Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Girl-Power datë 27 Maj 2007 - 17:31:

Per The Bad Boy_1

Natyrisht Homo Sapiens eshte me i zhvilluar se te gjitha gjallesat e tjera mbi toke por prape cdo sjellje e tij eshte e ngjashme me ato te kafsheve sepse dhe qellimi i ekzistences se tij eshte i njellojte me te tjeret: te mbijetoje dhe te percoje materialine tij gjenetik ne brezat ne vijim e ne rruge e siper evolon.

Tani Kuranin e ka shkruajtur njeriu  e doemos qe ne te njeriu do te dale si i pervecem e i ngritur mbi qeniet e tjera.

Muhametin e vleresoj ashtu sic vleresoj cdo dite nje njeri qe ka guximin e deshiren per te mbrojtur idete e tij deri ne fund e ska nevoje qe une te zgjatem per te pershkruar figuren e tij ne besim por dua te te them vetem nje gje: Ai solli perparim ne shoqeri ne kohen kur jetoi ndaj si gjithe njerezit e medhenj qe sjellin ndryshim mbahet mend, por ama mos me thuaj qe ai ishte i derguar i Allahut e se udhehiqej prej tij sepse ti nuk di asgje me siguri per kete.Ai ishte nje mekatar si une e ti por me nje fuqi bindese te tille sa terhoqi pas nje shoqeri te tere e ku bindja nuk fitohej me fjale, ekzistonte dhuna. Ai e kishte kuptuar shume mire anet e dobeta te njeriut ndaj rruga me e lehte per pushtet ishte ajo e besimit. Ndoqi shembullin e Jezusit me ndryshimin qe nuk u hoq si i biri ( nje perralle tjeter kjo) por si i derguari i Allahut.

E them dhe nje here se jam myslimane vec per qellime politike sepse edhe fete vec parti politike jane por qe prekin anen shpirterore te njeriut ne ndryshim nga ato qe jemi mesuar te degjojme cdo dite. Drejtohen nga njerez, ndiqen nga njerez... cfare do me shume nga fillimi deri ne fund vec nje shtremberim si u leverdis me mire shoqerise.Une i besoj vec Allahut ato hoxha e profete nuk dua ti degjoj fare sepse vetem perfitues e parazite ne dobesite e tjetrit jane.

Persa i perket besimit une mendoj qe femija duhet lene i lire te zgjedhi vete cfare feje te ndjeki nese do me te vertete te ndjeki nje; detyra e prindit eshte ajo qe tia prezantoje ato.

Une mendoj qe feja me e mire e njeriut eshte ajo qe ai te kete besim ne vetvete dhe ne forcat e tij,te respektoje dhe te veproje me drejtesi karshi njerezve te tjere.Ky eshte besimi me i mire e mendoj qe Allahu eshte kaq i madh e s'gjykon si njerezit me menyra te ndryshme fetaret te pafete, Allahu eshte kaq i madh sa sheh vec shpirtin e jo lajkat qe njeriu egoist ia kushton vec per te shkuar ne xhenet. Allahu vlereson me shume nje njeri qe sado i pafe te jete sakrifikon nje pjese te veten per te ndihmuar e falur nje buzeqeshje tjetrit sesa nje fetar qe falet cdo dite apo qe feston ditet e caktuara te kalendarit.

Shendet e jete


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.