Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Pershendetje Arturm!
Citim:
Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.
Citim:
Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.
Citim:
Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.
Citim:
Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.