Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Konkurseve (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=331)
-- Konkursi i muajit Prill '06(kategoria-poezi) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11288)


Postuar nga iliriusa datë 31 Mars 2006 - 10:47:

"Mos me lere vetem!" - nga - Dars

Mos me ler vetem
Mes avujsh te pergjumshem
Nen mantelin e dhimbjes mbledhur
Cjerre nga rrezja
E ketij dielli te dhunshem.

Njome
Kete dhimbje te rreshket
Me lotet e agut
Te ndera fijeve te pafund te shpreses.

Perkunde
Endrren e porsalindur
Ne djepin e cunget
Te percartjes se lumtur
Qe lehtas veson
Mbi ate mbremje te muget.

Puthe
Gezimin e porsacelur
Ne kendbuzen e rese
Prej nga kane per te rrjedhur
Shirat e harreses.

Por mos me lere vetem!


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.