Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga HERO datë 25 Maj 2007 - 15:19:

ahmed?

nga na doli ky???
nejse ska rendesi,e rendesishme eshte qe ska per tja vene veshin njeri,ishte nje gjyptian tek politikat nderkombetare ,u ca i shkreti duke postuar tema kunder amerikes,dhe sja vari njeri,keshtu ka per te ndodh edhe me ahmedin.

Tani,meqenese me detyrove mor ahmed ,po ta shkruaj nje informacion sepse po na u tregon bashkefetareve te tu,se gjoja ishin disa elemente brenda fese muslimane qe dolen kunder bashkimit te feve monoteiste,nuk eshte e vertete,ishin evangjeliket e amerikes,ata qe te paret hodhen alarmin,dhe ata qe i vune shkopinjte ne rrota kesaj levizjeje.Ekstremistet islamist ishin dhe mbeten kryekeput te shitur te CIA,duke filluar qe nga egjypti deri ne pakistan.Vetem Irani mbetet jashte kthetrave te CIA dhe me sa po shoh edhe irani ka per te rene pre.Qeverite dhe mbreterite e vendeve arabe sjane gje tjeter vecse lodra ne doren e CIA.por keto i perkasin politikes.I intereson Amerikes te kete ekstremizem islamik sepse gjen preteks per rritjen e kontrrollit shteteror,dhe rruge te hapur per ndertimin e sun of star wars misile defence system.Qe matematikisht do e izoloje ameriken nga bota dhe problemet boterore.do kete vetem akses te njeanshem.Tani kush je ti mor ahmed.
A e kupton qe eshte ligj i psikologjise qe te prese ne te dyja krahet???????????

une mund te kapem me nje teori komplet absurde ,por mjafton qe te jem i afte psikologjisht ta mbroj dhe askush nuk mund ta provoj qee kam gabim.


Postuar nga malukati datë 26 Maj 2007 - 03:18:

Citim:
Po citoj ato që tha ahmed


se kuptoj mesazhin tend. a mos beson qe ska musliman gjynahqar apo qafir???





Musliman, gjynahqar, qafir ne te njejtin rresht??? E kupton cfare thua? Edhe m'i thua vetes Ahmed??? Turp!


Postuar nga The Bad Boy_1 datë 26 Maj 2007 - 14:34:

duhet te nderlidhem me ekstremizmin islam...ky term eshte nder te shumtet qe na mvishen nga strukutura te ndryshme qe punojne ne dem te Islamit, por ne kete kane kontribuar edhe pseudomuslimanet (qe prape nuk mund te ju them qafira derisa e deklarojne njeshmerine e Zotit) te cilet me veprimet e tyre krejtesisht antiislame me shume na kane sjellur dem sesa dobi. Keto ide te cilat i theksova edhe me lart nuk i perkasin Islamit te paster te cilin e praktikoi Resulullahu s.a.v.s. por jane tendenca te perqarjes dhe konflikte mes muslimaneve. Per fat te keq, termet "qafir, kufer" i hasim me shume ne gojet e disa dijetareve te cilet me gojen plot drejtojne keto shprehje drejt muslimaneve(qofshin edhe me gabime). Theksi bie me teper mbi Ibn Tejmijen, Abdul-wehabin, Bin Baazin etj. Po per cudi, kritikate tyre nuk godasin asnjehere mbretin Saudi dhe aleatin e tij Ameriken, a nuk jane keta aleta qafire(joislam). Pra te mos shprehemi keshtu sepse nuk ka vepruar keshtu as Resulullahu s.a.v.s. kerkoj ndjese per pergjegje jashte temes...selam alejkum we rahmeh....


Postuar nga fat_genta datë 26 Maj 2007 - 17:00:

Respektoj mendimet e te gjitheve, por dua te them (pa fyer askend)se ketu te gjithe jane politikane dhe te ditur, te gjithe posedojne informacionet e "medha" per ameriken dhe CIA, Lindjen apo Perendimin. Ne te vertete askush nuk posedon asgje. Ne flasim vetem ate qe "te tjeret" duan te dime, pa ditur nese eshte e vertete apo jo. Nuk mendoj ti pergjigjem ketyre polemikave pasi as une nuk jam me e mire.
Do ti permbahesha temes, dhe ne lidhje me te them: deshire e imja eshte qe te vdes si muslimane, vertet njerezit gabojne, gabime te renda apo te "lehta" por kjo nuk do te thote se nuk ka meshire dhe Meshirues, (te kuptohet drejt) Njeriu asnjehere nuk i humb shpresat, dhe mendoj se deshire e cdo muslimani eshte te vdese si i tille. Cdo njeri vjen ne kete bote musliman por iken ashtu si vepron ne te. I lutem Zotit qe mos te n'ai marre shpirtin vec si muslimane.


Postuar nga Girl-Power datë 27 Maj 2007 - 02:04:

Per mendimin tim feja ashtu si edhe shpikje te tjera jane vecse nje menyre sesi njeriu te ndjehet me i forte dhe te kete besim ne vetevete por edhe sesi te gjehet nje pergjigje e shpejte dhe e padiskutueshme per pyetjet qe njeriu ne kohe i ben vetes.

Njeriu si cdo kafshe tjeter ka nevoje  te jete pjese e nje grupi sepse kjo i ofron siguri por edhe mbijetese ndaj specieve te tjera ;kete gje ofron dhe feja vete-nje tjeter ndarje ne grupe te shoqerise njerezore.

Une vete jam myslimane, e jo pse besoj tek ato qe thoshte Muhameti sepse fundja ai njeri si te tjeret ishte,por vetem per qellime politike. Mendoj se te rrethuar nga shtete te tjera te krishtera Shqiperia ka gjetur tek myslimanizmi nje aleate te mire sesi te mos jete asimiluar sepse tek shtetet fqinje po gjehen lloj-lloj pretekstesh nga me te cuditshmet sesi te na mohojne origjinen tone.
Persa i perket Muhametit e vleresoj si figure historike, per punen qe ka bere sepse dha jete nje fryme te re ne historine e njerezimit .U tregua nje njeri i madh sepse duke u nisur nga hici arriti qe idete e tij ti perhapte me kaq force qe vazhdojne edhe sot.Por Muhameti nuk eshte Zoti ndaj me bezdis fakti qe shpesh ne besim e siper ngaterrohet roli i tij dhe ne falje u drejtohemi edhe atij.

Natyrisht myslimanizmi por edhe fete e tjera ne baze jane tolerante, jane per dashurine, mirekuptimin dhe jane te hapura ndaj ndryshimit por eshte tjeter feja e tjeter njeriu qe ndjek fene...jo gjithmone njeriu fetar ndjek frymen e vertete te nje feje por merr prej saj cka i leverdis dmth e interpreton ne ate menyre qe ai te fitoje sa me shume prej saj e pastaj per te vazhduar ne egoizmin e vet justifikon cdo veprim tijin ne emer te fese.
Personalisht besoj tek Zoti e ne asnje tjeter...profeta e te shenjte jane vec te vdekshem e njerez si gjithe te tjeret e ndoshta midis tyre ka dhe shume mashtrues. Une nuk kam arritur t'i pergjigjem gjithe pyetjeve te mia ndaj tek Zoti shoh te vetemen pergjigje tani per tani.

 


Postuar nga The Bad Boy_1 datë 27 Maj 2007 - 12:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Girl-Power
Per mendimin tim feja ashtu si edhe shpikje te tjera jane vecse nje menyre sesi njeriu te ndjehet me i forte dhe te kete besim ne vetevete por edhe sesi te gjehet nje pergjigje e shpejte dhe e padiskutueshme per pyetjet qe njeriu ne kohe i ben vetes.

Njeriu si cdo kafshe tjeter ka nevoje  te jete pjese e nje grupi sepse kjo i ofron siguri por edhe mbijetese ndaj specieve te tjera ;kete gje ofron dhe feja vete-nje tjeter ndarje ne grupe te shoqerise njerezore.

Une vete jam myslimane, e jo pse besoj tek ato qe thoshte Muhameti sepse fundja ai njeri si te tjeret ishte,por vetem per qellime politike. Mendoj se te rrethuar nga shtete te tjera te krishtera Shqiperia ka gjetur tek myslimanizmi nje aleate te mire sesi te mos jete asimiluar sepse tek shtetet fqinje po gjehen lloj-lloj pretekstesh nga me te cuditshmet sesi te na mohojne origjinen tone.
Persa i perket Muhametit e vleresoj si figure historike, per punen qe ka bere sepse dha jete nje fryme te re ne historine e njerezimit .U tregua nje njeri i madh sepse duke u nisur nga hici arriti qe idete e tij ti perhapte me kaq force qe vazhdojne edhe sot.Por Muhameti nuk eshte Zoti ndaj me bezdis fakti qe shpesh ne besim e siper ngaterrohet roli i tij dhe ne falje u drejtohemi edhe atij.

Natyrisht myslimanizmi por edhe fete e tjera ne baze jane tolerante, jane per dashurine, mirekuptimin dhe jane te hapura ndaj ndryshimit por eshte tjeter feja e tjeter njeriu qe ndjek fene...jo gjithmone njeriu fetar ndjek frymen e vertete te nje feje por merr prej saj cka i leverdis dmth e interpreton ne ate menyre qe ai te fitoje sa me shume prej saj e pastaj per te vazhduar ne egoizmin e vet justifikon cdo veprim tijin ne emer te fese.
Personalisht besoj tek Zoti e ne asnje tjeter...profeta e te shenjte jane vec te vdekshem e njerez si gjithe te tjeret e ndoshta midis tyre ka dhe shume mashtrues. Une nuk kam arritur t'i pergjigjem gjithe pyetjeve te mia ndaj tek Zoti shoh te vetemen pergjigje tani per tani.

 



vertete per te te ardhur keq mesazhi yt. Se pari, si mund ti thuash njeriut kafshe, kur ne Kur'an Zoti na ben me dije se ate e ka ngritur mbi qeniet e tjera, e dyta, eshte shume brengoses fakti se kete po e thote nje "muslimane". Nese njohurite tua jane te pakta ne lidhje me besimin, mos u identifiko si muslimane dhe te japesh ketu fakte qe nuk i perkasin absolutisht Islamit. Sa per Resulullahin s.a.v.s. duhet te ndihesh krenare nese ke lexuar te pakten 10 faqe nga jeta e tij e ndritur, duhet te ndihesh krenare qe e identifikon vehten si pjese e Ummetit Muhammed. Ai nuk eshte Zot, ishte njeri si te tjeret ne aspektin fizik, por mos harro se ishte i perzgjedhuri i Allahut para se te krijohej bota , para Ademit a.s. qe te ishte profet i fundit dhe Vula e Profeteve. Pra nuk ishte i une dhe si ti qe cdo dite bejme mekate nga mengjesi ne mbremje. Feja Islame nuk eshte diqka qe eshte formuar nga Muhammedi a.s. , ai eshte vetem transmetues i fjaleve dhe urdhrave te Allahut xh.sh., ishte vetem nje rob i nenshtruar, rob i Allahut xh.sh. . Nese e lexon temen do ta shohesh se flitet per lindjen e femijes musliman, te te them diq: po ta lesh nje femije ne nje ishull te vetmuar pa kurrfare ndikimesh nga jashte, ai do ta adhuroje vetem nje Zot, vetem nje fuqi, ky eshte muslimani, ai i cili nuk i ben shok Zotit ne adhurim, ai i cili urdheron ne te mira , dhe ndalon nga e keqja, e absolutisht nuk i lutet Habibullahut sic pretendon ti nga hamendja jote...te lutem, lexo sado pak per jeten e ketij kolosi qe me sjelljet e tij dhe meshiren e tij, i tronditi themelet e botes te zhytur ne erresire te thelle...Allahu xh.sh. te udhezofte dhe te bashkofte me te miret ne xhennet....selam alejkum we rahmeh.....


Postuar nga Girl-Power datë 27 Maj 2007 - 17:31:

Per The Bad Boy_1

Natyrisht Homo Sapiens eshte me i zhvilluar se te gjitha gjallesat e tjera mbi toke por prape cdo sjellje e tij eshte e ngjashme me ato te kafsheve sepse dhe qellimi i ekzistences se tij eshte i njellojte me te tjeret: te mbijetoje dhe te percoje materialine tij gjenetik ne brezat ne vijim e ne rruge e siper evolon.

Tani Kuranin e ka shkruajtur njeriu  e doemos qe ne te njeriu do te dale si i pervecem e i ngritur mbi qeniet e tjera.

Muhametin e vleresoj ashtu sic vleresoj cdo dite nje njeri qe ka guximin e deshiren per te mbrojtur idete e tij deri ne fund e ska nevoje qe une te zgjatem per te pershkruar figuren e tij ne besim por dua te te them vetem nje gje: Ai solli perparim ne shoqeri ne kohen kur jetoi ndaj si gjithe njerezit e medhenj qe sjellin ndryshim mbahet mend, por ama mos me thuaj qe ai ishte i derguar i Allahut e se udhehiqej prej tij sepse ti nuk di asgje me siguri per kete.Ai ishte nje mekatar si une e ti por me nje fuqi bindese te tille sa terhoqi pas nje shoqeri te tere e ku bindja nuk fitohej me fjale, ekzistonte dhuna. Ai e kishte kuptuar shume mire anet e dobeta te njeriut ndaj rruga me e lehte per pushtet ishte ajo e besimit. Ndoqi shembullin e Jezusit me ndryshimin qe nuk u hoq si i biri ( nje perralle tjeter kjo) por si i derguari i Allahut.

E them dhe nje here se jam myslimane vec per qellime politike sepse edhe fete vec parti politike jane por qe prekin anen shpirterore te njeriut ne ndryshim nga ato qe jemi mesuar te degjojme cdo dite. Drejtohen nga njerez, ndiqen nga njerez... cfare do me shume nga fillimi deri ne fund vec nje shtremberim si u leverdis me mire shoqerise.Une i besoj vec Allahut ato hoxha e profete nuk dua ti degjoj fare sepse vetem perfitues e parazite ne dobesite e tjetrit jane.

Persa i perket besimit une mendoj qe femija duhet lene i lire te zgjedhi vete cfare feje te ndjeki nese do me te vertete te ndjeki nje; detyra e prindit eshte ajo qe tia prezantoje ato.

Une mendoj qe feja me e mire e njeriut eshte ajo qe ai te kete besim ne vetvete dhe ne forcat e tij,te respektoje dhe te veproje me drejtesi karshi njerezve te tjere.Ky eshte besimi me i mire e mendoj qe Allahu eshte kaq i madh e s'gjykon si njerezit me menyra te ndryshme fetaret te pafete, Allahu eshte kaq i madh sa sheh vec shpirtin e jo lajkat qe njeriu egoist ia kushton vec per te shkuar ne xhenet. Allahu vlereson me shume nje njeri qe sado i pafe te jete sakrifikon nje pjese te veten per te ndihmuar e falur nje buzeqeshje tjetrit sesa nje fetar qe falet cdo dite apo qe feston ditet e caktuara te kalendarit.

Shendet e jete


Postuar nga The Bad Boy_1 datë 27 Maj 2007 - 21:43:

perseri e quajte vehten muslimane, nuk po te them un qe nuk je, por fjalet e tua po e tregojneket me mire...ti po aludon se i beson Allahut, por duke filluar qe nga fillimi, ku e njeh ti Allahun, kush te mesoi ty per te, dhe ku e di ti se qfare eshte vullneti i tij? gabim tjeter i madh shume; e quan Kur'anin azemushan si liber te shkruajtur nga njerezit. Subhanallah! Kur ti ende nuk e di se si formohet embrioni i njeriut dhe mendon se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, por edhe nese e di, duhet te te them se ti dhe mesuesit e tu e keni mesuar kete proces vetem para disa dekadave e Kur'ani i cili eshte i pa te mete na e mesoi kete para jo me pak se 14 shekujve. Vetem njera nder pikat te cilat mjaftojne qe gojet e atyre qe flasin nga hamendja te mbyllen, ose te mbesin te hapura nga habia... I Lartmadheruar eshte Zoti yne dhe i paster nga cdo e pavertete qe i mvishet Atij, i pa te meta eshte libri Kur'ani i cili erdhi drite per mbare njerezimin, i nderuar eshte Resulullahu, Muhammedi s.a.v.s. dhe i paster nga paragjykimet e injoranteve..."vertete ne qiej dhe ne toke ka argumente te qarta per ata qe mendojne"(Kur'an).........


Postuar nga tolstoy86 datë 28 Maj 2007 - 20:10:

Njohuri sado te pakta te nje njeriu rreth islamit, nuk e lejojne ate te thote qe edhe mund te mos pranoje asgje rreth islamit vec te paturit nje Zot, edhe te thote qe eshte musliman. Perkufizimi i muslimanit eshte shume i qarte, eshte ai njeri qe deshmon qe nuk ka zot tjeter vetem Allahut, dhe qe rasulullahu a.s.v eshte i derguari i tij. Kete gje cdokush e ka degjuar, kush ka dyshime, fare mire mund te leje budallelliqet qe i pjell koka, dhe te lexoje, ose te qartesoje besimin. Kesaj lloje feje ku rasullullahu dhe hz Isai jane mekatare si gjith te tjeret, por 'lidere te afte' turmash..vetem islam nuk mund ti thuhet. Por ajo qe me merzit nuk eshte ketu, njerez qe flasin pa ditur gje, jane gje aq e zakonshme, sa qe po te quheshin tragjedi fjalet e tyre, e gjithe historia do ishte tragjedi. Evolucioniste, e kategori tjera njerezish me mendime 'inovative' ka plot, der edhe nobeliste e paleontologjiste te Oksfordit..puna eshte me tej vetbesimit te pakufi
Girl-power te mos keqkuptoje, asaj i uroj te realizoje synimin e krijimit te saj, ' te percjelle material gjenetik sa me te shendoshe per brezin e ardhshem inshallah..'
Nuk e kam me Girl-powerin si person, e kam me te si fenomen.

'''''..me te ashtu quajturen 'muslimanin sociologjik', qe do te thote jo praktikant apo 'ateist' qe nga muslimanizmi ruan vetem mbiemrin dhe nese pyetet per fene, pergjigjet ne menyre te vagullt se familja e tij ka origjine myslimane. Ky mysliman eshte produkt i te pakten dy apo tre brezave te lavazhit nacional-komunist te trurit,..'''''
thote mes te tjerash Ervin Hatibi ne nje interviste te marre te kjo faqja me poshte
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=13038

shendet


Postuar nga ahmed datë 28 Maj 2007 - 20:57:

per malukatin dhe bad boy1

per malukatin dhe bad boy1


o malukat, nuk do shume mend mesazhi im te kuptohet. qe ka musliman gjynahqar besoj se e dine dhe ti, duke fillu nga un i pari. musliman kafir ishte fjala per muslimanet me emer, ketu futen munafiket, njerez qe tallen me Zotin,Profetin,shoket e tij etj. ne Shqiperi ka plot nga keto megjithse i thone vetes muslimane, ata qe e kane nga injoranca Zoti i falte, tjereve qe i ka ardhe mesazhi(sic duhet) i pret denimi. e qarte????

Bad Boy, ti lali ngatarron dhe shpif shume gjera.shkrimin tim te pare se lexove fare dhe me ktheve pergjigje per 2min, ku donte ja 10min te lexohej sic duhej.lexoj shpesh nga dijetaret e nderuar qe ke permendur dhe skam lexuar ndonjehere te kene bere ndonjerin kafir. kur thuhet per nje veper qe eshte kufer nuk do te thote qe vepruesi i saj behet kafir automatikisht, duhen kushte apo jo?dhe kjo si takon asnjerit te merret me njerizit kush eshte kafir apo jo, qellimi eshte terheqja e vemendjes nga veprat e kufrit ku sot jane perhap ne mase edhe ne vendet muslimane.Teuhidi dhe zbatimin e sheriatit per te cilin thirre ne nje shkrim tjeter e enderron gjith bota islame ta kete si Saudia apo jo? ne kete padyshim ka kontribuar ibn abdul-wehabi apo se di?dijetaret kane therrit per pune, se Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli derisa ata nuk e ndryshojne gjendjen e tyre. ti je ai qe po sjell percarje dhe anarki sic ben binladeni:o burra te luftojm te paret tane se ata e kane fajin. Te keshilloj te informohesh mire per ato dijetare(Allahu i meshirofte) se po lexoj shume tipa si puna jote dhe shpifjet, vertetoji, se ske per te gjet asgje nga ato qe na shkruajte.


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.