Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9515)


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 26 Shtator 2005 - 08:11:

Re: Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
Duke lexuar literature fetare vura re se:

-Pohoni se Zoti cakton çdo gje madje edhe veprat tona. Nese
eshte ashtu, dmth nese ai i ka caktuar edhe veprat e mia te keqija,
perse atehere me kerkon llogari per to?
Pra nese zot ka caktuar qe une te vras dike, perse atehere me ndeshkon kur e bej kete akt? A nuk po bej ate qe ai caktoi?
Perse zoti per dike tjeter cakton te jete i mire e per dike cakton te jete vrases!!?

-Pohoni sipas tradites suaj, se une kam te drejte te zgjedh.!!!
Si u kuptoka kjo e drejte zgjedhje kur pranohet qe perendia ka caktuar cdo te behem une e cdo te behet me mua?
Megjithate pa dashur tju ofendoj dua te them se nuk ka genjeshter me te rafinuar se kjo dhe me lejoni tju godas pak ne arsye.

Ju pyes:
A mos e kam zgjedhur une lindjen, gjinine, lartësine, ngjyren, vendlindjen
time?
A lind Dielli dhe a perendon Hena sipas zgjedhjes sime?
A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mua me befason vdekja dhe me ndodh tragjedia, dhe bej krim.
Perse Zoti me detyron te bej dicka, e pastaj per kete shkak me denon?!
Nëse pohoni se jeni te lire sepse pervec vullnetit te Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po pershkruani me kete bashkepjesemarrje dhe reciprocitet te shume vullneteve?!
Shpresoj te jem i qarte per te gjithe.
Njeriu nuk ka liri, nese besojme qe Zoti ka caktuar cdo gje, sikur thone fete.
Sabian.




Shume e drejte.

Ne kemi lindur keshtu si na beri Zoti, qe na dha lirine te bejme te mira edhe te keqija. Tani nese ne e dime cila eshte e keqja edhe e bejme perseri atehere ne perdorem lirine tone e zgjedhjes edhe zgjodhem ate qe Zoti mund te na denoje.

Shen Pavli tha: Cdo gje eshte e lejueshme por jo cdo gje eshte e mire (benefits me)

Shumicen e rasteve Zoti ndalon ato qe jane keq per ne edhe per te tjeret.

Mendimi yt anon me shume ne Predestination ose Kalvinizem qe thote qe Zoti jua ka predestinuar cfare do tju ndodhe nese do shpetoni ose do mallkoheni.

Per mendimin tim ajo liria jone mund te na shpetoje ne nga cfare Zoti ka predestinuar. mendimi im...


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.