Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
BE: Shqipëria, lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado
BE: Shqipëria vazhdon që të ketë një qeverisje të dobët, nuk zbatohen ligjet
Këshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet për Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mbërthyer vendin
Këshilli i Bashkimit Europian, në raportin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nënvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Gjithashtu në një skaner që Këshilli i Bashkimit Europian i ka bërë Marrëveshjes së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me të cilat do të përballen vendet gjatë vitit 2007-2008, thekson se Shqipëria vuan nga një qeverisje e dobët, ndërsa zbatimi i ligjit mbetet në nivele tepër të ulëta. Konkluzionet e bëra nga ana e Këshillit, që është një nga organet më të larta të BE, kanë ardhur pas bërjes publike nga ana e Komisionit të Progres-Raportit për Shqipërinë. Këshilli ka bërë të ditur se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por probleme të mëdha e shoqërojnë vendin, të cilat do të mbeten edhe sfidat kryesore të vitit 2008.
Korrupsioni
Sipas raportit të BE-së korrupsioni është i përhapur dhe përben një problem serioz për Shqipërinë, ndërsa masat për forcimin e sistemit gjyqësor kundër korrupsionit janë vonuar. Referenca për nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Këshillit të Europës kanë ardhur pas bërjes publike të Progres Raportit, që mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave për BE-në. Sipas Këshillit të Europës, ndryshimet ligjore janë te nevojshme për përafrimin kuadrit tonë ligjor me Konventën e Civile të Këshillit te Evropës për Korrupsionin. Sipas Ministrave të Jashtëm të BE-së, që janë edhe anëtarët e këtij institucioni ligji, për konfliktin e interesave ka nevojë për sqarime te mëtejshme. Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për të lejuar anëtarët e Parlamentit për të hequr dorë nga imuniteti i deputetit, ende nuk është adoptuar.
..........................................
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.