sepse askush nuk ishte i sigurtë për jetën e tij. Dhe jo vetëm kaq, por ai u bë një faktorë zbutjeje dhe nxiti Shqiptarët që të tregoheshin gjakftohtë dhe mos ngrinin armët ndaj bashkëvëllezërve të tyre. Mos flasim për 1999-ën vit kur Kosovarët e dëbuar nga Serbët padrejtësisht. Gjetën një pritje të ngrohtë nga në vëllezërit e tyre ndër të cilët edhe vetë kisha Ortodokse me në krye “antishqiptarin” Janullatos ofroi ndihma për ta dhe hapi kampe që ata të qëndronin provizorisht deri në kthimin e tyre në kosovën e çliruar. Me urdhërin e tij Akademia Teologjike (vendi ku përgatiten filizat e kshës Ortodokse Autoqefale) mbylli provizorisht studimet me qëllim që studentët e sajë të viheshin në shërbim të vëllezërve të tyre Kosovarë.
Po kryepeshkopi është ai cili përmend dhe nderon vetë Nën Terezën një shembull i gjallë i shpirtit të gjërë Shqiptarë. “Mos vallë Nën Tereza ka patur qëllime filo-Vatikanase në Kalkuta?!!!!
Ky “Agjent” ka marrë tituj nderi nga sa e sa universitete botërore dhe shoqata humaniste. Fakte të cilat i përmend jo vetëm për të ngritur figurën e këtij njeriu, por për të treguar se kisha Shqiptare po përparon dhe se në të janë përgatitur djem të rinj si hierodhjakonë dhe hieromonakë, të cilët unë mesa i njohë personalisht nuk i njohë për të paaftë, por për njerëz të përgatitur, me tipare të fisme shqiptare, tolerantë dhe me shpirtin e sakrificës për çdo individë. Në një të ardhme ata do të jenë të gatshëm për të qenë peshkpoë të qyteteve të ndryshme Shqiptare si Tirana, Korça, Berati dhe Gjirokastrës.
" Vazhdojne ti vine perforcime Stenlit"...
Moby Dick,
Pra eshte zgjedhur apo instaluar ky Janulla se tata ne thote ndryshe?
E dyte qe them, ashtu sic edhe formoi partite politike me spiuna (ish edhe te persekutuar) sigurimi i shtetit dhe Ramiz Aliagovic vendosen ne keshillat iniciatore per hapjen e kishave dhe xhamive po spiuna. Qofshin keta dhe ish te persekutuar apo jo. Spinuat drejtoheshin dhe drejtohen me tela nga ata qe i vune... Sa perpopullin ai ishte i pa fe. Enveri ja shpelau trute. Nano dhe Sala i renuan ekonomikisht dhe per nje kg patate ata behen ortodoks etj...(Pale per nje vize, eshte buka qe i detyron e para dhe agnosticizmi i tyre). Pra nuk eshte zgjedhur nga populli. Ish sekretari i ambasades ne Greqi i derguar nga Ramizi beri lidhjen me greket dhe per Janullen. Ky sekretar pastaj na u be shefi i SHIKU-t. Lidhjen sherbimet sekrete greke dhe shqipatre i filluan ne Katovice, ku Greqia si mike e Rusise dhe shtet ortodoks munde te futet ne ate proces per sa i takon ngjarjeve qe do te ndodhnin ne Shqiperi...
Ne vitin 1997 Janulla nuk kishte pse te ikte se duhej te drejtonte dhe shperndante ndihma dhe frymezonte operacionet e rebelave. Apo mos jeni i mendimit se Greqia nuk kishte gisht ne 1997. Gramoz Ruci gjendej ne Korfuz, dhjete minuta lage Sarandes dhe drejtonte dhe ai...
Per Kosovaret ne 1997, ishin kishat e Janullatosit qe thane te mos strehohen ne Jug (Sarande tej...) sepse do te prishej raporti etnik.
Apo mos doni te na thoni se Janulla beri fushate per bombardimin e ushtrise serbe...
Per Nolin dhe gjuhen etj... te lutem mos beje shaka.
Une mesazhin tuaj me gjithe se do ta deshiroja te vertet, do ta titulloje
"Vazhdojne ti vine perforcime Stenlit"...
Sinqerisht
Petriti
MOBIDIK SA SHQIPTAR JE NE SHPIRT?
SA TURP PER MBIEMRIN QE MBAN!
mobidik
Qendra e Gjuhës Greke në Institutin e Formimit Profesional
"Frymë Dashurie"
Që prej vitit 2002 pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” Tiranë, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Greqisë – Qendra e Gjuhës Greke (Selanik) –, zhvillohen provimet për mbrojtjen e gjuhës greke, në katër nivele.
Ky provim zhvillohet njëkohësisht edhe në 54 qendra në shtete të ndryshme. Dëshmia e marrë nga kjo qendër njihet në të gjithë botën.
Tashmë për çdo shqiptar i cili dëshiron që të japë provimin nuk është e nevojshme që të shkojë në Greqi, por mund ta japë provimin pranë këtij instituti.
Provimi zhvillohet vetëm një herë në vit, në muajin maj. Çdo person i interesuar në bazë të njohurive që ka për gjuhën, zgjedh dhe regjistrohet në nivelin që dëshiron.
I gjithë materiali i nevojshëm për provim vjen i paketuar në mënyrë të sigurt (i sekretuar) nga Qendra e Gjuhës Greke në Selanik dhe hapet në momentin kur fillon provimi. Pas mbarimit të provimit i gjithë materiali dërgohet po në këtë qendër për korrigjim. Përgjigjet paraprake si edhe ato zyrtare, shoqëruar edhe me dëshmitë përkatëse, dërgohen në Selanik nga Qendra e Gjuhës Greke pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, vend nga i cili çdo person tërheq si vërtetimet paraprake, ku përfshihen edhe ato të cilat janë jopozitive, ashtu edhe dëshmitë përfundimtare.
Në Tiranë gjatë këtyre viteve ka aplikuar një numër i konsiderueshëm personash, pjesa më e madhe e të cilëve është pajisur me dëshmitë përkatëse.
Për vitin 2006 regjistrimet kanë filluar që prej datës 1 shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 24 mars 2006. Provimet do të zhvillohen në datat 16-17 maj.
Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”
Qendra e Gjuhës Greke
Tiranë Tel. 04 255 207
kto shkolla jan hap për vorioepirjotët gjë????
ja dhe linku ku mund të shikohet reklamimi i gjuhës greke.....
http://www.orthodoxalbania.org/Shqi...ShtypiFrame.htm
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.