Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 16:25:

Neqe Eduard Selamin po e pregatit Amerika, atehere qenka mesuese e keqe. Shiko sa gabim i ka parashikimet 2 dite para zgjedhjeve te ketij viti:



P.s. Fatos Nano ka bere 4 vjet burg. Gazetari Martin Leka po ashtu. Zef Broci mund te mos jape intervista. Por kjo nuk ndryshon historine e konfliktit te Berishes me kryetarin e gjykates se kasacionit qe ishte njeri i PD-se. Identik i njejti konflikt qe ndodhi me Spartak Ngjelen, i cili kryesonte grupin e punes juridik ne parlament. Paralelizma pa fund.


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 16:47:

Nuk besoj se politikanet jane spiune e agjente. Eshte fantazi e kote per te justifikuar paaftesine shqiptare si popull.

Ngjela eshte jurist dhe flet qarte dhe paster mbi baza juridike. Kjo me ka pelqyer gjithmone, nuk flet per teka por per ligje dhe institucione. Eshte nga te paktet qe ka njohuri te thella ligjore. Dhe besoj sikur te kishte me shume si Ngjela ne parlament dhe me pak kukulla te Berishes apo Rames, parlamenti do ishte si senati i Romes antike.

Per leket e burgut mund te kesh te drejte. Por po flisnim se burgu i Nanos u be ne "demokraci" ndersa persekutimet komuniste u bene ne "diktaturen e proletariatit". Ne demokraci nuk mund te burgosesh njerezit qe te rrish vete ne pushtet. Ndryshe nuk quhet demokraci.


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk besoj se politikanet jane spiune e agjente.


per sali berishen, flitet qe po (udb)... dhe jo nga derra njerez, apo biseda kafenesh, por nga analiste te vertete dhe ish diplomate (agjend, prej natyres tyre)

s'dua ta lidh me faljen e ujrave detare... ku tashme u harrua krejt.

por nga çka ndodhur gjate ketyre viteve... ne momente delikate, te shqiperise apo dhe ne lidhje me kosoven e çamerine, eshte bere sebep gjithmon diçka.

dhe te gjitha rruget po t'i anakizosh ngjarjet, qe nga 1991... te çojne tek sali berisha.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 17:02:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve ...


jo pa qellim e thashe kete...

pra Saliu eshte ose thone qe eshte agjent i UDB(serb me 1 fjale) atehere rrjedhimisht del qe ai qe e perzgjodhi Alia eshte e ai i te njejtit sherbim sipas llogjikes kjo


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 17:13:

.

e kan pyetyr ramizin drejteperdrejte dhe troç, disa here, por nuk eshte prononcuar... i ka then gjerat larg e larg.

tek tema e ramizit, eshte ajo intervista qe kam derguar... ka nje pjese te vogel dhe per keto dyshime, por qe nuk ben embra (normale)


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 17:14:

sme the ndonje gje te re

kush agjent do te prenoncohej ne te tilla raste para mediave?!!


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 17:18:

.

je komplet jashte lojes ta mendosh nje gje te tille... shejtone.

ju jeni aq llafazane boshi (jo ti por ne pergjithesi ) saqe diskutoni, ku ne shqiperi komandon ramizi, dhe te bindur bile... ishte ky qe krijoi salen dhe nanon, dhe jane po keta qe e mbrojne.

llogjike prej budallai.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 17:23:

une them qe jam brenda lojes me shume sec duhet bile

Ramizi nuk eshte ai qe mendon ti kinezo je shume i gabuar po nejse do e kuptosh vete ... analizo veprimet e tij qe ne periudhen qe ju afrua Enverit semundja e Enverit vdekja... ai pasardhes i tij me pas Berisha .... per Nanon do thoja qe i perket klani tjeter po sdu me u bo me shume llapazane


Postuar nga trojani datë 04 Dhjetor 2009 - 17:27:

Kuraje

Kurajë!

Sokol Shameti

Nga bjerrakohësi më i thjeshtë tek intelektuali më i ndërlikuar, gjithsecili në këtë vend e ka kuptuar tashmë në mënyrën e vet se prej tyre po kërkohet të ndiejnë frikë. Frikë nga trazirat politike, frikë nga një ‘97 e dytë, frikë nga marshi indietro, frikë nga dhuna policore, kallashët nëpër duar, terrori i bardhë, arrestimet, atentatet, gjendja e luftës civile, e gjithë ato të tjerat. Kjo është një ndjenjë kërcënimi e cila po injektohet në mënyrë të pamëshirshme, konstante dhe cinike, a thua ndjellësit e saj janë mjekë me grada shkencore, ndërsa masa së cilës i destinohet kjo gjendje janë kavie për motive eksperimentale. Gjithë çështja tani është nëse njerëzit e arsyeshëm të këtij vendi, do të pranojnë t‘i dorëzohen këtij shantazhi arrogant dhe të tërhiqen në gjeratoren thithëse të konsumit politik apo do të organizojnë qëndresën e tyre. Një rezistencë të fortë morale për të cilën ka sot kaq shumë nevojë që të zhvillohet në forumet e mendimit, faqet e publicistikës dhe kudo ku emocioni ka për detyrë t‘i ulet në gjunjë logjikës.
Përtej britmave luftarake, kanosjeve me shkulje dhëmbësh, hakërrimeve për escalation të situatës, guerilje urbane, thirrjen në ndihmë të figurave letrare nga Adolf Hitleri e deri te Mikhail Shakashvili, përtej atyre që dështimin personal kërkojnë ta kthejnë në përshpirtje evangjelizmi kombëtar, ka për mendimin tim, disa arsye pse kjo psikozë e re paniku nuk do të ngjisë në mendjen e shqiptarëve. Arsyeja kryesore është se ajo po gjenerohet nga njerëzit e gabuar. Liderët politikë të vendit, të cilët janë angazhuar në këtë fushatë frikësimi social, janë tashmë thjesht dy kokat simetrike të së njëjtës kartë të diskredituar bixhozi. Si një ndër nxitësit kryesorë të klimaksit pseudorevolucionar, Edi Rama, i cili deri para pak kohësh mund edhe të merrej si një krijesë kurioze dhe e pazakontë e politikës, tashmë s‘është gjë tjetër veçse "njëri prej tyre". Ndaj për këtë arsye kuotat e tij kanë rënë ndjeshëm. Me një seri sjelljesh të tijat, si refuzimin violent për të pranuar humbjen, tutkallizimin mbi kolltukun e kryetarit të partisë apo eliminimin politik të kundërshtarëve, ai i ka dhënë gjatë këtyre muajve dorën kryesore transformimit të tij në krijesën e urryer që simbolizon sot në mendjen e shqiptarit të zakonshëm figura e politikanit tradicional. Nga ana tjetër, me sulmin e fundit banal ndaj Edi Ramës, Kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë në pushtet i bëri atij edhe shërbimin e parë pas kaq kohësh. Edi Rama u certifikua dhe u njoh në këtë mënyrë si kundërshtari i tij legjitim. Një njeri që është sjellë sipas normave që pranon sot politika në Shqipëri dhe që meriton për këtë arsye t‘i jepet betejë. Fantazma e Fatos Nanos, apo orvatja e Ben Blushit quhen tani kapituj të mbyllur, rekluziviteti i gjatë, injorimi, tallja, mosmarrja seriozisht dhe karnevalizmi ndaj Edi Ramës mbaruan, dhe përmes një pagëzimi në baltë, ashtu siç e do zakoni i lashtë i politikës shqiptare, ai u emërua nga e djathta në postin e nderuar të armikut zyrtar të kryetarit. Ky shërbim kaq i shumëpritur që Sali Berisha bëri ndaj Edi Ramës duke kryer legalizimin e tij faktik si kryesues i opozitës, si dhe hyrja e këtij të fundit në mënyrë fare të parashikueshme dhe me dëshirë në lojën e gërr-mërrit, është në anën tjetër edhe një nga dëmet më të mëdha që ai nuk e kupton se sapo iu bënë imazhit të tij. Një imazh deri dikur interesant sepse kontroversial. Për shumë aparatçikë, xhaketa gri, kope partiakësh apo servilë fondesh/ ai tashmë mund të ketë fituar staturën definitive të shefit. Për miliona të tjerët që takimin me politikën e kanë një temë përherë e më të bezdisshme, ai është tashmë një gur më shumë në koleksionin e tyre personal të skepticizmit. Qindra mijëra të rinjtë apolitikë të këtij vendi - të cilëve edhe pse ai s‘i pati kurrë, të paktën mund t‘u zgjonte shkëndija të rralla interesi - ai i humbi përfundimisht dhe për këtë duhet t‘ia dijë për nder kolegut Berisha. Për këtë arsye, tromboni i rebelimit që Rama po sforcohet kaq shumë për t‘i fryrë ditët e fundit, do të kumbojë si një tingull i trashë, i vjetruar dhe komik për veshët e tyre. Ai nuk do të arrijë të zgjojë kurrë atë vrull përndezës, atë frymë "uprising" dhe atë efekt spektakolar që gjenitë e kreativitetit afër Ramës e kanë parë në youtube nga protestat e Otpor-it serb apo Pora-s ukrainase.
Këtu dalim vetvetiu te një arsye tjetër përse psikoza e frikës që po mundohen të mbjellin liderët politikë, nuk do të gjejë një truall miqësor në asnjë mendje tjetër përveçse atyre të militantëve të thekur. Kjo nuk është një frikë reale, por plagjiatura e një frike. Sikurse e gjithë platforma zgjedhore e Partisë Socialiste ishte një masë boshe e lyer me varak retorike impresionuese të kopjuar nga interneti (për të cilën tani madje edhe indinjohen pse nuk fitoi mbështetje), po kështu edhe metodat e marketimit të indinjatës, madje dhe indinjata vetë, janë një mall i importuar konsumi, tërësisht i huaj për shqiptarët. Deri para pak kohësh mund të ndodhte që të gjendeshin mjaftueshëm njerëz në Shqipëri që t‘u bënte përshtypje një fjalim i flaktë me figuracion të pasur. Por ja që shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të dikurshmit dhe kërkesa e tyre është paksa më e lartë nga sa mendojnë shpërfillshëm ata që prodhojnë ofertën politike sot në këtë vend. Skepticizmi siç shkruante në një artikull të vetin Fatos Lubonja, mund të jetë veç të tjerash edhe ilaç. Nuk ka sesi të jetë gjenuine indinjata e lidershipit socialist për vjedhjen e votës dhe as kërkesa e tij për hapje kutish. Kjo është një kërkesë që nuk vjen aspak si një nevojë organike për demokraci, pasi nëse do të ishte e tillë do të kishte ardhur menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve tregoi se "politikës së re" i vodhën fitoren. Dhe vërtet, ndonëse nuk thuhet, ndihet ngërçi që kanë agjitatorët socialistë për të mobilizuar masat, të cilave është vështirë sot gjysmë viti pas zgjedhjeve t‘u thuhet se duhet të revoltohen që kryetari socialist të mos ndihet i vetmuar. Se ata duhet të shpenzohen si mish për top, pasi kryetari socialist që e hartoi vetë Kodin Zgjedhor, që e hartoi vetë barsoletën me programin 1000 faqësh për zgjedhjet të cilin askush nuk e pa kurrë, që i emëroi vetë komisionerët në qendrat zgjedhore, që i quajti këto zgjedhje si më të mirat në histori dhe që tani, pas larjes së hesapeve me çdo zë kritik brenda partisë, gjashtë muaj pasi këto zgjedhje mbaruan, deri edhe pas pushimeve verore siç thotë një mik sindikalist italian "abbronzato ed arrabiato", kujtohet të ndihet i ofenduar.
Prandaj, skenat teatrale të Berishës nga foltorja e Kuvendit, janë dhurata më e mirë që njëra gjysmë e kartës së bixhozit i bën siamezit të vet. Janë thjesht një lojë mes dy ortakësh ku njëra dorë ndyn tjetrën në emër të një partneriteti të ri që duket se do të vazhdojë gjatë. Një partneritet të ngjashmish, që shqetësimin e vet real nuk ka aspak akuzat personale, por jetëgjatësinë e një sistemi të padrejtë që e ka katandisur Shqipërinë në vendin më të varfër, më të shfrytëzuar, më të korruptuar dhe më të padëshiruar të Europës. Një partneritet i cili kujdeset që ky sistem i paskrupullt ekonomik që i detyron fëmijët të shërbejnë si qentë e gjahut të të huajve, të mbetet pa opozitë. Dhe që politika të mos ofrojë kurrë një alternativë shprese, por thjesht spektakël televiziv me sharje nga "robt e shpisë". Është koha kur shqiptarët të kuptojnë se nuk mund të trajtohen më si masa pa tru, se ka një atdhe për ata që nuk dorëzohen dhe se po rilind Shqipëria që refuzon shantazhin. Prandaj, kurajë!


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 17:33:

.

ka qene bashkepunetore me enverin per 40 vjet ai... krahu i djath, mos i ngatero gjerat, s'eshte se ai u be anetar byroje 5 dit para se te vdiste enveri.

ça te analizoj un ?

pse jan njerez qe kan leke ? njeriu i zgjuar leket i ben kudo mi shejtone... dhendri i enverit, arkitekt nga me te miret ne ballkan (talent i zoti) normal qe te gjith kush kish leke mbas viteve 90' shkonin tek ai per t'i bere nje projekt pallati, bodrumi apo divani... ku dhe pagesa ishte e arsyeshme, dmth ka mare mire.

ku i gjeti leket ? filluan te gjithe si majmuna, gazeta e tv.

si duhet te analizoj un...? me ke sy...? pse eshte akoma i gjalle...?

maaahhhhhhhhhh


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 17:46:

me duket se dole pak teme ... ok ok e riformulojme prap po se pate bezdi sigurisht

R.Alia u zgjodh nga Enveri per faktin qe ishte ndjekes e militant i markzizem leninizmit si dhe i perkedheluri i Nexhmije Hoxhes .. nejse spo i futem kesaj ane

ca kemi ketu kemi Enverin diktaturen e proletariatit (ligjin e agjitacion propagandes) izolimin e Shqiperise me boten e jashtme nderkohe kemi dhe ramizin qe nxori amnisti per keta te burgosur politike; politika ekonomike te ndryshme me ato te enverit si dhe perqasje me pozitive me boten e jashtme .... pra dua te them nqse ai ishte vazhduesi i enverit duhet te kishte ndjek te njejten vije kurse me keto hapa qe ndermori me ben te dyshoj qe ai ishte "i zgjedhuri" per te bere kalimin nga komunizem ne demokraci pjese e skemes ishte dhe Berisha dhe nderkohe skenari ishte i pergatitur me se miri keta ishin thjesht aktore te mire


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 17:56:

.

rishiko dhe nje here me vemendje intervisten... s'ta jep pershtypjen per intrigant, te ketyre tragjedirave, kapo klan i tere ballkanit apo komplote planetare.

kur them rishiko dmth... jo te degjosh, nderkohe qe syte i ke ne tjeter vend, por studio njeriun qe flet, shiko mimiken, emocionet qe shpreh, etj,


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 18:00:

shikova syte Noto sy gjarpri do thoja nuk qe i sinqerte poooor do shtoja i stervitur me se miri per te kontrolluar emocionet ne fytyren e tij dhe ne xhestet e tij pozicioni i duarve qendrimi i trupit etj .... 1 kuriozitet e di ti qe ka njerez qe kontrrollojne dhe rahjet e zemres


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 18:27:

Air ket Mjeshtrin e Intriges se kam pare kur ka dale ka kohe?

mgjate une keto tip librash i lexoj me shume me krahasu apo vertetu ato cme kane mesuar/degjuar te tjere persona qe kane qene me afer tyre dhe bile te verteta te pashkruara ndonjehere


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 18:59:

Re: Kuraje

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Kurajë!

Sokol Shameti

Nga bjerrakohësi më i thjeshtë tek intelektuali më i ndërlikuar, gjithsecili në këtë vend e ka kuptuar tashmë në mënyrën e vet se prej tyre po kërkohet të ndiejnë frikë. Frikë nga trazirat politike, frikë nga një ‘97 e dytë, frikë nga marshi indietro, frikë nga dhuna policore, kallashët nëpër duar, terrori i bardhë, arrestimet, atentatet, gjendja e luftës civile, e gjithë ato të tjerat. Kjo është një ndjenjë kërcënimi e cila po injektohet në mënyrë të pamëshirshme, konstante dhe cinike, a thua ndjellësit e saj janë mjekë me grada shkencore, ndërsa masa së cilës i destinohet kjo gjendje janë kavie për motive eksperimentale. Gjithë çështja tani është nëse njerëzit e arsyeshëm të këtij vendi, do të pranojnë t‘i dorëzohen këtij shantazhi arrogant dhe të tërhiqen në gjeratoren thithëse të konsumit politik apo do të organizojnë qëndresën e tyre. Një rezistencë të fortë morale për të cilën ka sot kaq shumë nevojë që të zhvillohet në forumet e mendimit, faqet e publicistikës dhe kudo ku emocioni ka për detyrë t‘i ulet në gjunjë logjikës.
Përtej britmave luftarake, kanosjeve me shkulje dhëmbësh, hakërrimeve për escalation të situatës, guerilje urbane, thirrjen në ndihmë të figurave letrare nga Adolf Hitleri e deri te Mikhail Shakashvili, përtej atyre që dështimin personal kërkojnë ta kthejnë në përshpirtje evangjelizmi kombëtar, ka për mendimin tim, disa arsye pse kjo psikozë e re paniku nuk do të ngjisë në mendjen e shqiptarëve. Arsyeja kryesore është se ajo po gjenerohet nga njerëzit e gabuar. Liderët politikë të vendit, të cilët janë angazhuar në këtë fushatë frikësimi social, janë tashmë thjesht dy kokat simetrike të së njëjtës kartë të diskredituar bixhozi. Si një ndër nxitësit kryesorë të klimaksit pseudorevolucionar, Edi Rama, i cili deri para pak kohësh mund edhe të merrej si një krijesë kurioze dhe e pazakontë e politikës, tashmë s‘është gjë tjetër veçse "njëri prej tyre". Ndaj për këtë arsye kuotat e tij kanë rënë ndjeshëm. Me një seri sjelljesh të tijat, si refuzimin violent për të pranuar humbjen, tutkallizimin mbi kolltukun e kryetarit të partisë apo eliminimin politik të kundërshtarëve, ai i ka dhënë gjatë këtyre muajve dorën kryesore transformimit të tij në krijesën e urryer që simbolizon sot në mendjen e shqiptarit të zakonshëm figura e politikanit tradicional. Nga ana tjetër, me sulmin e fundit banal ndaj Edi Ramës, Kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë në pushtet i bëri atij edhe shërbimin e parë pas kaq kohësh. Edi Rama u certifikua dhe u njoh në këtë mënyrë si kundërshtari i tij legjitim. Një njeri që është sjellë sipas normave që pranon sot politika në Shqipëri dhe që meriton për këtë arsye t‘i jepet betejë. Fantazma e Fatos Nanos, apo orvatja e Ben Blushit quhen tani kapituj të mbyllur, rekluziviteti i gjatë, injorimi, tallja, mosmarrja seriozisht dhe karnevalizmi ndaj Edi Ramës mbaruan, dhe përmes një pagëzimi në baltë, ashtu siç e do zakoni i lashtë i politikës shqiptare, ai u emërua nga e djathta në postin e nderuar të armikut zyrtar të kryetarit. Ky shërbim kaq i shumëpritur që Sali Berisha bëri ndaj Edi Ramës duke kryer legalizimin e tij faktik si kryesues i opozitës, si dhe hyrja e këtij të fundit në mënyrë fare të parashikueshme dhe me dëshirë në lojën e gërr-mërrit, është në anën tjetër edhe një nga dëmet më të mëdha që ai nuk e kupton se sapo iu bënë imazhit të tij. Një imazh deri dikur interesant sepse kontroversial. Për shumë aparatçikë, xhaketa gri, kope partiakësh apo servilë fondesh/ ai tashmë mund të ketë fituar staturën definitive të shefit. Për miliona të tjerët që takimin me politikën e kanë një temë përherë e më të bezdisshme, ai është tashmë një gur më shumë në koleksionin e tyre personal të skepticizmit. Qindra mijëra të rinjtë apolitikë të këtij vendi - të cilëve edhe pse ai s‘i pati kurrë, të paktën mund t‘u zgjonte shkëndija të rralla interesi - ai i humbi përfundimisht dhe për këtë duhet t‘ia dijë për nder kolegut Berisha. Për këtë arsye, tromboni i rebelimit që Rama po sforcohet kaq shumë për t‘i fryrë ditët e fundit, do të kumbojë si një tingull i trashë, i vjetruar dhe komik për veshët e tyre. Ai nuk do të arrijë të zgjojë kurrë atë vrull përndezës, atë frymë "uprising" dhe atë efekt spektakolar që gjenitë e kreativitetit afër Ramës e kanë parë në youtube nga protestat e Otpor-it serb apo Pora-s ukrainase.
Këtu dalim vetvetiu te një arsye tjetër përse psikoza e frikës që po mundohen të mbjellin liderët politikë, nuk do të gjejë një truall miqësor në asnjë mendje tjetër përveçse atyre të militantëve të thekur. Kjo nuk është një frikë reale, por plagjiatura e një frike. Sikurse e gjithë platforma zgjedhore e Partisë Socialiste ishte një masë boshe e lyer me varak retorike impresionuese të kopjuar nga interneti (për të cilën tani madje edhe indinjohen pse nuk fitoi mbështetje), po kështu edhe metodat e marketimit të indinjatës, madje dhe indinjata vetë, janë një mall i importuar konsumi, tërësisht i huaj për shqiptarët. Deri para pak kohësh mund të ndodhte që të gjendeshin mjaftueshëm njerëz në Shqipëri që t‘u bënte përshtypje një fjalim i flaktë me figuracion të pasur. Por ja që shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të dikurshmit dhe kërkesa e tyre është paksa më e lartë nga sa mendojnë shpërfillshëm ata që prodhojnë ofertën politike sot në këtë vend. Skepticizmi siç shkruante në një artikull të vetin Fatos Lubonja, mund të jetë veç të tjerash edhe ilaç. Nuk ka sesi të jetë gjenuine indinjata e lidershipit socialist për vjedhjen e votës dhe as kërkesa e tij për hapje kutish. Kjo është një kërkesë që nuk vjen aspak si një nevojë organike për demokraci, pasi nëse do të ishte e tillë do të kishte ardhur menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve tregoi se "politikës së re" i vodhën fitoren. Dhe vërtet, ndonëse nuk thuhet, ndihet ngërçi që kanë agjitatorët socialistë për të mobilizuar masat, të cilave është vështirë sot gjysmë viti pas zgjedhjeve t‘u thuhet se duhet të revoltohen që kryetari socialist të mos ndihet i vetmuar. Se ata duhet të shpenzohen si mish për top, pasi kryetari socialist që e hartoi vetë Kodin Zgjedhor, që e hartoi vetë barsoletën me programin 1000 faqësh për zgjedhjet të cilin askush nuk e pa kurrë, që i emëroi vetë komisionerët në qendrat zgjedhore, që i quajti këto zgjedhje si më të mirat në histori dhe që tani, pas larjes së hesapeve me çdo zë kritik brenda partisë, gjashtë muaj pasi këto zgjedhje mbaruan, deri edhe pas pushimeve verore siç thotë një mik sindikalist italian "abbronzato ed arrabiato", kujtohet të ndihet i ofenduar.
Prandaj, skenat teatrale të Berishës nga foltorja e Kuvendit, janë dhurata më e mirë që njëra gjysmë e kartës së bixhozit i bën siamezit të vet. Janë thjesht një lojë mes dy ortakësh ku njëra dorë ndyn tjetrën në emër të një partneriteti të ri që duket se do të vazhdojë gjatë. Një partneritet të ngjashmish, që shqetësimin e vet real nuk ka aspak akuzat personale, por jetëgjatësinë e një sistemi të padrejtë që e ka katandisur Shqipërinë në vendin më të varfër, më të shfrytëzuar, më të korruptuar dhe më të padëshiruar të Europës. Një partneritet i cili kujdeset që ky sistem i paskrupullt ekonomik që i detyron fëmijët të shërbejnë si qentë e gjahut të të huajve, të mbetet pa opozitë. Dhe që politika të mos ofrojë kurrë një alternativë shprese, por thjesht spektakël televiziv me sharje nga "robt e shpisë". Është koha kur shqiptarët të kuptojnë se nuk mund të trajtohen më si masa pa tru, se ka një atdhe për ata që nuk dorëzohen dhe se po rilind Shqipëria që refuzon shantazhin. Prandaj, kurajë!



Bah sa gabim e ka ky ne fund.

Ka shume te drejte qe thote se Berisha i beri sherbim historik Edi Rames, duke humbur kontrollin para protestave te tij. Vertet tani Edi Rama eshte kundershtari legjitim (dhe i vetem) i Berishes.

Por Sokol Shameti ia keput kot ne shume pika te tjera:
1. Skepticizmi nuk eshte ilaç. Skepticizmi eshte disinteres, injorim i politikes. Cfare pretendohet te sheroje kjo? Jo politiken sigurisht, qe do vazhdojne te behet me batakçinj pasi rinia ti ktheje krahet.

2. Rreziku i 1997 po fryhet, por kjo eshte prodhim i fakteve , jo fantazise se ketij apo atij politikani/analisti. Ne pak dite kryeministri ka thene se do i thyeje dhembet asaj pjese te opozites qe e kundershton. Dhe aprovon nje ligj apostafat per te sulmuar "krimin" brenda opozites.

3. Rreziku i 1997 eshte serioz per nje aresye tjeter. 1997 nuk erdhi per nje sherr politik. Sherri politik ishte me kohe aty dhe populli oportunist nuk donte ta shikonte. Protestat e para per lirimin e Fatos Nanos u harruan dhe jeta vazhdoi si me pare. Shqiptaret nuk jane kafshe politike, por kafshe mbijetese. Duan vetem te mbushin barkun, te kene ekonomine mire. Nqs i jep mireqenie pranojne çdo lloj shatanzhi dhe politike mbi koke. Keshtu, ne 1997 populli u ngrit vetem kur ju preken interesat e ngushta, leket e veta. Pra kur ekonomia shkoi ne krize. Eshte pikerisht ky fakt qe perkon prape sot. Shqiperia eshte pjese e krizes globale dhe shpejt do rritet çmimi i energjise me 50%. Rritja eshte pasoje direkte e qeverisjes, njesoj siç ishin firmat piramidale, sepse qeveria privatizoi kompanine shpendarese te energjise, dhe brenda vitit privati po rrit çmimin 50%.

4. Sokol Shameti pikturon politiken si nje kafshe me dy koka, e cila s'ka fuqi te na çoje ne katrahure. Ne fakt Shameti e di mire qe politika varet nga kenaqesi dhe pakenaqesi te shume elementeve, firmave, gazetave, televizioneve, qytetareve, etj. Nese Shameti ia faturon Edi Rames problemin, harron se pakenaqesite jane tashme ne shume media. Top Channel u gjobit me miliona euro sepse gjoja nuk kishte paguar taksat. NEWS24 u gjobit sepse transmetoi nje spot parodik kunder qeverise. Gazeta Tema u rrethua me police dhe kryetari u rrah pak dite me pare. Presidenti i Shekullit therritet ne parlament "koke-dhia" dhe konsiderohet mafioz. Si mund te pretendosh se kjo eshte nje loje mes dy kokave, kur vala ka kapur gazeta e televizione shume kohe para se Edi Rama te protestonte per zgjedhjet. Pra edhe njehere, jane krijuar kushtet qe te kete nje perplasje te madhe mes atyre qe kane kapur qeverine dhe atyre qe nuk jane ne qeveri. Sepse Shameti e di mire, qe politika e Berishes, ndryshe nga ajo e Nanos, nuk le zgjedhje asnjanesie. O je me mua, o kunder meje.

Ka vetem nje pike qe shkon kunder perseritjes se 1997-es. Eshte trauma qe pesoi njehere populli shqiptar. Keshtu qe 1997-a mund te mos perseritet, por trazirat jane ne sfond. Ai qe duhet te ishte me toleranti, Sali Berisha, po kryen gjithe hapat e duhur per nje perplasje direkte me kundershtaret e tij. Ka futur veten dhe opoziten ne nje ngerç te pakthyeshem. Vete akuzat e diteve te fundit e bejne te panegociushme hyrjen ne parlament. Cfaredo te beje ndonje deputet i PS-se (ose PS vete), mbetet nje pjese e mire e rrymes opozitare jashte parlamentit, pra ne rrezikun e Berishes. Ato emra qe ai permendi do mbeten perhere te kercenuar, do ruhen gjithe kohes dhe nuk do ndalojne pa e hequr fizikisht Berishen nga pushteti. Nuk eshte me politike e thjeshte, zoti Sokol Shameti, eshte politike dhune, kercenimesh dhe akuzash publike. Jo per Edi Ramen, por per gjithe sfondin qe perfaqson (i mire apo i keq qofte).


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 05:55:

Ajo e Hitlerit eshte postuar ne teme tjeter.

Tek listat e te denuarve gjendet nje i afermi im. Ajo qe ti nuk kuptoke eshte sensi i dokumentareve qe ke postuar vete. Dokumentari mbi Enverin tregonte qarte sesi komunizmi u shtremberua per ti sherbyer etjes per pushtet te nje njeriu te vetem. Enveri eleminoi ntelektuale dhe komuniste te tjere, gje qe shkaterroi intelektin e Shqiperise. Me duken se ke pare mire, vrau edhe komuniste pra, njerez me bindje te majta.

Prandaj mos fol ne ajer "ju te majte" se ofendon pikesepari ata qe persekutoi Enveri.

Enveri nuk ishte i majte, as i djathte. Ishte vetem nje ndjekes i pushtetit qe do e mbante me çdo kusht. Ndoshta sepse ashtu e mendonte se ishte mire. Ose ndoshta sepse donte pushtet dhe pike.

Ne tema te tjera ke akuzuar Spartak Ngjelen se eshte komunist, sepse therriste nga burgu se do fitoje prape. Cfare faji eshte ky? Fajin se kishte nje bindje politike te majte? Dhe kjo e ben njeri te poshter?

Ky eshte muhabet qebaptore.

Dokumentaret qe po sjell jane shume interesante (i pari ishte realizuar me mire), por te gjithe tregojne vrasjen e inteligjences shqiptare, pavaresisht nga bindjet qe kishin. Spastrimet i beri aparati i vetequajtur komunist, por ne te vertete synonte vetem mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Deri ne vdekje, siç ndodhi per Enver Hoxhen.

Nuk arrin te shikosh paralelizmin me metodat qe po perdor Berisha sot? Nuk eshte ndonje i persekutuar jo, eshte nje komunist i aparatit te Enver Hoxhes, jo nje komunist i persekutuar nga Enveri. Eshte pjelle e politikes se diktatures, ku njeriu hante njeriun. Jo pjelle e ndonje ideali komunist APO demokrat. Ndryshe si do kthehej nga komunist ne demokrat brenda 6 muajsh?

Prandaj mos ngaterro krahet politike me paragjykime te kota. Shumica e popullit do ikjen Sali Berishes, si mbeturine e politikes se vjeter. Ndoshta me pas i vjen rradha Edi Rames. Nqs ti ke dy pare respekt per te persekutuarit nuk mund te mbrosh ate qe futi familje ne burg me deshmi te rreme, siç eshte provuar per Sali Berishen (i sheh lajmet?). Te jesh i majte nuk eshte krim, krim eshte te mbash pushtetin duke demtuar popullin tend.

Sipas teje nje i djathte eshte domosdoshmerisht i paster dhe nje i majte i lyen duart me gjak? Berisha eshte i paster meqe e quan veten te djathte?

Cfare rendesie ka nese dikush e quan veten te majte (Enver Hoxha) apo te djathte (Sali Berisha) kur ne fund kerkon vetem pushtetin dhe e mban fale vrasjeve dhe burgosjeve?

Llogjike djali, llogjike, vere ne pune se nuk ecet me krahet politike te 1945-es. Hap syte se te majtin e ke ne krye te se djathtes.

Jo te majtin e idealeve, por te majtin e aparatit enverist.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Dhjetor 2009 - 15:29:

Air ky Kastriot Myftaraj mos eshte ai qe ka pas punu ne SHIK apo e ngaterroj?


Postuar nga sarandaebukur datë 05 Dhjetor 2009 - 18:26:

Pse Berisha e shikon me frikë Ismail Kadare?         


Thursday, 21 February 2008 
Nga Kastriot Myftaraj - Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe në dosjen e Berishës. Dikush mund të thotë se përse duhet të interesohej Kadare për një mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipëria në tetor 1990, dy muaj para se Berisha të bëhej lider politik. Por gjërat janë më të komplikuara. Ismail Kadare ka qenë së bashku me Sali Berishën në takimin e intelektualëve që bëri Ramiz Alia në gusht 1990, para se të zbatohej skenari katovician i ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanë qenë dhe në një mbledhje tjetër intelektualësh, shumë më konfidenciale dhe në një rreth shumë më të ngushtë, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do të bëhej shumë shpejt dhe ata që ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht që në këtë mbledhje të dytë Kadare e kuptoi se Berisha do të ishte një nga liderët kryesorë të opozitës së re. Kështu që Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumë interes që të dinte të fshehtat e njerëzve të rëndësishëm të politikës shqiptare në dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundësi ta siguronte këtë informacion. Kadare kishte miqësi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit të brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer në këtë detyrë pas ngjarjeve të korrikut 1990, duke zëvendësuar Simon Stefanin, që qëndroi disa muaj në postin e ministrit të brendshëm. Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme, që kishte drejtuar spastrimet e përgjakshme të «grupit» të Mehmet Shehut dhe atij të Kadri Hazbiut. Në vitin 1990, pas rënies së Çausheskut, edhe pushtetarët komunistë të Tiranës filluan të bëjnë secili llogaritë e veta, për të shpëtuar veten. Nuk bënte përjashtim as «Lala», siç e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtësinë e njeriut të thjeshtë, se duhej të merrte disa masa për të mbrojtur veten, sa kishte në dorë të bënte diçka. Dhe kjo diçka në mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete të arkivave. Në gusht 1990 shumë gjëra kishin ndryshuar dhe në nivelet e larta nuk ekzistonte më frika e mëparshme nga diktatori. Kështu që Ismail Kadare i përcolli një mesazh ministrit të brendshëm me anë të cilit i thoshte se koha që po vinte kërkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo që propozonte Kadare ishte që Hekuran Isai t’ i jepte kopje të disa dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që më pas do të fitonin vlerë të madhe dhe që do të shërbenin si garanci për ta. Një nga këto ishte sigurisht dosja e Sali Berishës. Kadare do t’ i mbante këto dosje në një vend të sigurt në Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetëm në rast se do të ishte e nevojshme për ato të dy, pra do t’ i përdornin për shantazh. Kjo ishte pikërisht zgjidhja e problemit të «Lalë Hekrit». Ai ishte dakord me të dy duart dhe bëri ashtu siç i tha Kadare. Më pas Kadare do ta shpërblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhënë Shtëpisë botuese «Onufri» të Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit të librave të tij në Shqipëri, gjë që e ka dhe sot. A doni një provë të «Katovicës»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, në periudhën paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit të brendshëm të diktaturës komuniste! Dikush mund të thotë se përse Kadare nuk i nxori këto të dhëna kur Berisha e futi në burg Lalë Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai që nuk ia kërkoi këtë gjë Kadaresë me anë të Bujar Hudhrit, se Lalë Hekri u tremb se mos tërhiqte mbi kokën e tij zemërimin e qëndrave ndërkombëtare që do të shikonin t’ u komprometohej përfundimisht pluralizmi në Shqipëri, si i dalë nga Plani i Katovicës. Këtë gjë nuk e donin as perëndimorët se pastaj duhej të ndryshonin krejt skemat e tyre në Shqipëri. Prandaj Lalë Hekri, me urtësinë e tij fshatareske, e gjeti më me vend të heshtte dhe të bënte disa vite burg, se të tërhiqte, mbi krye zemërimin e zotave të «Olimpit» ndërkombëtar. Të njëjtën llogari duket bëri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi në burg. Sigurisht që këtë lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di këtë gjë. Por Berisha di dhe atë tjetrën se Kadare ka një gen bizarr gjirokastrit që mund ta çojë në veprime të paparashikueshme, që janë më tepër marrëzi se trimëri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresë, kujdeset që mos ta cënojë Kadarenë deri në atë pikë sa ai të bëjë veprime realisht të dëmshme ndaj Berishës. Berisha ka frikë se mos Kadare vihet në rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siç bëri Cvajg për Fushe, shkruan një libër për të (Berishën), ku të paraqiten dhe të dhëna nga dosja e Berishës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha e di mirë se Kadare ka një joshje të madhe për ta shkruar këtë libër, pasi ky do të bëhej një bestseller në botë, duke konsideruar famën, në shpërpjesëtim me përmasat e Shqipërisë që mori Berisha në botë, me ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë. Prandaj Berisha kujdeset që ta mbajë Ismail Kadarenë «nën kontroll», duke i ngjitur atij pas njerëz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenë dhe mik i ngushtë me botuesin e sotëm të Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytëzuar miqësinë me Bujar Hudhrin, të krijuar që në shkollën e mesme, për t’ u bërë mik me Hekuran Isain, të cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministër. Misioni që Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranë Ismail Kadaresë, është arsyeja kryesore që Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime të mëdha me pushtetin, si ministër informal që përcakton tenderët e rrugëve dhe tenderë të KESH (në kohën e Andi Belit), në një kohë që abuzimet në përmasa të mëdha, për hir të së vërtetës, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhënë në media për PD shumë më tepër se Fahri Balliu. Marrëdhëniet e Berishës me Kadarenë dukej se do të precipitonin pas emërimit të Besnik Mustafajt si minsitër i jashtëm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrëdhëniet e tij me Berishën tentojnë drejt atij që në kohën e Luftës së Ftohtë quhej ekuilibri i frikës dhe që vinte nga shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë i dy blloqeve të pajisura me armë bërthamore. Kadare mund ta shkatërrojë Berishën, por edhe Berisha mund ta dëmtojë Kadarenë, ndonëse nuk mund ta shkatërrojë atë, se Kadare është vetëm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me të ardhur në pushtet në vitin 1992 urdhëroi që të gjendej në arkiva çdo gjë kompromentuese që ishte për Kadarenë. Dhe në arkiva kishin mbetur jo pak gjëra kompromentuese për Kadarenë. Një nga arsyet që Kadare i urren shumë Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën është se nuk pranuan kërkesën që u bëri kur e lejuan të ikë nga Shqipëria në tetor 1990, me gjithë familjen, kundër rregullave të regjimit. Atëherë Kadare u kërkoi që në arkiva të pastrohej çdo gjë kompromentuese për të. Ramizi dhe Nexhmija i dhanë fjalën për këtë, por më pas Kadare e kuptoi se e kishin gënjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bëri dosjen e tij «Kadare» për të kundërbalancuar dosjen «Berisha» që ka ka Kadare. Kështu që Berisha dhe Kadare qëndrojnë sot përballë njëri tjetrit si dy përbindësha, produkt i «Katovicës». Tashmë, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit të jashtëm, Kadare është distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrëdhëniet e Kadaresë me Berishën kanë kaluar nga periudha e luftës së ftohtë, në kohën kur Mustafaj ishte ministër, në atë të paqes së ftohtë, me dorëheqjen e Mustafajt.  
 
 
 
 


Postuar nga Vizioner datë 05 Dhjetor 2009 - 18:48:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Pse Berisha e shikon me frikë Ismail Kadare?         


Thursday, 21 February 2008 
Nga Kastriot Myftaraj - Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. .  
 
 
 
 



Te pakten, ketu tregoni Dhe DISA HERE ME SHUME, se kush eshte Sali Berisha!!! Gje qe sdo koment!


Postuar nga Vizioner datë 05 Dhjetor 2009 - 18:59:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Pse Berisha e shikon me frikë Ismail Kadare?         


Thursday, 21 February 2008 
Nga Kastriot Myftaraj -

...Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme...........  
 
 
 
 



Po rrini dhe mos perlyeni njerzit, pse pasken qene Nipat e dikujt!!!! Mos flisni per Bujarin si njeri, se vetem emrin i keni ndigju as me shume e as me pak!!! Po s'ju vjen turp qe merreni me thashatheme???!!! Njifeni nje here njeriun vete-personalisht (por Myrtja me shoke ska as shancin me te vogel per kete), pastaj gjykoni!!!!
Bujari s'ka asgje te perbashket me Balliun! Dhe, te dy, i njoh me mire se cilido nga ju ketu aq me shume se sa ky Myrtja!!!


-Shtoj: C'fare llogjike prej idioti, kur myrtja thote qe: Kadareja paska pas interes ke Bujari!! hahahaha Po Kadareja bente Ligjin ne Shqiperi! Ku kishte ai interes ke Bujari apo njeri tjeter!!! eeehhhh


Postuar nga Petter datë 06 Dhjetor 2009 - 09:00:

Ne Shqiperi aty nga brezi tret ndoshta dhe mund te behet vend per te qene


Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 18:11:

Edi Rama flet:

"Nuk jam penduar asnjë sekondë të jetës time që u largova aty për aty nga PD-ja në vitin 1990, për mënyrën se si do të katandisej ajo parti. Pashë spotin televiziv për festimet që po organizon kryeministri dhe mazhoranca e tij. Në ditët e para të transmetimit, ishte në mes të të tjerëve edhe Shenasi Rama, një prej njerëzve më aktiv të atyre viteve të rrëzimit komunist në Shqipëri, por pasi ai dha një interviste në një media, dhe ku foli për të vërtetën e zhvillimeve të viteve '90, në spotin televiziv të ditëve të fundit ishte fshirë fytyra e Shenasi Ramës, njësoj siç bënte Enveri me armiqtë e "kllasës"," tha Rama.


Postuar nga sarandaebukur datë 06 Dhjetor 2009 - 19:55:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Vizioner
[B]

Po rrini dhe mos perlyeni njerzit, pse pasken qene Nipat e dikujt!!!! Mos flisni per Bujarin si njeri, se vetem emrin i keni ndigju as me shume e as me pak!!! Po s'ju vjen turp qe merreni me thashatheme???!!! Njifeni nje here njeriun vete-personalisht .

------------------------------------

Në vitet e burgut, intelektualët shfrytëzoheshin për t´i shërbbyer pushtetit. Udhëheqësit donin të dinin c´ndodh në botë, me historinë, mendimin, letërsinë, ekonominë, politikën, shërbimet sekrete, etj. Për këtë shërbenin njohuritë e shumta të Mirash Ivanajt, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, dhe shumë eruditëve të tjerë, të cilët ishin të detyruar të përkthenin librat që iu duheshin pushtetarëve, të cilët i mabnin vetëm për vete. Ata libra nuk botoheshin për masën dhe nuk dilnin kurrë jashtë rrethit të ngushtë të udhëheqjes.

  Një mbrëmje më ra telefoni.

    - Alo, jam Bujar Hudhri, botues. Zoti Arbnori, a mund të pimë një kafe bashkë diku?

    - Me kënaqësi.

        - Pjetër, ju kam dëgjuar një natë në televizor, duke folur për përkthimet e burgut. Ishte interesante. Ju ka dëgjuar edhe dikush tjetër që s’jua merr mendja, Hekuran Isaj, ish-ministri i Punëve të Brendshme. Kur thatë se nuk keni në shtëpi asnjë libër të përkthyer në burg, ai më mori në telefon dhe më tha: Veprën e Uilliam Shirerit “Ngritja dhe Rënia e Rajhut të Tretë” e kam unë në shtëpi të përkthyer nga Pjetër Arbnori. Më vjen zor ta takoj, po do t’jua jap ju, që t’ia dërgoni.

    Dhe nga torba e mbushur, Bujar Hudhri nxori një nga vëllimet e vjetra, të zverdhura, të shtypura me makinë shkrimi. E njoha menjëherë dhe u gëzova kur pashë emrin tim si përkthyes. Më kishin ndihmuar për disa kapituj dy shokë të burgut.

    I faleminderit Bujar Hudhrit, i faleminderit edhe Hekuran Isajt. Më 1955, kam qenë ushtar në repartin 9808 në Skelë, Vlorë. Aty erdhi edhe një rreshter me emrin Hekuran Isai, i cili rrinte me këshilltarët sovjetikë se kishte bërë një kurs 6-mujor në Armeni apo Azerbajxhan. Më vonë, atë e ngritën nga tre shkallë, deri sa e zgjodhën Sekretar të Komitetit Qëndror dhe Ministër të Punëve të Brendshme.

--------------------------------------

  


Postuar nga trojani datë 07 Dhjetor 2009 - 03:54:

Per Vizionerin, por dhe kedo tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner





p.s. Per Fajtorin: Perderisa citove dhe sygjyrove "trojanin", pseudonimi i tij me duket se flet vete per qendrimin e tij,llogjike e cila, u shpreh ketu me nje Rafinese qe tek ty beri efekt!!!



Me fal qe nuk kam nje pseudonim te bukur si i yti.
Po na sqaro neve budallenjve se c´fare flet pseudonimi im.
Dhe se per c´fare llogike me nje Rafinese po behet fjala.

Lexo mesazhet e tua dhe diku aty do lexosh se i drejtohesh Fajtorit, qe te heqi mesazhin e dikujt tjeter, thjesht se nuk i pershtatet shijeve te tua. Dhe e gjitha kjo nen emrin e patriotizmit. (Do me vinte keq nqs, Fajtori do fshinte apo e ka fshire mesazhin,)
Dhe po te pyes une ti: A eshte ku ketu nje Forum apo eshte Gazeta RD apo ZP?
Nje forum eshte i bukur, kur ka pikeveshtrime nga me te ndryshmet. Dhe sa me shume "input" aq me interesant eshte forumi. Mund te jesh pro, mund te jesh kundra, por mund te jesh dhe asnjanjes.
Mund te marresh pjese ne debat, mund dhe mos te marresh pjese ne te.
Teza tende eshte patriotizmi, kurse Liriepiri thote se babi i tij ka qene ne nje mbledhje ku Sala ka premtuar dicka. Dhe ky perben nje fakt ose dicka shume afer faktit.
Personalisht besoj se ai Liriepiri thote te verteten. Po te marresh gjerat ne perspektive dhe me garniture, ca det te pazarepsur andej nga Saranda, nuk me habit aspak qe Sala te kete premtuar dicka te tille. Dhe mos u habit, se ne koken e Sales, Shqiperia eshte bahcalleku i tij privat.
Dhe mos harro, se ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje nje strategji e tille ne korridoret e politkes shqiptare te majte dhe te djathte: Qe rruga per ne Evrope kalon nga Athina. Me nje krahine autonome greke do te jete me e lehte hyrja ne Evrope ... etj etj.
- Persa i perket pseudonimit trojan. Delvinjotet i thone vetes trojane. Se sa e vertet eshte kjo historikisht, nuk dua ti hyj ketij debati.
Por fakti eshte se Delvinjotet i thone Delvines, Troje. Dhe vetes trojane. Keshtu qe dhe une i them vetes time trojan.
Besoj se iu pergjigja kesaj pyetje.
Mesazhi im ishte thjesht nje mesazh habie dhe konstatimi: Se sa intolerante jemi ndaj njeri tjetrit, dhe se sa te njeanshem njekohesisht.
Plus dhe konstatimi i nje paralelizmi ndermet familjes se FH dhe asaj te politikes shqiptare. Asgje te rafinuar nuk ka aty.


Pres perzemersisht pergjigje.


Postuar nga erious datë 07 Dhjetor 2009 - 04:17:

.

trojani... ti shum mire e ke, jemi ne forum (shqiptare) por dhe te lexosh provokime antikombetare nga me te ndyrat e mundshme, s'eshte normale te mos reagosh... jemi njerez dhe mir eshte kur tjetri reagon them un.

sidhe troja, ai nuk i referohej trojes delvines... por troia-s se italise

troia = putana = kurve


Postuar nga Vizioner datë 07 Dhjetor 2009 - 23:14:

Fadroma pallatit të kunatit të Dash Pezës. Bashkia: Është me leje

Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit ka udhëruar sot Ndërtimoren të rrëzojë një pallat 12 katësh në qendër të Tiranës.

Ndërtesa, që ndodhet fill pas 15 katëshit në kryeqytet mësohet se është në pronësi të kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, sulmuar së fundi nga kreu i qeverisë, Berisha për përfitime lejesh ndërtimi të paligjshme.

Mësohet se urdhri për shembjen e tij është dhënë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore, në varësi të Ministrisë së Punëve Publike, sipas të cilit ndërtesa është e paligjshme. Në vend kanë mbërritur fadromat dhe forca të shumta policie.

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas kësaj ndërhyrjeje, duke e cilësuar atë si abuzimin e radhës. Sipas saj, ndërtesa është me leje të rregullt dhe ngritur në përputhje me ligjin


Postuar nga Fajtori datë 07 Dhjetor 2009 - 23:40:



Te shikojme nese do prishe SKY Tower ne mes te bllokut, e cila ka 3 katet e fundit pa leje dhe ne fund barin rrotullues.

Kujtohen pasi jane ndertuar 12 kate gjoja? Se dinin qe ishte pa leje keto vite qe ishte ne qeveri po Sali Berisha.

Presion i hapur per opoziten. Politike lagjesh. Mafia qe s'do zhduket kurre.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Dhjetor 2009 - 23:42:

Sja mba culo me u marr me Ladin atij Faje .... ja merret me kunatin e Dash Pezes se eshte i bute ai


Postuar nga Vizioner datë 07 Dhjetor 2009 - 23:44:

Ndiqni Mero Bazen zani Live te Vizion Plus. Eshte duke fol per kete problem!


Postuar nga AngelDevil datë 07 Dhjetor 2009 - 23:50:

skam nerva me degju ate idiotin Vizionero

Sales i ka ardh fundi me keto qe ben, po ha koken e vet se ka te gjate.... nejse, po dal une iher


Postuar nga Vizioner datë 08 Dhjetor 2009 - 16:12:

Re: Per Vizionerin, por dhe kedo tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha trojani


Me fal qe nuk kam nje pseudonim te bukur si i yti.
Po na sqaro neve budallenjve se c´fare flet pseudonimi im.




--------------------------------------------------
Pershendetje Trojani! Duke pasur Respekt VIRTUAL per ty, po marr dhe mundimin te te pergjigjem:

Kali i Trojës (engl. Trojam Horse), gjithashtu i njohur shkurtimisht si trojan, eshte quajtur dhe një program kompjuteri i cili duket i dobishem, por qe ne prapaskene perdoret nga beresit per veprime te tjera, pa DIJENINE e perdoruesit!
Një "kalë i Trojës" = Trojan i takon familjes së programeve të padëshiruar apo me qëllim të keq, i njohur si Malware.Kuaj trojan mund të përdoret gjithashtu për përhapjen e viruseve.

Mythologji:

Trojan, eshte nje qytetar i Trojes te cilet u bene te njohur nga:

Kali i Trojës ishte në mitologjinë greke, një kalë druri ku ushtarët ishin fshehur në bark. Ku Ushtarët natën, hapen dyert e qytetit të Trojës nga brenda dhe u fut ushtria e grekëve. Kjo manovër e grekëve të lashtë coji ne fitimin e "Luftës së Trojës".
Pas shume Luftërave të grekëve për Trojen ku të dolen pa sukses kundër muret e Trojës, Calchas, mblodhi ne një takim heronjte më fisnike bashkë dhe u tha atyre që: Trojen do t'a marrim-pushtojme jo me forcë por përmes një mashtrimi!
...Troy (greqisht: Τροία, Τροίη gjithashtu Ίλιον (Ilion, Latinisht Troia, Ilium; turqisht: Truva, në studimet klasike, është perdorur emri Klasik. Troja është një qytet Antik në Troad, në Turqinë veriperëndimore sot mbi Hellespont në krahinën e Çanakkale.
---------------------------------------------------------------------




Lexo mesazhet e tua dhe diku aty do lexosh se i drejtohesh Fajtorit, qe te heqi mesazhin e dikujt tjeter, thjesht se nuk i pershtatet shijeve te tua. Dhe e gjitha kjo nen emrin e patriotizmit. (Do me vinte keq nqs, Fajtori do fshinte apo e ka fshire mesazhin,)
Dhe po te pyes une ti: A eshte ku ketu nje Forum apo eshte Gazeta RD apo ZP?
----------------------------------------------------



Po i kerkova Fajtorit DHE I KERKOJ po te njejten gje akoma!!!

Dhe, ketu eshte nje Forum, sigurisht per te shprehur mendimin "e lire" panvaresisht perkatesise Politike-Ideologjike, Besimit Fetar POR, nqse e lexon me vemendje Textin e ATIJ LiriEpirit, do te kuptosh qe behet fjale PER ME SHUME se sa thjeshte te shkruash kundra nje Partie apo Pro nje Partie! Ka te beje me: Atdheun, Shqiperine=Territorin e saje=Existencen e saje!
..Lexoje mire textin e tij dhe JO VETEM disa rrjeshta ose jo vetem ate, qe te pelqen ty!
------------------------------------------------------------


Pres perzemersisht pergjigje.



Kaq kisha per pergjigje!


Postuar nga trojani datë 08 Dhjetor 2009 - 18:16:

Gënjeshtar me "patentë" evropiane

Mero Baze | 08/12/2009
Komisioni Evropian ka provuar një ditë më parë se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është zyrtarisht gënjeshtar. Në një deklaratë të shkruar e zeza mbi të bardhë, Komisioni Evropian ka sqaruar se deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha, të bëra në emisionin "Opinion", lidhur me kërkesat e socialistëve për mosliberalizimin e vizave, janë gënjeshtra dhe për më tepër personi, të cilit i referohej Berisha, nuk kishte qenë fare në takim. Një ngjarje e tillë është një lajm i hidhur për një shoqëri të emancipuar. Një gënjeshtër e provuar qartazi nga një institucion serioz, siç është praktikisht Qeveria e Evropës, ku ne duam të shkojmë, na bën të turpërohemi të gjithë, përveç Sali Berishës.

Për të kuptuar diferencën mes një shoqërie me mentalitet demokratik dhe perëndimor dhe një shoqërie të pajtuar me gënjeshtrën si fatalitet, mjafton të kujtojmë ç'i ndodhi kryeministrit të Hungarisë dy vite më parë. Duke qenë një reformator real, ai ishte në makth që kishte dhënë premtime të pambajtshme në fushatë elektorale dhe u citua të kishte thënë në një mbledhje qeverie se "po gënjejmë qytetarët". Kaq mjaftoi që rrugët e Hungarisë të ktheheshin në arenë protestash që tronditën vendin, por i dhanë shoqërisë hungareze dinjitetin e një vendi të lirë, që nuk pranonte të gënjehej dhe fyhej nga askush. Kryeministri ynë u kap duke gënjyer nga Qeveria e Evropës, ku ne po trokasim, dhe ende nuk ka dalë të kërkojë ndjesë, së paku evropianëve.

Ky gjest i rëndë, i pakonceptueshëm për një zyrtar perëndimor, rëndon në axhendën tonë evropiane shumë herë më tepër sesa përqindja e pasaportave biometrike apo kartave të identitetit të lëshuara, dhjetëra herë më shumë se sigurimi i kufijve apo migracioni i brendshëm që duhet të plotësojmë për liberalizimin e vizave. Kryeministri ynë është kapur duke gënjyer në emër të Qeverisë Evropiane, dhe nuk po kërkon ende falje. Kaq mjafton që shoqëria jonë të ndëshkohet për shkak të njeriut që e përfaqëson. Ne kemi zyrtarisht një kryeministër me "patentë" evropiane si gënjeshtar, të noterizuar me deklaratë zyrtare nga Komisioni Evropian si mashtrues.

Po këmbëngul te "patenta" evropiane e Sali Berishës si gënjeshtar, pasi ai ka kohë që përpiqet të zhvlerësojë provat publike që ne i servirim si shqiptarë për gënjeshtrat e tij. Ne i kemi provuar publikisht çfarë ka thënë para 2005 dhe pas 2005 për korrupsionin dhe rivalin e tij Fatos Nano, por ai na i ka zhvlerësuar duke thënë se "ishte fushatë". Ne i kemi provuar se ç'ka thënë më 2005 dhe ç'ka thënë më 2009 për Rezart Taçin nga kontrabandist në biznesmen të ndershëm, por ai na thotë që e ka pasur fjalën për Cacin. Ne i kemi provuar ç'ka thënë për Fatos Nanon, që po i grabiste tokat fshatarëve të Kakomesë më 2005, dhe si hesht, kur ua grabit vajza dhe dhëndri i tij më 2009, por ai e ka injoruar duke arrestuar ata që ngrenë zërin. Ne e kemi provuar se ka mashtruar me shantazhin e bërë ndaj Top Channel-it më 2006, por ai na tregon "dosje" të reja të mafies, për të cilat nuk dimë kur do t'i harrojë që i ka treguar.

Në njëfarë mënyre beteja jonë për të provuar që ai është gënjeshtar, është konsumuar brenda Shqipërisë dhe njerëzit janë lodhur së dëgjuari që ai është një gënjeshtar dhe e kanë pranuar këtë gjë si fatalitet.

Problemi që kemi tani është i ri. Ky është zyrtarisht një gënjeshtar dhe mashtrues për Brukselin dhe ky ves i tij primitiv na ndëshkon të gjithëve si shoqëri. Evropa nuk na pranon me një kryeministër gënjeshtar në krye. Për shkak të tij ne nuk do jemi të lirë më 1 janar të lëvizim sikurse fqinjët tanë maqedonas dhe malazezë. Jo se ata i plotësojnë kushtet që ne s'i kemi plotësuar, por ata na e kalojnë në një kusht. Ata nuk kanë kryeministra mashtrues. Falë këtij njeriu ne po na shtyhet deri në korrik dhe, larg qoftë, dhe më vonë heqja e vizave. Falë këtij njeriu, ne mund të mos marrim as për dy vjet përgjigje për kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat të BE. Falë këtij kryeministri, zyrtarisht gënjeshtar, ne do dërrmohemi duke pritur të lëvizë karroca jonë e shkatërruar drejt Perëndimit. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Jemi të vetmit që kemi një kryeministër zyrtarisht gënjeshtar, të provuar nga Brukseli.


Postuar nga Vizioner datë 08 Dhjetor 2009 - 21:19:

Berisha shpall 8 dhjetorin festë kombëtare:

Shikoni Foton! E sapo bere ne Tirane.

Feste Kombetare -ku duhesh te ishte flamuri Kombetar- apo Feste PD=Partie Derrave Berishiane ????!!!!!! Flamuri kombetar eshte fshehur diku atje ne qoshe!

O shqiptare....jeni te PUSHTUAR nga nje Diktature me nje Diktator qe ka vesh "mantelin" e Domokracise!!!!

Zgjohuni prej gjumit! Mjaft ngelet te verber!


Postuar nga Tulipani datë 08 Dhjetor 2009 - 22:02:

Berisha:

"Ndaj nga ky shesh ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me ne, me uraganin tonë të integrimit të vendit në BE. Ne shembëm mure, blloqe e diktatura do të fshijmë kufijtë e do lëvizin pa viza. Ftoj shqiptarët të bashkohen me ne për një Shqipëri pa viza"- ka thënë Berisha.
Në fund të fjalës së tij, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën. "Garantoj ata që me plehrat e bllokut të djeshëm, me kockat e mafies do tentojnë të na pengojnë se garancia jonë e plotë është: mafies ligjin me rreptësinë e saj, kurse plehrave të saj në koshin e historisë që meritojnë".



Fshijme kufijte? Opps dmth neve do bashkohemi me Greqine?

Uragan integrimi?!!! Po uragani nuk eshte ai qe shkaterron?

Kocka mafie?!!! Po te ishin kocka dmth mafia na qenka shkaterruar!



Fjalimet e Berishes jane si Frankejshtajni te ndertuara me copa-copa e tamam si ai anojne nga mjekesia legale


Postuar nga Agent Provocateur datë 08 Dhjetor 2009 - 22:24:

Me se fundi shqiptare... qe sot do te levizni lirshem pa viza ne Europe...beni gati pasaportat...


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 00:51:

2K, padi për fyerje dhe shpifje S.Berishës, PD, J.Topallit, S.Olldashit

Shikoni:

Sali Berisha ne nje Tavoline me "Mafien"= Dulaku!!!!! sa nuk i kishin shkel ne kallo Sales!!!!!

Sipas S.Berishes, Kokedhima dhe Dulaku, jane ne krye te asaj qe ai i lejon vetes ta quaje "mafia punisto-mafioze e Edvin lakuriqit", madje keta te dy dhe disa te tjere qe kryeministri i ka ne dosjet e tij "jane nder mafiozet me te rrezikshem ne Ballkan e me gjere".
Kyeministri i vendit i ka premtuar popullit shqiptar, se "do ti shkule dhembet me dare mafies".
Kokedhima dhe Dulaku jane pronaret e dy prej mediave kritike ndaj qeverise, Shekulli dhe Vizion Plus.


Postuar nga arturm datë 09 Dhjetor 2009 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Te shikojme nese do prishe SKY Tower ne mes te bllokut, e cila ka 3 katet e fundit pa leje dhe ne fund barin rrotullues.

Kujtohen pasi jane ndertuar 12 kate gjoja? Se dinin qe ishte pa leje keto vite qe ishte ne qeveri po Sali Berisha.

Presion i hapur per opoziten. Politike lagjesh. Mafia qe s'do zhduket kurre.


sa e domethenese eshte kjo fotografi.

fadromi i vogel (Berisha) qe prish nje 12-katesh te madh (Mafia)

gjynaf qe nuk rron me Migjeni per ti vargezuar keto fakte

P.s. Po ne duam te vemi ne Europe, mua me rezulton qe atje keto tip ndertesash i prishin me dinamit. Kur do mbaroje pune fadromi?


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 01:17:

Vizioner

Po dhe ti, perseritje te lajmeve qe u vunen e mengjes ve?

Nejse, Berisha mund te beje ç'te doje. Te bastise Shekullin, Vizionin, Dulakun, Pezen, e ku di une. Mund te vrase Mero Bazen e te pushoje nga puna njerezit qe nuk i shkojne ne miting. Por kjo vetem shtyn fundin e tij, nuk e ben dot me te forte.


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 04:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Mund tju bej nje pyetje .......


Po mbasi nuk do kemi me S.Berishen ne qeveri ,Cfare do do ndodhi ?????????????


Cili do te drejtoj mund te ma thoni ?????????''




Une ... me Fajtorin!


Postuar nga Tulipani datë 09 Dhjetor 2009 - 05:08:

Pa devijim nga normat (shqiptare) nuk ka progres (per shqiptaret) !

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Mund tju bej nje pyetje .......


Po mbasi nuk do kemi me S.Berishen ne qeveri ,Cfare do do ndodhi ?????????????


Cili do te drejtoj mund te ma thoni ?????????''



Nese deshirat do te mund te plotesoheshin ...



Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 05:12:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Me doren e majte do drejtosh ?


Qe te jeshe ti me i qarte.....dhe ndonje tjeter, kjo eshte parta ime: http://www.piratenpartei.de/ kliko ketu. Mbase e ke te istaluar Translaten dhe mund te lexosh ne gjuhen qe do.

Se shpejti do jete dhe ne Shqiperi!

Po pate ndigju per kete ok.! Ne zgjedhjet e fundit ketu ne gjermani, kapi 2% ne shkalle vendi. Sukses per nje parti te sapo formuar! Ne disa zona, kapi dhe me shume duke hyre ne Parlamentet vendore ose me sakte: te landeve!


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 14:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



Une ... me Fajtorin!



Vazhdo ti se erdha.


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 14:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Vazhdo ti se erdha.





Cer vazhdo....se erdha?!

Nje sprehje gjermane:
"Morgen, morgen nur nicht heute, sagen immer faule leute"
-perkthimin e di vete ti se ku t'a besh-


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 15:15:

Fjala e S.Berishës në 12 dhjetor 1990

"... Mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia.. (fishkëllima nga studentët, S.B. vijon.... Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili, po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (sërish fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (vazhdojnë fishkëllimat dhe zëra "kush është ky që po flet". Dëgjohet zëri I Genc Pollos që prezanton në mikrofon: Po flet Sali Berisha)

..Prandaj sot, prandaj sot, prandaj sot ju ftoj të gjithëve të brohorasim njëherë: Rroftë Rinia jonë studentore, rroftë Organizata e saj (sërish ovacione: fjala është për Organizatën e Rinisë së atëhershme, organ i Partisë së Punës)

Uroj, uroj, uroj nga zemra dhe shpreh bindjen time të thellë se demokracia do të ecë e zhvillohet gjithnjë, sepse në rast se ndalon, ajo kthehet në iluzion. Dua gjithashtu dhe ju ftoj gjithashtu, ju ftoj gjithashtu, të brohorasim edhe njëherë për Presidentin Ramiz Alia, duke shpresue, duke besue (fishkëllima nga studentët) arritjen e plotë të demokracisë në vendin tonë...


:lol: :cmendur P:


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 15:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner




Cer vazhdo....se erdha?!

Nje sprehje gjermane:
"Morgen, morgen nur nicht heute, sagen immer faule leute"
-perkthimin e di vete ti se ku t'a besh-




"Tomorrow morning, only not today, always say lazy people" ???

Vazhdo ti ne politike eshte fjala. Kam pak pune ketej.

Boll njerez ka thithur politika. S'ia vlen te futesh ne politike. Politika ndryshohet nga jashte, duke ndryshuar gjera te tjera. Ndryshe perfundon si Sala, qe kur eshte ne opozite e shikon Shqiperine te zymte, ndersa kur eshte ne pushtet i duket fushe me lule.
Politika ne veten e pare eshte per ata qe duan pushtet, jo per ata qe duan te ndryshojne diçka.


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 16:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Politika ne veten e pare eshte per ata qe duan pushtet, jo per ata qe duan te ndryshojne diçka.



Egoizmi i SHENDOSHE, sjell dhe ndryshime.......pozitive kuptohet!

Cdo njeri eshte Egoist, por kur ky egoizem vihet ne sherbim te pergjithshmes, merr karakter pozitiv.


p.s. Mos u vono shume


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 16:37:

Shiko dy postime me lart fotografine qe te kuptosh sa pozitiv esht egoizmi i vendosur ne sherbim "te se pergjithshmes".


Postuar nga lubi datë 09 Dhjetor 2009 - 19:07:

per mua diktaturat nuk kane nevoje per brire qe t'i dallosh
kjo diktatura jone ben*muuuuuuuuu*ne mes te dites
vini re pyet ky KREU jone i ministrave per kushtetute,parlament,gjykate,president,ligj,--te gjitha jane zero me bisht pasi vetem fjala e tij eshte e vertete e pamohueshme,e gjithkend qe nuk e zbaton e -pi e zeza-pastaj..................
ka njezet vite qe ka rene ne dashuri marrezisht me kamerat e ekranet//ky kreu jone i te gjithe ministrive,drejtorive e si dhe i te gjitha institucioneve te tjera te vendit tone,,,,,,,,,,,,,
nuk ka fjali qe nuk fillon me:::UUUNNNEEE,,,,MMMUUUEEE<<<(me kete fillon ajo pellitja qe theksova me lart qe diktatura eshte ulur kembekryq ne cdo institucion te ketij vendi)
me pelqen qe te gjithe ne jemi shume te zgjuar per t'a konstatuar e soditur me endje lulezimin e kesaj diktature te re e fuqiplote qe po instalohet ne menyre kaq te kendeshme ne cdo qelize te kesaj shqiperie////////////////jam kurioze vetem te dij kur do behemi po kaq te zgjuar t'a zhdukim pergjithmone--???????????????????????????????????????????????????????????


Postuar nga Vizioner datë 09 Dhjetor 2009 - 20:14:

Re: Fjala e S.Berishës në 12 dhjetor 1990

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



:lol: :cmendur P:


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 20:24:

Hahahahhahahaha


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.