Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 582 583 584 585 586 587 588 589 590 [591] 592 593 594 595 596 597 598 599 600 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 30 Mars 2006 - 09:19:

ME SY DREJT QIELLIT LUT PERÉNDINÉ

( Kushtuar Patriotit At Nikolla Marku )


Si qiri shkrihet për Komb e Fe.
Ésht erudit, zemër bujar.
Ashtu si Zotin do dhe Atdheun.
Në Kishë Ai mbanë Flamurin Kombëtarë.

Ai i do njerëzit si nëna fëmijt
Gjuhë e zakone ti respekton.
Por po t'ja shkelësh ato të tijat
Ati i shejtë nuk të duron.

Në "Shën Mari" të Elbasanit
Me sy drejt qiellit lut Perëndinë
Të falë mëkatet që njerzit bëjnë
e ta bashkoi gjithë Shqipërinë.

Në kor të Kishës i shkojnë dëshmorët
Negovani, Nini, me At Melanë.
Shkojnë NOLI e XHOVANI, që aq punuan
Dhe Autoqefale Kishën e banë.

Hijet e natës i vijnë vërdallë,
mbi At Nikollën shpesh bëjnë presjon.
Por Ai nuk tundet, del ballë përballë.
gjoksin zbërthyer në çdo tufan.

Ndaj dhe unë i falem k'tij Atdhetari.
S'ka gjë se n'fe jam mysliman.
"Feja e shqiptarit, ësht shqiptari"
Vetë Pashko VASA, kështu ka thanë.

Librazhd më 14.08. 2000 Gani Xh. SKURA........


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 582 583 584 585 586 587 588 589 590 [591] 592 593 594 595 596 597 598 599 600 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.