Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Konkurseve (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=331)
-- Konkursi i muajit Prill '06(kategoria-poezi) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11288)
"Dritë - hijet e një brenge" - nga - Wolf_Cub
Befas u kujtova se
Ende s’kisha thënë asgjë për lumturinë e hënës
Që zbret mbrëmjeve mbi qerpikë
Ende asgjë s’kisha thënë
Për shpirtin e spektrit të dritës
Se….
Ka një bukuri që thotë mijëra fjalë
Përballë saj
Jetë bëhet vdekja
E shoh, në çastet kur tek ti
Pafajsisht lulëzon buzëqeshja
Dhe më pas tretet ngadalë
Si vesa n’kënaqësi të rrezeve t’mëngjesit
Dhe unë mbetem i pafjalë
Vdes, i mbërthyer në heshtje…
… për t’u rikthyer sërish
Larg infeksioneve trunore me “parajsë’’
Këmbëzbathur, mbi flakë-ferrin e një brenge
Filloj e kërkoj prap’
Dhe duke kërkuar, me mua flirton shikimi
Dhe sheh shumë krijesa bastarde
Fjalor ekstremitetesh në “mbretëri maskimi”
Por… maskat s’qenë të miat
‘’Maskëmbajtësit’’ ‘’maskëmaskues’’
Duke ndjekur rrugët krijuese të krijimit
U shndërruam në premtues
Të
Atyre që kurrë s’na u dhanë
Atyre për të cilat “do të jenë” na thanë
Për to...
“Jetë-kërkimeve” në të cilat vdesim
tresim gjithë jetën tonë
Duke gënjyer shpirtin me shpresë.
Dhe “gjumi i madh” kënaqet me jetët tona t’pagjumë
Dhe vdekja gjallon e merr krahë
Duke parë tonin fat-përhumbje.
Kush je ti?
A e ke pyetur veten vallë?
C’ngjyrë ka gjaku yt, a lëndohesh a ke mall??
Unë kam kohë që përleshem
Të vras majmunin brenda në mua
Por e ringjall e nesërmja
Nën klimën e sjelleve të tua,
Dhe tek unë, njeriu trembet
Trembet zëri i luleve që kurrë s’mbijnë
Pranë akullnajave shpirt-njerëzore
Kurrë, s’mbarojnë rrugë-lotët
E të brishtave krijesa tokësore.
Të shoh ndonjëherë
Dhe çdoherë më turbull
Ylli i ëndrrës sime po fiket...
… për t’u rindezur, si diell i madh përrallor
Në thellësi të gjithësisë
Që të krijojë buzëqeshjen e artë
Për fëmijët e pafajsisë,
Që do t’qeshin fort
Me përrallën tonë biblike të parajsë-ferrit,
Që s’qe vec jeta jonë
Përzierje e lumturisë dhe vrerit
Dhe do mblidhen bashkë fëmijët e së nesërmes
Pasardhësit e të “lashtëve zemërlënduar”
E do t’këndojnë në “funeralin e frikës”
Këngën e dashurisë së jetuar
Asaj
Që s’ngjit shkallë, por buzë,
që kur puthen
Lindin yje që kurrë nuk fiken;
Se të gjithë yllësitë në botë
Thonë
Se prej puthjeve lindën
Atyre
Që bëhen me “buzët e zemrës”
Atyre
Që mbajnë fshehur mrekullitë e femrës
Patjetër,
Dhe puthjeve që krijuan sytë e tu
Sepse, ti nuk je një krijesë përdhunimi
Por vec një gjallesë
Pak hapa larg kutërbimit,
Që mundesh, po, t’lëshosh aromë njerëzore
Veç po t’bëhesh pjesë e një kurore,
E një kurore që quhet jetë,
Ku patjetër e gjelbra vend do të ketë
Atë ngjyrë që kanë edhe sytë e tu
Ngjyrë që mund të marrë pjesë në buqetë
Të cilën ndrysh’ e quajmë jetë.
Hëna zbret përsëri mbi qerpikë
Ngadalë, me ngjyrën e saj të zbehtë,
Dhe mëngjeseve ti ngadalë i hap sytë
Të lindësh të blertën përreth
Se ndoshta sytë e tu janë një shpresë tokësore
Që t’mbijetojë shikimi
Ndaj, unë për ta po t’flas sot në gjuhën e shpresës
Duke të thënë pjesë të një betimi:
- Në mua kurrë s’do të vdesësh
Veç ... kam një lutje
E s’ta them veç ty,
Ja them dhe mrekullisë
Që mbartin të tutë sy
Ia them tokës, qiellit
“Hënës së qerpikëve” diellit,
Të flas lehtë
Me zërin e një fluture të bekuar
Dhe të klith fort
Si gjetës i lirisë së ëndërruar;
Jeto - dhe mos më kujto asnjëherë mua
Veç… bëhu “njeri” e më pas bëhu “grua”
Që... nesër magjia e syve të tu të mos vdesë
Që jeta dhe emri njeri, të jenë
Kënaqësi,
Që lind
Kur puthen dielli me vesën,
Ndoshta do të ndodhë një ditë megjithëmend
Dhe ti
Do ta meritosh emrin tënd.
WOLF_CUB 2003
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.