Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10543)


Postuar nga Admirali datë 09 Janar 2006 - 18:12:

Hmmm

O peshtimi, le te leme menjeane faktin qe tjetri u tregua aq debil sa nisi 50.000 $ nje te panjohure.

Ti the:

Citim:
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?


Pikerisht nje mashtrim i cili perfundon me pervetesimin e prones se tjetrit (monetare, e patundshme ose e tundshme etj) quhet me ligj "Vjedhje me ane te mashtrimit". Akuza ne kete drejtim eshte mese e sakte



Gjithashtu ti the perseri:
Citim:
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?


Sic po e thua dhe vete ne fillim, ajo disa here dergonte dhe vjehrren per te marre dollaret tek Western Union. Pikerisht ky akt i dergimit te vjehrres ben qe te hyje ne loje dhe pjesa e ligjit qe thote per "Vjedhje me ane te bashkpunimit". Dhe ketu nuk ka ndonje gabim ligjor. Terheqja e parave nga nje person i dyte (ne rastin e saj, vjehrra), ben qe automatikisht ligji per vjedhjet ne bashkpunim te veproje mbi te (ndoshta dhe me vjehrren, por kjo varet nese ajo e dinte kete loje apo jo).


Nga pikpamja juridike, akuzat jane mese te drejta.

Persa i perket gjykateses, po te kujtoj dhe kete gje: Masa e arrestit pa afat vihet per ata persona qe paraqesin rrezikshmeri per tu larguar nga vendi. Ne rastin e Lindites, sipas policise (kjo e bazuar tek shkrimet neper gazeta), ajo u kap duke udhetuar ne drejtim te Maqedonise.

Madje dhe sikur ajo te ishte kapur duke ardhur po nga Maqedonia (kjo sipas asaj qe ajo paska thene ne momentin e vleresimit te mases se arrestit), prape po e njejta logjike ligjore do te vepronte: e akuzuara ka mundesi te largohet jashte vendit.


  Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.