Forumi Horizont Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)


Postuar nga BIONDIA datë 08 Mars 2011 - 15:53:

8 Mars 2011

Mamit tim .

...ahhhh sa e vetme do ndihesha sot ulur ne kete stol sikur te mos kisha ndiere doren tende te ngrohte tek me perkedhel floket e mia ato floke qe kur isha e vogel mi beje gershet me vije fjongot e bardha ne fund.
Sa here ato duart e dua pa u lodhur me kane qepur trikot me te bukura me motive e me modele nga me te ndryshme dhe sa krenare ndihesha une kur i vishja sepse mi kishe bere ti ti ishe nje artiste .
Sa here ato duar me kane qendisur jakat e perparseve te shkolles, me kane mbeldhur librat fletoret me kane mesuar si te shkruaj si te laj te gatuaj si te rregulloj .Sa here ato duar kan pergatitur dreken daken duke u mundur te fantazoje gjellet nga me cuditshme po te shishme kur ne dollap skishte asgje o ndoshta ishte fundi i atij pak ushqimi dhe ti me ato syte e tu gati te trishtuar u mundoje qe te mos ndienim uri ah varferi .
Sa here ti kam pare ato duar te bukura me gishta te holle e te gjate ku ne gishtin tend qendron ajo unaze e florijte i vemti thesar i joti te me fshijne lotet e gezimit dhe lotet e trishtimin per nje dashuri te humbur ...sa here ato duar me kane prekur vellon e bardhe ate dite maji me fshine lotin e dalur ngyri duke me thene "ji e lumtur e meriton " dhe une duke te perqafur te thashe "jam mami jam shume " por ah ti me njihje mire ti dije qe zemra ishte ndare ne dy pjese nje ishte nuse dhe nje vajtonte .
Sa here keto duar kane marre afer vetes e puthur djalin tim ne momentin qe lindi dhe duke pare me the "kjo eshte gjeja me e bukur e jetes tende shijoje " .Ahhhhhhhhhhhh sa here ato duar me kane shtrenguar ,me kane ferkuar trupin e lodhur te dobsuar te shendoshur te deformuar ,me kane njomur buzet e thara e rreshkura me kane ferkuar kembet e fryra me kane ledhatuar krahet e nxira nga gjilperat me kane perkedheluar koken pa floke e me kane ndenjur nete e nete duke shtrenguar doren time e duke me folur e lutur qe te kthehem te kthehem.
Eh sa here ato duart skane ditur ku te futeshin nga deshperimi kur te kam thene "mami me ndihmo te lutem kam dhimbje me ndihmo" e ti sdije cte beje sdije si te me ndihmoje vetem me flisje me flisje me jepje shprese ...eh sa here ai zeri yt i ngrohte ka kenduar me ka perkedhelur me ka dhene kuroja me ka qortuar e perseri perkedheluar dhe tani qe jam me vogelushja jote .Eh sa here ai syri yt i bukur jeshil me ka pare me gezim me dashuri dhe krenari e me ka bere te ndihem mire dhe kur isha ne humneren dhe ankthin e deshperimit ...eh sa here ne keto vite kam ndiere profumin tend ne cdo qosh kam ndiere ate eren e mire qe vetem kraharori i nenave te jep.Sa bosh do te ishte kjo dite sikur ti sot mos hyje nga dera me kete tufe me lule e me nje buzeqeshje qe me ngroh shpirtin ne kete dite te ftohte marsi e duke me thene "Gezuar festen vogelushja ime"....

Gezuar dhe mami gezuar dhe ju te gjitha nene kudo qe ndodheni ne cdo cep te botes .Nje perqafim ndersa ja jap mamit tim percjell dhe perqafimet e atyre njeresve qe nenat si kane prane qe ti bejne nje urim per shume arsye jane lar o thjesht nenat e tyre jane kthyer ne engjell mbrojtes.


  Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.