Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Postuar nga Stenli datë 19 Tetor 2005 - 20:20:
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
•Nga kush u fronëzua janullatos në Shqipëri????
•Kush e fronëzon kryepeshkopin grek në greqi????
•Ku i gjen fondet ja nylli tas për të ndërtuar ato veprat????
--------------------------------------------------------------
Tre py
etje për besimtaro-ja->nylli, stenli.......
Nëse nuk u përgjigjesh pyetjeve atëherë nuk je i denjë për një debat me ty.....
Konte dhe katia, kot i shkruani kaq shumë stenlit, se ai e ka kapacitetin të cekët, horizontin të vogël dhe ka shumë mundësi që të humbasë duke lexuar (dhe kjo besoj se ka ndodhur duke parë mesazhin e tij të fundit).
Pergjigje ndaj Amoxilit.
Me ne fund vendose qe pyetjet t'i besh te permbledhura, me renditje.
Kjo eshte nje tjeter arritje e jotja dhe e vleresoj.
Te njejten gje do t'i keshilloja edhe Kontinentit, por duke patur parasysh seriozitetin e tij, qetesine dhe maturine ne shkrimin e fundit, po e marr si te mireqene.
Se ne mesazhet tuaja te para nuk po arrija te beja dot ndarjen midis te qeshurave, sharjeve, seriozitetit dhe elementeve te tjere qe mund te permbaje nje shkrim. Prandaj, ju falenderoj qe arritet ne nje konkluzion letrar dhe, per te miren e Shqiperise dhe Shqiptareve, renditet pyetje, fituat seriozitet dhe ndate "shapin nga sheqeri".
Tre pyetjet jane te mira. Sidomos e para dhe treta, se e dyta nuk ka te beje me Shqiperine dhe s'ka rendesi fare se cfare behet me Kr/peshkopin e Greqise. Une per kete ceshtje, qe nuk e di pse te intereson ty, nuk kam asnje te dhene. Prandaj e quaj te udhes te mos e vendosim ne diskutim dhe ti mos e permendesh me, se nuk ka lidhje me Shiqiperine.
Je dakort?
Per Pyetjen e Pare po te kerkoj gjithashtu te me japesh ca kohe.
Apo e ke me ngut? Koha qe po te kerkoj mund te varioje ndoshta edhe 3 jave, por une jam i sigurt se ti je djale i durueshem dhe demokrat, si rrjedhim duhet te jesh mesuar me qetesine e amerikaneve per te degjuar njerezit dhe ato qe ata thone, se ti ne USA banon. E ke thene vete "Ktu ne Amerike". Apo e kam gabim?
Pyetja e Trete.
Ia vlen te flsesh per kete ceshtje se ne fund te fundit "paraja eshte ceshtja themelore e dites" dhe pa para nuk ben asgje, njerezit, jo se nuk te respektojne, por do te jene me te larguar. Keshtu, me para ne dore, ose te komanduara nga jashte, duke kerkuar llogari deri ne qindarke, veprojne shume njerez.
Por, le t'i leme njerezit dhe te flasim per njeriun ne fjale, Kryepeshkopin tim te dashur, Anastas.
Ti Amoxil dukesh me i madh se mua ne moshe. Nuk e di shkollimin tend, por faktin qe edhe per te hedhur themele duhen para, patjeter qe duhet ta dish. Dhe e di.
Kerkese imediate e 1991-2 ishte se ku do te gjendeshin parate per te ndertuar gjithe ato qe Anastasi kishte ne mendjen e tij. Mendimi kerkon zbatim konkret dhe ne rastin tone, Kryepeshkopi Anastas e realizoi.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise aderon ne Keshillin Boteror te Kishave. Eshte ky Keshill, me qender ne Zvicer ne mos gabohem, ne te cilin jane shume Kisha Protestante, Orthodhokse dhe Katolike. Ka nje buxhet financiar shume te madh. Amoxil mos me pyet se ku i gjen K B K keto fonde se nuk e di, nuk punoj atje.
Pra, ky Keshill eshte i pari qe jep vlera monetare per Kishen Orthodhokse te Shqiperise. Madje, sekretari i tij, Konrad Raiser, e ka vizituar Shqiperine disa here. Hera e fundit me duket ka qene me 2001. Ai e pa, u mahnit me ndertimet qe ishin bere ne Shqiperi dhe tha qe ato para qe ata kane dhene dhe vazhdojne te japin per Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise jane menaxhuar me se miri.
E para kjo.
Te dytat.
Kryepeshkopi Anastas, si nje njeri erudit, me formim poliedrik, me shume zgjuarsi dhe dituri te madhe, ka fituar respektin e shume njerezve, shume organizatave dhe Kishave te tjera. Keshtu, per habine tende dhe te gjithe te tjereve qe nuk e dine, ai paraqet gjendjen e Kishes ne Shqiperi, prezanton situaten e shume njerezve ne Shqiperi dhe kerkon ndihme, pra LYP. Ne rregull? Eshte ky nje fakt qe Kryepeshkopi rend sa andej kendej per te kerkuar para per Kishen e Shqiperise. Dhe Kisha nuk jane muret, por njerezit. E kupton se cfare dua te them?
E di ti Amoxi se kampi i fundit per kosovaret qe u mbyll ne Shqiperi ishte kampi i hapur nga Anastasi ne Ndroq te Tiranes?
Ai, ne nje interviste te tij, qe e lexova ne Google-n tende, tha qe u mblodhen kaq shume para, pasi Anastasi beri thirrjen per kete gje. Shifren e ke ne Google, atje ku ti me the te lexoja se c'kendveshtrim kane njerezit per te. Keshtu, o Amoxil, vijne fondet. Pastaj jane edhe shume organizata te tjera qe ndihmojne Shqiperine. "Miqte e Shqiperise" quhet nje prej tyre, me qender ne Londer dhe qe viziton shpesh Shqiperine dhe Kryepeshkopin e vyer qe po mbaron jeten e tij ne Shqiperi, per te miren e saj, Anastasi.
Pra, nuk jane vetem greket qe ndihmojne KOASH-in, por edhe shume te tjere, nga gjithe bota Orthodhokse dhe Joorthodhokse.
Pastaj, ne nje mase tjeter qendrojne edhe dhuratat e vete besimtareve, nje kontribut i vlefshem per Kishen, se ata jane te varfer dhe nuk japin nga kursimet, por ate qe kane. Dhe kjo vlen me shume. Me kupton se cfare dua te them? Me kupton?
Po ti, cfare do te japesh per Kishen?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.