Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 679 680 681 682 683 684 685 686 687 [688] 689 690 691 692 693 694 695 696 697 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga diabolic datë 11 Maj 2006 - 03:38:

( Një letër e At Nikollë Marku, kisha e "Shën Mërisë" Elbasan rreth ortodoksise dhe krishterimit në Kosovë)



Krishterizmi erdhi si një dhuratë hyjnore për popujt dhe njerzimin i cili me anë të tij fitonte njësinë dhe identitetin e tij dhe qendresën autentike. Krishterimi nuk ka qenë vetëm i Bizantit, por i gjithë viseve nga lindja në perëndim. Dokumentet vërtetojnë…se krishterimi në këto vise është i kohës apostolike dhe jo vetëm brenda teritorit tonë të sotëm, por edhe në Kosovë e Maqedoni.

Qysh herët në trevat e Maqedonisë përmendet Peshkopata e Ulpianës e cila përfshinte nën teritorin e sajë edhe Dardaninë (Kosova e Sotme) në vitet 342 pas Krishtit. Krishterimi në Kosovë është shumë i hershëm, qysh para ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekullin e VII-të, pas Krishtit . Pra pretendimi se Krishterimin e prune popujt sllavë në Kosovë bie poshtë, sepse sllavët e gjetën të zhvilluar krishterimin në këto treva. Për këto të dhëna ka fakte të shkruara, kur perandori Justinian për të organizuar më mire kishën e krishtere në lindje, ku bën pjesë edhe Dardania ( Kosova e sotme) krijoi një peshkopatë të re që u quajt ''Justiniana e pare'', në vitin 535 pas Krishtit dhe e cila e kishte qendrën në hapsirat Dardane.

Deri në shekullin e VIII krishterimi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur, në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre, ku përdorte të njejtën liturgji d.m.th ungjijt, letrat dhe shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori Justiniani në “Novelën CXXXI” ndër të tjera thotë: “Dhe shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë ( Bederiana në Dardani) dhe që u quajt “Justiniana e pare”.

Eshtë fakt se Justiniani zgjidhi dy nga problemet kryesore të riorganizimit të kishës:

Ø Gjeti formulën më të mire për t`u dhënë përgjigjje herezive që kishin për bazë ananizmin, kur thoshte; perandori bashkëvepron me Zotin, pa e zëvendësuar atë. Justiniani është edhe autori i termit “besimi i drejtë” që në greqisht do të thotë orthodoks..

Ø Ai mbrojti parimet për një kishë të përgjithshme apostolike dhe të pastër, të cilat ishin vendosur qysh në Sinodin e Nikesë. Kjo do të ishte pra edhe baza e kishës së krishtere.

Ardhja e sllavëve dhe avarve në Ballkan u shoqëruar me luftëra dhe rrënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaçkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve. Vendasit u tërhoqën maleve. Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishterimi kishte hyrë në Ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve.

Nga pikpamja e krishtere arbëreshët kanë qenë të pavarur nga sllavët, për arsye se edhe me ardhjen e tyre, ata arrijnë të ruajnë peshkopatat e ngritura më parë. Siç e kemi përmendur më sipër Justiniana e Parë u themelua nga perandori Justinian (527-565) me anën e një akti të lëshuar me 14 prill 535 dhe që lexohet në Novelën XI-të. Këtë peshkopatë ai e themeloi pranë vend-lindjes së tij dhe i vuri emrin e tij. Kjo peshkopatë kishte nën administrim Dakinë bregdetare, Dardaninë, Maqedoninë veriore, Kosovën dhe Malin e Zi. Përfundimisht fiset sllave u vendosën në ballkan në shekullin e VII-të. Ata nuk ishin të organizuar në shtet. Pasi u thyen dhe u nënshtruan nga ushtritë Bizantine ata qëndruan në heshtje deri nga viti 828 dhe udhëhiqeshin nga pleqtë e fiseve që quheshin Zhupanë.

Mbas rrëzimit të perandorit Samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori Vasil i II-të i cili ka lënë dokumente të rëndësishme, ku ndër të tjera përmendet administrimi dhe autoriteti që ka patur mbi këto peshkopata, si Peshkopata e Dibrës, Prizerenit, Hosnit pranë Decanit dhe Pejës.

Duke iu referuar për sa thamë më sipër dhe duke u bazuar në dokumente autentike-hisorike të ndryshme të botuara herë pas here, del qartë pikësynimi i serbëve se ata sipas tyre e paskan sjellur dhe zhvilluar krishterimin në Ballkan. Natyrisht kjo nuk mund të qendrojë, sepse dokumentet e shkruara flasin se edhe në kosovë ka pasur qendra të organizuara, peshkopata të krishtera shumë para se sllavët të arrinin aty. Kishat ortodokse të ndërtuara në kosovë janë të datuara si të ndërtuara rreth viteve 980-1014 me një stil që vërtetojnë kulturën serbe, që më vonë të dëshmonin se këto treva janë tokë serbe, se Kosova është pjesë e Serbisë, në një kohë kur kishat në kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Kosova ka një kulture shumë të hershme me qendra dhe kryeqendra të krishterizmit, të ndërtuara me mjeshtri nga duart e arta të popullit shqipëtar, prandaj spekulimet dhe pretendimet e kishës ortodokse serbe nuk kanë bazë reale.



Lavdi Zotit

At Nikollë Marku

Dioqeza e “Shën Mërisë” Elbasan


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 679 680 681 682 683 684 685 686 687 [688] 689 690 691 692 693 694 695 696 697 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.