Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)
Postuar nga ahmed datë 24 Maj 2007 - 23:49:
Citim:
Po citoj ato që tha Izolda
Kur ka ndodhur kjo? Dhe nga kush?
Ajo thirrje ka ndodhur dhe ndodh akoma edhe nga grupe islame te devijuara me shikimin e tyre politik te cdo gjeje,
gjithsesi dijetaret muslimane te mirenjohur ja kane dhene pergjigjen atehere dhe sot.
Lexoje nese te intereson.
Vendim kundër thirrjes për unifikimin e feve
Kryesia për Hulumtime Islamike dhe Ifta në Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite, nën Mbikqyrjen Gjenerale të Këshillit Kryesor të Dijetarëve
Fetvaja nr: 19402, 25 Muharrem, 1418H(1996)
Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, dhe paqja e bekimet qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij, dhe ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Komiteti i Përhershëm për Hulumtime Islame dhe Ifta ka rishqyrtuar informacionet, opinionet dhe esetë që janë propaguar në mediat për komunikim masiv në lidhje me “Thirrjen për Unifikimin e Feve” dmth Islamit, Judaizmit dhe Krishterizmit, dhe ka studiuar atë që ka nisur nga thirrja për në ndërtimin e një xhamie, një kishe, dhe një tempulli Çifut në një zonë, posaçërisht në universitete, aeroporte, dhe sheshe publike etj; Që Kur’ani fisnik, Teurati [Tora], dhe Bibla të botohen në një libër, si dhe pasojat tjera të një thirrjeje të këtillë në formë të konferencave, simpoziumeve, dhe kërkesat që do të parashtrohen në Lindje dhe Perëndim.
Pas një studimi gjithpërfshirës, Komiteti vendos këtë që vijon:
Një prej fundameneteve të Islamit, e cila njihet si një pjesë esenciale e fesë dhe në lidhje me të cilën të gjithë muslimanët janë dakord, është se nuk ka fe të vërtetë në tokë përveç islamit, dhe se kjo është feja e Fundit e cila ka shfuqizuar të gjitha fetë dhe kredot paraprake. Prandaj, nuk ka tjetër fe në tokë me të cilën Allahu mund të adhurohet përveç Islamit. Allahu, më i Larti, thotë: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet dhe në Jetën e Përtejme ai do të jetë njëri nga të humburit.” [3:85]
Njëra prej fundamenteve të besimit në Islam është se Libri i Allahut [Kur’ani] është Libri i fundit i shpallur nga Furnizuesi i Botëve. Ai [Kur’ani] shfuqizoi të gjitha Librat e shpallura nga Allahu para tij, si Teuratin, Psalmet, dhe Biblen, kështu që asnjë libër tjetër s’është mbetur me të cilën do të mund të adhurohej Allahu përveç Kur’anit. Allahu, më i Larti, thotë: “Dhe ne ta kemi zbritur [O Muhamed] Librin e vërtetë, i cili vërteton Shkrimet [Librat] që erdhën para tij, që është i besueshëm dhe dëshmi për to [Shkrimet e vjetra]. Pra gjyko mes tyre me atë çka Allahu ka shpallur, e mos i paso dëshirat e tyre të kota.” [5:48]. Ne besojmë se Teurati dhe Bibla janë shfuqizuar nga Kur’ani, dhe se ato janë ndryshuar me anë të shtesave apo heqjeve nga ana e pasuesve të tyre. Kjo është dëshmuar në disa vargje të librit të Allahut, Kur’anit Fisnik. Allahu, më i Larti, thotë në Kur’an:
“Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe i bëmë zemrat e tyre të ashpra. Ata ndërrojnë fjalët nga vendi [i duhur] i tyre dhe kanë hudhur pas shpine një pjesë të madhe të Porosisë që u është zbritur atyre. Dhe ju gjithnjë do të shihni mashtrime te ta, përveç te një pakicë prej tyre.” [5:13]
“Atëherë, mjerë ata që shkruajnë libër me duart e tyre e pastaj thonë: ‘Kjo është prej Allahut,’ që me këtë të fitojnë një vlerë të paktë! Mjerë ata për atë çka duart e tyre kanë shkruar dhe mjerë ata që përfituan në këtë mënyrë.” [2:79]
“Vërtet, në mesin e tyre është një grup që shtrembëron Librin me gjuhët e tyre [gjatë leximit], që ju të mendoni se ajo është pjesë e Librit, por ajo s’është nga Libri, dhe ata thonë: ‘Kjo është prej Allahut,’ kurse ajo s’është prej Allahut; dhe ata flasin të pavërteta kundër Allahut ndërsa e dinë këtë [që s’është e vërtetë].” [3:78]
Sipas kësaj, edhe ajo që konsiderohet si e saktë në këto Libra është shfuqizuar nga Islami. Pjesët e mbetura janë ndryshuar. Kjo dëshmohet nga incidenti në vijim. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u hidhërua kur pa Umer ibn el-Hatabin duke mbajtur fletë, të cilat përmbanin vargje nga Teurati dhe ai i tha atij: “O Umer! A mos po dyshon? A nuk e kam sjellur porosinë në formën më të dëlirë? Sikur vëllai im Musai të ishte gjallë, ai do t’më pasonte mua.” Transmetuar nga Ahmed, ed-Darimi dhe të tjerët.
Një tjetër fundament i besimit në Islam është se Pejgamberi dhe Lajmëtari Muhamed [salallahu alejhi ue selam] është vula e të gjithë pejgamberëve dhe lajmëtarëve. Allahu thotë: “Muhamedi s’është babai i ndonjërit prej jush, por është i Dërguar i Allahut dhe i fundit nga Pejgamberët. Allahu është i informuar për çdo gjë.” [33:40]
Që këtej, asnjë i dërguar tjetër s’mbetet për t’u pasuar përveç Muhamedit [salallahu alejhi ue selam]. Sikur të ishte gjallë ndonjë nga Pejgamberët dhe Lajmëtarët e Allahut, ata së bashku me pasuesit e tyre do të ndiqnin Muhamedin [salallahu laejhi ue selam]. Allahu, më i Larti, thotë:
“Dhe [përkujto] kur Allahu pranoi zotimin nga Pejgamberët duke thënë: ‘Merrni atë që po jua jap nga Libra dhe Hikme [të kuptuarit e ligjeve të Allahut etj] dhe më pas do t’ju vijë një i Dërguar [Muhamedi] që vërteton atë që gjindet tek ju. Ju duhet t’i besoni dhe t’i ndihmoni atij.’ Allahu tha: ‘A pajtoheni me këtë dhe a do ta zbatoni besëlidhjen Time [që e bëra me ju]?’ Ata thanë, ‘Pajtohemi!’ Ai tha: ‘Pra, dëshmoni. Dhe unë jam me ju në mesin e dëshmitarëve [për këtë].” [3:81]
Kur Isa [alejhis selam], Pejgamberi i Allahut, të vijë më vonë, ai do ta pasojë Muhamedin [salallahu alejhi ue selam] dhe do të sundojë sipas ligjeve të Muhamedit [salallahu alejhi ue selam]. Allahu, më i Larti, thotë, “Ata që pasojnë të Dërguarin, Pejgamberin i cili s’di as shkrim as lexim [Muhamedi], të cilin e gjejnë [që përmendet] në Teurat [Deut. CVIII, 15] dhe Ingjil [Ungjilli i Xhonit XIV, 16]” [7:157]
Veç kësaj, një nga shtyllat themelore të besimit në Islam është se Muhamedi [salallahu alejhi ue selam] u është dërguar të gjitha qenieve njerëzore, dhe Allahu thotë, “Thuaj: O njerëz! Vërtet, unë jam dërguar tek ju si Lajmëtar i Allahut, të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe tokës; askush s’meriton që të adhurohet pos Tij.” [7:158]
Njëra nga fundamentet e Islamit është se cilido Çifut apo i Krishter që nuk e pranon Islamin, duhet të konsiderohet dhe të emërtohet mosbesimtar [Kafir] e gjithashtu edhe armik i Allahut, i të Dërguarit të Tij dhe i besimtarëve, dhe njerëzit e tillë do të jenë banorë të Zjarrit në pajtim me fjalën e Allahut, se, “Ata që mohuan nga mesi i njerzëve të Shkrimeve [Çifutët dhe të Krishterët] dhe nga mesi i Idhujtarëve, nuk iu ndanë [besimit të tyre] derisa atyre u erdhi dëshmia.” [98:1] Dhe Allahu thotë, “Vërtet, ata që mohojnë [fenë Islame, Kur’anin, dhe Pejgamberin Muhamed] nga mesi i njerzëve të Shkrimeve dhe nga idhujtarët, do të banojnë përgjithmonë në Zjarr. Ata janë krijesat më të këqija.”[98
]
Është transmetuar në Sahi Muslim se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë, “Kushdo nga ky umet, qoftë ai Çifut apo i Krishter e që ka dëgjuar për mua dhe ka vdekur pa besuar në atë që më është shpallur mua, ai do të jetë nga banorët e Zjarrit.” Bazuar në këtë më lart, çdonjëri që nuk i konsideron mosbesimtarë Çifutët dhe të Krishterët, do të jetë vetë Kafir sipas parimeve Sheriatike. [dmth Kushdo që nuk gjykon mbi Kafirin me kufr, ai vetë do të jetë Kafir.] Ndryshimi i fundamenteve të besimit Islam dhe fakteve të ligjit Islam [Sheriatit] për t’i shërbyer thirrjes [për unifikimin e feve], duke i përzier të gjitha së bashku dhe duke i futur ato në një kornizë s’është veçse thirrje djallëzore. Kjo ka për qëllim përzierjen e së vërtetës me të pavërtetën, shkatërrimin e Islamit, shkatërrimin e fundameneteve të tij dhe një shtyrje e muslimanëve drejt femohimit të qartë [Ridde]. Kjo mund të shihet në thënien e Allahut, më të Lartit: “Dhe ata kurrë s’do ta ndalin luftën kundër jush, nëse munden, gjersa ju t’ia ktheni shpinën fesë suaj [monoteizmit Islamik].” [2:217]. Allahu thotë: “Ata dëshirojnë që ju ta refuzoni besimin, ashtu siç e refuzuan ata dhe kështu të bëheni të njëjtë.” [4:89]
Sikur kjo thirrje [unifikimi] të vinte nga një musliman, do të konsiderohej femohim i qartë [Ridde], meqë kjo është në kundërshtim me parimet e besimit Islam, dhe mohim i Allahut të Madhërishëm. Kjo thirrje e anulon atë që me Kur’an është vërtetuar si e vërtetë, dhe e mohon atë se Kur’ani i ka shfuqizuar të gjitha fetë paraprake. Bazuar në këtë, thirrja për unifikim refuzohet në pajtim me sheriatin dhe është e ndaluar rreptësisht me anë të të gjitha dëshmive Islame në Kur’an, Sunet dhe Ixhma [marrëveshje të përgjithshme]. Prej këtu, nuk është e lejuar për ndonjë musliman që beson në Allahun si Zot [Krijues, Furnizues, Pronar], në Islamin si fe, dhe në Muhamedin [salallahu alejhi ue selam] si Pejgamber dhe Lajmëtar, që të thërrasë në këtë besim të neveritshëm, apo të inkurajojë të tjerët për t’iu bashkuar asaj, apo ta përhapin këtë në mesin e muslimanëve, e lëre më që kjo të pranohet, të frekuentohen konferencat apo simpoziumet lidhur me këtë si dhe anëtarësimi në asambletë e tyre. Është e ndaluar për çdo musliman që të botojë Teuratin dhe Biblen qoftë edhe në mënyrë të pavarur. E si mund të jetë e lejueshme që të botohen ato bashkë me Kur’anin në një libër?
Prandaj, kushdo që e bën këtë, apo thërret për në këtë, ka devijuar shumë larg [nga Rruga e Drejtë], meqë kjo s’është veçse një kombinim i së vërtetës [Kur’anit Fisnik] me librat e ndryshuara apo të shfuqizuara të Teuratit dhe Biblës. Është e ndaluar për çdo musliman që t’i përgjigjet kësaj thirrjeje për ndërtimin [e një xhamie, një kishe, dhe një tempulli] në një kompleks, meqë kjo do të nënkuptonte se ekzistojnë tre fe me të cilat mund të adhurohet Allahu, krahas Islamit. Kjo po ashtu do të përfshinte mohimin se Islami është më e dëlira nga të gjitha fetë. Po ashtu do të nënkuptonte një pranim serioz se janë tre fe dhe se njerëzit në tokë mund të përvetësojnë cilëndo prej tyre, njëlloj, dhe se Islami nuk i ka zëvendësuar fetë që i kanë paraprirë asaj.
Pa dyshim se, miratimi, besimi, apo pranimi i kësaj thirrjeje konsiderohet Kufr [mosbesim] dhe gabim i qartë pasi kjo haptazi kundërshton Kur’anin Fisnik, Sunetin e Dëlirë, dhe Ixhman e muslimanëve. Gjithashtu kjo do të nënkuptonte një marrëveshje se ndryshimet e bëra nga Çifutët dhe të Krishterët janë prej Allahut, lavdi i qoftë Atij. Për më shumë, s’është e lejuar që kishat të quhen shtëpi të Allahut, meqë të Krishterët nuk kryejnë në to adhurim që është i pranuar nga Allahu, dhe është lloj adhurimi që s’ka bazë në Islam. Allahu, më i Larti, thotë: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë s’do t’i pranohet, dhe në Jetën e Përtejme ai do të jetë njëri nga të humburit.” [3:85] Më saktë, ato [kishat] janë shtëpi ku praktikohet Kufr në Allahun. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga Kufri dhe ata që i përkasin atij.
Shejh el-Islam Ibn Tejmije [Allahu e mëshiroftë] shkroi në “Mexhmu el-Fetaua” [Koleksion i Vendimeve Islamike] 162/22, siç vijon: “Kishat dhe Sinagogat nuk janë shtëpi të Allahut, por shtëpitë e Allahut janë xhamitë. Më saktë, ato [kishat dhe sinagogat] janë shtëpi të Kufrit ndonëse në to përmendet emri i Allahut. Shtëpitë merren parasysh sipas kredos së njerzëve. Këta njerëz kanë refuzuar Pejgamberin e fundit të Allahut dhe si të tillë ata janë Kufarë [mosbesimtarë], që këtej këto s’janë veçse shtëpi të caktuara për adhurimin që praktikohet nga kufarët.”
Vlen të përmendet se të thirrurit kufarët në Islam në përgjithësi dhe njerëzit e Librit në veçanti është obligim për çdo musliman sipas tekstit të qartë nga Libri ynë Fisnik, Kur’ani dhe Suneti. Mirëpo, përgjigja s’mund të arrihet përveç se me fjalë të buta dhe argumente të shëndosha. Kjo duhet, megjithatë, të bëhet me kusht që mos të lihet asnjë nga vendimet e Islamit, kështu që ata ose të binden në Islam dhe ta përqafojnë atë, ose ta refuzojnë e të vdesin pas paralajmërimit të qartë ndaj tyre. Allahu, më i Larti, thotë, “Thuaj: O njerëzit e librit! Ejani tek një fjalë që është e drejtë mes jush dhe nesh, që mos të adhurojmë tjetër pos Allahut. Atëherë, nëse ata e kthejnë shpinën, thuaj, ‘Dëshmoj se ne jemi muslimanë.”[3
4]
Mirëpo, debatet, takimet, dhe dialogu me ta me qëllim që t’u mundësohet atyre realizimi i dëshirave të tyre, duke i përmbushur objektivat e tyre, duke i tejkaluar kufijtë e Islamit, dhe duke i përkulur fundamentet e besimit Islam të gjitha konsiderohen si të pavlefshme, gjë që refuzohet nga Allahu, i Dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam], dhe besimtarët. Allahu, më i Larti, thotë: “Dhe mos paso dëshirat e kota të tyre, por ruaju prej tyre se mos po të largojnë [O Muhamed] nga diçka nga ajo që Allahu ta zbriti.” [5:49]
Komiteti, në zgjedhjen dhe nxjerrjen e këtij vendimi për të gjithë njerëzit, po ashtu kërkon nga të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe dijetarët në veçanti, që të kenë frikë Allahun dhe ta mbrojnë Islamin dhe ta ruajnë kredon muslimane nga gabimet, dhe thirrësat për në gabim dhe nga Kufri dhe njerëzit e tij. Po ashtu i nxit që të ndërmarrin masa parandaluese kundër thirrjes evidente për në mosbesim [për unifikimin e feve] dhe kundër rënies në grackë të kësaj.
Kërkojmë mbrotje nga Allahu për çdo musliman, që ndonjë prej tyre mos të bëhet shkak për sjelljen e gabimeve të këtilla tek popujt muslimanë dhe që kjo të përhapet në mesin e tyre. E lusim Allahun me Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta që të na mbrojë nga këto devijime dhe të na bëjë udhëzues dhe të udhëzohemi në Rrugën e Drejtë, dhe të na bëjë mbrojtës të Islamit, që të përftojmë dritë dhe udhëzim nga Zoti ynë gjersa ta takojmë Atë dhe Ai të jetë i kënaqur me ne. Ai është dhurues i suksesit, dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam], familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
Komiteti i Përhershëm për Hulumtime Akademike dhe Vendime
Abdul-Aziz Ibn Baz, Kryetar
Abdul-Aziz Ibn Abdullah Aalush-Shejh, zëvendës kryetar
Salih ibn Feuzan el-Feuzan, anëtar
Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejd, anëtar
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.