Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 701 702 703 704 705 706 707 708 709 [710] 711 712 713 714 715 716 717 718 »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Simona datë 30 Korrik 2006 - 18:34:

Stenli per ne Elbasan Janulakusi e ka marre pergjigjen ;



Kreu i Kishës Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan: Pushtuesit nuk kanë pse të nderohen në Shqipëri

At Marku: Greqia të tërheqë eshtrat e ushtarëve pushtues

Prej kohësh i shpallur hapur kundër kryepeshkopit Anastasios Janullatos, kreut grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (të cilën e etiketon si një filial grek të Tiranës), At Nikolla Marku deklaroi dje se ishte kundër ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë, në një manastir të Këlcyrës. Drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” në Elbasan, Marku e quan varrosjen e tyre në Shqipëri si një nderim të hapur ndaj pushtuesve të atdheut. Të cilët, si të gjithë pushtuesit, nuk kanë pse të nderohen. “Greqia t’i tërheqë vetë eshtrat e tyre, siç kanë bërë shtetet e tjera. Këta ushtarë nuk kanë pse të varrosen në Shqipëri”,-deklaroi dje Marku, nëpërmjet zëdhënësit të tij, dr.Dhimitër Papakristo. Reagimi i kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan vjen pas publikimit të një fakti të kryer: varret për 940 ushtarë grekë, të vrarë në Shqipëri, janë bërë gati tashmë në manastirin e Shën Kollit, në Këlcyrë. Ato presin vetëm eshtrat, të cilat, me sa duken të gjitha gjasat, nuk do të vonojnë të mbërrijnë. Sepse thasët me to janë duke u grumbulluar në kishat e zonës, prej kohësh.
***
“Kohët e fundit janë shtuar përpjekje të tjera të filialit grek të Tiranës që pretendon prej vitesh se është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në drejtim të derdhjes së pafundme të lavdisë ndaj ushtrisë pushtuese greke dhe eshtrave që ajo la në vitin 1940, në jugun e Shqipërisë. Pikërisht nga 14 nëntori 1940 e deri në prill 1941 ushtria greke pushtoi tokën shqiptare me dëshirën e madhe se kishte “çliruar Vorio – Epirin”. Edhe kur grekët pushtuan më 22 nëntor 1940 Korçën, komanda greke deklaroi se kishte çliruar “Korçën greke”, gjë që shkaktoi kundërveprimin dhe zemërimin e qytetarëve korçarë të shquar për atdhetarinë e tyre në vite”. Me këto fakte historike nis deklarata e djeshme e Kishës Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan. Tonet e saj janë të ashpra dhe kujtojnë se ‘kudo ku shkeli ushtria greke, ngriti flamurin grek dhe shpalli se kishte “çliruar Vorio - Epirin”. Është me vend të kujtohet se vetëm gjatë kësaj kohe nga popullsia çame në Greqi u vranë 1.950 burra dhe 350 gra (gjithsej 2.300 veta), ndërsa vdiqën në tortura 450 të tjerë”.
At Nikolla Marku dhe kisha që ai drejton e quajnë një përligjje të hapur të këtyre krimeve faktin se ushtarët grekë po varrosen në Shqipëri, një tokë të cilën ata erdhën ta pushtonin. “Nisur nga pikëpamja humane ne nuk jemi kundër nderimit dhe sistemimin me një varr të këtyre ushtarëve nga vendi i tyre, pavarësisht se çështja për të cilën ata u vranë është krejt ndryshe nga çështja jonë. Por nderimi i tyre në Shqipëri, përligj veprimet pushtuese të ushtrisë greke në Shqipëri, veprimet e saj terroriste mbi popullsinë shqiptare, si dhe pretendimet për të ashtuquajturin “Vorio – Epir”,-vazhdon deklarata.
***
Në vend të varrosjes të ushtarëve grekë në Këlcyrë, çështje për të cilën shteti shqiptar ende nuk është deklaruar qartazi dhe zyrtarisht, Marku propozon tërheqjen e tyre nga shteti grek, dhe varrosjen në Greqi, jo në Shqipëri, për të shmangur precedentin e nderimit të një ushtrie pushtuesish. “Eshtrat e ushtarëve grekë, duhet të tërhiqen nga shteti i tyre ashtu si fuqitë e tjera pushtuese në Shqipëri. Pse duhej të krijohej precendenti që Shqipëria të nderojë një ushtri pushtuese dhe pse duhet që i ashtuquajturi kryepeshkop, Anastasios Janullatos, të bekojë në Shqipëri “shpirtin” apo “trimërinë” e këtyre ushtarëve? Zoti Janullatos, si grek që është, mund të nderojë bashkëkombasit e tij të vrarë në Greqi, por këtë nuk mund ta bëjë duke pasur mbi shpinë edhe ofiqin e kryepeshkopit”,-përfundon deklarata e Kishës Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan.

Varrezat
940 varre gati për ushtarët grekë

Në oborrin e manastirit të Shën Kollit, në Këlcyrë, i cili u përurua jo më larg se një javë më parë nga vetë Janullatos, varrezat për ushtarët grekë, vrarë gjatë luftës së Dytë Botërore, në tokën shqiptare, janë bërë gati. Qindra gropa, të mbuluara me mermer të bardhë e me nga një kryq sipër, presin eshtrat e grekëve, të cilat, nga ana tjetër, po mblidhen nëpër kishat e Përmetit. Mitropolia e Gjirokastrës nuk është prononcuar për ndërtimin e varrezës brenda manastirit, por ajo pohoi se është duke u punuar në të gjithë zonën e Përmetit për gjetjen, nxjerrjen dhe sistemimin e eshtrave të ushtarëve grekë. Në skajin jugor të Shën Kollit, janë bërë gati 940 varre për të futur eshtrat e këtyre ushtarëve, për të cilët At Marku nuk harron të kujtojë se “ishin thjesht pushtues, të cilët nuk kanë pse të nderohen”.









Fatkeqesisht njeriu sheh dhe endrra me sy hap dhe i beson.


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 701 702 703 704 705 706 707 708 709 [710] 711 712 713 714 715 716 717 718 »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.