Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Te ndjehesh i lire. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16129)
Ah, Agata, liria, gjeja me e vyer qe ka (apo jo) nje person. 'Ja vdekje, ja liri,' ka qene nje thenie popullore gjate periudhes se Rilindjes Kombetare...dhe kur nje dite bera lidhjen me thenien e Patrick Henry (revolucionar Amerikan nga Virginia) qe thote "give me liberty or give me death" (jepme liri ose jepme vdekje) mendova, sa e cuditshme qe keto jane thene ne ane te ndryshme te botes pa ditur njeri per tjetrin.
Per mendimin tim kjo eshte nje epitome e faktit qe njeriu, sado i kushtezuar te jete qe tu bindet autoriteteve, sado qe dhuna dhe frika te jene perdorur si motivues per rend, njeriu gjithmone do ta shohe lirine si gjene me te shtrenjte, se pa liri jeta nuk ka kuptim.
Nje nga presidentet me te medhenj Amerikan te koherave moderne, Ronald Reagan, ka tre thenie qe me pelqejne jashte mase:
"Government is not the solution to our problems, government is the problem." (Qeveria nuk eshte zgjidhja e problemeve tona, qeveria eshte problemi.)
"We do not celebrate "dependence day" on the Fourth of July -- we celebrate Independence Day!"( Ne nuk festojme 'diten e varesise' me 4 Korrik --ne festojme Diten e Pavaresise!)
"They [The Founding Fathers] knew that governments don't control things. A government can't control the economy without controlling people. And they know when a government sets out to do that, it must use force and coercion to achieve its purpose." (Ata [Themeluesit, Baballaret e Kombit] e dinin qe qeverite nuk kontrollojne gjerat. Nje qeveri nuk mund te kontrolloje ekonomine pa kontrolluar njerezit. Dhe ata e dine qe kur nje qeveri ka per qellim kete te fundit, duhet te perdore force dhe autoritet per t'ia arritur qellimi).
Keto tre thenie jane per te gjithe ligjdashesit e temes "Njeriu i lire ne Itali," per ata qe mendonin qe une, Fajtori, Tulipani, mendojme keshtu ngaqe jemi te rinj apo ngaqe degjojme muziken e revolucionareve dhe kemi qejf Che Guevaren. Keto thenie i ka thene nje president, i vjeter, i martuar me femije.
Po, liria eshte domosdoshmeri, por sa te lire jemi ne sot? Sa i lire eshte mendimi yne, kur shumica jone kur lindin njerezit perreth zgjedhin se cfare feje do te ndjekin dhe mediat influencojne ne nje ekstent te madh mendimet tona? Eshte e veshtire, shume e veshtire.
Henry David Thoreau eshte frymezimi im per kerkimin e lirise. Ai shkoi jetoi per ca kohe ne pyll, vetem, nje jetese shume te thjeshte, qe te ishte i lire. Ka shkruar dhe esene "Civil Disobedience" (Pabindja Civile) dhe ne te eshte perdorur dhe thenia e Thomas Jefferson "government that governs best, governs least" (qeveria qe qeveris me mire, [eshte ajo qe] qeveris me pak.)
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.