Forumi Horizont Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga myzeqari datë 22 Mars 2006 - 12:22:

Mona ne rast se nuk e di mesoje , mbi 60% e Myzeqese jane ortodoks dhe aty ndodhen dhe disa nga kishat me te vjetra ne Shqiperi , sidoqofte mos te ngatroj shume ai nicku qe te mesosh se kujt feje i perkas !!
Do te lutesha jashtzakonisht te mos lexoja nenat dhe baballaret ne kete teme , dhe kjo perfshin dhe sharje te tjera te cfaredo lloje niveli ! Po mundeni te diskutoni si njerez bashkohor mire , ne rast te kunder ............
Kjo per te gjithe!!


Postuar nga mobidik datë 22 Mars 2006 - 19:06:

Janullatos ky agjent i dështuar.

Disa persona, të cilët kanë shkruar dhe kanë qenë nismëtarët e këtij forumi përpiqen të sulmojnë kreun e Kishës Orotodokse AUTOQEFALE të Shqipërisë, duke hedhuri disa teza të pabaza se ky person na qenka një agjent grek dhe madje shumë i sofistikuar. Dhe i vetmi argument për këtë është se ai është grek dhe ka synime për të zaptuar kufinjtë e Shqipërisë. Dmth me pak fjalë kjo vijë llogjike duhet të shpjerë në idenë se Shqiptarët duhet të jenë të gjithë komunista, një fakt qesharak ky, sepse ne e dimë fort mirë se sa antikomunista janë Shqiptarët.

Po çfarë bëri ky agjent kaq i rrezikshëm. Ngriti kisha në të gjithë Shqipërinë dhe dorëzoi klerikë SHQIPTARË të cilët të shërbenin në këto kisha. Në të gjitha këto kisha ai ndoqi këshillën e patriarkanës: vazhdoi traditën që kishte lënë kisha para mbylljes ku mesha hyjnore dhe gjuha të ishte Shqip. Po mirë si agjent shumë i mprehtë ky nuk mund të bënte ndryshe do thonë disa. Patjetër që nuk do të bënte ndryshe sepse kisha në atë kohë përbëhej nga persona të cilët ishin persekutuar për besimin dhe nuk mund ta lejonin që të shformohej kisha e tyre. Dhe në fakt këto persona e përkrahën atëherë kët person dhe e përkrahin ende sot, gjithashtu e përkrahin edhe ata që kanë ndjekur mësimet e këtyre personave. Por ai mund të bënte diçka tjetër mund të tregohej indiferentë ndaj kësaj gjuhe sepse s’ishte në leverdinë e tij si agjent kjo gjë, por jo ai vlerësoi përkthimet e Nolit dhe të Kristoforidhit dhe jo vetëm që i përdori, por madje kontriboi që të përktheheshin edhe libra të tjerë në gjuhën Shqipe.Në meshën hyjnore ai lutet në Shqip. Kohët e fundit është bërë në gjuhën letrare Shqipe përkthimi i biblës që kishte bërë Kristoforidhi në gjuhën e vjetër Shqipe. Pra a mund t’i bënte këto gjëra një agjent? JOO kjo do ishte një vetvrasie.

Për festat e 28 & 29 Nëntorit në Akademinë teologjike “Ngjallja e Krishtit” në shën Vlash të Durrësit festohen këto festa me këngë patriotike SHQIPTARE lexime nga jeta e Skëndërbeut, Ismail Qemalit, etj. Kur ishte në Rusi ky agjent e bëri lutjen në Shqip, sepse kishën Shqiptare përfasonte. Në 7 Mars e cila festohet si dita e mësuesit (a e dini pse festohet kjo ditë?) në një jetimore të ngritur me fondet e këtij agjenti dhe në disa shkolla fillore të kishës u dha filmi MËSEJTORJA. E keni parasysh është ai filmi ku peshkopi donte të helmonte atë mësuesin, ose kur i thotë peshkopi aktrit Ndrenika që mësejtorja dhe msuesi janë të mallkuar. Uaaaaa po si mund t’i lejojë një agjent grek këto gjëra????????
A e dini se kur ai ishte kryepeshkop i shqipërisë ky agjent këmbnguli që kisha Shqiptare tu njihte përsëri si autoqefale dhe pa asnjë ndryshim nga më parë. Gjë që nuk lejonte që pjesa e Jugut të njihej si kishë greke, por si Shqiptare dhe të ishte autoqefale edhe ajo. madje ai tha se nëse do të ketë një përpjekje për ta copëzuar kishën Shqiptare unë nuk do të jem kundra dhe madje mos më kërkoni të jem Kryepeshkop i Shqipërisë sepse nuk pranojë të marrë pjesë në një vepër të tillë, por do të largohem nga Shqipëria. UAAAAA po si është e mundur të veprojë një agjent krejtësisht kundra misionit të tijë shovinist? A e dini se veprimi i tij është i njëjtë për të mos thënë edhe më i lartë se sa ai i Kristofor Kisit (besoj se e dini se kush është Kristofor Kisi dhe do më përgjigjeni edhe për këtë).

Po nëse një person i tillë do të ishte agjent atëherë do ishte turp për ne që një “agjent” të kryej kaq vepra të dobishme dhe vendimtare për kishën e Shqipërisë.

Vazhdoj të pres përgjigjet e pyetjes rreth apostolicitetit, kuptimit të mëkatit, emrat e disa shenjtorëve Shqiptarë dhe qëllimit të kreshmës. E përsësris edhe një herë nëse nuk dini t’i përgjigjeni është e njëjtë sikur të mos dish se çfarë është demokracia, parlamenti dhe të merreni me çështje politike. A se mu kujtua a e dini kush e ka mbajtur predikimin e parë në Shqip? Besoj se duhet ta dini sepse jeni edhe patriot.

Ps.
ne lidhje me pyetjen qe kerkon pergjigje z Kola. nuk i jam pergjigjur sepse duket si nje pyetje krejtesisht jasht realitetit dhe sa per dijeni askush ne kishen Ortodokse Shqiptare nuk ke thene ndonje here se jugu i Shqiperise eshte minoritet grek. ndersa per sa i perket minoriteteve dime se ka disa fshatra qe vete banoret pretendojne se jane grek. ky eshte nje problem qe ata vet duhet ta zgjidhin dhe shteti yne Shqiptar. une personalisht shpreh dyshimet e mia per te qenurit 100% kombesi grek te tyre, sidomos per zonen e Himares, sepse ato kane mbiemra geg si per shembull Marku, Kola, Mici, etj. nese ato duan te quajne veten greke eshte problemi i tyre. une per vete jam SHQIPTAR dhe per asgje ne bote nuk do mohoja identitetin tim.

ju pershendes dhe ju uroje gjithe te mirat.


Postuar nga amoxil datë 22 Mars 2006 - 19:48:

Duket se sa mirë dhe qartë është formuluar ky trakt tek selitë e shkollës fetare "shën janulli"
do thuash ti zotnia mobi dik pse....
sepse te gjith mesazhi ke përdorur ë dhe ç , pikë dhe presje aty ku duhet, ndërsa në fund ke harruar ti përdorësh??
nëse unë jam nismëtari i kësaj teme e kam hapur mi argumente dhe fakte që kam sjell te të gjitha mesazhet që kam shkruar ktu dhe jo të ripërsëris mesazhet e mija, si vepron ti......
shumë bërtisni janulli ktë e janulli atë....
pse nuk thoni mos vallë janulli ka vizitat në atë "skanerin" unik falas???
mos vallë duheshin ato kishat që ka hap anej nga veriu kur në Shkodër ekziston thënia "kur u bën 100 ortodoksa vdiq furrxhiu dhe ngelën prap 99"....
kujt po i hyjn në pun ato kisha????
spo vazhdoj më vetëm nëse dhe ti i përgjigjesh pyetjeve të mia......
kush është janulli dhe çfarë rroli ka ai në Shqipëri?
domosdo që do ma nxjerrësh hero lufte e pres prej teje....
turpi u hang me buk qëkur ai legeni edi rama e bëri qytetar nderi të Tiranës.....


Postuar nga erzeni_be datë 22 Mars 2006 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
duket qe greqia ka influence ne bruksel dhe e ka ushtru gjimone kunder shqiperis...


I nderuar, nuk e di nese greqia ka apo s'ka influenca ne Bruksel, por ajo qe di eshte se une s'jam nen influencen e askujt dhe nese jam nen influencen e dikujt apo diçkaje jam nen ate te llogjikes se shendoshe dhe miresjelljes.


Postuar nga erzeni_be datë 22 Mars 2006 - 23:58:

Per te gjithe.

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
unforgiven!

edhe un jam kundra gjuhës po kurr arrin stenli dhe më thot mua këlysh, kjo gjë duket të kaloj si nën rogoz për erzenin_be dhe hudhet direkte në këshillime të disa personave të tjerë.....




duke te cituar ty amoxil po i dejtohem te tereve.
E kam thene edhe me pare, nje moderator nuk eshte 24/24 dhe 7/7 perpara kompjuterit per te vezhguar ç'do fyerje qe mund te thote njeri apo tjetri.

Ju betohem, e shikoj kete nen forum gati çdo dite , pra do t'ju lutesha qe perpara se te reagonit me te njejten kartmonedhe ndaj nje ofendimi, merrni mundimin ta denonconi ofendimin duke dhene arsyet tuaja dhe nese brenda 24 oreve (perjashto fundjaven) s'behet asgje apo s'ju dergohet nje pergjigje atehere edhe mund te reagoni nese vertete s'mund te permbaheni...


Dhe me e keqja , kur une pastroj e heq fyerjet nga me te ndryshmet e kur ato me ekstremet i njoftoj si problemtike me trajtoni edhe mua gati me te njejten gjuhe apo me te njejten shkalle te ironise.

Njerez, duhet me shume mirekuptim e tolerance!
T'i pergjigjesh ofendimit me ofendim, mos prit gje tjeter perveç se ofendim (per te gjithe kjo).


Postuar nga WOLF_CUB datë 23 Mars 2006 - 00:02:

miresjellja nuk mund te buroje nga nje menje me ide fondamentaliste islamike....ajo eshte fasade e tipit mirmbrema...mirmengjes...etj...dhe me pas...bum..nje bombe.
Ja dhe nje arsye me shume pas anastasi duhet te largohet nga Shqiperia....


Postuar nga erzeni_be datë 23 Mars 2006 - 00:43:

Citim:
Po citoj ato që tha WOLF_CUB
miresjellja nuk mund te buroje nga nje menje me ide fondamentaliste islamike....ajo eshte fasade e tipit mirmbrema...mirmengjes...etj...dhe me pas...bum..nje bombe.
Ja dhe nje arsye me shume pas anastasi duhet te largohet nga Shqiperia....



I nderuar, nuk e dija qe keni kompetenca te tilla mbi "burimet e miresjelljes" meqenese i ke "i gezofsh"
por do te beje mire te shikoje idete perso dhe te kujdeseshe per karakterin tend, perpara se te flisje per idete dhe karakteret e te tjereve.


Ps. Keto poste do te fshihen se shpejti.


Postuar nga WOLF_CUB datë 23 Mars 2006 - 01:05:

Po ti ere kush kujton se je PAPA?
Si ke guximin te fshish postime vetem se nuk ke mendje te afte per te kuptuar
Tu nuk te foli njeri dhe nuk ke piken me te vogel te arsyes qe te hedhesh ne diskutim jo vetem mendimet e mia por edhe menyrat qe perdor une per tja arritur qellimt te dhenies se nje pergjigje dhe menyres se si debatoj.
Une nuk te kam as cituar dhe as pemendur.
Mbase ti ke miza edhe te djegin. Ne fakt duke qene moderator nuk di te thote se ti ben ligjin ne forum dhe mund te fshishe gjithcka.

besoj se me kupton.......


Postuar nga amoxil datë 23 Mars 2006 - 01:08:

Erzeni mos ma kthe temën në chit-chat të lutem....
jep shembull ti i pari.....


Postuar nga erzeni_be datë 23 Mars 2006 - 01:45:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Erzeni mos ma kthe temën në chit-chat të lutem....
jep shembull ti i pari.....




Me fal Xilo

Vetem bera nje verejtje ne rrolin e moderatorit ne postin e mesiperm te bashkebiseduesit tone dhe kjo qe te mos kishte keqkuptime ne vazhdim.


  Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.