Forumi Horizont Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)


Postuar nga BIONDIA datë 14 Prill 2011 - 22:51:

Ka dite qe mundohem ti gjej emer kesaj ndienjes time qe ka kohe qe me mundon kesaj ndienje qe me fal buzeqeshje kur te mendoj kur jam vetem me trishtimin tim me jep dridhje zemre kur rikujtoj cdo gje tonen dhe nje melankoli dhe nje mall qe afer ste kam(ste kam pas kurre afer ne keto vite ) kur zgjohem dhe hap syte dhe te kerkoj ne kete erresire qe ka ne kete dhome por e di qe s'je.Sa e veshtire te mendosh qe ke aq shume gjera per te thene , per te treguar por ti i mban te groposura thelle ne thellesine me te larget te shpirtit sepse ke frike nga kjo ndienje mos lendohesh vete dhe mos lendohet ai ...C'dreq ndienje eshte kjo qe sa me shume e largoj nga vetja aq me shume afrohet e behesh njesh me mua me hyn ne cdo qelize te trupit tim dhe me ben te ndiehem mretereshen e botes per nje cast dhe pastaj me ben me te varferen e universit kur largesia behet me kilometra e shtohet e shtohet deri ne infinit...C'dreq ndienje eshte kjo qe largon gjumin e nates e ne kete erresire ku degjohet vetem tik-taku i ores qe si cekic me bin ne koke me syte hapur ne tavan imgjinoj nje lendine te gjelber, nje liqen te thelle , nje shtepi ku ne cdo qosh zoteron heshtja qe te prishet vetem nga rrahja e zemrave tona dhe zhurma e puthjes tone plot epsh ,c'dreq ndienje eshte kjo qe zgjohem e trembur nga frika se mos te humbas e sdo te gjej asgje nga ty telefonate,sms ,leter ,c'dreq ndienje eshte kjo kur urrej cdo gje me rrethon dhe urrej cdo gje qe i perkas kur dua te perkas e te me perkasesh vetem mua...c'dreq ndienje je qe me erdhe tani ku une sdi ku te coj (dhe pse te kam futur ne zemer )qe frika qe ke ardh me ben te ndihem e pafuqishme sepse skam force te shtyj larg kam vetem forcen te terheq afer meje...c'dreq ndienje je si te quaj ...


  Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.