Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Parti démocrate d'Albanie
Partia Demokratike e Shqipërisë
Présentation
Président Sali Berisha
Fondation 1990
Siège Tirana, Albanie
Idéologie Libéral conservatisme, néolibéralisme, fédéralisme européen
Affiliation internationale Union démocrate internationale, Internationale démocrate centriste
Affiliation européenne Parti populaire européen (observateur)
shikone sa ideologji te ndyshme ka SALI BERISHA....dhe partia e tij.
Fajtori e ka permbledhur shume bukur gjendjen aktuale...
Per mendimin tim nuk i shikoj njerezit ne pikepamjen se cfare kane qene dhe cfare jane ne ditet e sotme por, mundohem te kuptoj qellimet dhe menyren e tyre te vepruarit. Problemi eshte se historikisht ne nuk kemi pasur fuqi te mbrohemi, gjithkush ne histori ka menduar te perfitoje dicka per vete sesa te mendoje per popullin dhe cdo sistem qe ka qene ne fuqi ka pasur te mirat e saj dhe te keqijat e saj.
Nuk ka qene faji i liderave por i popullit Shqiptar qe ka votuar lidera jo te afte per te qeverisur vendin, ketu perfshihen te gjithe ata persona qe populli i ka dhene nje mandat ne menyre qe te perfaqesoje zerin e tyre ne parlament.
Me vjen keq qe kemi nje lider te tille ne qeveri dhe do me vije serisht keq per liderat e ardhshem pasi do jete e njejta histori pak a shume por do kemi nje Sali 2 per aq kohe sa mendime si: Do mbaroje shkollen per juridik sepse nese behem gjykates me nje ceshtje te mire mund te nxjerr goxha miliona rryshfet... per aq kohe sa nje nxenes qe mbaron per doktorrature mendon qe per tu bere milioner sa me shpejt duhet te fus ne bisturi me qindra paciente edhe pse nuk jane te semure, per aq kohe sa nje student qe mbaron per inxhinieri ndertimi te mendoje qe me nje projekt per nje ure me kater kembe mund ta nxjerri me tre kembe.
Pra me pak fjale nuk eshte ceshtja qe kemi nje Sali por do jete sa Salinj do na vijne pas ketij? Eshte e njejta ceshtje si ne afganistan amerikanet vrasin fatkeqesisht familjen e nje te ngrati atehere fatkeqesisht do kene nje terrorist me shume duke u argavitur nen hundet e tyre!
Berisha: Pasardhësit e bunkerit kanë uzurpuar kreun e opozitës
Kryeministri Berisha, gjatë përkujtimit të 21-vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ka sulmuar kreun e opozitës se ka rikthyer Bllokun me anë të psikologjisë së tij, si dhe ka mbajtur peng integrimin e vendit në BE.
Sipas Berishës, pasardhësit e bunkerit kanë uzurpuar opozitën. Deklaratat e Berishës janë bërë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku është përuruar Pavioni i Terrorit Komunist.
“Sot pas një 21-vitesh nuk mund të mos theksoj që pasardhësit direkt të bunkerit nuk kanë shprehur pendesën, por kanë ozurpuar kreun e partisë opozitare dhe natyrisht nuk janë kthyer në bllok, por kanë rikthyer bllokun në psikologjinë e tyre. Këta shokë, ose zotërinj bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit”, theksoi Berisha.
-------------
Mor Kriminel, fototja lart flet vete
eeeehhh, por ska me fjale per te thene per e mbi ty mor Psikopat.
Ja kush je ti:
Sala ne dhomen e pritjes se djalit te Enverit Sokol Hoxha:
http://www.google.com/imgres?imgurl...s:0&tx=76&ty=41
Tesera e Partise se Punes se Shqiperise e Sales:
http://www.google.com/imgres?imgurl...:0&tx=115&ty=57
Sala ne parlament thote se jane foto te shkelqyera :
http://www.youtube.com/watch?v=Lz3i...feature=related
Sala kerkon vdekjen ne gjyqin e Hysni Shoshorit :
http://www.youtube.com/watch?v=AItf...feature=related
Une mendoj qe ky Sala duhet me dal ne pension eshte bere si gjyshi prrallave sidomos me ate kinezcen e ka lli mhb fare
Aty ne ate foto Sala duket si qukapik ,duket qe eshte nen regjimin e hekurt te tollonit ,
....ndersa ata te tjeret duket qe tolloni ju vjen anes hahahahahaha
Sala nuk del ne pension jo,
Sala ka ndermend te japi shpirt duke qene ne krye te venidit , tuj punue e tuj lodrue,per te
miren e popullit ...qe ka ne shpi te tij hahahahahahaha
Ne fakt per kinezcen nuk e ka dhe aq keq ,sepse kinezet kane seksion per mesimin e shqipes ne Kine --dhe duke pas parasysh se Kina eshte shume here me e fuqishme ekonomikisht se Europa , eshte mire qe te kete nje seksion ku te mesohet gjuha e tyre -
-Natyrisht jo ashtu sic thote Sala ,por mire eshte te kete mundesi per ta mesuar ate gjuhe ,sepse historia e tyre ne ekonomi , financa e kudo eshte
nje hsitori suksesi dhe do ju sherbeje brezave te ardheshem
Me tha njehere nje shok nga Kosova qe, kur kishte vajtur nje delegacion i Jugosllavise ne Pekin ,nuk kishin si te flisnin sepse Kinezet nuk kishin perkethyes ne Serbo-kroatisht -
---Por pala kineze ju tha qe ne kemi perkethyes ne gjuhen Shqipe---Rastisi qe ne delegacionin jugosllav ishte nje shqiptar i Kosoves dhe ai sherbeu si perkethyes
Ai ,pastaj , i ngacmonte jugosllavet duke ju thene qe ja gjuha shqipe ka perkethyes ne kinesce ndersa serbo-kroatishtja nuk ka
Po mire mo le te punesoje si perkthyes ca nga ata kinezet qe ka te medreseja ju ka dhene dhe nenshtetesine shqiptare c kusur ka mileti me mesu kinezcen vetem per 2 vizita qeveritare ne kine qe bejne ne vit sala me shoqnine e vet
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Une mendoj qe ky Sala duhet me dal ne pension eshte bere si gjyshi prrallave sidomos me ate kinezcen e ka lli mhb fare
22 vjet komunist, 22 vjet “antikomunist”
(Skicë për një biografi politike për Sali Berishën)
Nga Mero Baze
Për Sali Berishën viti 2012 ka një domethënie të veçantë. Sivjet ai mbush vitin e 22-të si “antikomunist” duke barazuar kështu 22 vitet e jetës së tij si komunist. Shqipëria ka pasur disa faza entuziaste të anëtarësimit në Partinë e Punës. Natyrisht më idealistët ishin ata që iu bashkuan kësaj partie në vitin 1945, kur shpresonin se sistemi i ri ishte një shpresë për shqiptarët. Pati nga ata që iu bashkuan kësaj partie pas vdekjes së Stalinit me shpresë se po ndryshonte. Pati të tjerë që iu bashkuan pas prishjes me rusët.
Vala më dogmatike e shqiptarëve, që iu bashkua Partisë së Punës së Shqipërisë mbeten politikanët që iu bashkuan asaj në frymën e revolucionit kulturor kinez dhe në emër të kundërshtimit dhe të Lindjes, dhe të Perëndimit. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.
Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere. Ata që e mbajnë mend në organizatën e Partisë së Punës, vizatojnë disa tipare agresive të tij, të cilat shpesh kanë vënë në siklet kolegë të tij, të cilët teserën e partisë e kishin një mundësi për të qenë të qetë si mjek. Ky ishte njeriu që bënte raporte për Komitetin Qendror, kur organizata e partisë ulte vigjilencën, ishte njeriu që kishte zellin e tepruar për të rekomanduar internime në emër të organizatës së PPSH, siç ishte rasti i të ndjerës mjeke që ka punuar pranë Mehmet Shehut, e cila ka pak muaj që është ndarë nga jeta. Impulsiv, karrierist dhe i dhënë pas metodologjisë së luftë së klasave, ai avancoi me shpejtësi të habitshme nga një anëtar i thjeshtë partie në krye të organizatës së partisë në një vend ku anëtarë të asaj organizate ishin njerëz të rëndësishëm si mjekë të Enver Hoxhës apo këshilltarë në distancë të tij.
Servilizmi ndaj tyre ishte pjesë e karrierës së tij mjekësore, duke u afruar me pjesën e mjekëve që shërbenin në bllok. Për shkak të vjehrrës së tij, e cila vinte nga Serbia, ai ishte i dyshuar si lidhje serbe dhe nuk arriti dot, siç dëshmojnë dhe vetë zyrtarët e asaj kohe, të afrohej si mjek i Enver Hoxhës, por ia doli të ishte mjek roje dhe në shërbim të Hysni Kapos, kur ky i fundit u sëmur mes të tjerash dhe nga shqetësime të zemrës. Ai shkonte mbrëmjeve në shtëpinë e tij, rrinte mënjanë njerëzve dhe tentonte të bënte sikur lexonte libra nga biblioteka- shpesh e padobishme dhe për vetë Hysni Kapon.
Njeriu i hekurt i komunizmit, i cili në të vërtetë drejtoi politikën e kuadrit dhe luftën e klasave në 35 vjet, Hysni Kapo ishte i dobët dhe dorëzuar para mjekut që i shërbente. Të afërmit e tij tregojnë momente dobësie të vetë Kapos për Berishën dhe një bejte të gjatë për të në shenjë respekti për shërbimet sanitare të natës. Me porosi të tij, porosi e cila u kthye më pas në amanet, vajza e Sali Berishës u çua për kurim jashtë shtetit dy vjet pas vdekjes së Hysni Kapos, për një ndërhyrje kirurgjikale në formën e një operacioni plastik. Ndërhyrja nuk rezultoi e suksesshme dhe u përsërit, për shkak të autoritetit që Berisha kishte krijuar, sërish në fund të viteve ‘80-të në Vjenë.
Berisha shkoi në specializim në Francë, pikërisht kur Hysni Kapo shkonte aty për tu kuruar, dhe forcoi ndjeshëm lidhjet me autoritetet shëndetësore të asaj kohe, veçanërisht me Ministrin Ziçishti. Pushkatimi i tij i menjëhershëm dhe kontaktet e tij të fundit me Sali Berishën ngelen për tu hetuar, por është e sigurt se pas historisë, Berisha u bë më i besuar i Familjes Hoxha. Udhëtimet e tij në fundjavë në Pogradec me djalin e Enver Hoxhës, tashmë janë të njohura. Ata janë shfaqur bashkë në varkë në Liqenin e Pogradecit dhe në dhoma me oxhak, ç’ka tregon se udhëtimet e tyre ishin të zakonshme në verë dhe në dimër. Pasi nuk kishte mundur dot t’i afrohej familjes Hoxha me përkushtimin e tij politik dhe profesional, për shkak të njollës serbe që i vinte aksidentalisht nga e vjehrra, ai gjeti mënyrën për tu afruar me fëmijët. “Kapja e fëmijëve” si standard për karrierë politike dhe përfitime nga pushteti, duket se është një tipar i trashëguar dhe sot në familjen Berisha. Të gjithë ata që duan të bëjnë para apo karrierë në PD kanë kapur fëmijët e tij, njësoj si Berisha ka kapur fëmijët e Hoxhës.
Fundjavat e tyre në Pogradec mbahen mend dhe nga qytetarët. Njeriu që për herë të parë ka bërë plazh ndoshta pas vitit 2005, shkonte në Liqen jo për plazh, por për të qenë pranë fëmijëve të “atij”. Nga të gjithë fotografitë e Berishës me byroistët, fotografia me fëmijët e Enver Hoxhës është më domethënësja për të, pasi ajo tregon një raport të ndërtuar mbi një shërbim të thellë ndaj asaj familje, që Berisha po përpiqet ta varrosë në arkivat e shtetit, por që ka shanse mos t’ia ketë dalë dot.
Pasi Hoxha vdiq, Berisha e forcoi miqësinë me fëmijët e tij. Së bashku me nusen e djalit të Hoxhës, ai u bë pjesë e Këshillit Shkencor të revistës ‘Shkenca dhe Jeta’, një bord formal, i cili ishte më shumë një arsye për tu promovuar njerëzit e familjes Hoxha se sa një bord shkencor.
Interesant është afrimi i Sali Berishës me Simon Stefanin, një figurinë qesharake e komunizmit, por që mori pas eliminimit të grupeve armiqësore poste kyçe si ai e Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrit. Berishën nuk e lidhte asgjë me Ministrinë e Brendshme formalisht, dhe nga ana tjetër Simon Stefani ka qenë nga ato personazhe të komunizmit që nuk përfaqësonin as intelektualët dhe as ndonjë klan të rëndësishëm të pushtetit. Ai ishte thjesht një manekin gojëmbyllur për ato që kishin ndodhur në vitin 1982 në spastrimet dhe pushkatimet e rrufeshme të atyre që u quajtën grupi i fundit armiqësor.
Sali Berisha do ta ketë vështirë ta shpjegojë sa të jetë gjallë servilizmin ndaj këtij byroisti qesharak, nëqoftëse nuk tregon raportet e tij me ministrin e fundit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, i cili u pushkatua, ende pa asnjë arsye bindëse. Berisha, në atë kohë një komunist karrierist dhe agresiv, njeriu që përpiqej të afrohej me pjesën e inteligjencës që po promovonte familja Hoxha, duket shumë qesharak dhe i panatyrshëm në përuljen e tij ndaj Simon Stefanit, me të cilin nuk ka pasur dëshirë të dalë në foto as ndonjë komandant batalioni nga ushtria dhe jo më një mjek me rëndësi politike si Sali Berisha. Mjekut Sali Berisha iu desh një ditë në Ministrinë e Brendshme të bënte ekspertizën e “vdekjes” së Fiqret Shehut, gruas së Mehmet Shehut. Shënoi me qetësi ‘vdiq nga zemra’, ndërkohë që pamjet filmike të saj flasin për një të vdekur të gjallë nga torturat ç’njerëzore.
Fundvitet tetëdhjetë e gjetën Berishën tërësisht të rehabilituar dhe në fokus të njerëzve që promovoheshin nga fëmijët e Familjes Hoxha. Ai fillonte të udhëtonte më shpesh në Perëndim dhe të vendoste kontakte dhe me diasporën shqiptare, e cila ishte e lidhur me komunizmin, kryesisht grupet marksiste në Zvicër, apo vendet nordike ku Berisha shkonte si përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë. Ka kaluar sipas disa burimeve bindëse një natë tranzit në Beograd pa dhënë shpjegime nëse ka takuar dajat e gruas së tij apo jo. Ecejaket e tij në botë shtoheshin bashkë me erërat e liberalizmit që po frynin në Shqipëri. Por ai nuk u shfaq kurrë në anën e liberalëve. Në kohën kur mbledhjet e organizatave të PPSH bëheshin të hapura, një korrespondent i gazetës Studenti mori pjesë atëherë në një mbledhje ku ishte dhe Berisha. Dikush kish ikur në Suedi, dikush në Francë, dikush në Itali… Ishin njerëzit e besuar të regjimit. Një prej mjekëve propozoi që mbledhja të kryhej se ky problem do përsëritej. Sali Berisha u çua duke përplasur grushtin mbi tavolinë dhe duke deklaruar se sa të ishte ai aty, nuk do ta linte të shkelej statuti i PPSH. Mbledhja duhet të bëhej kur të ishte më shumë se gjysma e mjekëve. Të tjerët e dëgjuan me bezdi dhe mbledhja u prish. Një vit më vonë ky njeri u shfaq në takimin e intelektualëve të Ramiz Alisë, pasi Ylli Popa kishte bërë shkrimin e famshëm “Në kërkim të kohës së humbur”. U shfaq dhe ky në anën e atyre që kërkonin ndryshimin dhe mirëkuptohej në çdo fjalë që thoshte nga Ramiz Alia. Kjo tërboi nusen e Enver Hoxhës, Liljanën, e cila në mbledhjen e fundit të bordit të revistës ‘Shkenca dhe Jeta’ në shenjë proteste iku nga mbledhja sapo hyri Berisha. Fëmijët e Familjes Hoxha ndjeheshin të tradhtuar. Ramiz Alia u kishte marrë njeriun e tyre. Për katër- pesë muaj Beriha filloi të shëtisë në bulevard me miqtë e tij më të rinj, Mehmet Elezin, Qemal Sakajevën dhe disa artistë e shkrimtarë të rinj. Bëri një shkrim tek gazeta Drita, ku fliste për nevojën e një debati më të madh intelektual dhe një shkrim të kriptuar në gazetën Bashkimi ku fliste për zakonet e odave të veriut ku burrat i lënë vend njëri- tjetrit kur flasin. Është pikërisht ajo që ky njeri nuk u lejon ende të tjerëve. 8 Dhjetori nuk e gjeti në Shqipëri. Për shkak të lirisë që kishte për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, u gjend në Itali. Mëngjesin e 9 Dhjetorit u shfaq në rrugën e Elbasanit, atje ku studentët i kishte bllokuar policia, dhe u bë me ta. Në mesditë e thirri për takim Xhelil Gjoni dhe e çoi tek Ramiz Alia. I premtoi se gjithçka do të ishte nën kontroll të tij. Dhe ashtu u bë. Por natyrisht duke u tradhtuar Ramiz Alia. Prej 12 Dhjetorit 1990 ai nisi karrierën e tij si antikomunist.
-Vazhdon me poshte-
22 vjet komunist, 22 vjet “antikomunist”
Historia e tij si antikomunist nuk fillon menjëherë me pluralizmin. Në muajt e tij të parë ai ishte partizan i tezave të buta, ishte kundër integrimit të të përndjekurve politik në PD dhe kundër fjalorit të ashpër ndaj Enver Hoxhës.
Ai bllokoi shkrimin e Spartak Ngjelës në gazetën RD në fund të muajit shkurt, dhe u frikësua realisht nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës. Shqiptarët mbajnë mend skenën se si disa orë pas rrëzimit të monumentit ai shëtiste me një makinë zyrtare në sheshin e boshatisur.
Ai u shmang nga përplasjet e forta me enveristët e Shkollës së Bashkuar, ku mes studentëve dhe oficerëve enveristë shquante dhe ministri i tij i Brendshëm i vitit 2012.
Në Kamëz po ashtu turmat enveriste i udhëhiqte ai që sot është ministër i Financave, të cilit i besuan dhe mbajtjen e bustit prej allçie në supe. Edi Rama dhe grupi i tij i ashtuquajtur anarkist, u zbuan nga PD-ja, ndërsa të burgosurit politik të mirëfilltë si Ngjela, Lubonja apo rrethi i tyre, u mbajtën larg.
Pas rrëzimit të qeverisë Nano dhe formimit të qeverisë së re të Stabilitetit, kryesuar nga Bufi, por nën drejtimin real të Pashkos, Berisha pa se fryma e moderuar e qeverisjes po e linte jashtë loje. Bashkëpunimi mes dy partive në qeveri ishte i frikshëm për të dhe njerëzit po përjetonin një periudhë qetësie pas tronditjeve të para. Greva e të burgosurve politik në vjeshtën e vitit 1991 ishte një rast për të marrë në dorë flamurin e antikomunizmit. Ai i imponoi parlamentit miratimin e një statusi gjysmak për ta, i cili i rehabilitonte ata moralisht, por jo financiarisht.
Nën hakërrimat e tij antikomuniste dhe paranojake qeveria u rrëzua duke tërhequr mbështetjen e PD-së në dhjetor të vitit 1991. Neritan Ceka denoncoi ikjen nga qeveria dhe Berisha u përball me të në zyrën e Ramiz Alisë. Kjo skenë i kushtoi 18 vite endje në politikën shqiptare Neritan Cekës derisa u rikthye kokulur në zyrën e tij. Me flamurin e antikomunizmit në dorë.
Pas një qeverie transitore të drejtuar nga Vilson Ahmeti, vendi hyri në zgjedhjet e 22 marsit 1992, në një fushatë entuziaste pro Partisë Demokratike, por Berisha nën këshillat e miqve të tij, u përmbajt si antikomunist.
Ai nxori në plan të parë parullën bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë, që synonte mostrembjen e së majtës së papërlyer me krimet e komunizmit. Nën atë gënjeshtër të pamoralshme shqiptarët votuan në shumicë absolute PD dhe Berisha u bë presidenti i parë i zgjedhur nga një shumicë prej më shumë se 94 vota në Kuvend.
Me Paketën Kushtetuese miratuar gjatë qeverisjes së përbashkët me socialistët, ai praktikisht krijoi në vend një regjim presidencial, me fuqi ekzekutive.
Në postet kyçe u vendosën njerëz të afërt me të. Objektivi i tij i parë ishin gjykatat dhe prokuroria. Gjykatat nuk bënë rezistencë. Në krye të prokurorisë u vendos Maks Haxhia, një jurist i ri me background të fortë komunist nga familja, i cili nuk bashkëjetoi dot as 4 muaj. Në vend të tij më pas u emërua Alush Dragoshi, të cilin askush nuk e pa, nuk e njohu dhe nuk e identifikoi dot si person real deri në vitin 1997 kur iku nga ajo punë. Në vend të tij ishte realisht Sali Berisha.
Të burgosurit politik, të pakënaqur nga qeverisja e tij filluan një grevë urie në vitin 1994, por Berisha ndërhyri energjikisht duke i përçarë ata dhe duke u publikuar shumë prej tyre dosjet që kishin si bashkëpunëtorë. Fatkeqë në jetën e tyre si të persekutuar, ata ishin dhe pjesa më e prekur që kishte poshtuar Sigurimi i Shtetit.
Sali Berisha e përdori deri në fund këtë armë. Petrit Kalakula dhe Abdi Baleta, të cilët në fillim së bashku dhe më pas veç e veç kundërshtuan qëndrimin e tij ndaj së djathtës, u përjashtuan. Por në prag të zgjedhjeve të reja të vitit 1996, ai ndërmori dy nisma të rëndësishme. Formoi një komision intelektualësh për dënimin e genocidit, një trupë amatoreske dhe një mision fyes për jetën e tyre të shkatërruar. Në të njëjtën kohë ndërmori dhe hartimin e një ligji për spastrimin e administratës nga njerëz të regjimit të kaluar dhe njerëzit me dosje duke përjashtuar nga lista gjithë miqtë e tij dhe duke shtuar në listë gjithë armiqtë e tij. Falë atij ligji asnjë pjesëtar i rëndësishëm i opozitës së atëhershme s’mund të hynte më në zgjedhje. Heqja e të drejtës për tu zgjedhur dhe tolerimi i njerëzve të rëndësishëm të regjimit që kishin lidhje me të, u bë ndër shkaqet kryesore që nxiti opozitën të bojkotojë procesin e 26 Majit, i cili filloi dhe mbaroi i kontrolluar nga shërbimi sekret deri në destabilizim.
Falë marrëzive në qeverisje dhe lulëzimit të skemave piramidale, ai u përball me revoltat popullore në fillim të vitit 1997, dhe duke qenë se gjithë pushtetet ishin në duart e tij, shteti u shkërmoq bashkë me të.
Fëmijët e tij u larguan me një anije peshkimi drejt Italisë, shoqëruar nga njeri i afërt me drejtuesit e firmës Gjallica, gruaja u strehua tek të afërm të tij, ndërsa ai mbeti nën panik dhe i terrorizuar vetëm në Presidencë. Gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe ish- ministrat, e lanë.
Varka e tij e shpëtimit u bë antikomunizmi.
Duke vetëshpallur revoltat si një revolucion komunist, falë dhe alibive që i jepnin të riardhurit në pushtet me nxitimin për të rehabilituar gjithë Byronë Politike, ai mbeti në politikë.
Të persekutuarit dhe të përndjekurit poltikë, të cilët mbetën sërish rrugëve, shikonin ke PD një shpresë më shumë se tek Partia Socialiste me këtë pakicë të konsoliduar, dhe duke përjashtuar gjithkënd që i bënte hije, Berisha i rezistoi një kalvari të gjatë opozitar duke konsoliduar kartën e antikomunizmit dhe atë të pastërtisë dhe luftës kundër korrupsionit.
Falë gabimeve të Fatos Nanos dhe taktikave të tij të dështuara elektorale, ai u rikthye në vitin 2005 në pushtet. Kishte shanse tashmë të provonte se të përndjekurit dhe ish pronarët, të cilët i besuan jetës së tij opozitare, t’i ndihmonte. Shtatë vjet pasi ka ardhur në pushtet, asnjë i përndjekur nuk është shpërblyer, pronarët e mëdhenj kanë bërë pazare me Familjen në pushtet për të ndarë tokat me ta dhe ai vetë po përpiqet të kapet si i mbyturi pas një fije kashte sërish me kartën e antikomunizmit.
Ka 22 vjet që gënjen me këtë kartë, po aq vite sa ishte i lumtur si komunist.
Përballjen e tij të fundit e pati sot me presidentin e vendit. Ishte një nga debatet më të ashpra publike mes tyre. Iu fsheh të dilte vetë e të përballej. Për 44 vjet ai ka gënjyer veten dhe shqiptarët, 22 vjet si komunist dhe 22 vjet si antikomunist në shërbim të një qëllimi të vetëm “të ishte në pushtet”.
Ky njeri ka në pushtet prej vitit 1968. Plot 44 vjet. Enver Hoxha jetoi vetëm 40 vjet në pushtet, ndërsa regjimi i tij 45 vjet.
Ky ia ka kaluar Enver Hoxhës.
Është koha për të ikur vetë, por krimet dhe ato që ka bërë, e mbajnë peng.
Duhet ndihmuar. Qoftë dhe me shkelm bythëve.
-Nga Mero Baze-
Çfarë ilaçesh pi Doktori ynë?
Nga Bledi Mane
1./Bëri sha!
Ritvan Peshkëpia, ish deputet i PD-së dhe kryetar i forumit rinor politik të partisë sonë, ma prezantoi për herë të parë nga afër. Ishte fillimvjeshta e 1991-shit dhe Tirana e spërkatur me një shi të veremosur zverdhte nga pisllëku dhe fukarallëku. Kishim takimin e radhës së FRPD-së, i cili kësaj here zhvillohej pranë selisë së vjetër aty nga fundi i rrugës së Kavajës ku sot ndodhet poliambulanca italiane. Mes dhjetëra të rinjve nga gjithë vendi, mua së bashku me delegatin e Laçit më zgjodhën të takonim nga afër korifeun, idhullin, Dalai Lamën e një prej zgjimeve historike të shqiptarëve. Së bashku me një çift gazetarësh hungarezë që kishin ardhur për një intervistë me të, Ritvani na ngjiti në katin e dytë të selisë ku Doktori na priste në zyrën e tij gjigande me pamje nga oborri dhe nga rruga ku ia behnin herë pas here makinat e para private të ardhura lodhshëm nga jashtë.
Takohesha dhe prekesha me Sali Berishën, njeriun, i cili ishte bërë tmerri i një diktature që lëngonte, flisja me njeriun, populizmi i të cilit po ngordhte Ramiz Alinë, dëgjoja me sy e veshë energjikun, i cili dukej se ishte i vetmi shpëtim i një vendi që ende hallakatej radhëve të bukës e vajgurit.
***
Mbaj mend një Sali Berishë që balluket i vareshin ballit sa herë fliste plot pasion, i cili përnjëherësh jepte intervistë në anglisht, na buzëqeshte ne adoleshentëve, çohej dhe i përgjigjej telefonit të zyrës, kontrollonte fakset e ardhura pa pushim, pyeste Ritvanin e sërish u kthehej gazetarëve të huaj me përgjigje plot retorikë.
Imazhi i Sali Berishës u gdhend në kokën time si dishepulli i një kauze, për të cilën jo vetëm unë kisha nevojë, por një vendi të tërë i dukej sikur historisë së tij plot defekte po i bashkëngjitej një Mesi ungjillore e ardhur nga kush e di se ku.
Energjia e tij më mahnit shumë edhe tani që po shkruaj ashtu siç më mahnit edhe poshtërsia dhe negativiteti me të cilin po i laton përfundimisht ditët e fundit të karrierës dhe ymrit. I sprovuar dhe i kalitur qysh para viteve ’90 me rafinimin e mbijetesës, jo vetëm në politikë, njeriu që zbriti rrëmbimthi nga Bjeshkët, ka përcjellë rehatshëm deri tani dy gjenerata liderësh në Ballkan e në kontinent.
Greqisë ia kaloi me finte me Micotaqë e Papandre, e nisi karrierën kur ishte gjallë ende ish Jugosllavia me Sllobodan tashmë të vdekur e vazhdon me brezin e ri të 8 republikave të reja. Ibrahim Rugovën e njohu kur ishte president ilegal e pas 21 vitesh ende në politikë aktive e përcolli me ceremoni në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës. Qeverisjet rumune dhe bullgare i ka hedhur në tuç, ndërsa politikanët e republiçkës së Malit të Zi pasi i ngopi me naftë e armë tani po i ngop edhe me leksione poshtërsie mbijetese. Lindi pa vdekur ende Mbreti Zog, të cilin partia e tij e parë e kishte bërë okso e pasi u poq e u vajis me dallaveret e pushtetit e rehabilitoi dhe ia përdori pasardhësit deri sa tre prej tyre i varrosi vetë në Tiranë. Me politikanë perëndimorë nuk ka të krahasuar, por vetëm me Elisabetën e Anglisë, Huan Karlosin e Spanjës, Beatrix-en e Holandës dhe Margaritën e Danimarkës e ka gjetur belaja. Jo sepse këta të fundit dinë si të shkelin mbi kufomat e pushtetit, por fatkeqësisht janë deklaruar monarkë dhe janë të detyruar të respektojnë trashëgiminë.
Shikoja dje Nikola Sarkozi të përcillej lamtumirshëm me pasardhësin e ri Fransua Holland nëpër tapetet e kuq të Elizesë e ndër sy më shfaqej seriali i gjatë bardh e zi kur Ramiz Alia iku nga presidenca dhe i la pushtetin “Ketij”. Kur më 1997-n e përcolli mes plumbave Rexhep Meidani, e ky pa sikletin më të vogël qëronte nga zyra dy herë Fatos Nanon me dhunë 1998, me votë 2005. Kur në 2009-n nuk ia bëri syri tërr, por si ujk i vjetër molepsi të majtën dhe me konsensusin kushtetues të ndryshimeve nuk ka burrë që ta luajë nga karrigia e pushtetit. Flet serbes si bobat kolumbianë të aziluar në Venezuelë dhe 71 vota i bën pa merak natën apo ditën për të jozefinosur presidencën a për ta ulur sërish bythën e tij edhe 5 vjet të tjera.
***
Kush është, nga vjen, ku shkon ky soj njeriu?
Çfarë ha e pi, çfarë tabletash përdor për stimulim, çfarë fuqie hyjnore fshihet në të, çfarë lexon e kush e këshillon?
Si mundet që një, një individ i vetëm të zotërojë e të komandojë këtë republikë evropiane?
Si mundet njeriu që fajdosi e vodhi miliona dollarë nga miliona njerëz të jetë në krye të tyre sërish. Si mundet Washingtoni e Brukseli, të cilët e qëruan me fanfara e me shkelm bythëve para 15 vjetësh si politikanin e një hibridi të keq diktature, ta rifusin në zyrat e tyre e ta dëgjojnë tek këput broçkulla bollëku e përparimi. Si mundet të flasë për respekt minoritetesh rome dhe homoseksualësh ish presidenti që vajtosi një vend e vrau 2 mijë qytetarë të pafajshëm, njeriu që na dha në duar armët me të cilat po vritemi ende, njeriu që gërdecosi jo vetëm një fshat të tërë, njeriu që ta vërshëllen plumbin kokës edhe nëse i shkon me lule t’i protestosh poshtë zyrës.
Si mundet të mbijetojë kaq gjatë në politikë e në këtë dynja njeriu, të cilit kotherja e misrit ia ka gërvishtur stomakun qysh në djep. Si mundet të na tërheqë prej hundësh njeriu ,i cili në jetën e tij nuk pati një dashnore, nuk piu kurrë një gotë verë, nuk thithi një cigare (jo hashash jo), nuk u argëtua kurrë në një club nate, nuk flirtoi një herë të vetme me një vartëse apo eprore (po me lulen e bashkisë?)…
E imagjinoni dot si e komandon rehatshëm drejtësinë një malësor, i cili flinte fshehur pas frëngjisë me kanunin e Lekës si jastëk. Si dërdëllis për artet dhe arsimin njeriu, i cili kur pa televizor për herë të parë kërkonte të futej nga pas tij të shfaqej edhe vetë në ekran, njeriu që mësuesen e parë kishte arushën dhe teksa hapi abetaren tek germa T e hëngri gjithë fletën ku ishte pikturuar një trangull i trashë me gunga… kishte uri.
Ne ia kemi lenë në dorë vendin dhe fatet tona këtij malukati sepse nuk duam ta prishim traditën e liderëve tanë historikë. Ia kemi varur mëlçitë në qafë ujkut plak sepse duket ashiqare që nuk kemi respekt as për veten, as për komshiun, as për atdheun e as për këtë qiell. Ne i përqafohemi e i jargavosemi këtij njeriu se dukshëm na mungon statura e Enverit të Nexhmijes, e një diktatori tjetër pa të cilët nuk ka kuptim jeta jonë, ngrysjet tona. Ne siç duket nuk dimë të vetërregullojmë jetën, shtëpinë, krevatin, lagjen, rrugën, vendin e punës e na mjafton një komandant kaq brutal e katil. Kënaqemi me racionin ditor të ushqimit dhe ajrit e nuk na prish terezinë mungesa e lirisë. Paskemi ego të kalbur e nuk pretendojmë që vendi i liderit të rotacionohet për të gjithë duke u ardhur radha edhe fëmijëve tanë.
Para tij rri gati tu Zhani Ciko dhe fatorinoja i Kombinatit, rri gati tu Baba Mondi dhe Rudina që shet te tezgat e malores përballë, Dhori Kule dhe Anxhela transvestitja e gropës, Rajmonda Bulku dhe Lymi pacient i onkologjikut, Kastriot Islami dhe drejtoresha e teatrit të kukullave… Gati tu rri edhe një pjesë e opozitës e askush nuk i bën derman. Shkojnë e vijnë ambasadorë e ky Berisha ynë veç lulëzon, ndërrohen kudo qeveri me zgjedhje në kohë e para kohe e përsëri ky Berisha ynë lundron i qetë, e izolojnë për një farë kohe, por nuk vonojnë t’ia anëtarësojnë Shqipërinë e lodhur e të trembur në NATO, burgos e poshtëron gazetarë si Sandër Frangaj e Frrok Çupi, por më shumë e duan këta të fundit, dhunon dhe zë me shpulla pleq flokëbardhë si Neritan Ceka, por këta nuk i ndahen deri në vdekje…
Është hyjnor, magjik, na e ka hedhur sirën trurit dhe syve, e meritojmë, nuk jemi gati për liderë të rinj?
-vazhdon-
Çfarë ilaçesh pi Doktori ynë?
2./Presim më kot që të sëmuret
Kush është, nga vjen, ku shkon ky soj njeriu?
Po ti Fatos Nano na jep dot ndonjë përgjigje?
Ti duhet ta njohësh mirë se ty ta shkërdheu lirinë 4 vjet andej nga Bënça, ta vdiq nënën tënde të nderuar Marije Nano prej brengës dhe vuajtjeve të tua, të qërroi nga kryeministria me grusht shteti në shtator 1998, ta përdhosi familjen e vjetër e të re, tu fut qindra herë në krevat tek flije me Xhoanën, tu fut qindra herë në gotat e kristalta të whiskey-t tek pije, tu fut mes vrimave të hundës e të kontrollonte mos ishe i mallosur, të qëroi nga pushteti me votën e 2005-ës, të përdori e të bleu në 2007-n & 2009-n e ndërsa tani po tall trapin me ty. Po tall trapin me ty natë e ditë pa pikën e sikletit e ti si langaraq flokëkarrotë lyer me këna vjeneze i shkon pas si zagarët e Vinit të Myneverit që shtrihen të drobitur poshtë tezgave të tregut të shallvareve në pritje të një kocke.
Faleminderit Nano për demokracinë që na le pas!
3./Njoftim i rëndësishëm
Mirëse erdhët në board. Njoftohen të gjithë pasagjerët se ky është fluturimi i fundit Tiranë-Vjenë. Ju lutemi lidhni rripat e sigurimit dhe mbani poltronin drejt. Udhëtim të mbarë!
Kjo eshte pjesa me e bukur pasi mundohen tja faturojne humbjen e ps-se ne zgjedhjet nanos. kishin mprehur lapsat me shpresen se do ta kandidonte berisha. Kur e pane se nuk ndodhi kjo entuziazmohen per biletn e avionit.
Kurse mua kush e di pse me ka ngelur ne mendje se fajin per humbjen e zgjedhjeve nuk e ka/kishte vetem kryetari i partise, por klanet brenda saj, ministrat, kryeministrat e te tjere, pa harruar opoziten e forte dhe si gjithnje embelsira mjaft-on ne fund.
Saliu ka mbaruar Mjeksine me rezultate te shkelqyera note maximale.
Kush ka bere mjeksine e di sa e veshtire eshte per nje malok tropoje pa asnje ndihme qe te arrije keto nivele.
Ka pasur aftesi memorizuese fenomenale, me dije shume te gjera ne shume fusha te artit. Sala sipas bashkenxenesve te tij mund te recitonte poezi ruse disa ore pa pushuar, poet pas poeti. Ishte shume i apasionuar pas Eseninit dhe Majakovskit.
sala njeh mire artin e piktures dhe skulptures. Ai mund te hyje ne detaje dhe te shpjegoje me mire se cdo ciceron ne Shqiperi.
Mjek i persosur. Anetar i konsultave te kardiologjise qe ne moshe fare te re dhe anetar i nevojshem i tyre nen drejtimin e Y Popes.
Politikan leshi, por prape shume me i kompletuar se 99% e larove qe drejtjne sot Tiranen.
Nje e mete e madhe: fetar idiot
Une per Salen shtoj qe Sala njef shume mire ekonimine - dhe jurisprudencen
--Ligjet i njef shkelqyer ,e ndihmon edhe memorja se mban mend shume
por edhe di ti interpretoj ne menyre perfekte sa i kalon gjithe te tjeret
Ka menyre arsyetimi te sakte
Ai nuk i shkel kurre ligjet, por manovron midis reshtave te ligjit..
_-Sala vetem fetar nuk eshte, sepse eshte i paprincipte ne jeten e tij politke -
Kjo duket kur psh sot mburr myslymanet , ndersa neser shkon ne Izrael
dhe i skandalizon cifutet kur thote : Te bombardohet Irani
__Ne keto raste Sala kalon ne sistem gomari, dhe behet bajat fare
Nga ana tjeter eshte edhe shume dinak , mban inat dhe per te haritur qellimet e tij eshte gati te behet edhe me djallin vete --
Dmth eshte nje poltikan pa moral__Por kam pershtypje se ne aspektin artistik Sala ka shije te ulet , megjithse per tu veshur vishet me shije te holle
Ke edhe t e meten qe eshte shume Dogmatik .Kjo biles eshte e meta me thelbesore qe e ben ate te jete frenues per demorkacine shqiptare ,
ndaj duhet hequr sa me shpejt qe te jete e mundur --Por eshte e veshtire ,
sepse ai eshte politkani me i afte sot per sot ne Shqiperi
Bravo atij gazetarit per analizen e tij. Frika eshte se ai e ka shkruajtur po kush e lexon dhe e kupton thuaj.
Juve zoterinj lart qe i keni shtuar edhe ca te mira Sales, jo se keni gabuar por gazetari ne menyre perfekte e kronologjike i ben nje renditje shokut Sali.
A mund te shpjegoni ju se si ka mundesi qe nje njeri i vetem mund te guvernoj per 20 vjet me rradhe nje shtet? Si eshte e mundur kjo? Ne cilin vend demokratik pretendohet te kete ndodhur? Keto jane pyetjet qe ka dashur te shtroj gazetari.
Shteti francez nje 5 vjecar e mbajti Sarkozy-in dhe e percolli. Dhe ja u ri-formua perseri shteti nga nje grup njerzish te rinj. Plot te rinj. 30 ministra s'kane qene kurre ne poste kyce me pare. Dje kryeministri i ri tha se rrogat tona e te gjithe minsitrave pa perjashtim do te ulen ne 30%, tha se do kemi barazim total ne pushtet dhe e mbajti fjalen,jane 17 burra dhe 17 gra. Si mund te imagjinosh nje shtet demokratik si franca me nje president te vetem ne krye? Eshte thjeshte absurde.
Bravo edhe nje here atij gazetari. Por problemi qendron te vjedhja e votave qe rri Sala akoma dhe jo i gjithe faji eshte i popullit qe mund ta kete votuar ate.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Une per Salen shtoj qe Sala njef shume mire ekonimine - dhe jurisprudencen
--Ligjet i njef shkelqyer ,e ndihmon edhe memorja se mban mend shume
por edhe di ti interpretoj ne menyre perfekte sa i kalon gjithe te tjeret
Ka menyre arsyetimi te sakte
Ai nuk i shkel kurre ligjet, por manovron midis reshtave te ligjit..
_-Sala vetem fetar nuk eshte, sepse eshte i paprincipte ne jeten e tij politke -
Kjo duket kur psh sot mburr myslymanet , ndersa neser shkon ne Izrael
dhe i skandalizon cifutet kur thote : Te bombardohet Irani
__Ne keto raste Sala kalon ne sistem gomari, dhe behet bajat fare
Nga ana tjeter eshte edhe shume dinak , mban inat dhe per te haritur qellimet e tij eshte gati te behet edhe me djallin vete --
Dmth eshte nje poltikan pa moral__Por kam pershtypje se ne aspektin artistik Sala ka shije te ulet , megjithse per tu veshur vishet me shije te holle
Ke edhe t e meten qe eshte shume Dogmatik .Kjo biles eshte e meta me thelbesore qe e ben ate te jete frenues per demorkacine shqiptare ,
ndaj duhet hequr sa me shpejt qe te jete e mundur --Por eshte e veshtire ,
sepse ai eshte politkani me i afte sot per sot ne Shqiperi
Citim:Epo keshtu e kemi ne shqiptaret, ne pushtet quajme vetem kryministrin, se te kesh qene minister do kohe dhe pastaj kryebashkiak me shume se 10 vjet rresht nuk quhet.
Po citoj ato që tha cecilia
Bravo atij gazetarit per analizen e tij. Frika eshte se ai e ka shkruajtur po kush e lexon dhe e kupton thuaj.
Juve zoterinj lart qe i keni shtuar edhe ca te mira Sales, jo se keni gabuar por gazetari ne menyre perfekte e kronologjike i ben nje renditje shokut Sali.
A mund te shpjegoni ju se si ka mundesi qe nje njeri i vetem mund te guvernoj per 20 vjet me rradhe nje shtet? Si eshte e mundur kjo? Ne cilin vend demokratik pretendohet te kete ndodhur? Keto jane pyetjet qe ka dashur te shtroj gazetari.
Shteti francez nje 5 vjecar e mbajti Sarkozy-in dhe e percolli. Dhe ja u ri-formua perseri shteti nga nje grup njerzish te rinj. Plot te rinj. 30 ministra s'kane qene kurre ne poste kyce me pare. Dje kryeministri i ri tha se rrogat tona e te gjithe minsitrave pa perjashtim do te ulen ne 30%, tha se do kemi barazim total ne pushtet dhe e mbajti fjalen,jane 17 burra dhe 17 gra. Si mund te imagjinosh nje shtet demokratik si franca me nje president te vetem ne krye? Eshte thjeshte absurde.
Bravo edhe nje here atij gazetari. Por problemi qendron te vjedhja e votave qe rri Sala akoma dhe jo i gjithe faji eshte i popullit qe mund ta kete votuar ate.
Citim:Sala mund te kritikohet per shume gjera, por inatçor nuk duket. Megjithate nuk duhet harruar edhe gjithe ajo propagande qe behet kundra tij. Them se ai i ka respektuar aleatet dhe ka afruar dhe ish armiqte apo kundershtaret e tij. Historikisht ka qene njeri bashkpunues per koalicone dhe qeveri me baze te gjere. Po historikisht, nuk ka tradhtuar asnjehere, vetem e kane tradhtuar. Ne kete pike Sala i dyte nuk krahasohet me Salen e pare i bashkon vetem emri.
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Une per Salen shtoj qe Sala njef shume mire ekonimine - dhe jurisprudencen
--Ligjet i njef shkelqyer ,e ndihmon edhe memorja se mban mend shume
por edhe di ti interpretoj ne menyre perfekte sa i kalon gjithe te tjeret
Ka menyre arsyetimi te sakte
Ai nuk i shkel kurre ligjet, por manovron midis reshtave te ligjit..
_-Sala vetem fetar nuk eshte, sepse eshte i paprincipte ne jeten e tij politke -
Kjo duket kur psh sot mburr myslymanet , ndersa neser shkon ne Izrael
dhe i skandalizon cifutet kur thote : Te bombardohet Irani
__Ne keto raste Sala kalon ne sistem gomari, dhe behet bajat fare
Nga ana tjeter eshte edhe shume dinak , mban inat dhe per te haritur qellimet e tij eshte gati te behet edhe me djallin vete --
Dmth eshte nje poltikan pa moral__Por kam pershtypje se ne aspektin artistik Sala ka shije te ulet , megjithse per tu veshur vishet me shije te holle
Ke edhe t e meten qe eshte shume Dogmatik .Kjo biles eshte e meta me thelbesore qe e ben ate te jete frenues per demorkacine shqiptare ,
ndaj duhet hequr sa me shpejt qe te jete e mundur --Por eshte e veshtire ,
sepse ai eshte politkani me i afte sot per sot ne Shqiperi
Sali Berisha, fundi yt do jetë si ai i Gedafit
14 Gusht, 2012
Nga Erion Braçe
Sali Berisha ka kthyer tashmë “Bllokun e Regjimit”.
Mu tamam në rezidencat qeveritare të ish regjimit diktatorial. Njësoj si ai regjim me paratë e popullit që jeton në mjerim.
Sapo dëgjova një “reagim” të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (as emrin nuk ka ndryshuar prej regjimit te shkuar), agjenci nën varësi direkte dhe në shërbim direkt të Kryeministrit së pari, Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit- në radhë.
Natyrisht që nuk është gjuha e një drejtoreshe të “Shërbimit Qeveritar”! Ishte gjuha e dhunshme, kriminale, por edhe banale e një Kryeministri të korruptuar dhe gjakatar.
Berisha është kreu i dhunshëm i regjimit që po vuajmë dhe sot u rikthye gjuha-kamxhik mbi median që provon të thotë të vërtetën.
Çfarë thotë Berisha?
Së pari, quan pamjet një “montim”!
Është një turp i përsëritur e një Kryeministri mashtrues germë pas germe. Nuk jep shpjegime, asfare. Njësoj siç në regjimin e shkuar nuk e ndjen hiç detyrimin të shpjegohet. Në demokraci transparenca është thelbi i sjelljes së një pushtetmbajtësi. Por Sali Berisha nuk e ka këtë veti. Ai është një zyrtar i trashëguar nga skutat e regjimit diktatorial dhe as që e mendon se ka detyrim t’i shpjegohet popullit taksapagues.
Unë e sfidoj Sali Berishën të shkojmë nesër e ta vizitojmë dhomë për dhomë rezidencën e Vlorës, kolltuk më kolltuk, tavolinë më tavolinë, karrige më karrige…. (s’po numëroj gjithë specifikimet teknike të luksit qeveritar).
Në sy të popullit unë dhe ti Sali Berisha. E hapim rezidencën për popullin e Vlorës dhe të shohim sa i zoti do jesh t’ua shpjegosh vlonjatëve të varfër luksin e paguar nga paratë e tyre.
Së dyti, pohon se ajo nuk është “rezidenca e Kryeministrit”, por “rezidencë qeveritare në shërbim të personaliteteve të larta të vendit apo miq të shquar (të huaj) të vendit tonë”.
Po ç’domethënë kjo? Si ka mundësi që ti i sfidon shqiptarët kaq keq në intelektin e tyre?
Nuk është rezidenca jote, por e Qeverisë që ti kryeson!
Po ku është dallimi këtu?
Nuk është rezidenca jote, por e personaliteteve të larta të vendit, mes të cilëve ti juridikisht je i treti, por faktikisht je i pari në radhë, siç qëmoti Sekretari i Parë!
Po ku është dallimi këtu?
Nuk ka dallim kërrkund. Ajo në Vlorë është një nga rezidencat e shumta qeveritare, të qeverisë që ti kryeson. Si në Durrës, Pogradec, Velipojë, Dajt, Sarandë, përsëri në Vlorë, në anën tjetër të rrugës, në Dhërmi.
Ky është blloku i rikonstruksionit me paratë e shqiptarëve, i modernizuar në luks me paratë e shqiptarëve, funksional për ty dhe sojin tënd politikbërës, po me paratë e shqiptarëve.
Cilën prej tyre do të mohosh? Të sfidoj sërish, hapi dyert e rezidencave t’i shohë populli!
Përgjigju për paratë e shpenzuara për to! Përgjigjen tënde po pret çdo shqiptar!
Shpjegoju të verbërve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport;
Shpjegoju para tetraplegjikëve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbi paterica, mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport;
Shpjegoju pensionistëve, të cilëve iu shtove 300-400 lekë në muaj, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për “Rezidencën Qeveritare”! Ata nuk kanë pushime në mes të kësaj vape, s’ju del, kurse ti me paratë e tyre, në Rezidencën Qeveritare të Dhërmiut tani, të Dajtit në dimër, pushon me gjithë sojin tënd biologjik.
Kush je ti, që ndryshe nga çdo shqiptar, pushon me paratë e taksave të shqiptarëve, në rezidenca qeveritare bashkë me grua, fëmijë madhorë, nipër e mbesa? Madje më shumë, merr para të tjera nga buxheti i shtetit për t’i përshtatur ato me modën e kohës, luksin e sulltanëve!
Po flas vetëm për Rezidencat, jo për shtëpitë ku banoni. Hapua shqiptarëve derën e shtëpisë tënde, të Gitës e Zenit, të shohin si e ku jetoni! Bëje!
Po, po! Ti ke rikthyer Sulltanin e Bllokut.
Po shet çdo gjë, pasuritë tona, naftën e kromin, ndërmarrjet e hidrocentralet, për të paguar luksin tënd prej sulltani. Po shet Atdheun për gjithë jetën.
Dua të të them diçka të fundit dhe mbaje mend:
Fuqia e të varfërve që po paguajnë luksin tënd do të mundë, do të përmbysë, si çdo Sulltan tjetër.
Si Gadafin!
Ky Erioni te tremb shume kur kercenon keshtu.
Kur s'ja bene si ghedaffi ne 97-ten keta Sales nuk ja kane per t'ja bere me kurre.
Kur e mendon holle holle pothujse gjithe politikanet e tanishem direkt apo indirekt kane qene komunista
Tani me lind nje pyetje shume e thjeshte, ca kuptojme me demokraci ne shqiptaret?
Me demokraci ne kuptojme anarki, por duhet analizu kjo fjala demokraci i her pasi shume veta ne Shqipri nuk e kan shume te qarte.
Psh ca eshte "demokracia" ne Amerik? Eshte zgjedhja e individit per te blere dhe per te vesh blue xhinse te grisme dhe zgjedhja e individit per te hap nji biznes dhe te fitoj lek.
Tani, le te fillojme nji liste te gjate se cfare nuk lejohet me bere ne Demoraci ose ne Amerik me sakte.
Lista kam pershtypjen del e barabarte ose me keq se nji sistem komunist. Pasi ne komunizem nuk lejoheshin te beheshin keto gjera:
1. Mos shaj partine.
2. Mos u merr me akte te huaja
3. Mos kij prone private.
Pra del qe Shqipria ka sistem me demokratik (tani per tani) se Amerika. Pasi ne Shqipri mund ta mundesh sistemin ne baze te atij qe njef ose ca rregulla nuk egiztojne.
Puna eshte se njerezit e drejte ne Shqipri duan demokraci perendimore pa e dit se ajo eshte kthy ne komunizem.
Kshu qe i bi qe ne Shqiptaret nuk kuptojme se ca dmth termi demokraci.
Ky po qe qeka intelektual..
Un kam marr cmim Nobel kshu qe kur flet me mu duhet te kesh vesh kostum dhe kollare 1000 dollar.
Demokracia Amerikane nuk eshte demokraci eshte ...Republike , ndaj ju duket si Komunizmi ne kohe te Dulles
Demokracia con ne anarshi , sic jemi ne --tip bjei ti bijem ..Miting hesapi , ndaj eshte krijuar sistemi Republikan
O Rajmond, a mund te te pyes, ku ke studjuar ti?
Pse more do te dish ku kam studjuar une ?
ka mbaruar tregtaren ke uji ftoht
Jo, kam mbaruar Industrialen
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Demokracia Amerikane nuk eshte demokraci eshte ...Republike , ndaj ju duket si Komunizmi ne kohe te Dulles
Demokracia con ne anarshi , sic jemi ne --tip bjei ti bijem ..Miting hesapi , ndaj eshte krijuar sistemi Republikan
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Isha vetem kurioz te di ne se keto PERLA qe shkruan i ke autodidakte apo ti ka mesuar njeri (sepse te pakten ne rastin e dyte duhet te nderhyjne autoritetet si me Kristal-in).
Ky eshte "Demokrati" Sali Berisha
Lexoni: http://www.gazetatema.net/web/2015/...e-per-shkodren/
Nevojtorja e Kuvendit
...Foto e Publiku publikuar sot ne Medien shqiptare
Sipas Rilindasve qe u pjell mendja (shterpe per vepra). Pula te ben feudalist keshtuqe sikurse biçikleta borgjez nuk e meritoni ndihmen ekonomike. Ndersa dushi dhe tv jane shenja mikroborgjezie edhe keta nuk meritojne perkrahje sociale. KUJDES me dekoderat qe do ju dhuroje per me pa Tch (ato qe qeveriu shpenzoi miliona) se automatikisht ju bejne te pasur dhe ju fiket ndihma. Rekomandohet thyerja e bideve, hem te varfer hem bythen e lare nuk shkon.
Ps timoniere e betonierve.
Dihet pasioni i socialisteve per betonin. Pasi kafshuan ku munden tere Tiranen ngulen dhembet e tyre tek parku i liqenit. Pasi prene pemet dhe hapen udhen me mjeshtrine e tyre shtruan betonin e dashur ne park. E meqe u ka ngecur memorja disa ekologjisteve qe qanin per nje pallat qe do ngrihej tek diga e protestonin sot edhe ajo mostra po ndertohet por edhe kulçedra u shfaq tek liqeni. Kur flas per pasion betonesh, po u kujtoj ate mostren betoniste qe deshen te ndertonin tek Zogu i Zi e qe u zevendesua me nje rrethrrotullim te thjeshte.
Fazllici dhe Sali Berisha
Lexojeni se eshte interesante.
Pjesa e pare:
http://www.gazetatema.net/web/2016/...zen-e-berishes/
Goxha interesante.
Re: Fazllici dhe Sali Berisha
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Lexojeni se eshte interesante.
Pjesa e pare:
http://www.gazetatema.net/web/2016/...zen-e-berishes/
Goxha interesante.
Po kur ngelemi ne nivelin e llafollogeve, llapaqeneve dmth gazetareve bythlepires nuk duhet marre per seriozitet Vizioner.
Une e di se ti je i ndershem dhe nuk ke interes, te pakten te drejtperdrejte me pushtetin. Keshtuqe e kuptoj shume mire indinjimin me Ramen saqe e quan frikacak. Une them se nuk eshte frikacak Rama. Aspak. Eshte i zgjuar dhe dinak. Trimeria, medaljet etj nuk vlejne sot. Ne sojin e politikanit te sotem duhet nje miks mes trimit e dinakut. Te ishte per Ramen Sala kishte perfundu kahere ne burg. Mirpo dardha e ka bishtin mbrapa dhe neser lehtesisht perfundon e i ben shoqeri Sales ne burg. Sepse pushteti te flliq edhe padashje. Ky mund te jete nje konsensus i heshtur dhe nuk do te thote frike por zgjuarsi. Ben mire te lexosh edhe Bushatin qe po i bie ku i dhemb e ku nuk i dhemb Rames. Gojet e liga thone se e ben per inat se ashtu sikurse Sala edhe Rama nuk po ja legalizon nje ndertese diku ne bregdet. Gjithsesi une nuk merrem me njeriun personalisht Ramen dhe nuk me intereson aspak fundi i tij. As nuk e kam enderr qe ai te perfundoje ne burg, paçka se ai plasi ne burg fukarejte ne emer te asaj qe ai e quan shtet, Njelloj si Zogu me te njejtat metoda e propagande ne 1936. Une kritikoj qeverine dhe menyren e qeverisjes Vizioner.
Beni ecen vete. Ose nje hipoteze.
Ben Blushi e shumta mund te krijoje nje parti ku do mbledhe ca te etur per pushtet dhe ca te zhgenjyer nga qeverisja e Rames per ti vene serish ne sherbim te Rames. Do pyesni ju, po pse nuk e ben e çfare pret. Normal qe pret momentin kur te ngrihet dikush tjeter qe mund te rrezikoje te marre te zhgenjyerit dhe ti çoje ne kah te kundert.
"War Dogs"
Me 1 Shtator del ne Kino filmi i Hollywoodit mbi ngjarjen e Gerdecit me Subjekt kryesor Familjen Kriminele Berisha & Bir
Asgje e re nga fronti Albanistanas. Te gjithe te etur per para, femijet e Sales po ashtu, Sala per karrige, Edi per karrike, miqte e Edit per para, nje rreth vicioz nga nuk del asnjeri. Te presim edhe pjesen e trete te reportazhit te Meros, e te katert, po besoj jane po te njejtat cfare dihen.
Ja si manipulojne gazetat
I njejti lajm ne dy gazeta shqiptare.
http://www.gazetatema.net/web/2016/...hanin-per-kete/
Tema e shkurton lajmin ose shkruan çfare i intereson.
http://www.panorama.com.al/mbreti-i...hjagen-per-te9/
Tek Panorama bie ne sy mes rreshtave kur flet per presidentin ne fakt kryeministrin qe eshte i krishtere dhe ka gruan myslymane. Me aq sa di Nishani eshte myslyman.
"War Dogs"
http://www.gazetatema.net/web/2016/...qe-e-meritojme/
Trajleret e ketij filmi duken premtues, te pakten per ne shqipot, sepse ne bote filmi nuk besoj se do kete ndonje sukses te madh apo reputacion me rendesi. S.d.q., te presim kur filmi te dale ne kino! Te shohim Shkelzenat dhe Devirolat!
Shpresoj qe ky linku i meposhtem te hyje ketu, pasi tregon shume dhe i pershtatet kesaj nenteme:
http://www.panorama.com.al/ylli-buf...e-stabilitetit/
Perballe Sali Berishes
http://www.gazetatema.net/web/2017/...-sali-berishes/
Banorët e Zharrësit janë drejtuar në këmbë drejt Tiranës për të protestuar kundra atyre që bëjnë veshin e shurdhër. Ata bënë të ditur se nuk kërkojnë mëshirë prej askujt, thjesht të dëgjohen ankesat e tyre. Më herët një grup i qeverisë arriti në konkluzionin që dridhjet e tokës që po dëmtojnë shtëpiat e tyre nuk vijnë nga Bankers petrolium.
Mirpo shteti nuk po merr masa as ti ndihmojë apo t'u gjendet afër këtyre te varfërve.
Shpjegim... Bankers është një shoqëri kapitaliste që shfrytëzon pasuritë nëntokësore ose arin e zi siç thuhet rëndom.
Interesant është fakti se për të mos paguar taksa deklaron humbje.
Nuk e di ku kanë përfunduar këta moralistet e forumit që u digjte shpirti për Shqipërinë, apo ndoshta politizimi i tyre ne mos lavatriçja e propagandës nuk i shohin këto gjëra?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Banorët e Zharrësit janë drejtuar në këmbë drejt Tiranës për të protestuar kundra atyre që bëjnë veshin e shurdhër.
* * *
Nuk e di ku kanë përfunduar këta moralistet e forumit që u digjte shpirti për Shqipërinë, apo ndoshta politizimi i tyre ne mos lavatriçja e propagandës nuk i shohin këto gjëra?
Vizioner, ti më vendos në gjendje të vështirë. Ne botë je me Trump dhe kundër emigranteve. Praktikisht përkrah konservartorizmin ndërsa ne shtëpi tënde bën të kundërtën. Ndonjë shpjegim, ke?
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.