Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 686 687 688 689 690 691 692 693 694 [695] 696 697 698 699 700 701 702 703 704 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga benjamin datë 23 Maj 2006 - 04:48:

O Titi, po c'fare mendimi kerkon me t'dhan,ti mer artikuj gazetash,i poston ketu dhe pret me shpate ne dore se c'fare do thone te tjeret.Pse nuk jep ti vete mendimin tend per ket ceshtje?Normal me duket qe te argumentosh mendimin tend,dhe ndoshta mepas edhe mund te debatohet,por menyra se si ti kerkon te imponohesh(nuk e kuptoj se ku do te dalesh?) e ben pa vlere debatin.
Po ta bej pyetjen ndryshe?
Per c'fare do me t'dhan mendim?A eshte e drjete me pas shkolla minoritaret?Apo a eshte normale qe ne Shqiperi te behet numerimi i popullsise dhe perkatesia fetare ne vitin 2006?(numerimi i fundit eshte bere ne kohen e Zogut).A do mendim ne lidhje me paralelizmin qe ban autori ndermjet problemit te Kosoves dhe t'ashtuquajtures Vorio Epir?
S'po t'marr vesh une ty,apo ti mue?
Pse je kaq i sigurte kur deklaron Murat Basha "nga burime te mirinformuara"?Kush ja jep keto informata qe burojne Muratit?
Ne ket artikull ka shume paqartesi,por mundet me debatu per temat qe permenda me lart vec e vec,per shembull qe te kuptosh po te pergjigjem shkurt,se e drejte themelore e c'do minoriteti kudoqofte eshte shkollimi ne gjuhen amtare,por nuk eshte e drejte bie fjala me hap shkolla kudo qe ti mbushet mendja disa qarqeve te caktueme greke ne Greqi apo ne USA.Sa per Himaren,duhet me e trajtu me kujdes ket ceshtje.Sa per dijeni aty shkolle ne gjuhen greke ka pas qe ne kohen e Zogut,u mbyll per me shume se 60 vjet,sot u hap me vendim qeverie,dhe personalisht deri ketu nuk ka kurrfare problemi.Por duhet me dit me dallue ndryshimin qe ka e drejta e hapjes se shkolles me ata qe e shfrytezojne ket per propagande e per interesa vetjake ne sherbim te disa qarqeve qe permenda ma lart.Sa per numerimin e popullsise dhe te drejtes me deklaru fene perkatese,po te bej nje pyetje: Pse duhet me mas frike ne prej kesaj,aty banoret e Shqiperise kan me votue dhe jo ata te Greqise a Maqedonise.Mund te ket ndonje tentative per manipulim(qe sinqerisht me duket e pamundur),por te siguroj i dashur Titi qe edhe ne qofte se do te dale ndonje numer me i larte grekesh apo maqedonesh nga sa jane ne realitet,ata do te jen thjesht bashkatdhetare t'vobekt qe per arsye vizash e punesimi kan tashme vite qe deklarohen si te tille.Fatkeqesisht kta jane shqiptare si un e si ti,shqiptare prej Kuksei e Patosi,prej Permeti e prej nga mos.
Kush e ka fajin per kete?Ti ndoshta e di me mire se une.Thiri pra mendjes Petrit djali,dhe mundohu me kuptu te tjeret se nuk je ti i vetmi shqiptar ne ket toke qe i vjen keq per situaten ku gjendet vendi dhe populli jone sot.
Punedhensi im sa per dijeni eshte nje italian i lindur ne Amerike,dhe punoj nganjehere fundjavave privatisht me riparim te pergjithshem shtepish.C'do njeri qe nuk mendon si ty,nuk eshte detyrimisht ne sherbim te Janullatosit apo te djallit vete,pra edhe njehere po te them mos u ngut vlla,mos.


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 686 687 688 689 690 691 692 693 694 [695] 696 697 698 699 700 701 702 703 704 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.