Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Piktor datë 02 Qershor 2008 - 20:50:

Filmi i fundit qe kam pare eshte Tarzani.( sot tek Italia1)
Pershtypjet e mia jane rreth realizimit te filmit qe mendoj se ka qene muza e frymezimit per shume filma te tjere.:p


Postuar nga Glaukus datë 06 Qershor 2008 - 03:26:

" Revolver "



Postuar nga sjara datë 06 Qershor 2008 - 15:05:

Une shof filmat e vjeter shqiptare, te tjeret nuk kam nxitje ti ndjek. I fundit eshte "Duaje emrin tend"


Postuar nga Glaukus datë 06 Qershor 2008 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha sjara
Une shof filmat e vjeter shqiptare, te tjeret nuk kam nxitje ti ndjek. I fundit eshte "Duaje emrin tend"


- mos thuj qe sonte do shikosh ............. " Muri i Gjallë "


Postuar nga sjara datë 07 Qershor 2008 - 00:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus


- mos thuj qe sonte do shikosh ............. " Muri i Gjallë "




Jo "Lulekuqe mbi mure" kete mendoj te shoh sot


Postuar nga _mIzZzA_ datë 11 Qershor 2008 - 06:38:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`



The last one i saw...
American Gangstar
Denzer Washington

para ca ditesh ishte ne tv ajo...lol
un ta ni po shof filmin e adam sandlers " you dont mess with zohan"


Postuar nga Glaukus datë 14 Qershor 2008 - 02:31:

konkretisht tani po shoh : Jumper


Postuar nga briseide datë 14 Qershor 2008 - 03:02:

Para disa ditesh ripash Radiofreccia



Filmi eshte i drejtuar nga kengetari Ligabue,ne regjine e tij te pare (1998).Personalisht me duket i arritur.Tipik italian qe ne impakt te pare ka ate hijen e filmit te ambjentuar ne province,ere komunizmi dhe idealizmi...


Postuar nga Eria datë 14 Qershor 2008 - 12:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
konkretisht tani po shoh : Jumper




Ja vlen ta shohesh??
E kam ne shtepi ne DVD,por se kam marre mundimin ta shosh


Postuar nga Glaukus datë 14 Qershor 2008 - 13:52:

aventurë , fantashkencë . nga kto historitë me superpoteri ...


Postuar nga Eria datë 14 Qershor 2008 - 13:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
aventurë , fantashkencë . nga kto historitë me superpoteri ...


Po e le dhe ca kohe pa pare ,spaskam humb gje


Postuar nga Glaukus datë 14 Qershor 2008 - 14:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Po e le dhe ca kohe pa pare ,spaskam humb gje



edhe unë u zhgënjeva nga fotografia që ka te kopertina e diskut ... tjetër gjo prisja - tjetër doli


Postuar nga BIONDIA datë 14 Qershor 2008 - 15:58:

Filmi i fundit
AMICE -NEMICE

nje film shume i bukur dramatik me Julia Roberts


Postuar nga Fajtori datë 06 Korrik 2008 - 23:28:

The third mother (La terza madre, 2007)

Film skandaloz dhe 2 ore te harxhuara kot. Tema eshte komplet retorike dhe dialogjet te denje per teatret e viteve 1800. Aktoret jane bernut komplet, s'di nga ti kapesh, duken sikur po lexojne mesimin. Dublimi italisht pastaj eshte hall me vete. Shkurt hesapi, ky film konfirmon edhe njehere qe Dario Argento nuk di te beje filma. Asia Argento nuk po meson te akteroje megjithese ka bere shume filma tashme. I vetmi rol qe i pershtatej eshte tek "The Heart Is Deceitful Above All Things", ku luan rolin e nje drogaxhie qe s'di te shqiptoje fjalet. Aftesite e saj per dublim jane te ngjashme me aftesite e Monica Bellucit, pra afer zeros.

Nga efektet speciale mund te kujtoje pak filmin spanjoll "El laberinto del fauno" (2004). Por nese ky film do ishte sa nje e njeqinta e filmit spanjoll do ishte prape me i bukur se c'eshte. Praktikisht ngjan me shume me filmin televiziv Sheena sesa me ndonje film te mirefillte per tu pare.


Postuar nga NS-6 datë 07 Korrik 2008 - 01:23:

Chiedimi se sono felice

Aldo Giovanni e Giacomo ne nje komedi qe vetem ata dine ta bejne...situata shume te kendshme, batuta e mimika shume te forta


Postuar nga Tulipani datë 07 Korrik 2008 - 15:06:

Lightbulb Slevin

Aman kam pyetur veten nese Dario Argento i financon vete filmat e tij apo ndonje psikopat financues e ben sepse po te jete kjo e fundit do kete dale me humbje kolosale duke qene se filmat e tij 2 dite pas premieres i heqin nga kinemate


une kam ripare Slevin, qe eshte me te vertete shume i bukur. I vetmi rol i Josh Hartnett per te qene (i shkreti prej fizikut i japin perhere role kot ) ... per aktoret e tjere komplimentet jane te teperta



Postuar nga agata datë 09 Korrik 2008 - 19:41:

Nuk po ju them cili eshte filmi i fundit qe kam pare por filmi qe me ka bere me teper pershtypje kohet e fundit...

Filmi CRASH dalur per here te pare ne 1996;
I realizatorit David Cronenberg.
Luajtur nga aktoret : James Spader, Holly Hunter, Elias Koteas, Deborah Kara Unger, Rosanna Arquette...

Nje Film shume i çuditshem, ku flet per nje çift qe kan nje seksualitet shume te komplikuar. Mbas nje aksidenti me makine, ky çift fillon te kerkoj ekxplorimin e nje raporti shume te cuditshem, qe lidh rezikun, çdhurjes seksuale, dhe vdekjen...

As vete se kam kuptuar pse nje film aq çnjerzor me mbajti para ekranin per 1 ore e 40 minuta... Impresionues!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Korrik 2008 - 21:10:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Nuk po ju them cili eshte filmi i fundit qe kam pare por filmi qe me ka bere me teper pershtypje kohet e fundit...

Filmi CRASH dalur per here te pare ne 1996;
I realizatorit David Cronenberg.
Luajtur nga aktoret : James Spader, Holly Hunter, Elias Koteas, Deborah Kara Unger, Rosanna Arquette...

Nje Film shume i çuditshem, ku flet per nje çift qe kan nje seksualitet shume te komplikuar. Mbas nje aksidenti me makine, ky çift fillon te kerkoj ekxplorimin e nje raporti shume te cuditshem, qe lidh rezikun, çdhurjes seksuale, dhe vdekjen...

As vete se kam kuptuar pse nje film aq çnjerzor me mbajti para ekranin per 1 ore e 40 minuta... Impresionues!



hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa.... e paske pare edhe ti?!


Une ate film e kam pare para gati 2 vitesh... alucinant, komplet alucinant!


Postuar nga Tulipani datë 22 Korrik 2008 - 01:39:

Un amore senza tempo

Tani kushdo qe shikon kete trailer do ta merrte mundimin ta shikonte, pastaj kur e thone qe autori eshte ai i The hours nje arsye me shume. Fakti eshte, qe mund ta konsideroj si nje nga filmat me te merzitshem, me te parealizuar qe kam pare ndonjehere. Regjisori eshte munduar te bashkoje ngjarje ne kohe te ndryshme por jo vetem qe s'ia ka dale por i ka prishur dhe ato vec e vec. Nje histori dashurie qe s'merret vesh si fillon, si zhvillohet e si mbaron. Karaktere me kot s'ka ku te veje. E vetmja gje qe shpeton eshte fotografia.


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Korrik 2008 - 02:14:

Enigma shpejt informacionet rreth "Mama Mia" qe te shkoj ta shoh edhe une


Postuar nga kotka datë 22 Korrik 2008 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Enigma shpejt informacionet rreth "Mama Mia" qe te shkoj ta shoh edhe une


The movie was terrific, another "My big fat greek wedding" , Meril Strip as nuk ka ndermend te plaket. Partneret e saj duken shume komike.

Une e pashe dy here qe naten e pare demo, kaq shume na pelqeu

I am a crazy fan of Meril Strip, she was faaaantaaaasticccccc!!!!!!!!!!!!!!!!!

go for it


Postuar nga Eria datë 22 Korrik 2008 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


The movie was terrific, another "My big fat greek wedding" , Meril Strip as nuk ka ndermend te plaket. Partneret e saj duken shume komike.

Une e pashe dy here qe naten e pare demo, kaq shume na pelqeu

I am a crazy fan of Meril Strip, she was faaaantaaaasticccccc!!!!!!!!!!!!!!!!!

go for it



Dmth duhet pare ?


Postuar nga kotka datë 22 Korrik 2008 - 19:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Dmth duhet pare ?



YEEEEEEEEEESSSSS

tani mos harroni se ne i perkasim gjenerates se ABBA-s, megjithate kinemate ishin plot dhe nuk gjeje vende.


Postuar nga Demokrate4ever datë 23 Korrik 2008 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


The movie was terrific, another "My big fat greek wedding" , Meril Strip as nuk ka ndermend te plaket. Partneret e saj duken shume komike.

Une e pashe dy here qe naten e pare demo, kaq shume na pelqeu

I am a crazy fan of Meril Strip, she was faaaantaaaasticccccc!!!!!!!!!!!!!!!!!

go for it



Meril eshte vertet nje artiste e madhe dhe nuk merzitesh me filmat e saj po ti shohesh shume here. Te sugjeroj nje film tjeter te saj nese se ke pare "Devil wears prada" it's funny.

Flm kotka, tashi jam me e sigurte do shkoj ta shoh filmin haha.


Postuar nga kotka datë 23 Korrik 2008 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Meril eshte vertet nje artiste e madhe dhe nuk merzitesh me filmat e saj po ti shohesh shume here. Te sugjeroj nje film tjeter te saj nese se ke pare "Devil wears prada" it's funny.

Flm kotka, tashi jam me e sigurte do shkoj ta shoh filmin haha.



"Devil Wears Prada" e lexova dhe akoma nuk jam bere mbare ta shoh filmin

Libri me pelqeu.


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Korrik 2008 - 04:18:

ahahah kujtesen ma ke top fare demo .
Nuk kam vajtur akoma ta shikoj, rendita pushimet para filmit por nuk do ta le pa pare. Gazeta qe me ra mua ne duar vetem 2 yje i jepte 'thaaaaat's all......." (devil wears prada) .
Mos harro te lesh mbresat tende ketu nese ma kalon 


Postuar nga Katilesha datë 23 Korrik 2008 - 21:07:

Shtepia e tmerrit

Filmi fillon me disa grabitje personash , te shtresave dhe profesioneve te ndryshme , qe i mbyllin ne nje shtepi me kushte komode ku rregulli i lojes eshte : Nj i mbijetuar qe fiton 5 milion dollar

Eh....vrasje, horror, degradim i shpirtit dhe i karakterit njerezor qe lakmon vetem parate Mbyllja e filmit eshte e gjetur dhe ka nje mesazh shume te forte, por kjo s'do te thote se duhet pare filmi

 


Postuar nga ~Enigme~ datë 28 Korrik 2008 - 00:50:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Shtepia e tmerrit

Filmi fillon me disa grabitje personash , te shtresave dhe profesioneve te ndryshme , qe i mbyllin ne nje shtepi me kushte komode ku rregulli i lojes eshte : Nj i mbijetuar qe fiton 5 milion dollar

Eh....vrasje, horror, degradim i shpirtit dhe i karakterit njerezor qe lakmon vetem parate Mbyllja e filmit eshte e gjetur dhe ka nje mesazh shume te forte, por kjo s'do te thote se duhet pare filmi

 

 
Hmmm ja si jane stimuluar per emertimin te kafazit te arte

Oh muzikali Mama Mia me beri te qesh.  Shume argetues dhe plot gjalleri me melodine e Abba-ve.  Muzika te jep gjithmone nje ndjesi.
Zbulova se pelqej muziken e Abba-ve , mbase me sillte mbresa te kasetave te vjetra qe degjoheshin "nje here e nje kohe" neper shtepi!


Postuar nga Balerina datë 23 Gusht 2008 - 19:31:

The Dark Knight

Absolutisht fantastik? Ky film eshte dicka me shume, mua me pelqeu jashte mase. Me regjizure te Christopher Nolan (qe ka qene dhe regjizori i Memento) dhe me aktrimin e papershkrueshem te Heath Ledger dhe te Christian Bale, ne kete film ngrihen pyetje baze rreth etikes njerezore, nese ne jemi thelbesisht te mire apo thelbesisht te keqinj. Per me teper, shihni filmin se nuk do te pendoheni.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 23 Gusht 2008 - 19:43:

Talking You Don't Mess with the Zohan!

http://www.imdb.com/title/tt0960144/




I lezetshem, stili i "Borat"... pak a shume... vetem se protagonisti eshte nje hebre!



Postuar nga kurt datë 03 Shtator 2008 - 15:20:

mirrors = pasqyarat

ishte ok ...


Postuar nga Tulipani datë 04 Shtator 2008 - 19:48:

4 mesi 3 settimane 2 giorni

Ky film ka fituar Palmen e arte vitin qe shkoi. Eshte film rumun e flet per temen e abortit ne Rumanine komuniste. ka shume ngjashmeri me Shqiperine ne disa situata sidomos tek nje skene kur protagonistja shkon per darke tek familja e te fejuarit te vet. skenari eshte aq i perkryer sa s'do te humbesh as nje fjale. Sa keq qe ne s'bejme filma te tille, te vegjel por te medhenj njekohesisht.


Postuar nga briseide datë 05 Shtator 2008 - 14:15:

Dashuria ne koherat e koleres



Histori dashurie qe kontretizohet vetem pas 51 vjetesh midis Florentino Ariza dhe Fermina Daza.Horizonti temporal shkon nga fundi i viteve '800 dhe fillimi i '900.
Nuk eshte keq si realizim,vecse me pelqeu me teper libri,edhe pse kam kohe qe e kam lexuar. Roli i protagonistes eshte luajtur nga Giovanna Mezzogiorno ,nga me te konsoliduarat aktore ne ekranin e madh italian.
Cudi si skenat me qesharake jane pikerisht ato me osé.
Bukur edhe roli i luajtur nga xhaxhai i Florentino,Hector Elizondo qe personalisht adhuroj
Regjia eshte e Mike Newell,i njejti qe ka drejtuar "4 martesa dhe nje varrim",Mona Lisa smile,Donnie Brasco etj.

Nuk ja keshilloj kujt s'ka ende lexuar librin!


Postuar nga Tulipani datë 06 Shtator 2008 - 00:41:

Ah Bris e mora vesh kush e paska bere ate menxyren Mona Lisa smile ...


Postuar nga agata datë 22 Tetor 2008 - 14:36:

The Doors

Kohet e fundit e kam pare kete Film disa here rrallazi...
Film i realizuar nga Oliver Stone, dale ne ne vitin 1991, luajtur ne menyre te perkryer nga Val Kilmer (ne rolin e Jim Morrison).


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Tetor 2008 - 16:08:


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Tetor 2008 - 19:44:

Shyqyr qe s'paske vene videot e ndeshjeve te fundit te juves dhe romes,


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Tetor 2008 - 20:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Shyqyr qe s'paske vene videot e ndeshjeve te fundit te juves dhe romes,


You watch the wrong games ............


Postuar nga Eria datë 22 Tetor 2008 - 20:04:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
[b]

Nuk ja keshilloj kujt s'ka ende lexuar librin!



Nje mikja ime qe nuk e kishte lexuar librin,ishte skandalizuar ...
Une se kam pare filmin,por libri ishte i bukur...interesant


Postuar nga eliz datë 22 Tetor 2008 - 20:15:

Eria duhet te thuash edhe pse ishte skandalizuar,mos i ler fjalite ne mes


Postuar nga Eria datë 22 Tetor 2008 - 22:20:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Eria duhet te thuash edhe pse ishte skandalizuar,mos i ler fjalite ne mes


Epo priste film romantik cupa ...jo... a me kuptove :p


Postuar nga eliz datë 23 Tetor 2008 - 01:44:

Po romantik eshte filmi mi Eria. Ai personazhi me te vertete kishte shume lidhje me femra te ndryshme(rreth 700 ne mos gabohem),po te filmi nuk i tregon te gjitha keshtu qe ti shko pa frik ta shohesh. Pastaj ai perpiqej te plotesonte boshllekun qe i shkaktoi kjo vajza.Nuk eshte se e bente me deshire, nga halli. Sa vuajti i shkreti !


Postuar nga Eria datë 23 Tetor 2008 - 18:54:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Nuk eshte se e bente me deshire, nga halli. Sa vuajti i shkreti !



E pra e sa paska vuajtur
Me mjafton libri mua,se me shijoi kur e lexova,para shume kohesh...flimin sdu ta shoh...se me mjaftoi komenti asaj shoqes... :p


Postuar nga Tulipani datë 24 Tetor 2008 - 00:43:

Eria si besohet shoqeve per filmat :p duhen pare vete, ca jane keto skandalizime se e ka ekzagjeruar me beso

Marquez kish deklaruar se do terhiqet nga bota e letersise ky eshte skandali


Postuar nga NS-6 datë 24 Tetor 2008 - 04:49:

WALL-E
shume i lezetshem dhe nje realizim i perkryer


Postuar nga _mIzZzA_ datë 03 Nëntor 2008 - 07:50:

filmi i fundid qe kam par eshte saw V


Postuar nga Balerina datë 03 Nëntor 2008 - 18:57:

"Behind the Sun," nje film fantastik rreth problemit te gjakmarrjes bazuar ne librin e Ismail Kadarese, "Prilli i Thyer." *kur gjaku ne kemishe kthehej i verdhe, atehere kishte ardhur koha per te marre hak.*


dhe

"Love in the Time of Cholera"(Dashuria ne Kohen e Koleres) i bazuar ne romanin e Marquez me te njejtin titull. Pjese e historise se dashurise te Fermines dhe Florentinos qenka bazuar ne historine e dashurise te prinderve te Marquezit...por prinderit e tij ishin martuar.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 03 Nëntor 2008 - 20:28:

"Deacons for Defense"

Nje film dramatik, qe flet mbi dallimet rraciale ne USA-n jugore te viteve 1960, segregacionin, mungesen e te drejtave te barabarta dhe kerkesa si pasoje per barazi dhe liri!

Forest Whitaker, nje aktor te cilin e respektoj shume edhe kesaj here me pelqeu goxha!

Ne pergjithesi eshte nje realizim i mire!

Jua keshilloj.



Linku tek IMDB


Postuar nga kotka datë 04 Nëntor 2008 - 03:11:

"W"

fantastic bush


Postuar nga _mIzZzA_ datë 04 Nëntor 2008 - 09:37:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
"W"

fantastic bush

ishte i bukur ai filmi? e kam par ne reklam por se di nese eshte funny apo jo


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.