Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Kreativiteti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14273)


Postuar nga Mister_DXP datë 07 Gusht 2007 - 00:09:

.vazhdim

 

.........Përgjithësisht, kreativiteti studjohet ngashkenca e fiziologjisë, por shumë shkenca të tjera janë përpjekur të interferojnë me njëra tjetrën dhe të spjegojnë nga drejtime dhe aspekte të ndryshme këtë fenomen.
..........Një nga këto shkenca eshte edhe “psikodinamika” dhe “frojdizmi” vete si filozofi.Psikodinamika duke analizuar korelacionet dhe interelacionet e pjeseve te ndryshme te trurit, sugjeron që kreativiteti është rezultat i dëshirave të ndrydhura për famë, sukses dhe dashuri. Kjo energji e shtypur në korniza neurozash, sublimohet në kreativitet dhe aksion formator. Interesante është që vetë Frojdi e tërhoqi krejtësisht këtë pikpamje dhe ishin të tjerë shkencëtarë, ndoshta jo aq të famshëm që u përpoqën t’a adaptonin.
..........Nën një këndvështrim anatomofisiologjik kreativiteti i korespondon zonave me dëndesi më të madhe të qelizave të glias. Procesi i krijimit është një proces dinamik, që ka pra edhe një kohëzgjatje të caktuar, por dihet gjithashtu që krijimi mbasi kalon disa faza pregatitore , vjen si një errupsion në sipërfaqe, si një ndriçim i beftë që shoqërohet edhe me emocione të mprehta intelektuale. Momenti i iluminacionit, pra është i shoqëruar me interkomunikime të befta neuroelektriike midis zonave të tilla të trurit që në kushte normale nuk kanë ndonjë komunikim të shënuar.( Në kushte normale, truri punon nëpër labirinthe që ai i njeh mirë dhe përgjithesidht zgjedh të quajturat”rrugë dominante”, p.sh.: mbasi kemi mësuar të hamë me lugë, ne nuk mendohemi me si duhet kapur luga, si duhet ruajtur që të mos derdhet etj etj.)
..........Përgjithësisht nuk gjendet një lidhje direkte midis kreativitetit dhe inteligjences(jane sutdjuar subjekte me IQ mbi 120 dhe është parë që këta nuk kanë pasur ndonjë aftësi të vacantë krijuese).


 

Vazhdon


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.