Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Disturbia..
Duhej te ishte nje film horror,por rezultoir i tille vetem 10 minutat e fundit.Ishte nje film mjaft interesant dhe te bente per te qeshur.Nje djalosh humb te atin pas nje aksidenti me makine dhe behet shume agresiv.Per shkak te sjelljes se tij ai denohet me 90 dite arrest shtepie.E vetmja lidhje me boten e jashtme jane dritaret e dhomes se tij.Cfare shikon dhe cfare zbulon ai aty?
Ju keshilloj ta shikoni!
American Gangsta
HITMAN
HITMAN ... ne fakt ma keshilluan ca miq qe luajne dhe lojen ne Pc po une skisha shume besim ... por ne fakt ngela shume e kenaqur.
Eshte si tip Bourne Identity e flet per nje killer me pagese qe punon per nje organizate te fshehte.
Citim:
Po citoj ato që tha _mIzZzA_
American Gangsta
__________________________________________________
_____
Une kam pare Ocean's 13, por nuk me ka pelqyer...
Ose me mire ... le te themi qe me ka zhgenjyer!
Miss Potter
dje pashe La guerra dei Fiori Rossi
eshte shume i bukur! Jua keshilloj!
http://www.laguerradeifiorirossi.it/
http://www.youtube.com/watch?v=-5ab6RtA-KE&cad=rhs
Nder filmat me te bukur qe kam pare gjer tani. Jua sugjeroj me sigurine e plote qe do ju leje mbresa.
"It's all around us. All we have to do is listen."
Flm. ESHI!Kisha kohe pa pare dicka kaq te bukur .
Eliz,,,,, me behet qejfi qe e ke pare dhe te ka pelqyer.
Filma si ky fatkeqesisht nuk jane te shpeshte sidomos ne ditet e sotme.
Jonathan Rhys Meyers fantastik me aktrimin sikurse dhe me kendimin dhe muziken. Perfekt ne te gjitha anet.
Kerri Russell me nje fetyre dhe bukuri mese engjellore tamam e goditur per rolin.
Freddi Highmore nje talent i vertete mgjse akomai vogel.
Nuk e di , kur mendoj se kush aktor tjeter do i kishte luajtur rolet si keta me lar nuk gjej ndonje. Jane me te vertete te pa arritshem.
http://www.youtube.com/watch?v=M3yo...feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=LOO2...feature=related
Filmi i fundit qe kam pare eshte "Apocalypto"
Brutti, sporchi e cattivi (Ugly, dirty and bad)
Fragment:
Zakonisht shikoj me shume filma te vjeter, por te rinjte duhet te jene vertet terheqes (fotografia, montazhi dhe akterimi) per ti pare tamam.
Nga filmat e vjeter italiane shume jane aktuale akoma per Shqiperine. Para dy ditesh pashe "Brutti, sporchi e cattivi" (1976). Realizimi ishte fenomenal dhe historia fantastike. Ndryshe nga filmat e tjere te atyre viteve ku ngjyrat ulin nivelin e pelqimit, ne kete film ngjyrat ishin pjese e filmit dhe ishin perdorur per te terhequr vemendjen drejt historise se treguar.
Filmi flet per nje familje te varfer qe jeton ne zonat informale te Romes, brenda nje barake ne varferi te plote. Grimi dhe loja e Nino Manfredit te fusin ne nje bote krejt tjeter. Te gjitha skenat jane xhiruar vertet ne nje baraccopoli te atyre viteve, ku jetonin punetore te uzinave perreth. Duke pare filmin mendja te shkon kollaj tek zonat informale te Tiranes, me femije te pafajshem qe behen pre e kushteve te prapambetura te jeteses dhe e nje kulture qe detyrimisht bie ne nivelet e urise. Kush mendon se do gjeje dicka retorike te behet gati per tu zhgenjyer. Stili ngjan me filmat Emir Kusturices, me ndryshimin qe mjeshtri Ettore Scola e ka krijuar 30 vjet para. Jo me kot regjizori fiton dhe cmimin e pare ne festivalin e Canne-s ne 1976.
"Juno" dhe "The national Treasure" me Nicolas Cage.
"Juno" fantastic, kur e pashe filmin thashe ky eshte film per teens, por aktorja Ellen Page ishte kaq e kompletuar, sa doja ta shihja filmin per se dyti. Kur vajta ne shtepi ju thashe djemve ajo do behet artiste e madhe, dhe mbas dy javesh lexova qe ishte nominuar per Oscar.
Uroj ta fitoj se ishte shume cool actress ne ate moshe qe luan ajo.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
"Juno" dhe "The national Treasure" me Nicolas Cage.
"Juno" fantastic, kur e pashe filmin thashe ky eshte film per teens, por aktorja Ellen Page ishte kaq e kompletuar, sa doja ta shihja filmin per se dyti. Kur vajta ne shtepi ju thashe djemve ajo do behet artiste e madhe, dhe mbas dy javesh lexova qe ishte nominuar per Oscar.
Uroj ta fitoj se ishte shume cool actress ne ate moshe qe luan ajo.
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
I'm Legend....historia ishte interesante ne fakt....por nuk me pelqeu dhe aq shume si film. Kane vene thjesht nje Will Smith qe te ben ta shikosh mezor filmin.
"There will be blood"
Shume i bukur, me la shume mbresa dhe mesova shume.
"Atonement" etsi-ketsi me zuri pak gjumi ne kinema.
Kishte shume art kinematografik persa i perkiste momenteve dhe objekteve.
Artistja kryesore kishte shume feminilitet ne rol.
Saw 4 -It's a trap
Jam duke e pare tani per here te pare , dhe qenka me te vertete scary ...por shume interesant ... te shoh perfundimin se a shpetojne 2 agjentet.
Fraze e marre nga filmi "Live or die, its your choice"
It's a must seen movie!
THE SIN EATER
Me te pa-fatin Heath Ledger...
i cili ka pak qe ka vdekur!
e pashe dje!
Eshte nje film i lezetshem... i lehte per t'u pare...
dmth... i lehte nga ana e te kuptuarit etj...
se keshtu ka disa skena relativisht te forta... tip horror etj...
por kompleksivisht eshte shume i lezetshem!
"MONSTER"
A horrible movie
Senza pelle (1994)
Me rastisi ta kap nga fundi, por ishte shume i realizuar dhe nuk binte ne sy qe mund te ishte prodhuar 14 vjet para. Aktori Kim Rossi Stuart luante shume bukur rolin e nje djali me probleme mendore, me gjithe krizat dhe marrezite e tij.
PERSEPOLIS
Ky eshte me shume se nje film. Eshte nje kryeveper qe ne boten e sotme kinematografike zor ta gjesh. Cdokush mund te gjeje dicka te veten ne kete histori.
Marre nga 4 vellimet e vizatuara te Marjane Satrapi ky film tregon per jeten e vete autores iraniane qe nga femijeria e saj e deri ne ditet e sotme. Lindur ne nje familje me ide perparimtare e liberale ajo s'do ta kete te lehte te jetoje ne Iranin e perçeve e keshtu shkon te jetoje ne Austri. Por jeta dhe atje s'do te jete e lehte, perendimi nuk ka ndonje deshire te madhe te merret me "te tjeret". Marjane gjendet e huaj ne token e vet dhe e huaj ne token e te tjereve.
P.S. I Love You
Duhet pare shume me vemendje si film.Mua me pelqeu shume,edhe pse nuk jam fanse e filmave romantike.Ky ia vlen vertet.
Edhe mua me ka pelqyer. P.S. I Love you.
Jeta duhet jetuar mgjse ndonjehere eshte shume e veshtire ti perballosh "surprizat" qe na sjell.
Citim:
Po citoj ato që tha ESHI
Edhe mua me ka pelqyer. P.S. I Love you.
Jeta duhet jetuar mgjse ndonjehere eshte shume e veshtire ti perballosh "surprizat" qe na sjell.
Ripashe Mémoires d'une geisha dhe pashe per here te pare La veuve de Saint-Pierre me Juliette Binoche.
Big Daddy
Big Daddy me Adam Sandler! film me shume skena gallate
THE HURRICANE
Denzel Washington
Shume film emocional
si te kam ty doctor? pershendetje
I Am a Legend!
Me Will Smith!
Lezetshem... por... nuk me pelqeu shume...
Manhattan me Woody Allen. Nje film pak i vjeter, si gjithmone i madhi Allen nuk resht se na mahnituri me mprehtesine e tij.
Anatema
''A good year''
Dhe pse nuk para i kam qejf romancat e trilluara dhe pak si bajate te hollywood-it ky film sikur me pelqeu , kete pershtypje me la :p
La Vie en Rose
Nje film fantastik. Mbeta pa fjale, kisha degjuar fjale te mira per filmin, por me mrekulloi. Marion Cotillard luan nje rol fantastik, dhe puna e Oliver Dahan ishte e mrekullueshme. I kane vene aq rendesi detajeve (qe jane shume te rendesishme) saqe gjera te vogla, si psh. huqi i Edith Piaf te mbate duart tek brezi kur kendonte, ishte si "cherry on top."
Shume film i bukur, jua keshilloj te gjitheve.
"Une e dua Eren"...........film shqiptar!
The Condamned!
ideja origjinale ne nje bote ku reality show po shperthejne me ide nga me te habitshmet!
Bob the Builder ......... Shume interesant .....
Love & Hate
Tregon historine e dashurise se 2 te rinjve ne Angli, ai anglez e ajo me origjine arabe e myslimane. Aktoret s'jane profesioniste e jane zgjedhur enkas per kete film.
Eternal Sunshine of the Spotless Mind
Ketu do te gjeni edhe kartelen e filmit ne InternetMovieDataBase
Ju a keshilloj te gjitheve, mua me ka pelqyer!
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Bob the Builder ......... Shume interesant .....
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
( se mos me quan stalker te postimeve, se ka dale e modes...)
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Perkundrazi, jam shume i hapur ndaj keshillave dhe sugjerimeve ....... .
Pastaj nuk eshte "citimi" domethenie e bashkebisedimit???? Dhe nuk dua te privohem nga kjo kenaqesi per momentin ........
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
epo ku kapitullohen njerezit sot! Tropo difficile..., sa mundohen te jene te bukur aq me teper mundohen te jene te zgjuar...
- jo, jo kenaqesin as mos e provo ta privosh se thone, do pendohemi me shume per gjerat qe nuk i beme se ato qe beme..
The Luzhin Defence
Me fjale te varfra,nje genius qe dashurohet me nje beauty,ne Italine e viteve 20.
Shume interesant
Made in Italy (1965)
Film nga Nanni Loy me rreth 30 episode te vogla qe pershkruajne Italine e bumit ekonomik me sarkazem. Ne cdo episod marrin pjese aktore te njohur (Aldo Fabbrizi, Alberto Sordi, Ugo Tognazzi, Walter Chiari, Anna Magnani, Pepino De Filippo, Catherine Spaak, Virna Lisi etj.).
Nje nga pjeset eshte shume e bukur dhe me kujtoi Shqiperine (shiko videon me poshte). Ne nje fshat te varfer femijet vijne verdalle, rruget jane me kalldrem ose pa shtruar. Dritaret pa xhama etj. Ne nje mur afishohet nje poster ku shkruhet "Aiutiamo l'India" (Le te ndihmojme Indine). Para posterit fytyra tipike fshataresh te mbaruar jo shume ndryshe nga ata ne poster. Nje grua me nje femije ne krah pyet "Cfare shkruhet" dhe nje burre fillon te lexoje germat nje nga nje, sepse nuk dinte te lexonte tamam. Kjo me kujtoi ndihmen qe Shqiperia jone pabukese do ti jape botes, qofte ne Indonezi gjate tsunamit, qofte ne Afganistan duke cuar ushtare.
Nanni Loy eshte autor i filmit Caffe Express (me Nino Manfredin qe shet kafe ne tren). I afte te shikoje aspektet tragjike te jetes se perditshme, kete e ka bere edhe tek "Made in Italy", edhe pse Italia ka qene ne bum te plote ekonomik. Skenari eshte i detjuar dhe i punuar me kujdes, gje qe me habiti ne fillim, por jo me pas, kur vura re se kishte vene dore Ettore Scola, nje mjeshter i skenareve te arritura.
Nje recension ne anglisht i NY Times i 1967:
http://query.nytimes.com/gst/fullpa...FB366838C679EDE
Great Expectations
Doja te ri-shikoja nje film ... te cilit ja dija fundin e ku mbizoteron jeshilja ...
Dont you know me at all? ... shume pak nga libri i Dickens-it por une preferoj kete fund
Little Women (1994)
Sot me qelloi te ri shikoja ca pjese te ketij filmit ... gati cdo vit e perserisin ne Tv.
skenat me te bukura ... 1. ajo qe mendohej si dashuria e vertete e Jo
2. dhe ajo e verteta ne fakt me prof-in e filozofise ... shakate e zemres
Re: Little Women (1994)
Ehh... mediaseti....
Ku ishte te Italia 1 apo Canale 5 se s'po me kujtohet tamam!
Para cerek ore ma zuri syri aty :p
_____________________________________
Nder filmat e fundit qe kam pare...
... me ka pelqyer shume
The Spitfire Grill
eshte nje film i vitit 1996 ...
nje gershetim emocionesh, nje super-mix ndjesish...
Ju a keshilloj!
http://www.imdb.com/title/tt0117718/
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Sot me qelloi te ri shikoja ca pjese te ketij filmit ... gati cdo vit e perserisin ne Tv.
skenat me te bukura ... 1. ajo qe mendohej si dashuria e vertete e Jo
2. dhe ajo e verteta ne fakt me prof-in e filozofise ... shakate e zemres
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.