Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18564)


Postuar nga F_xhunior datë 24 Shkurt 2012 - 21:07:

Re: Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

ç'i bie eshte shkurtim i fjales çfare i bie. Nderasa ç'rast shkkurtim i fjales çfare rasti...sipas mendimit tim kjo.




Jo, unë po pyesja për fjalën e theksuar (me ngjyrë të trashë) "çrast" ose "ç'rast".

Gjithashtu, unë mendoj se duhet të jetë "ç'rast = çfarë rasti", por jo sigurt, pasur parasysh se has ne fjali si keto:

/.../...Gjatë hyrjes në orbitë pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe të 26 elementeve të satelitit, me ç’rast copëzat do të biejnë në sipërfaqen e Tokës.../.../

/.../...Fule ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës.../.../

Nuk arrij të kuptoj, sinqerisht e them. Mbase zhargon?



Megjithatë, ju faleminderit lezhjani-82 dhe Deb*.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.