Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 22 Dhjetor 2007 - 14:16:

Kadare: Mungesa e dritave dhe e ujit, barbare

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare flet për situatën në Shqipëri dhe çështjen e fesë


T'i kthehemi pak ngjarjeve në Shqipëri. Po mbushen pothuajse dy dekada që nga përmbysja e komunizmit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni atje ka mbaruar. Shpeshherë, vihet re një ndjenjë pesimizmi për mundësinë e përmirësimit të gjendjes. Nga ana tjetër Shqipëria sot është pranë marrjes së një ftese për anëtarësim në NATO. Si do t'i komentoni ju këto zhvillime në Shqipëri?

Natyrisht, unë e kuptoj gjithë atë ligështimin që përmendët ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë dhe të mos marrim parasysh atë çka ndodhur, kanë ndodhur edhe gjëra të mira në këtë kohë, psh ne, vetë fakti që ne, nga një vend që prisnim të na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do të na sulmojë NATO-ja dhe bënim gati disa shtiza dhe disa maja gjilpërash çative, që të mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesën që të hyjmë, kuptohet çfarë ka ndodhur, në botë edhe në Shqipëri; por unë e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, siç thatë ju, zgjati shumë, dhe po kthehet në një fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet që po bëhen, nuk është më fjala tranzicion që i përshtatet. Problemi që kemi, është se ka disa probleme bllokuese në Shqipëri, që duken nganjëherë banale nga ana e jashtme, por s'janë banale, janë shumë të thella, ai që është problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp të gjithëve, që duhet të flasim, të merremi me këtë problem.


Mirëpo, nuk di si të mos merremi, sepse kjo është sikur të na ketë ardhur një gjë që nuk ndodh sot në botë, ose në një pjesë të madhe të planetit, të jetë kthyer, ta zëmë një sëmundje e Mesjetës, Murtaja, dhe ne të kemi punë me të. Mungesa e ujit dhe dritave, është barbare, është jo e epokës tonë, prandaj na acaron ne fakt, na bllokon në çdo gjë, paralizon vullnetin në këtë vend, krijon ligështim moral; dhe në këtë mënyrë, mungon ai që është normaliteti i jetës; në këtë mënyrë, Shqipëria s'mund të jetë një shtet i lire dhe sovran, duke pasur këtë problem kaq të rëndë, që në pamje është banal dhe mua më vjen tashti pak zor, që detyrohem të flas për të, kështu na vjen zor të gjithëve, është uji dhe dritat. Uji ka qenë një mjet shtypjeje, historikisht është njohur, mjet dhune; madje ekziston një terminologji, një term që quhet, "diktatura hidrike", diktatura të bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura që bazoheshin më tepër se në burgje dhe në polici, në mungesën e ujit, në ndërprerjen e ujit, Natyrisht, që nuk dua të bëj krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra nëpër këmbë, një gjë, një relike e kohërave barbare, e epokave të vdekura. Prandaj, kështu, shpjegohet që në Shqipëri krijohet ky ligështim, me të drejtë, si të thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojnë të tjera dhe bllokimi kalon në zinxhir dhe krijohet ajo që thashë, ngecja.

Marrë me shkurtime nga "Zëri i Amerikës"


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.