Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 21 Tetor 2005 - 02:13:

Fjalor i veçant për kishën ortodokse Shqiptare!!!!!!

Duke lexuar një lajm sot tek gazeta e janannananan->nulit vura re se gjysmën se kuptoja, për shkak të të famshit fantomas-helenizues ja->nylli.


Hapet kisha e re e qytetit të Gramshit

Data 6 gusht bashkë me festën e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit, solli një gëzim të paparë për besimtarët orthodhoksë të qytetit të Gramshit, që në numër arrijnë rreth 5 mijë, të cilin kishin kohë që e prisnin. Pas shumë përpjekjesh erdhi edhe momenti që besimtarët e qytetit të Gramshit të merrnin pjesë në liturgjinë e parë hyjnore që u krye nga vetë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi. Ishte me të vërtetë mjaft prekëse tek shikoje ndriçimin dhe gëzimin që tregohej në sytë dhe fytyrat e të gjithë atyre që prisnin prej kaq kohësh. Kishte shumë fëmijë, të rritur, të moshuar dhe secili mbartte në vetvete kujtimin e fillimit të ndërtimit të kishës, të asaj kishe që nga ai moment do të bëhej vendi ku ato do të krijojnë një bashkësi mjaft të afërt me Krijuesin e tyre, Zotin Jisu Krisht. Menjëherë filloi puna dhe përpjekja për organizimin e mëtejshëm të strukturave si edhe të të gjitha lidhjeve lokale kishtare. Pra, ngrihet edhe një kishë e re, që do të sjellë edhe formimin e një enorie të fortë.

Kisha e Shpërfytyrimit (Metamorfozës) së Shpëtimtarit që në gjuhën popullore quhet ndryshe edhe si kisha e Shën Sotirit ndodhet brenda në qytetin e Gramshit, pranë lumit Devoll. Kjo kishë është krejtësisht e re dhe ndërtuar në një vend që nuk ishte më parë kishë. Pas miratimit të sheshit të ndërtimit prej 2000 m² nga KRT së Gramshit, Kryepiskopata bleu truallin që kushtoi 2 milion lekë dhe pas dhënies së lejes së ndërtimit Kryepiskopata vazhdoi të shpenzojë për ndërtimin e rrethimit të truallit, për sistemimin e territorit, për ndërtimin e ndërtesës së kishës, për punime dekorative (kapitele dhe bazamente kolonash), për dyer e dritare, për kambanaren dhe parapetin e saj, duke shpenzuar totalisht vetëm për ndërtimin e kishës 50 milion lekë të rinj, të gjitha këto fonde të siguruar nga Kryepiskopi Anastas.

Gjatë Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi Anastas shpjegoi rëndësinë e krijimit të një enorie dhe inkurajoi të gjithë besimtarët të jepnin kontributin e tyre.

Sonila Dedja


Fjalët që skuptoj janë:

•orthodhoksë = grekëzuar për ortodoksë
•liturgji = se di as vetë ( përsëri greqisht )
•Kryepiskopi = kryepeshkopi ( përsëri greqisht )
•Jisu = Jezus ( përsëri greqisht )
•enorie = ? se di as vet ( përsëri greqisht )
•Metamorfozës = ?( përsëri greqisht )
•Kryepiskopata = Kryepsikopatat ( përsëri greqisht )
•kapitele = ?( përsëri greqisht )
•kambanaren = e cila na vjen nga fjala greke kambanario( përsëri greqisht )
•parapetin = se di as vetë


Tani unë për vete se kuptoj nga dalin kto fjalë....
Të gjtha jan greqisht.......
Pra nuk bëhet mëse e qartë se për çfarë po i bie gërnetës janulllalalalalalalallaalalalalalalalalalalalalala
lalalalalalalaalalalaltas?

Pa le kur më flet aty për fonde...aty më shkatron fare ai jananananananananananaananani së qeshuri.....


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.